• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Facebook ruan fotografitë dhe bisedat e fshira

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Fotografitë e fshira dhe muhabetet e mëparshme me miq mbesin të regjistruara në serverët e rrjetit për shoqërim, shkruajnë mediet amerikane.
Drejtoria e portalit Facebook po sheh kiametin me largimin e fotografive të cilat përdoruesit fshijnë nga profilet e tyre. Fotografia nuk shihet në profil, por mbetet në dispozicion në internet me anë të lidhjes së saktë URL. Kështu fotografitë “e fshira” të mbi 500 milionë përdoruesve janë edhe më tutje në serverët e këtij rrjeti ekstra të popullarizuar.



“Aktualisht jemi duke punuar në përmirësimin e serverëve për vendosjen e këtyre përmbajtjeve, dhe shpresojmë se fotografitë dhe video incizimet do të mund të fshihen përherë pak kohë pasi që ato të janë fshirë nga përdoruesit”, ka thënë zëdhënësi i Facebookut Simon Axten.

Edhe përdoruesit e veglës për komunikim të çastit të rrjetit Facebook e kanë problemin e ngjashëm, sepse më nuk ekziston opsioni i fshirjes së historisë së bisedës. Ani pse ka ekzistuar opsioni “Delete history” që prej lansimit të programit në prill të vitit 2008, në veglën e re ky opsion nuk ekziston.

Shul shqip, nëse doni të fshini apo fshihni ndonjë bisedë nga njerëzit të cilët ndoshta përdorin kompjuterin tuaj, kot e keni.
 

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Përgjigje e: Facebook ruan fotografitë dhe bisedat e fshira

Hë me hë, a thua që nuk fshihet? Mbylle accountin logout, fshi cookies, offline data files, rifutu njëherë dhe shikoje. Do të mbesin bisedat apo do të jenë fshirë komplet.

Pastaj, dihet që në një blog gjithçka mbetet në servera, të hapësh logset nuk mbarojn ndonjëherë imazhet e përdorura apo ato që kemi folur në chat (shout box personals). :)
 
Top