• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

FC Barcelona

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Emri i plotë: Futbol Club Barcelona
Nofka: Blaugrana
Themeluar : 29 Nëntor 1899
Stadiumi: Camp Nou, Barcelonë (Kapaciteti: 99.354)
President: Sandro Rosell
Menaxher: Josep Guardiola
Liga: La Liga
Moto: Mes que un club (shqip- më shumë se klub)


Arritjet:
Kampionati spanjoll
Të fituara (20): 1928–29, 1944–45, 1947–48, 1948–49, 1951–52, 1952–53, 1958–59, 1959–60, 1973–74, 1984–85, 1990–91, 1991–92, 1992–93, 1993–94, 1997–98, 1998–99, 2004–05, 2005–06, 2008–09, 2009–10
Përcjellës (vendi i dytë) (22): 1929–30, 1945–46, 1953–54, 1954–55, 1955–56, 1961–62, 1963–64, 1966–67, 1967–68, 1970–71, 1972–73, 1975–76, 1976–77, 1977–78, 1981–82, 1985–86, 1986–87, 1988–89, 1996–97, 1999–00, 2003–04, 2006–07

Kupa e Spanjës
Të fituara (25): 1909–10, 1911–12, 1912–13, 1919–, 1921–22, 1924–25, 1925–26, 1927–28, 1941–42, 1950–51, 1951–52, 1952–53, 1956–57, 1958–59, 1962–63, 1967–68, 1970–71, 1977–78, 1980–81, 1982–83, 1987–88, 1989–90, 1996–97, 1997–98, 2008–09
Nënkampion (9): 1902–03, 1918–19, 1931–32, 1935–36, 1953–54, 1973–74, 1983–84, 1985–86, 1995–96

Kupa e ligës së Spanjës [112]
Të fituara (2): 1982–83, 1985–86

Superkupa e Spanjës[113]
Të fituara (9): 1983, 1991, 1992, 1994, 1996, 2005, 2006, 2009, 2010
Nënkampion (7): 1985, 1988, 1990, 1993, 1997, 1998, 1999


Garat Europiane:

Kupa e Europës / UEFA Liga e Kampionëve
Të fituara (3): 1991–92, 2005–06, 2008–09
Nënkampion (3): 1960–61, 1985–86, 1993–94

UEFA- Kupa e Fituesve te Kupave
Të fituara (4): 1978–79, 1981–82, 1988–89, 1996–97
Nënkampion (2): 1968–69, 1990–91

Superkupa e UEFA-së
Të fituara (3): 1992, 1997, 2009
Nënkampion (4): 1979, 1982, 1989, 2006

Kupa Latine
Të fituara (2): 1949, 1952

Garat Mbarëbotërore:

Kupa interkontinentale
Të fituara (1): 1992

FIFA Kupa Botërore e Klubeve
Të fituara (1): 2009
Nënkampion (1): 2006

Logo:
 
  • Like
Reactions: Rex

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: FC Barcelona

Skuadra:

  • Victor Valdes Arribas
  • Daniel Alves da Silva
  • Gerard Piqué Bernabeu
  • Carles Puyol Saforcada
  • Xavier Hernandez Creus
  • David Villa Sanchez
  • Andrés Iniesta Lujan
  • Bojan Krkic Pérez
  • Lionel Andrés Messi
  • Jeffren Suárez Bermúdez
  • José Manuel Pinto Colorado
  • Javier Alejandro Mascherano
  • Seydou Keita
  • Sergio Busquets Burgos
  • Pedro Rodríguez Ledesma
  • Gabriel Alejandro Milito
  • Scherrer Cabelino Maxwell Andrade
  • Ibrahim Afellay
  • Adriano Correia Claro
  • Éric Abidal
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: FC Barcelona

FC Barcelona - Shakhtar Donetsk do të përballen në dy ndeshjet e ardhëshme në ndeshjet qerekfinale të Ligës së Kampionëve. Kështu u vendos sot (18.03.2011) në shortin e hedhur në Nion te Zvicrrës.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Nou Camp me datë 06.04.2011, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet me datë 12.04.2011 ne Ukrainë.

Ekipi që kualifikohet do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Real Madrid - Totenham, ne gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve.
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: FC Barcelona

Messi: Kurrë nuk do të shkoj te Reali

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi, i ka siguruar tifozët e Barcelonës se ai nuk do të transferohet kurrë te rivali i përbetuar, Real Madrid.
“Ju kurrë nuk mund të thuani kurrë, por zgjedhja ime është të qëndroj këtu. Marrëdhëniet e mia me Pep Guardiolën janë të shkëlqyera, ndërsa ai ka krijuar një grup mjaft të bashkuar këtu”.

