• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Facebook Questions: Mundësi e re për bizneset e vogla në rrjetin social

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Facebook i është bashkuar faqeve të njohura si Yahoo dhe LinkedIn me një funksion të ri të Pyetjeve dhe Përgjigjeve të cilin e ka quajtur, Facebook Questions.
Ndërsa formati me Q & A nuk është asgjë e re në internet, përdoruesit e Facebook të cilët besohet se kanë arritur shifrën 500 milion, mund të shtojnë një kthesë interesante në rrjetin e famshëm social, dhe potencialisht, të krijojnë një mundësi për bizneset e vogla për tu informuar më shumë rreth kërkesave të konsumatorëve të tyre.

Funksioni i pyetjeve është ende ne versionin beta, por nëse e keni të aktivizuar, ju mund të shihni se Facebook dëshiron që këtij opsioni të ri t’i jap një pjesë të madhe të faqes.



"Bëj pyetje" është tani një tipar i ri në Publisher, që do të thotë se Facebook e vendos këtë funksion në të njëjtin nivel si përditësimet e statusit, postimet e fotografive dhe shpërndarjen.

Funksioni është integruar gjithashtu edhe në Facebook Pages, ku një buton i ri, i quajtur "Questions" i jep mundësi përdoruesit të bëjë pyetje direkt në “Faqe” dhe i cili mund të marrë përgjigjet nga administratorët e faqes ose fansat e ndryshëm.
 
Top