• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fati i “lidhur” i familjes loti

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Bota ku frymojmë është përplot sekrete. Ndodhitë e pazakonta që manifestohen në forma të ndryshme, janë shpesh të pakapshme për natyrën e mendjes sonë. “Çudirat nuk ndodhin në kundërshtim me natyrën -thotë Shën Augustini, por vetëm me atë që ne e njohim si natyrë”. Pra, natyra nuk i thyen ligjet e veta, jemi ne ata që nuk arrijmë t’i kuptojmë ato. Prandaj, vizitorë të nderuar, mos u trembni nga e panjohura. Nëse keni përjetuar edhe ju diç të tillë, na shkruani. Mos ngurroni ta thoni të vërtetën sepse ne ju kuptojmë...!




Jemi tre vëllezër -fillon rrëfimin e tij Luan Loti nga Shkupi. Prindërit thonë se kemi qenë familje shumë e varfër por dalë ngadalë, kur ne fëmijët u rritëm dhe filluam të punojmë, edhe niveli i gjendjes sonë ekonomike filloi të ngritët. Dy në perëndim, në Gjermani dhe njëri në Maqedoni.
Në vitin 1992 filluam të ndërtonim një shtëpi të re, mbi themelet e së vjetrën. Dhe sa herë që na jepej mundësia ta vazhdonim ndërtimin shtëpisë, na dilnin gjithnjë pengesa e probleme të papritura që sfidonin ndërtimin e saj. Pastaj filluan kundërshtimet dhe përçarjet mes veti që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Që atëherë, në këtë shtëpi, dikush vendos letra në vende të ndryshme të saj. Letra me shkrime të pakuptueshme e edhe në gjuhën arabe.
Kemi kërkuar ndihmë gjithkund dhe ende kërkojmë, mendoj nëpër hoxhallarë dhe njerëz që merren me gjëra të tilla. Por nuk di pse të gjithë dorëzohen pa na dhënë përgjigje!
Gjatë vitit 1999, kur edhe filloi lufta në Kosovë, ne, dy vëllezërit që ishim në Gjermani, mbetëm pa punë. Të gjithë të tjerët punonin, por për ne ishte e pamundur të gjendej një vend pune. Që nga vitit 1999 e deri në vitin 2004, kemi përjetuar një krizë shumë të vështirë shpirtërore e materiale, si ne në perëndim, po ashtu edhe familja në Shkup. Shpeshherë më kujtoheshin fjalët e nënës dhe babait tim, për vuajtjet e tyre para 40 vitesh. Dhe sa herë i kujtoja ato rrëfime shpërtheja në vajë. Lotët më rrjedhin edhe sot e kësaj dite... Jemi mundur të gjithë, e personalisht unë, të bëjmë gjithçka për mirëqenie jetësore, por gjithnjë pa sukses. Gjithnjë na pengon diçka!
Duke u kujtuar një natë të vitit 2005, më ra ndërmend një Hoxhë i Gjakovës, që quhej “Djali i Zotit”. Shkova tek ai dhe ia shpjegova situatën. Ai më shikoi dhe më th: “O djalë, më vjen shumë keq por nuk mund të bëjë gjë pa ardhur në vendin e ngjarjes, tek shtëpia e juaj.” Dhe pas një kohe erdhe tek ne ai zotëria. Gjatë bisedës me familjarë ai filloi të na tregonte për disa gjëra që kurrë më parë nuk i kishim dëgjuar dhe, nuk kishim për t’i dëgjuar nëse ai nuk do të kishte ardhur tek ne. Pasi hëngrëm darkë, vërejta se ai shpesh e shikonte orën. Duke menduar se mos ndoshta dëshiron të shkoj, unë edhe e pyeta:
-Zotëri, më falë që të pyes, po pse po e shikoni orën si shpesh?
-Nuk ka problem -ma ktheu ai. Boll mirë që më pyete se edhe unë isha në mendime t’ju tregoj se edhe pakë po e fillojë punën time, se qysh kur hyra te dera e oborrit me njoftuan “ata” se ka diçka këtu.
Kur u bë ora 24:00, ai filloi të flasë me gjuhën e vetë dhe filloi të shikoj përreth shtëpisë, nga dera e hyrjes e deri tek kulmi. Aty edhe u ndal për rreth 30 minuta duke kërkuar kah e orientonin “ata”. U ndal para kulmit dhe tha:
-Hape kapakun e tavanit dhe mi sill një parë shkallë që të ngjitem lartë.
I solla shkallët dhe u ngjitëm bashkërisht lartë. Kur u afrua tek oxhaku i shtëpisë, më tha:
-këtu duhet të jenë.
-Unë nuk shohë gjë -i thashë!
-Nuk prish punë -ma ktheu, por këtu duhet të jenë.