“Unë dua të qëndroj këtu, të përfundoj karrierën te Barcelona dhe ndoshta në fund të luaj në Argjentinë. Unë dua që e gjithë karriera ime në Evropë të jetë me Barcelonën”, ka thënë Messi. /Telegrafi/
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: FC Barcelona

Guardiola falënderon madrilenët

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka falënderuar lojtarët e Real Madridit për sjelljen e tyre korrekte ndaj Eric Abidal. Los Blancos treguan mbështetje për Abidal duke mbajtur fanella enkurajimi për mbrojtësin.
Mbrojtësi francez pak ditë më parë është diagnostifikuar me tumor në mëlçi, ndërsa në mes të fjalëve enkurajuese për mbrojtësin francez, nuk kanë munguar as futbollistët rivalë të Real Madridit.

“Abidal është shumë i fortë, operimi shkoi mirë, riaftësimi po shkon si duhet dhe ai ka kërkuar respektim maksimal të privatësisë. Unë dua të falënderoj lojtarët e Real Madridit për sjelljen e tyre dhe të të gjithë atyre që përkrahën Abidalin”, theksoi Guardiola. /Telegrafi/
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: FC Barcelona

Zubizarreta: Harrojeni Realin, mendoni për Shakhtarin

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, ka këmbëngulur se Barcelona nuk duhet të sigurohet aq shumë për kualifikim pas shortit që vuri Blaugranët përballë Shakhtarit.
“Tani për tani po mendojmë për Real Madridin. Ekziston edhe ndeshja Real Madrid-Tottenham dhe ne nuk do të mendojmë për gjysmëfinalen para se ta eliminojmë mirë Shakhtarin”, theksoi Zubizarreta.

Për drejtorin e Barcelonës nuk është problem zhvillimi i ndeshjes së parë në shtëpi, pasi beson se Blaugranët janë ekspertë në këtë aspekt: “Ne jemi ekspertë në të luajturit e ndeshjeve të para në shtëpi, pasi e kemi treguar shumë herë këtë”, përfundoi ai. /Telegrafi/
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: FC Barcelona

Getafe nuk i bën ballë Barcës
19.03.2011

Barcelona ka shënuar fitore prej 2-1 kundër Getafes, në takimin e të shtunës mbrëma të zhvilluar në Camp Nou në kuadër të javës së 29-të në La Liga.
Mbrojtësi anësor Daniel Alves kaloi Blaugranët në epërsi pas një goditjeje prej afro 23 metrash (17’), ndërsa me epërsi minimale u mbyll pjesa e parë.

Në fillim të pjesës së dytë (50’), pas një asistimi të Leo Messi, Bojan Krkic dyfishoi rezultatin.

Mirëpo në fund të takimit (88’), Manu Del Moral i dha shpresa skuadrës mysafire për një barazim eventual, mirëpo kjo nuk ndodhi deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

Me këtë fitore, Barcelona ngritet në kuotën e 58 pikëve, tetë më shumë se Real Madridi që zhvillon derbin kryeqytetas kundër Atletico Madridit. /Telegrafi/
 

-BENI-

TroPoJaNi_Si_ShpirT
Anëtar
Mar 22, 2011
Postime
25
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: FC Barcelona

I vetmi Ekip qe ndalon Real Madrid eshte : Barcelona..Dhe jo vetem Realin,por te gjitha Ekipet e tjera me emer ne Europe!
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: FC Barcelona

I vetmi Ekip qe ndalon Real Madrid eshte : Barcelona..Dhe jo vetem Realin,por te gjitha Ekipet e tjera me emer ne Europe!
-shok-

Pasi qe je juventin, nga sot e tutje juventusi do ta kete nje tifoz me teper ne serie A :p

Te pershendes
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: FC Barcelona

Messi, futbollisti më i paguar në botë
22 mars 2011

Lionel Messi është futbollisti më i paguar për vitin 2010 me 31 milionë euro të fituara nga rroga, shpërblimet dhe kontratat publicitare.

Sipas klasifikimit të publikuar ditën e sotme nga ‘France Football’, lojtari i Barcelonës ka marrë 10 milionë euro nga klubi i tij plus 1 milion euro shpërblim dhe 20 milionë euro nga kontratat publicitare.

Argjentinasi i Barcelonës ka lënë pas Cristiano Ronaldon, futbollistin e Real Madridit, i cili ka fituar 27.5 milionë euro në vitin 2010.

