• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fakte Unike rreth Bibles

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥
“ I gjithe Shkrimi eshte i frymezuar nga Perendia dhe i dobishem per mesim, bindje, ndreqje dhe per edukim me drejtesi “ 2 Timoteu 3 : 16

“ Nuk do t’i shtoni asgje atyre qe une ju urdheroj dhe nuk do t’u hiqni asgje , por zotohuni te zbatoni urdhrat e Zotit, Perendise tuaj, qe une ju porosis. “ L. i Per. 4:2


A e dini se:

- Ne shek. 15 , kur Johan Gutembergu shpiku shtypshkronjen, Bibla ishte libri i pare qe u shtyp.

- “Shoqerite e bashkuara Biblike” raportuan qe ne vitin 2001, shifrat e shitjes dhe shperndarjes se Bibles ishin 23.2 milion, dhe shifrat e tyre per shitjen dhe shperndarjen e te gjithe Bibles dhe pjeseve te saj ishin te 555 milion kopje.

- Sipas “Shoqerive te Bashkuara Biblike”, Bibla (ose pjese te saj) eshte perkthyer ne me shume se 2, 200 gjuhe ! Megjithese kjo eshte vetem nje e treta e 6, 500 gjuheve te botes qe njihen sot.

- Bibla permban perafersisht 3 milione shkronja, 31 000 rreshta dhe 1189 kapituj. Perafersisht, per ta lexuar Dhjaten e Vjeter nevojiten 38 ore, ndersa Dhjaten e Re 11 ore. D.m.th per ta lexuar krejt Bilen nevojiten 49 ore.

- Nese do ta lexonim Biblen me shpejtesine e zakonshme te te folurit, do ta na nevojiteshin 70 ore e 40 min.

Nese per cdo dite lexojme 4 kapituj, lehte mund ta lexojme Biblen brenda 1 viti.


- Tregohet nje fabul rreth nje takimi qe behet ne ferr; Satani mbledh te gjithe demonet e tij dhe i pyet: “Cfare mund te bejme per te ndaluar mesazhin (Ungjillin) qe te mos perhapet. Cfare duhet tu tregojme njerzve ?” – Nje puntor ngriti doren dhe tha: “Une do shkoj dhe do te them se Krishti nuk ka ekzistuar kurre.” - Djalli i bertiti: “Je cmendur. Ka me shume prova dhe te dhena historike per Krishtin sesa per Herodin!” Nje puntor tjeter tha: “Une do te them se Bibla eshte nje genjeshter” – Satani iu pergjigj: “Ky eshte budallallek. Shiko profecite te cilat pothuajse jane permbushur te gjitha. Ata do ta dine qe ajo nuk eshte genjeshter.” Nje puntor tjeter tha: “Une do te them se Krishti kurre nuk u ringjall.” – Por Satani i tha: “Po atehere pse dishepujt e Tij u transformuan aq papritur ?” Takimi shkoi i qete. Me ne fund, nje nga ata tha: “Dakord, kam nje plan. Une do tu them atyre se me te vertete ekziston nje Bibel, dhe eshte e veretete. Une do tu them atyre se me te vertete ekziston nje Jezus, dhe qe Ai eshte i fuqishem. Une do tu them se Jezusi do te vije perseri ta gjykoje boten. Ai me te vertete po vjen. Por une do tu them atyre kete: Ata nuk kane pse te shqetesohen akoma. Ka plot kohe!” - Dhe Satani tha: “ Ky eshte plani. Ky do te kete sukses!”

Me kete dua te them se ka kaq shume evidenca dhe prova qe Bibla eshte e vertete, qe nuk eshte ndryshar dhe eshte Fjala e Perendise dhe qe Jezusi erdhi ne Toke dhe vdiq ne kryq dhe u ringjall sa qe eshte e pamundur ti mohosh.


Bibla nuk ka ndryshuar

Ka prova te bollshme qe Bibla qe ne kemi sot eshte pikerisht e njejte me ate qe u shkrua ne fillim, ne shek. I . Besueshmeria e Bibles deshmohet nga nga ekzistenca e disa mijra kopjeve te vjetra. Miti qe Bibla eshte ndryshuar gjate 20 shekujve te kaluar, eshte teresisht nje trillim.

Ja disa doreshkrime me te hershme, te plota ose gati te plota te Bibles:

- Codex Vaticanus (daton nga viti 325-350), qe ruhet ne bibloteken e Vatikanit e qe permban gati tere Biblen. ( ky eshte fakt i njohur )

- Codex Sinaticus (350), tani gjendet ne muzeun Britanik. Permban gati tere Dhjaten e Re dhe me shume se gjysmen e Dhjates se Vjeter.

