• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Feja Islame e përjashton dhunën

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113



Roberto Morozzo della Rocca në veprën e tij “Kombi dhe feja në Shqipëri”, Bolonja, 1990, analizon përhapjen e Islamit në vendin tonë. Për të shpjeguar këtë veprim, pra kalimin nga krishterimi në islamizëm në Shqipëri, ai nxjerr edhe shkaqet. Pasi përshkruhet se islamizimi i Shqipërisë u krye me ngadalë, por “ai eci me ritme të papara në gjysmën e dytë të shekullit XVII, sepse taksa e xhizjes që paguanin të krishterët u shtua jashtë mase derisa shqiptarët pranuan të kalojnë në fenë e pushtuesit të tyre, duke fituar statusin dhe tituj në Perandorinë Osmane”.

Është për të ardhur keq që Roberto Morozzo della Rocca i justifikon pastrimet etnike të myslimanëve në Ballkan. Ai thotë: “Tërheqja e Perandorisë Osmane nga Ballkani provoi pastrime etnike të përsëritura, në sfondin e të cilave qëndronte uria për tokë; ripushtimi i tokave të shpronësuara stërgjyshore ishte shpronësimi i tokave të grabitura. Nga ana tjetër, duhet thënë se mjaft myslimanë të dëbuar, që gëzonin më parë këto toka për vete dhe për familjet e tyre prej shekujsh, jo pak prej tyre ishin grekë, serbë, bullgarë të konvertuar në myslimanë për të mbajtur në zotërim toka, që tashmë u përkasin familjeve të tjera, pa përjashtuar këtu turq ose çerkezë, të ardhur në Ballkan si kolonë”. Morali i kësaj thënieje të studiuesit Della Rocca është: “Të gjithë të krishterët e Ballkanit, të kthyer në myslimanë, janë hajdutë, kanë përvetësuar toka, prandaj duhet të dëbohen. Kështu justifikohet dëbimi i myslimanëve në Ballkan. (Roberto Morozzo della Rocca: Kosovo la Guerra in Europa. Origini e realitá e un conflitto etnico. Milano, 2000).

Myslimanëve shqiptarë nuk u bëhej kurrë propagandë e përgatitje për të urryer popujt e tjerë ose besimet e tjera. Mis Edith Durham vërejti te malësorët katolikë të Veriut të Shqipërisë urrejtje fetare. Le ta citojmë atë: “Figura e përgjakur e Krishtit në kryq nuk përfaqëson imazhin e shpëtimit përmes vuajtjeve, por vetëm thirrjen e rreptë: “Ne jemi në gjak me çifutët, sepse ata vranë Krishtin tonë, jemi në gjak me turqit, sepse ata e fyejnë atë, jemi në gjak me shkjaun sepse ata nuk i luten Atij si duhet”. I pajisur me këtë besim të patundur, malësori është i gatshëm të vrasë, ose të vritet për të”.

Roberto Morozzo della Rocca në veprën e tij “Kombi dhe feja në Shqipëri”, Bolonja, 1990, analizon përhapjen e Islamit në vendin tonë. Për të shpjeguar këtë veprim, pra kalimin nga krishterimi në islamizëm në Shqipëri, ai nxjerr edhe shkaqet. Pasi përshkruhet se islamizimi i Shqipërisë u krye me ngadalë, por “ai eci me ritme të papara në gjysmën e dytë të shekullit XVII, sepse taksa e xhizjes që paguanin të krishterët u shtua jashtë mase derisa shqiptarët pranuan të kalojnë në fenë e pushtuesit të tyre, duke fituar statusin dhe tituj në Perandorinë Osmane”. Më tej ai vijon: “U bënë një popull i privilegjuar për Perandorinë Osmane për rekrutimin e personelit administrativ e kulturor”.

Në një studim të kohëve të fundit: “Populli osman 1830-1914, karakteristika demografike dhe shoqërore”, me autor Kemal H. Karpat, botim i Universitetit të Wiskonsinit, 1985, nxirret si konkluzion se të krishterët e çdo kombësie të Perandorisë Osmane jetonin më mirë se myslimanët e popullit osman të periudhës së sipërpërmendur.

