• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fakte nga jeta e Jezusit

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Së pari, karakteri i Tij moral përputhej me shpalljet e Tij për veten. Shumë banorë të reparteve psikiatrike pretendojnë se janë njerëz të shquar ose perëndi. Por fjalët e tyre bien poshtë nga karakteri i tyre. Nuk ndodh kështu me Krishtin. Ai është unik--po aq sa edhe Perëndia.

Jezu Krishti ishte pa mëkat. Cilësia e jetës së Tij ishte e tillë saqë Ai ishte në gjendje t'i sfidonte armiqtë e Tij me pyetjen, "Cili nga ju më bind për mëkat?" (Gjoni 8:46). Ai nuk mori përgjigjie, megjithëse iu drejtua atyre që do të kishin dashur shumë t'i vinin në dukje ndonjë të metë në karakterin e Tij.

Ne lexojmë për tundimet e Jezusit, por kurrë nuk lexojmë për ndonjë rrëfim nga ana e Tij. Ai kurrë nuk kërkoi falje për veten, megjithëse ndjekësve të Tij iu mësoi të vepronin ashtu.

Kjo mungesë e plotë e ndonjë dështimi moral nga ana e Jezusit është e mahnitshme në dritën e faktit që është krejt në kundërshtim me eksperiencat e shenjtorëve dhe mistikëve të të gjitha kohërave. Sa më afër Perëndisë të jenë njerëzit, aq më të vetëdijshëm dhe të turpëruar janë ata për të metat, prishjen dhe pamundësitë që janë në ta. Sa më afër dritës të jesh, aq më i vetëdijshëm bëhesh për nevojën për t'u larë. Kjo është e vërtetë edhe në fushën morale, për vdekatarët e zakonshëm.

Është gjithashtu e habitshme që Gjoni, Pali, dhe Pjetri, që të tre të mësuar që në fëmijërinë e hershme se të gjithë njerëzit janë në mëkat, folën për pamëkatshmërinë e Krishtit: "Ai nuk bëri asnjë mëkat, dhe nuk u gjet asnjë mashtrim në gojë të Tij" (1 Pjetri 2:22).

Pilati, që nuk ishte mik i Jezusit, tha, "Ç'të keqe ka bërë?" Ai heshturazi e njohu pafajësinë e Krishtit. Dhe centurioni romak që ishte dëshmitar i vdekjes së Krishtit tha, "Me siguri Ai ishte Biri i Perëndisë" (Mateu. 27:54).

Së dyti, Krishti demonstroi pushtet mbi forcat e natyrës gjë e cila i përket vetëm Perëndisë, Autorit të këtyre forcave.

Ai qetësoi një stuhi me erë të fortë e dallgë të mëdha në Detin e Galilesë. Duke bërë këtë Ai shkaktoi tek ata që ishin në barkë pyetjen e mbushur me habi, "Vallë kush është ky që po i binden edhe era, edhe deti?" (Marku 4:41) Ai ktheu ujin në verë, ushqeu 5,000 njerëz me pesë bukë dhe dy peshq, i ktheu një të veje birin e vetëm duke ia ringjallur nga të vdekurit, dhe solli në jetë bijën e vdekur të një babai shumë të trishtuar. Një miku të Tij të vjetër Ai i tha, "Lazar, eja jashtë!" dhe në mënyrë dramatike e ringjalli nga të vdekurit. Është shumë domethënëse që armiqtë e Tij nuk e mohuan këtë mrekulli. Përkundrazi, ata u përpoqën ta vrisnin. "Po ta lëmë të vazhdojë kështu," thanë ata, "të gjithë do të besojnë në Të" (Gjoni11:48).

Së treti, Jezusi demonstroi fuqinë e Krijuesit mbi sëmundjen dhe gjymtimin. Ai i bëri të çalët të ecnin, memecët të flisnin, dhe të verbërit të shikonin. Disa nga problemet që Ai shëroi ishin të lindura dhe jo të kurueshme në mënyrë psikosomatike. Rasti më i famshëm është ai i të verbërit të lindur që jepet tek Gjoni 9. Megjithëse ky njeri nuk ishte në gjendje t'iu përgjigjej pyetësve të tij tendenciozë, ndodhia e tij mjaftonte për ta bindur. "Di një gjë. Isha i verbër por tani shoh!" tha ai. Ai ishte i habitur që miqtë e tij nuk e njohën këtë shërues si Birin e Perëndisë. "Që prej fillimit të botës nuk është dëgjuar që dikush t'ia ketë hapur sytë një të linduri të verbër," tha ai (Gjoni 9:25, 32). Për të ky fakt fliste qartë.

Së katërti, prova më e madhe që Jezusi ka për të vërtetuar shpalljen e Tij se ishte Perëndi është ringjallja e Tij nga të vdekurit. Pesë herë gjatë jetës së Tij Ai e parashikoi se do të vdiste. Ai gjithashtu e parashikoi se tri ditë më vonë do të ngjallej nga të vdekurit dhe do t'iu shfaqej dishepujve të Tij.

Padyshim që kjo ishte prova e madhe. Kjo ishte diçka që mund të verifikohej lehtë. Ajo ose ndodhi, ose nuk ndodhi.

Edhe miqtë, edhe armiqtë e besimit të krishterë e kanë kuptuar se ringjallja e Krishtit është guri i themelit i besimit. Pali, apostulli i madh, shkroi, "Nëse Krishti nuk është ringjallur, predikimi ynë është i kotë, dhe i kotë është edhe besimi juaj" (1 Korintasve 15:14). Pali e mbështeti gjithë tezën e tij në ringjalljen trupore të Krishti. Ai ose u ngjall, ose nuk u ngjall nga të vdekurit. Nëse u ngjall, kjo ka qenë ngjarja më sensacionale në histori.
 
Top