- Codex Alexandrinus (400), po ashtu gjendet ne Muzeun Britanik dhe permban gati tere Biblen

- Codex Ephraemi (shek.V), gjenet ne bibloteken nacionale te Parisit. Permban gjithe librat e Dhjates se Re pervec dy nga letrat aposolike.

- Codex Bezae (450) , gjendet ne Bibloteken Universitare te kembrixhit. Permban Ungjijte dhe librin e Veprave ne gjuhet greke e latine.

- Dorshkrimet e detit te vdekur. Ne vitin 1947 nje bari ne shpellat e Kumranit gjeti disa doreshkrime biblike. Ky eshte quajtur “doreshkrimi me i madh i zbuluar i koheve moderne”.


Perkthime te hershme te Djates se Re

Deshmi te tjera per te vertetuar se Dhjata e Re e sotme eshte e njejte me dorshkrimet dhe perkthimet e hershme disponohen edhe sot:

- Perkthimi ne sirakishten e vjeter, viti 150 e.s.

- Perkthimi ne siriakishten “Peshita”, i bere ne rreth viteve 150 e.s. Me se 350 doreshkrime te ketij perkthimi qe datojne nga shek.V ekzistojne ende.

- Perkthimi ne latinishten e vjeter. Ka deshmi qe flasin se ky perkthim ka qarkulluar ne shek. III.

- “Latin Vulgate”, i perkthyer nga Xherome ne mes te viteve 364-384 e.s.

- Perkthimi koptik ose egjiptian, ne mes viteve 200-300 e.s.


Faktet shkencore ne Bibel

1. Vetem kohet e fundit shkenca ka zbuluar se cdo gje qe ne shikojme perbehet nga atome te padukshme. Ketu, Shkrimi na tregon se “gjerat qe shihen nuk u bene nga gjera qe shikohen.” Hebrenjte 11:3 (rreth 2000 vjet me pare)

2. Ne Kohen kur besohej qe Toka qendronte mbi nje kafshe te madhe gjigante (1500 pas K.) Bibla ka folur mbi qendrimin pezull te tokes ne hapesire. – “ Ai...mban token pezull mbi hicin” Jobi 26:7

3. Gjithashtu profeti Isaia na tregon se Toka eshte e rrumbullaket. – “Ai eshte ai qe rri ulur mbi rruzullin e Tokes...” Isaia 40:22
Kjo nuk eshte nje reference per nje disk te sheshte, por per nje sfere. Ne ate kohe kur shkenca besonte se Toka ishte e rrafshet, ishin Shkrimet qe e frymezuan Kristofer Kolombin te lundronte rreth botes. (Shiko Fjalet e Urta 3 )

4. Zoti i tregoi Jobit 1,500 para Krishtit.: “Mos je ti ai qe hedh rrufete atje ku duhet te shkojne, duke thene: “Ja ku jam?”.” Jobi 38:35 Bibla ketu po tregon me sa duket nje deklarate shkencore absurde - qe drita mund te dergohet, dhe pastaj te shfaqet ne te folur. -Por a e dini se valet e radios udhetojne me shpejtesine e drites? Ja pra, pse ti mund te kesh nje komunikim direkt me dike ne anen tjeter te botes! Shkenca nuk e zbuloi kete deri ne vitin 1864 ku shkenctari anglez Jamez Clerk Maxuell sygjeroi se elektriciteti dhe valet e drites ishin dy forma te se njejtes gje.

5. Jobi 38:19 pyet: “Ku eshte rruga qe te con ne banesen e Drites...” Njeriu modern ka zbuluar se fundmi qe drita (rrezatimi elektromagnetik) ka nje “rruge” duke udhetuar me 186,000 milje per sekonde.

6. Shkenca ka zbuluar se yjet leshojne vale radiosh, te cilat vijne ne toke ne shkalle apo pike te larte. Zoti e ka permendur kete te Jobi 38:7 “Kur Yjet e mengjesit kendonin te gjithe se bashku...”

7. Shume kozmologjiste (shkenctaret qe studiojne strukturat dhe evolucionin e Universit) bien dakord se tregimi i Zanafilles, mund te jete afer te vertetes. (Koha: Djetor 1976)

8. Shkenca e shpreh Universin me 5 fjale: kohe, hapesire, lende, energji ose fuqi dhe levizje. Zanafilla 1:1,2 na i zbulon : “Ne fillim (Koha) Perendia, krijoi (Fuqia) qiejt (Hapesira) dhe token (Lenda)...dhe Fryma e Perendise fluturonte (Levizja) mbi siperfaqen e Ujrave.” Gjeja e pare qe Perendia i tregon njeriut eshte se Ai kontrollon te gjitha aspektet e Universit.