Roberto Morozzo della Rocca na thotë në fq. 25 të librit të sipërpërmendur se “Islamizimi në Shqipëri mundet të interpretohet edhe në mënyra të ndryshme. Pa dyshim është fjala për marrjen nga jashtë të një feje që sjell zgjedhjen e një feje për një sistem jete në kundërshtim me vendin (Shqipërinë – Sh.D.). Por, në të njëjtën kohë, ai thekson se pranimi i Islamit i lejonte shqiptarët të mbanin identitetin e tyre etnik me një veprim fatbardhë kameleonik”.

Shumë festa fetare nderoheshin e kremtoheshin si nga të krishterët ashtu edhe nga myslimanët, sepse, sipas Haslukut: “Perandoria Osmane mundi t’i mbajë së bashku dhe t’i përziejë midis tyre popuj dhe minoritete fesh të ndryshme”.

Në “Burime të zgjedhura të Historisë së Shqipërisë”, vëll. III, Tiranë, 1962, përfshihet kapitulli VI me titull: “Procesi i islamizimit”. Të bie në sy dokumenti 79 i vitit 1610, ku thuhet: “Në Shqipëri e kanë mohuar besimin fshatra të tëra, për t’i ikur pagesës së haraçit, megjithëse disa vjet më parë Kaçeniku, sanxhakbeu i Durrësit, ia dyfishoi haraçin një fshati që, për të mos paguar kishte deklaruar se e kishte lënë besimin e krishterë. Dhe kjo pastaj i bëri të tjerët të mos mendonin të merrnin një vendim kaq të mbrapshtë”. Relacioni është i Marin Bicit, viti 1610.

Po citojmë një dokument tjetër, atë të Fra Kerubinit, viti 1638, Arkivi i Vatikanit, SRCG, v. 263, fq. 881, në origjinalin italisht: “Pastaj, njerëzit e krishterë të këtyre fushave janë shumë të pagdhendur, sepse kanë marrë vesh se nga padija, pothuajse pa u mbushur viti, u bënë turq 40 e më shumë prej tyre në rrethinat e Shkodrës. Në këtë mënyrë, pothuajse të gjithë turqit (myslimanët) e këtyre anëve ose janë felëshues ose zbresin nga felëshues. Shumë pak janë të jashtëm”.

Për këtë vlen të përmendet libri “Kuvendi i Arbënit 1703”, i P. Vinçenc Malaj, Instituti i Filozofisë dhe Sociologjisë, Prishtinë, 1998, citojmë dy paragrafë nga pjesa e parë, kapitulli 2. – Mbi apostatët. –Ushtrimi i fesë duhet të jetë jo vetëm i brendshëm, por edhe i jashtëm. Prandaj, gabojnë të gjithë ata që nga frika apo për t’iu shmangur taksave, pasi kanë mohuar fenë katolike përpara gjykatësve turq, faqe botës sillen si myslimanë dhe shkojnë në xhami. Të tjerët, megjithqë shmangin shkuarjen në xhami, hanë mish në ditët e ndaluara përpara të pafeve, duke u treguar botërisht myslimanë të vërtetë, por në mënyrë të fshehtë marrin sakramentet.” Dhe kapitulli 4. – Në çfarë duhet të dallohen besimtarët nga jobesimtarët. –Meqë është e pamundur për t’i shërbyer Zotit dhe djallit, katolikëve nuk u lejohet të kenë asgjë të përbashkët me myslimanët. Gjithashtu është i ndaluar mohimi i fesë tënde përpara gjykatësve turq (kadive) ose për të mbaruar punë me fjalë të dykuptimta. Secili është i detyruar të dëshmojë fenë e vet edhe duke rrezikuar jetën.”

Edhe në dokumentin 81 jepet një relacion i At Mazrrekut, drejtuar Kongregacionit të Propagandës Fides, viti 1663, ku pohohet se: “…rrotull 36 000 shqiptarë të fshatrave të Hasit (Prizren) janë islamizuar”. Ai, si arsye kryesore nxjerr “mungesën e prelatëve e të meshtarëve”.

Aktgjykime konvertimesh feje ka me qindra në AQSH. Ato janë të rregullta. Duke filluar nga shekulli XVI ndeshim në mënyrë të dokumentuar edhe në martesa të të krishterëve me myslimanë. Po kështu ndodh edhe në Elbasan. Arkivi disponon me bollëk kthime me procedura të rregullta nga myslimanë në të krishterë dhe anasjelltas. Në arqipeshkëvinë e Shkodrës, shekulli XIX, shihet edhe përpjekja për t’i mbajtur besimtarët në fenë që kishin si nga organet kishtare ashtu edhe nga ato qeveritare osmane. Konvertimet praktikoheshin në tri fetë e vendit tonë.

