• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Faktorët që ndikojnë në shëndetin e zemrës suaj

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113


Nëntë faktorë rreziku shkaktojnë të paktën 90% të sëmundjeve së zemrës në çdo popullatë të rruzullit tokësor, thotë Salim Yusuf, specialist botëror i Interheart (studimit të zemrës) me bazë në McMaster University në Toronto. Ndryshoni stilin e jetesës dhe kjo përqindje do të ulet dukshëm.
Nëntë Faktorët

Dhjami Abdominal (i barkut)

Dhjami Abdominal i dyfishon rreziqet e infarkteve edhe te burrat, edhe te gratë. ‘Nuk është prapanikja e madhe ajo që sjell shqetësime, por barku i madh” thotë Milani. Dhjami i barkut ka hormone aktive, “të cilat sjellin diabetin, tensionin e lartë dhe kolesterolin e lartë.”

Alkooli

Edhe ky është bllokues trombociti. Sasi të vogla alkooli ulin rrezikun e infarktit në zemër me 12% për burrat dhe 60% për gratë. Të gjitha llojet e alkoolit ndihmojnë në sasi të vogla. Alkooli i tepruar, më shumë se një gotë në ditë, nxit sëmundjet e zemrës, kancerin dhe alkoolizmin.

Kolesteroli i keq/Kolesteroli i mirë

Kolesteroli i lartë e shton afërsisht katër herë rrezikun e infarktit të zemrës. Kolesteroli i keq (LDL) i përçon lyrat në muret e arterieve; kolesteroli i mirë (HDL) i shtyn më tutje. Një jetesë pa lëvizje dhe ushqime të lyrshme rrisin LDL dhe ulin HDL. Ushtrimet fizike dhe dieta e shëndetshme e ndryshojnë këtë proporcion dhe i mbajnë arteriet e pastra.

Diabeti

Diabeti është vdekjeprurës, sidomos për gratë, sepse katërfishon rrezikun e infarktit ne zemër. Edhe burrat nuk janë më pak ne rrezik; diabeti dyfishon rrezikun e tyre. Ashtu si edhe duhani, diabeti nxit trombocitet të ngjiten së bashku, dhe te krijojnë mpiksje te vogla. Këto mpiksje bllokojnë enët mikroskopike të gjakut që ushqejnë arteriet dhe nervat, arsyeja kryesore që diabeti shkatërron qarkullimin e gjakut. Gjithashtu, diabeti rrit nivelin e yndyrave të dëmshme në gjak.

Ngrënia e frutave dhe perimeve

Ngrënia e frutave dhe perimeve përditë ul rrezikun e sëmundjeve te zemrës 30% deri në 40%. Ato ulin kolesterolin e keq, përmirësojnë sheqerin në gjak dhe zëvendësojnë ushqimet që mund te mos jenë aq cilësore.

Ushtrimet fizike

Ushtrimet fizike ulin rrezikun e sëmundjeve te zemrës me 23% për burrat, dhe dyfishin për gratë. “Nuk po flasim për maratona këtu,” thotë Milani “Edhe një shëtitje në park mjafton.” Ushtrimet përmirësojnë kolesterolin, mënjanojnë diabetin duke përmirësuar nivelin e sheqerit në gjak, si edhe nxisin rritjen e enëve të gjakut.

Tensioni i lartë

Tensioni i lartë afërsisht e trefishon rrezikun e infarkteve për burrat, dhe e dyfishon për gratë. Enët e ngushtuara të gjakut e detyrojnë zemrën te punojë më shumë dhe e plakin ngadalë. Fërkimi i gjakut me muret e arterieve mund te shkaktoje çarjen e shtresave, te cilat mund te shkaktojnë infarkte në zemër.

Stresi psiko-social

Ngjarjet e stresuara të jetës, çrregullimet në sjellje dhe depresioni përafërsisht e trefishojnë rrezikun e infarktit në zemër. Njerëzit e depresionuar me sëmundje zemre janë të prirur katër herë më shumë për infarkte në zemër ose vdekje, dhe depresioni dominon më se 20% te njerëzve me sëmundje zemre në SHBA.

Duhani

Duhanxhinjtë janë dy ose tre herë më shumë të prirur ndaj infarkteve në zemër sesa ata që nuk pinë duhan. Tymi i duhanit dëmton muret e arterieve, dhe kështu i hap rrugën malcimit dhe rritjes së kolesterolit. Ngushton arteriet dhe aktivizon trombocitet, qeliza ngjitëse që bashkohen dhe krijojnë mpiksje në gjak.

Kur depozitat e kolesterolit shpërthejnë brenda arterieve, formojnë mpiksje gjaku. Nëse ndonjë nga këto mpiksje shkëputet nga arteriet, thotë Milani, “Bum. Do t’ju ndodhë një infarkt ne zemër.”
 
Top