9. E verteta e madhe biologjike per sa i perket rendesise se Gjakut eshte zbuluar vetem keto kohe. N.q.s humbet gjakun, humbet jeten tende. Te Levitiku 17:11 shkruar rreth 3000 vjet me pare, thuhet se gjaku eshte burimi i Jetes. “Sepse Jeta e mishit eshte ne Gjak”

10. Ka shume mundesi qe dinosauret te jene permendur ne Bibel. Te Jobi 40:15-24 flitet per nje kafshe shume te madhe te ngjashme me dinosauret kjo kasshe quhet “behemoth”, duhet te kemi parasysh se ne ate kohe fjala “Dinosaur’ nuk ekzistonte.

11. Te Lluka 17:34-36 flitet per ardhjen e dyte te Jezusit, dhe kjo do te ndodhe kur disa jane zgjuar dhe disa duke fjetur. Ketu Bibla ben nje deklarate direkte per rrotullimin e Tokes, me diten dhe naten ne te njejten kohe.

12. Bibla ka proklamuar se ka me miliona yje; Te Jeremia 33:22 (shkruar 2,500 vjet me pare) Bibla ka thene: “Ashtu si nuk mund te njesohet ushtria e qiellit as te matet rera e detit...” “Ushtria e qiellit” eshte term biblik per yjet. Kur Bibla e tha kete asnje nuk e dinte sesa yje ishin pervec 1000 qe mund te shiheshin me sy te lire. Ne sot dime se ka me miliona yje dhe qe nuk mund te numurohen.

13. The Encyclopedia Brittanica dokumenton se ne vitin 1845, nje doktor i ri i quajtur Dr. Ignas Semmelweis u tmerrua nga shkalla e vdekjeve ne spital ku grate vdisnin pas lindjes. Doktori vuri re se doktoret ne pergjithesi ekzaminonin trupat e atyre qe kishin vdekur dhe pa lare duart vizitonin nenat e ardhshme. Kjo ishte praktika e tyre normale, sepse prezenca e semundjeve mikroskopike ishte e panjohur. Doktor Semmelweis insistoi qe te gjithe doktoret ti lanin duart para se te vizitonin pacientet. Dhe menjehere numri i vdekjeve ra ne 2 %. Te Levitiku 15:13 (rreth 3000 vjet me pare) Bibla thote se duhen lare duart kur merresh me semundjet.

14. Njeriu zbuloi ekzistencen e rrymave oqeanike ne vitet 1850. Mathew Maury (1806 – 1873) konsiderohet si babai i oqeanografise. Njehere ai ishte dergjur ne shtrat nga nje semunde serioze dhe i kerkoi djalit te tij ti lexonte dicka nga Bibla. Duke degjuar ai vuri re nje shprehje “Shtigjet e detit”. Pasi u permiresua disi, ai shkoi te kerkoje keto “shtigje”. Libri i tij i oqeanografise konsiderohet akoma edhe sot si tekst baze dhe perdoret akome ne Universitete. Ajo qe Maury degjoi ishte nga Psalmi 8:8 qe thote: “Zogjte e qiellit dhe peshqit e detit, ter ato qe kalojne neper shtigjet e detit”

15. Shkenctaret kane filluar te kuptojne zgjerimin e Universit. Por e gjitha kjo na tregohet ne Bibel. Te Isaia 40:22b (rreth 2,800 vjet me pare) thuhet: “ ...Ai i shpalos qiejt si nje velo dhe i hap si je cader...”

16. Ne me pak se 200 vjet me pare, nga ardhja e teleskopeve masive, shkenca zbuloi per hapesiren boshe ne veri. Por Bibla ka thene te Jobi 26:7: “Ai shtrin veriun ne zbrazeti...”

17. Te Isaia 40:12: “ Kush i ka matur ujrat me gropen e dores...” na tregohet se Zoti i ka matur ujrat dhe ka vendosur sasine e duhur te ujit ne toke. Shkenca moderne ka provuar se sasia e ujit ne toke eshte vetem e mjaftueshme per nevojat tona. N.q.s deti behet 3 metra me thelle, uji do te absorbonte te gjithe dioksidin e karbonit dhe nitrogjenin, dhe asnje krijese nuk do mund te jetonte me.