Në librin “Popullsia osmane 1830-1914: Karakteristika demografike dhe shoqërore” Kemal H. Karpat, Universiteti i Wisconsinit, fq. 11, shkruan: “Jomyslimanët u rritën në popullsi në një përqindje të vërtetë e me ritme të shpejta pas vitit 1830. Mendohet në 2% çdo vit. Kurse popullsia myslimane u pakësua ose qëndroi në të njëjtat shifra në atë kohë…Arsye e kësaj diference është përqindja e lindjeve midis këtyre dy grupeve. Atë duhet ta kërkojmë në konditat shoqërore ekonomike, të cilat favorizuan jomyslimanët dhe ndëshkuan myslimanët, veçanërisht turqit. Meshkujt turq shpenzonin moshat e tyre dhe vitet e tyre më të mira në shërbimin ushtarak”.

Autori në këtë libër flet edhe për zhvillimin e kapitalizmit në Turqi. Edhe ai i favorizoi jomyslimanët. Më tej K. Karpat vazhdon: “Në shekullin XIX shteti osman ishte ekspozuar tek influenca kapitaliste evropiane dhe te një tregti intensive ndërkombëtare. Disa grupe jomyslimane qenë të parat që thithën këto fitime; ato u bënë promotorë në këtë sistem të ri ekonomik. Gjithmonë jomyslimanët i ndihmonte mospasja e detyrimit ushtarak”.

Myslimanët, sipas këtij studimi të bazuar në dokumentet e asaj kohe, ishin nën nivelin ekonomik të jomyslimanëve të Perandorisë Osmane. Për këtë autori thotë: “Myslimanët, përveç disa grupeve të vogla burokratike dhe agrare, u bënë më shumë suportues sesa përfitues”.

Vlen të theksohet se osmanët në Shqipëri i sollën fqinjët. Lala Shahini më 1380 dhe 1382 si dhe Timur Tashin në shtator të 1384-ës në Epir i solli serbi Thoma Preljuboviçi, zot i Janinës, i mbiquajtur “shqiptarovrasës”, kurse në Maqedoni i solli Theodhori I Paleolog, djali i Janit V. Ky feudal solli Evrenozin në krye të akinxhinjve. Për sa u përket privilegjeve, në Perandorinë Osmane fituan më tepër nga çdo popull i Ballkanit grekët dhe turqit. Sipas René Ristelhueber në “Historia e vendeve ballkanike”, Fayard, Paris, 1959, pohohet: “Patriku, së bashku me Sinodin e Shenjtë, paraqitnin para të krishterëve tërë kombin krishter nga pikëpamja fetare dhe nga ajo politike. Patrikana ishte tepër e pasur. Turqit linin në dorë të të krishterëve dhe të çifutëve tërë trafikun e tregtisë e, mbi të gjitha, veprimet bankare, aktivitete që ata i konsideronin të ulëta si dhe ato të mësipërmet. Duke përfituar nga këto rrethana, grekët fituan një mirëqenie reale financiare”. Flota tregtare ishte në dorë të tyre. Ata kishin mbi 500 anije. Megjithëse ishin nën sundimin osman, më 1783 ata fituan edhe të drejtën e lundrimit nën flamurin rus. Lëre, lëre sa kanë vuajtur të shkretët!

Turqit nuk përdorën kurrë dhunë në konvertimet fetare. N. Philips Price në “Historia e Turqisë nga perandoria në republikë”, Londër, 1961, George Allen and Unwuin, LTD, New York the Macmillian Company, shkruan: “Popuj të shkrimeve të shenjta quheshin çifutët dhe të krishterët, fetë e të cilëve njiheshin si të afërme me fenë muhamedane…Këta popuj duhej të respektoheshin dhe t’u jepej e drejta të ushtronin fenë e tyre si dhe vetëqeverisjen në çështjet fetare. Por për këtë tolerancë ata duhet të paguanin një taksë speciale.”