I treti në klasifikim është Wayne Rooney, sulmuesi i Manchester United, me 20.7 milionë euro.

Ja klasifikimi i dhjetë lojtarëve më të paguar për vitin 2010:

1. Lionel Messi, 31 milionë euro

2. Cristiano Ronaldo, 27,5

3. Wayne Rooney, 20,7

4. Kaka, 19,3

5. David Beckham, 19

6. Ronaldinho, 18,3

7. Carlos Tevez, 15,4

8. Frank Lampard, 14,2

9. Yaya Toure , 13,8

10.Thierry Henry, 13,2
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
60,505
Pikët
113
Përgjigje e: FC Barcelona

Messi, futbollisti më i paguar në botë
22 mars 2011

Lionel Messi është futbollisti më i paguar për vitin 2010 me 31 milionë euro të fituara nga rroga, shpërblimet dhe kontratat publicitare.

Sipas klasifikimit të publikuar ditën e sotme nga ‘France Football’, lojtari i Barcelonës ka marrë 10 milionë euro nga klubi i tij plus 1 milion euro shpërblim dhe 20 milionë euro nga kontratat publicitare.

Argjentinasi i Barcelonës ka lënë pas Cristiano Ronaldon, futbollistin e Real Madridit, i cili ka fituar 27.5 milionë euro në vitin 2010.

I treti në klasifikim është Wayne Rooney, sulmuesi i Manchester United, me 20.7 milionë euro.

Ja klasifikimi i dhjetë lojtarëve më të paguar për vitin 2010:

1. Lionel Messi, 31 milionë euro

2. Cristiano Ronaldo, 27,5

3. Wayne Rooney, 20,7

4. Kaka, 19,3

5. David Beckham, 19

6. Ronaldinho, 18,3

7. Carlos Tevez, 15,4

8. Frank Lampard, 14,2

9. Yaya Toure , 13,8

10.Thierry Henry, 13,2
Keni rraf Eintracht Frankfurt 1979 3-5.
Sot jeni lexsion per futbooll.
Keni qene ekip i shemtuar ne te kaluaren,si Interi.
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: KF Barcelona

Cruyff: Villa nuk është vetëm për gola

Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, ka mbrojtur sulmuesin David Villa rreth mungesës së golave në ndeshjet e fundit.
Villa nuk e ka gjetur rrjetën në pesë ndeshjet e fundit dhe është kritikuar shumë nga mediat.

“Villa nuk është më pak i rrezikshëm, pavarësisht pesë ndeshjeve pa shënuar për Barcelonën. Sikur Xavi i cili nuk është në fushë vetëm për të dhënë asistime, Villa po ashtu nuk është aty vetëm për të përfunduar lojën”.

“Villa është sinonim me thellësinë. Kjo do të thotë se gjithmonë është i gatshëm të hapë linjën e pasimit, për të tërhequr mbrojtësit dhe kështu për të çliruar hapësirë për të tjerët”, ka shkruar Cruyff në kolumnen e tij javore për El Periodico. /Telegrafi/
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: KF Barcelona

La Liga në duart e Barcës
02.04.2011

Barcelona ka fituar ndeshjen kryesore të javës së 30-të në La Liga, për t’iu shmangur Real Madridit në krye të tabelës dhe për të bërë një hap përpara drejt mbrojtjes së titullit të Spanjës.

Me rezultat 1-0, Blaugranët mposhtën Villarrealin në El Madrigal.

Gjysma e parë u mbyll pa gola ndërsa të dyja skuadrat zhvilluan lojë relativisht të barabartë.

Golashënues i vetëm në këtë ndeshje ishte Gerard Pique (67’), i cili realizoi golin me vlerën e tre pikëve.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona përforcon kreun me tetë pikë përpara Real Madridit, dhe me gjasë fituesi i Kampionatit spanjoll është caktuar që në këtë javë. /Telegrafi/
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: KF Barcelona

Reali përshëndetet nga titulli?
02.04.2011

Real Madridi ka pësuar humbjen e parë të sezonit në Santiago Bernabeu edhe atë me rezultat minimal nga Sporting Gijoni për të minimizuar gjasat për fitimin e titullit të Spanjës këtë sezon.

Pas 14 ndeshjes të fituara në kështjellën e vet, Los Blancos u mposhtën me rezultat 0-1 nga një skuadër që lufton për ekzistencë në La Liga.