Pastaj filluam t’i heqim disa dërrasa dhe tulla dhe, vërtet, aty i gjetëm disa letra të këqija, të trishtuara e të mbushura me shkronja. Ishin mbi 10 copë të lloj -llojshme. Ai i mori në duar. Ka biseduar rreth 30 minuta me to, pastaj të gjitha i dogji. Gjithashtu i bëri edhe një mbrojte atij vendi...
Dhe vërtet, pas tri ditësh ndryshe bisedohej në shtëpi. U kthye sërish atmosfera. Situata ndryshoi edhe tek ne në Gjermani.
Megjithatë, kjo nuk zgjati shumë, dhe unë pas një viti shkova sërish tek ai në Gjakovë. I tregove se diçka prapë nuk shkon në familje dhe e luta që të vijë edhe një herë tek ne. Më shënoi një letër dhe më tha se nëse ai person vazhdon të bëjë këso gjëra to t’i kthehen të gjitha pas.
Derisa rrinim në një lokal e pyeta se kush ishte ai? Më tha se ishte njëri nga shtatë të tjerët të cilët njiheshin ndërmjet veti dhe komunikonin në çdo aspekt, pa marrë parasysh vendndodhjen e tyre. Gjithashtu më tha se kishte kontaktuar me Perëndinë! Kjo më habiti pa masë dhe fillova të mendoj se kush vallë qenka ky person me të cilin po bisedoj unë dhe rri në këto momente.
-Kush është ai person që po mi bëtë të gjitha këto? - e pyeta, por ai nuk më tregoi, duke u arsyetuar se e ka të ndaluar t’i bëjë publike emrat e tyre.
-Do t’i gjesh vet! - më tha në fund. Dhe nëse e gjen, nuk bënë të veprosh keq, se do të kthehen prapë.
Ishte ditë e Diel kur isha tek ai. Shkova në shtëpi dhe nuk më zuri gjumi tërë natën duke u kujtuar se kush mund të ishte ai zemërzi. Në mëngjes, nëna më zgjoi për të shkuar në një të pame tek nusja e mixhës, pasi i kishte vdekur motra. Shkuam pesë veta me veturë. Kur e kryem të pamën dhe u nisëm për shtëpi, vetura nuk ndizte, edhe pse ishte e mirë. Provova veturën disa herë për ta ndezur por ishte e kotë. Hapa kapakun e motorit dhe shikoj se nuk ka rrymë akumulatori. Më doli në ndihmë një djalosh me veturën e tij dhe arritëm ta ndezim disi edhe timen. Hipëm në veturë dhe u nisëm për shtëpi. Duke udhëtuar i thelluar në mendime, më tërhoqi vëmendjen shikim i njërës nga nuset e mixhës që ishte ulur prapa. Sa herë që e shikoja pasqyrën, ajo ishte duke më shikuar gjithnjë mua me sy disi të habitur. Kur arritëm në shtëpi, mixha po më thotë:
-A e di o djalë sa ke vozitur nëpër autostradë?
-Jo i thash. As që e kam shikuar treguesin! Por mendoj si zakonisht.
-Jo, jo si zakonisht - më tha. Por 180 km në orë.
Unë mbeta i habitur!
U afrova ta provoj sërish se a do ndezte tani vetura. Dhe u ndez. Kur shikoj kapakun e motorit, ai ishte i shkyçur! Mbeta i shtanguar. Çfarë fati që në atë shpejtësi nuk ishte hapur...
U ktheva në Gjermani. Pas tri ditësh më lajmëruan se djali i asaj nuses së mixhës që më shikonte habitshëm në pasqyre, paska bërën ndeshje. E kishte harruar hapur kapakun e motorit dhe vetëm me shpejtësi prej 60 km, ai ishte përplasur për xhamin e përparmë dhe ai kishte humbur kontrolli mbi veturë. Bashkë me të kishte qenë edhe vajza e tij e cila kishte pësuar më së keqi... U ndala dhe u kujtova: tërë qenka përgatitur për mua, por ja, Zoti ja paska kthyer djalit të saj, që edha ajo të shohë se nuk bënë të merret më kjo gjërash.
Pas një kohe shkova prapë tek ai zotëria në Gjakovë dhe ia tregova rastin. Ai buzëqeshi dhe tha: “Çka të bënë ja bënë vetit, si për mirë ashtu edhe për keq”.
Jam shumë i bindur se gjitha këto janë vepër e saj, por nuk kam të drejt të reagoj, pasi edhe unë e kam të ndaluar nga.... -përfundon rrëfimin Luan Loti.

P.s. Ngjarja e përshkruar është e vërtet dhe të gjitha të dhënat janë autentike: vetëm emri i personazhit është ndryshuar.
 
Top