Në esenë “Faqe të historisë bullgare”, nën redaktimin e akademikut Kristo Kristov, kapitulli II: “Procesi i islamizimit dhe i asimilimit të një pjese të popullsisë bullgare gjatë shekujve XV dhe XVII”, Sofje, 1935, gjenden mjaft shtrembërime. Aty thuhet se turqit të gjithë priftërinjtë dhe murgjit i kanë kthyer me dhunë në fenë islame. Po kështu, ata u jepnin pafajësinë delinkuentëve nëse konvertoheshin në fenë e tyre. Të tilla gënjeshtra janë fare ordinere, krejtësisht sajime dhe qesharake.

Maria Todorova për transformimin e identitetit të myslimanëve bullgarë pohon: “Të ashtuquajturat konvertime vullnetare në fenë islame nga ajo e krishtere mund të gjykohen si rezultat i presionit të tërthortë ose i trashëgimit ekonomik dhe shoqëror, por jo administrativisht të domosdoshme që kishin si qëllim arritjen e një rikategorizimi shoqëror. Ky konvertim dhe integrim në fenë e re e në vendin e ri të zënë në shoqëri shoqërohej më pas me humbjen e gjuhës amtare. Bëjnë përjashtim rastet në të cilat konvertimet bëheshin në mënyrë masive, në grupe të mëdha ose të vogla, pa marrë parasysh nëse ato ishin vullnetare apo të detyruara si Bosnja, Shqipëria, krahina e maleve Rodope (Pomakët), Maqedonia (Torbeshët) etj”. Mirëpo po kjo autore, bazuar në studimin e Strazimir Dimitrovit, në ”Rodopski Sbornik” (Sofja 1965) dhe “Rodopski”, nr. 6-7, 1972, Grozdanova, Zhelyaslova konkludon se “Historiografia, e cila gjurmon procesin e islamizimit të banorëve të krishterë, me të dhëna të nxjerra nga regjistrat osmanë duke filluar që nga shekulli XVI, janë më bindëset nga pikëpamja studimore dhe se bullgarëve që u kthyen në fenë islame iu dobësua ndërgjegjja kombëtare, ose iu fshi.” E quajmë për detyrë ndaj kësaj autoreje t’i tërheqim vëmendjen sepse nuk duhet të ngatërrojë popullsinë turke të ardhur nga Anatolia në kohën e Perandorisë Osmane, e cila pa dyshim nuk mund të kishte ndërgjegje kombëtare bullgare. Sa për bullgarët e kthyer në fenë islame, me t’u krijuar shteti bullgar, kundër tyre u përdorën mjete represive të ngjashme me ato serbo – greke kundrejt banorëve të konfesionit islam, aq sa një pjesë prej tyre, për t’i shpëtuar përndjekjes fetare, u detyruan të iknin në Turqi.

Kjo autore duhet të ketë parasysh se në Shqipëri regjistri osman i vitit 1467, i përpiluar në kohën e Skënderbeut, që përfshin viset e sunduara në vilajetet e Dibrës, Dulgobërdës, Rekës, Çermenikës e të tjera të sapodala nga lufta kundër dy sulltanëve të mëdhenj të asaj kohe, sulltan Muratit II dhe Mehmetit II, nuk ka asnjë mysliman për be. E pyesim zonjën Maria Todorovna: ku janë konvertimet me dhunë në ato krahina, me metoda direkte apo indirekte dhe me humbje të gjuhës amtare?

Arvantinoi në “Kryengritja e Epirit”, vëll. I, fq. 257, vë në dukje se sulltan Murati IV (1623-1640) i detyroi spahilerët e Epirit të kthehen në masë në fenë islame se, përndryshe, “…nuk do t’i gëzonin pronat e tyre”. Ky historian këto i thotë pa iu referuar ndonjë dokumenti. Më tej, autori vijon duke thënë se konvertimet u shtuan ndër greko – shqiptarët (termi i sajuar nga ky autor!) dhe veçanërisht ndër shqiptarët toskë, që banojnë në Epirin e Veriut.