Fraksioni i parë i lojës nuk dha shumëçka për t’u shijuar, me pak raste shënimi duke bërë që në fund të 45 minutave të para, rezultati të ishte ai i fillimit.

Në gjysmën e dytë Mbretërit ishin më kërkues për golin që do ta zhbllokonte takimin, mirëpo nga ana tjetër linin zbrazëtira në mbrojte, duke i lejuar mysafirët që të ishin të rrezikshëm.

Kështu, atë që nuk e bëri Reali, e bëri Miguel de las Cuevas i cili mposhti Iker Casillasin për epërsinë e mysafirëve në minutën e 79’-të.

Ky rezultoi të ishte goli i fitores për mysafirët, pasi përkundër presionit në minutat e mbetura, lojtarët e Real Madridit nuk arritën të shënonin në portën kundërshtare.

Kjo humbje mund t’i kushtojë me titull Real Madridit, pasi mbetet pesë pikë prapa Barcelonës që ndeshjen e javës së 30-të e zhvillon të shtunën mbrëma kundër Villarrealit. /Telegrafi/
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: KF Barcelona

Schuster: Mesfusha e Barcës superiore ndaj të Realit
12 prill 2011

Ish-mesfushori i Real Madridit dhe Barcelonës, Bernd Shuster ka thënë se Barcelona ka një mesfushë superiore kunddrejtë Real Madridit i cili sipas tij ka një mesfushë më të dobët dhe këtu është diferenca ndërmjet këtyre dy klubeve.
“Ndeshja e së shtunës do të jetë shumë më e rëndësishme për Realin sesa për Barcelonën. Nëse Barcelona do të humbet në atë takim atëherë nuk do të jetë ndonjë problem i madh për ta pasi ata do të jenë pesë pikë para Realit”.

“Unë besoj se Reali do të bëj gjithçka për ta mposhtur Barcelonën”.

“Barcelona është superiore në mesfushë me lojtar si Xavi, Iniesta dhe Busquets. Kjo e bën atë klubin më të mirë për momentin”, tha Schuster për Marca.
 

Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: KF Barcelona

Messi barazohet me fenomenin brazilian, Ronaldo
12 prill 2011

Braziliani Ronaldo 47 gola kishte realizuar nga gjithsej 49 ndeshje, ndërsa shifrën prej 47 golave Messi e ka arritur në gjithsej 45 ndeshje të zhvilluara, ndërsa vlen të theksohet se “Dhjetëshja” e Barcelonës para vetes ka për të zhvilluar edhe 7 ndeshje në La Liga, finalen e Kupës së Mbretit kundër Realit të Madridit më 20 prill si dhe ndeshjet në kuadër të Ligës së Kampionëve

Ylli i Barcelonës Lionel Messi ka arritur në shifrën prej 47 golave të shënuar gjatë një sezoni, tregojnë të dhënat statistikore. Kështu argjentinasi ka arritur që të barazohet me fenomenin brazilian Ronaldo, i cili një gjë të tillë kishte bërë gjatë viteve të 90-të në fanellën e Barcelonës.

Asaj kohe “katalonasit” fituan tre tituj - Kupën e Mbretit, Kupën e Fituesve të Kupave dhe Super Kupën e Spanjës. Ronaldo në gjithsej 37 ndeshje në kuadër të La Ligas kishte shënuar 34 gola, ndërsa Messi gjatë këtij sezoni në 28 ndeshje ka shënuar 29 gola.

Braziliani Ronaldo kishte realizuar gjithsej 47 gola nga 49 ndeshje. Shifrën prej 47 golave Messi e ka arritur në gjithsej 45 ndeshje të zhvilluara, ndërsa vlen të theksohet se “Dhjetëshja” e Barcelonës para vetes ka për të zhvilluar edhe 7 ndeshje në La Liga, finalen e Kupës së Mbretit kundër Realit të Madridit më 20 prill si dhe ndeshjet në kuadër të Ligës së Kampionëve.

--------------------------
Ne linkun poshte mund t'i shiqoni disa nga golat e shenuara nga fenomeni Ronaldo, ne kohen kur mbante fanelen e FC Barcelona.

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=dVxT-cPFNJw
 

Dori

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 16, 2009
Postime
433
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: KF Barcelona

Ekipi me i mire i te gjitha koherave :)) Barça <3
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
15,792
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: KF Barcelona

Urban te shkuara. Tani mblidhni veten dhe kujdes mos humbisni dhe kampionatin. Ja qe Barcelona nuk ishte ndonje kafshe jashtokesore sic na kishin care mender veshet kaq kohe komentatoret.
 
Top