18. Hank Hanegraff ka thene “Besimi ne Krishti nuk eshte nje kercim i verber ne nje humnere te erret, por nje besim i bazuar ne evidenca themelore”

Faktet Arkeologjike

Arkeologjia ka sigurar shume prova per vertetimin e Bibles – Ajo qe thuhet ne Bibel nuk eshte “thjesht nje histori nga imagjinata e nje njeriu” por eshte e bazuar ne fakte historike.

Saktesia e ungjijve eshte mbeshtetur nga arkeologjia. Emrat e shume qyteteve, ngjarjeve, dhe njerzve te pershkruar tani jane gjetur.

Ne vijim po tregohen disa nga keto prova:

• Kapernaumi, Betesda, Tiberia, etj…

Ungjijte i kane permendur keto qytete pergjate detit te Galilese
Keto qytete u zhduken nga historia dhe vendodhja e tyre nuk dihej prej shekuj
Vetem kohet e fundit, arkeologjia mund te kete zbuluar vendodhjet e tyre te mundshme

“Tell Hum” besohet te jete Kapernaumi

Rreth 1.5 milje larg vijes bregdetare te Galileas besohet te jete Betsaida


• Pishina e Betesdes

Te Gjoni 5:1-15 Jezusi sheron nje njeri te pishina e Betsaides. Gjoni dha vendodhjen e sakte dhe pershkrimin e pishines e cila kishte 5 portike.

“Pas ketyre ngjarjeve ishte nje feste e Judenjve dhe Jezusi u ngjit ne Jeruzalem.
Ne Jeruzalem, afer portes se dhenve, eshte nje pellg pellg qe ne hebraisht quhet Betseda, dhe ka 5 portike.” Gjoni 5:1,2

Arkeologjia se fundmi ka vertetuar deshmine e Gjonit:

Rreth 40 kembe nendhe, arkeologet kane zbuluar nje pishine me 5 portike, dhe pershkrimi I zones rrethuese perputhet me pershrimin e Gjonit.


• Pishina e Siloamit

Te 9:7 Gjoni permendi pishinen e Siloamit afer tempullit te Jeruzalemit.
Kjo Pishine u zbulua ne 1987.


• Ponc Pilati

Prova apo evidence per Ponc Pilatin u gjeten ne “Cezare Maritama”
Me 1961, nje arkeolog Italian i quajtur Antonio Frova zbuloi nje fragment ne nje pllake qe perdorej ne teatrin e Cezarese.


Rreshti 1: TIBERIEUM
Rreshti 2: (PON)TIUS PILATUS
Rreshti 3: (PRAEF)ECTUS IUDA(EAE)

• Varret me gur te medhenj qe rrokulliseshin

Arkeologet kane gjendur disa te tille:


• Prova per Kryqezime

Per nje kohe te gjate skeptiket kane thene se nuk ka prova qe kryqezimi perdorej ne kohen kur Jezusi jetoi.

(Ata e dine se Romaket e perdornin kryqezimin per te vrare skllevrit ne revolten e skllevere te udhehequr nga Spartaku)

Ne vitin 1968…Arkeologet gjeten ne nje varr Herodian kockat e nje djali te ri, i cili ishte kryqezuar – ky varr u datua rreth vitit 100 pas Krishtit.



A e dini se ckane thene disa njerez te njohur per Biblen:


“ Eshte e pamundur ta qeverisesh drejtesisht boten pa Perendine dhe Biblen”
George Washington

“ Une besoj se Bibla eshte dhurata me e mire qe Zoti i ka dhene njeriut. Te gjitha te mirat e Shpetimtarit te botes na jepen ne nepermjet ketij libri “. - Abraham Linkoln

“ Bibla nuk eshte thjesht nje liber, por nje Krijese e Gjalle, me nje fuqi qe pushton te gjithe ata qe i kundervihen asaj ‘ - Napoleoni

“ Nese do te burgosesha dhe nese do te guxoja te merrja me vete nje liber, do te zgjidhja Biblen.” - Gete
“ Ne Bibel ka me shume shenja te sigurta te autencitetit te saj sesa ne cdo histori tjeter”.
- Isak Njutoni

“ Bibla nuk eshte antike, nuk eshte moderne – ajo eshte e Perjetshme “ - Luter

“ Ne kohen time kam takuar 95 nga te medhenjte e botes, dhe prej ketyre 87 ishin ndjekes te Bibles. “ - William Gledstone (Kryeminister anglez ne shek XIX)

Spurgeoni e ka lexuar Biblen 100 here dhe ka thene: “ Heren e 100 – te me eshte dukur shume me e mire se heren e pare.”

Bibla eshte Unike. Ajo nuk ka gabime. Ajo eshte Fjala e Gjalle e Zotit.
 
Top