Kurse në librin me madhësi enciklopedike “Greek Lands in History Epirus 4000 years of greek history and civilization”, Athena, 1997, vihet në dukje se: “…një kontribut i rëndësishëm iu dha fenomenit të kripotokrishterëve nga sekti mysliman bektashi. Si një formë liberale e islamit, kjo ishte veçanërisht tërheqëse prej toskëve dhe përkrahej prej zyrtarëve myslimanë shqiptarë të tillë si Ali pashë Janina”. Në fq. 315 të këtij libri thuhet se të krishterët e Epirit nuk dëshironin ta braktisnin fenë e etërve të tyre. Për këtë apostazi (konvertim në fenë islame –Sh.D.) nuk donin të shkonin drejt humbjes së identitetit të tyre kombëtar, ata dëshironin të mbeteshin të krishterë dhe grekë. Perandoria Osmane i quante të krishterët shqiptarë “rum milet” dhe, meqë ata të Jugut vareshin nga Patrikana e Stambollit, sipas saj quheshin grekë. Për këtë, Halil Inalçiku shkruan: “Islami i shpëtoi shqiptarët nga asimilimi i fqinjëve të tyre grekë ose sllavë. Pohohet se në një vernik të fesë së krishterë ose islame, besimet fetare primitive mbijetuan te shqiptarët, mbi të gjitha, në malësi”.

Stavro Skëndi vë në dukje se boshnjakët ishin myslimanë fanatikë, sepse ishin të rrethuar nga të krishterët. Për këtë ishin të detyruar të luftonin për të mbrojtur Perandorinë Osmane. Nga ana tjetër, shqiptarët, që ishin shumica në vendin e tyre, ishin më tolerantë. Duke gjykuar të kaluarën e tyre ata kurrë nuk kanë qenë të lidhur ngushtë as me krishterimin as me islamin. Gjithashtu, pakësimi i tolerancës fetare në shqiptarët e Kosovës arsyetohet për shkak të ndikimit të afërsisë së popullsisë sllave. (S. Skëndi: “The Albanian National Aëakening, 1898-1912”. Princeton University, 1967). Popullsia shqiptare në të gjitha territoret historikisht shqiptare, gjithmonë i ka ruajtur kishat serbe, madje edhe gjatë periudhës kur shumica e saj kaloi në fenë islame. Manastiri i Pejës, i cili qe selia e Patrikanës serbe, mbante marrëdhënie të ngushta me shqiptarët e zonës malore të Rugovës, e cila u bë strehë e Patrikut Arsen IV më 1737, në kohën që ai ndiqej nga turqit.

Këta shqiptarë vazhdonin të siguronin me truproje mbrojtjen e Patrikut si dhe manastirin e Deçanit (“Saga e Kosovës, fokus në marrëdhëniet shqiptaro-serbe”, Aleks N. Dragniç dhe Sllavko Todoroviç, monografi për Evropën Juglindore, shpërndarë nga universitetet e Kolumbias, New Yorkut, 1994).

Feja islame te shqiptarët nuk shkaktoi përçarje. Orientalisti anglez Thomas W Arnold shkruan: “Shqiptarët, qofshin myslimanë qofshin katolikë apo të krishterë shizmatikë, kanë bashkëjetuar si vëllezër, sepse gëzojnë të njëjtën gjuhë e të njëjtat zakone e tradita të përbashkëta. Në luftën ruso – osmane, që ndodhi gjatë viteve 1853-1856, luftuan edhe shqiptarët katolikë” (“Predikimi i islamit”, Londër, 1896). Sot populli shqiptar është i lidhur me popullin turk me një miqësi të përjetshme. Në marrëveshjen shqiptaro–turke, të nënshkruar në Ankara më 15 dhjetor 1923, thuhet: “Neni 1. Midis Republikës së Turqisë dhe shtetit shqiptar, sidomos në mes të nënshtetasve të të dy vendeve, do të ekzistojë një vëllazëri reciproke e sinqertë, e përjetshme, që nuk prishet kurrë”.

Duhen theksuar fjalët e turkologut Tunah Hilmi (1863-1928), që thoshte se: “…shteti osman përbëhej nga disa duzina popullatash etnike, ku bënin pjesë në atë kohë si pakicë, edhe turqit”.

Të vjen keq kur sheh dhe dëgjon disa politikanë shqiptarë, shkrimtarë të njohur dhe media që mbajnë shpeshherë pa kurrfarë të drejte një qëndrim të hapur anti-islam. Në një gazetë të përditshme, ndërmjet të tjerash, shkruhej: “Shqiptarët myslimanë – pasardhës të haremeve të sulltanit....”. është për të vënë në dukje se nuk është e dokumentuar në asnjë vend se ka jetuar grua ose xhari e kombit shqiptar në haremet e sulltanit, por vajza e gra të zgjedhura nga kombet e tjera. Lind pyetja nga e kanë origjinën të tilla përcaktime mbi prejardhjen e shqiptarëve myslimanë? Përgjigjen e jep krimineli Radovan Kraxhiç, i cili pohon: “Nëse serbët mbeten në shtetin e Ali Izetbegoviçit do të përfundojnë në haremet turke”, arsyetimi është i ngjashëm.
Ndërsa një gazetë tjetër kërkonte haptazi që në Shqipëri të ekzistojë vetëm feja e krishterë, ndërsa feja islame, sipas tij, të ndalohet, madje edhe me ligj!

Elevtheria Nikolaidhu në librin e saj “Kriptokristianët e Shpatit”, Janinë, 1979, tezë doktorature, thotë për islamizmin: “Ai përbën rrezikun vdekjeprurës për kombin grek…”.

Ndërkaq A. Kolja në librin “Arvanitët”, për konvertimin me dhunë shkruan: “Ndërrimi i fesë me anë të dhunës është pjellë e fantazisë dhe shpikjeve të murgjve dhe nuk ka hije që t’i pretendojnë kristianët”.

Në këtë rast është i drejtë konstatimi që bën T. Zavalani në historinë e tij të Shqipërisë për zellin e flaktë të mullave myslimanë, të cilët tregonin kudo gjallëri të madhe si propagandues të fesë së profetit (të Allahut – Sh.D.) përballë padijes dhe apatisë ku kishte rënë kleri i krishterë. Mund të jenë nxitur shumë shqiptarë të pranojnë fenë islame, duke qenë të bindur se ajo ishte vetë feja e vërtetë. (vep. e cit. fq. 97). Në pasazhet e sipërpërmendura del mungesa e theksuar e klerit. Për këtë citojmë Imzot Marin Bicin i cili thotë: “Po të jetë se Shqipëria nuk merr ndihma, atëherë brenda pak vjetëve popullsia e krishterë do të humbasë krejt nga shkaku i mungesës së peshkopëve, që nuk janë në lartësinë e ofiqit të tyre
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
59,912
Pikët
113
Përgjigje e: Feja Islame e përjashton dhunën

Edhe ketu tema arabe....
lg
 

God'o

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 7, 2010
Postime
173
Pikët
0
Vendndodhja
Ireland
Përgjigje e: Feja Islame e përjashton dhunën

Po këta do të kishin zhdukur fare këtë gjuhë që unë e ti flasim sot"Shqiptarët kërkuan disa herë nga otomanët që mësimi i gjuhës shqip të futej në programin e shkollave por çcdo her kërkesa e tyre kundërshtohej prej otomanve.Ndërkohë që grekët lejoheshin të studionin në shkolla greke."
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Feja Islame e përjashton dhunën



Baza e respektit ndaj "epërsisë së ligjit" dhe "të drejtave të njeriut" të shfaqur në këto disa shembuj që ia paraqitëm vëmendjes suaj nga mijëra ngjarje të njëjta që mbushin historinë islame, janë Libri (Kur’ani) dhe Sunneti (Tradita Profetike). Me të
vërtetë ekziston mundësia për të numëruar e shkruar qindra ajete dhe hadithe që ndalojnë dhunën dhe padrejtësinë dhe urdhërojnë drejtësinë!Por ç’nevojë ka! Fakti që shembullin e parë të kushtetutave të shkruara me qëllim për të parashtruar parimet themelore të drejtësisë ose thjesht për të përcaktuar të drejtat e nënshtetasve përballë pushtetarëve, e ka dhënë Profeti Muhammed, është argumenti më bindës në këtë specifikë!
Pas hixhretit (emigrimit) të Profetit në Medinë, kushtetuta në fjalë e përbërë prej 47 nenesh dhe e hartuar me këshillim gjatë mbledhjeve të shtëpinë e sahabiut Hz. Enes, është një tekst për të cilin flitet herë duke e quajtur "libër" (kitap) dhe herë duke e quajtur "fletë" (sahife). Në ato kohëra, arabët jetonin të organizuar në tribu dhe fise sipas ligjeve zakonore përkatëse. Pa dyshim, edhe Medina jetonte në të njëjtën gjendje. Duke i bashkuar tributë dhe fiset e Medinës me anë të një "kontrate sociale", Profeti formoi Qytetin-Shtet të Medinës. Me anë të kësaj kontrate sociale jo të hollësishme por që, megjithatë, funksiononte si kushtetutë, ku përcaktoheshin të drejtat dhe detyrat e "të qeverisurve" përballë atyre që qeverisnin sipas kushteve të asaj kohe, dhe ku rregulloheshin të drejtat dhe përgjegjësitë e muslimanëve që jetonin në Qytetin-Shtet të Medinës si dhe të atyre që do të bëheshin muslimanë më pas(neni 1), pushteti gjyqësor qe ndarë nga pushteti ekzekutiv dhe qenë përcaktuar edhe të drejtat e pakicave.(
[FONT=Arial,Arial][FONT=Arial,Arial]"Hazreti Muhammedi pati futur në sistemin juridik islam rregullin parimor që, në gjuhën e së drejtës juridike të shekullit tonë, quhet "ndarja e pushteteve", konkretisht, në rastin tonë, ndarjen e pushtetit gjyqësor nga pushteti ekzekutiv. Në kohët e para të pushtetit të vet, Profeti, kur dërgonte një guvernator në një vend, e ngarkonte edhe me detyrën e gjykatësit. Por, pa asnjë dyshim, më pas, ai caktoi kadinj (gjykatës) të pavarur nga personi i ngarkuar me qeverisjen administrative të distriktit përkatës, me fjalë të tjera, të pavarur nga pushteti ekzekutiv. Ndërkaq, disa studiues dhe analistë kanë dashur ta mësojnë saktësisht nëse caktimi dhe emërimi i nëpunësve të ngarkuar me detyrë gjyqësore të pavarur ka rrjedhur apo jo nga nevoja për ta bërë të pushtetshëm drejtësinë e pavarur dhe për të krijuar kushtet që veprimtaria gjyqësore të zhvillohet krejtësisht e lirë nga konsideratat politike dhe administrativo-ekzekutive; pastaj, në përfundim të studimeve dhe analizave të bëra, arritën në konkluzionin se Hz. Muhammedi e pati ndjerë këtë nevojë qysh herët. Në vitet e para të qeverisjes së vet, Hz. Muhammedi pati qenë i detyruar të mjaftohej me emërimin në krye të qeverisjes së vilajeteve (guvernave, provincave) që kalonin në përbërje të basenit gjeografiko-politik islam, njerëz të ditur e të aftë, kompetentë të së drejtës juridike të kohës së vet, si dhe, edhe të aftë për ta kryer detyrën e kumtimit dhe orientimit fetar me të cilën ngarkoheshin posaçërisht, edhe të aftë, njëkohësisht, për t’i kryer detyrat administrative si dhe detyrat gjyqësore të instancës së fundit në vendet e reja muslimane. Por, më vonë, domethënë, pas triumfit të fesë dhe pasi shumica e popullsisë së vendeve të Hixhazit dhe të Gadishullit Arabik e pranoi Islamin, Hz. Muhammedi e ndërroi rrënjësisht këtë metodë emërimi dhe drejtimi. Po qe se personi me rëndësi i cili arrinte ta bashkonte me Islamin një provincë të caktuar dhe vihej në krye të saj, emërohej edhe në një detyrë tjetër, Profeti caktonte në atë provincë vali (guvernator) të ri dhe komandant ushtarak tjetër, njëkohësisht, detyrat gjyqësore ia ngarkonte një gjykatësi të veçantë. Në këtë mënyrë, kadinjtë apo gjykatësit e emëruar ishin krejtësisht të pavarur dhe përgjigjeshin drejtpërdrejt para Profetit – kryetarit të shtetit – për detyrën që u ishte caktuar për ta kryer."
Me të vërtetë, në atë periudhë, në Medinë, vetëm hebrenjtë jetonin si pakicë. Shumë nene të kushtetutës në fjalë kanë të bëjnë me ata hebrenj.
Të drejtat e pakicave
Në një kohë kur, ndoshta, në asnjë skaj të botës nuk ekzistonte, madje, një koncept i tillë, si "të drejtat e pakicave", afro gjysma e kësaj kushtetute të parë të historisë së njerëzimit, të parashtruar nga Profeti Muhammed në Medinë, ka të bëjë me gjendjen e pakicës hebreje apo çifute. Konkretisht:
Neni 16. Ata nga hebrenjtë që varen prej nesh, do të fitojnë të drejtën e ndihmës dhe mbështetjes nga ana jonë pa u shkaktuar padrejtësi dhe pa bërë bashkëpunim me kundërshtarët e tyre.
Neni 24. Ashtu si muslimanët, edhe hebrenjtë janë të detyruar që shpenzimet e luftërave që zhvillojnë vetë, t’i përballojnë vetë.
Neni 25/a. Hebrenjtë Benu Avf përbëjnë një bashkësi me muslimanët duke mbajtur secila pjesë fenë e vet. Në këtë kusht përfshihen si zotërinjtë (pushtetarët), ashtu dhe individët e thjeshtë.
Neni 25 b. Kush kryen i vetëm (individualisht) një veprim të padrejtë ose një faj, i shkakton dëm vetëm vetes dhe pjesëtarëve të familjes së vet.
Neni 26. Edhe hebrenjtë Benu Nexhar do të gëzojnë të njëjtat të drejta si hebrenjtë Benu Avf.
Neni 27. Edhe hebrenjtë Benu Harith do të gëzojnë të njëjtat të drejta si hebrenjtë Benu Avf.
Neni 28. Edhe hebrenjtë Benu Saide do të gëzojnë të njëjtat të drejta si hebrenjtë Benu Avf.
Neni 29. Edhe hebrenjtë Benu Xhu’shem do të gëzojnë të njëjtat të drejta si hebrenjtë Benu Avf.
Neni 30. Edhe hebrenjtë Benu Evs do të gëzojnë të njëjtat të drejta si hebrenjtë Benu Avf.
Neni 31. Edhe hebrenjtë Benu Tha’lebe do të gëzojnë të njëjtat të drejta si hebrenjtë Benu Avf. Ndërkaq, kush kryen i vetëm (individualisht) një veprim të padrejtë ose një faj, i shkakton dëm vetëm vetes dhe pjesëtarëve të familjes së vet.
Neni 32. (Familja) Xhefne është një krah i Tha’lebes, prandaj do të trajtohen si Tha’lebet.
Neni 33. Edhe hebrenjtë Benu Shutejbe do të gëzojnë të njëjtat të drejta si hebrenjtë Benu Avf. Do të respektohen të njëjtat rregulla edhe për ta dhe ndaj tyre nuk do të bëhet ndonjë veprim kundërvënës.
Neni 34. Zotërinjtë e Tha’lebeve do të trajtohen si vetë Tha’lebet.
Neni 35. Personat që strehohen te hebrenjtë (Bitane) do të trajtohen njëlloj si vetë hebrenjtë.
Neni 36/a. Askush prej tyre (hebrenjve) (nuk do të dalë në fushatë luftarake së bashku me muslimanët) pa pasur leje nga Muhammedi.
Neni 36/b. Nuk do të ndalohet ose pengohet marrja e shpagimit për një plagosje. Eshtë e padiskutueshme se, po qe se dikush vret dikë, i vë nën përgjegjësi veten dhe personat e familjes, në të kundërt, bëhet padrejtësi, domethënë, kush e kundërshton këtë rregull, bën padrejtësi. Allahu është me ata që e respektojnë këtë shkresë
Neni 37/a. Në rast lufte, shpenzimet e hebrenjve bien mbi hebrenjtë dhe shpenzimet e muslimanëve bien mbi muslimanët. Pa dyshim, personat që përmenden në këtë shkresë do të bashkëpunojnë në ndihmë të njëri-tjetrit kundër atyre që u hapin luftë. Mes tyre do të ketë sjellje të mirë e me dobi të dyanshme. Do të respektohen rregullat, nuk do të bëhen veprime në kundërshtim me to.
Neni 38. Kur hebrenjtë do të luftojnë së bashku me muslimanët, do të bëjnë edhe shpenzimet që do t’u takojnë.
Neni 44. Në raste sulmesh kundër Jethribit, muslimanët dhe hebrenjtë do ta ndihmojnë njëri-tjetrin.
Neni 45/a. Po qe se ata (hebrenjtë) do të ftohen nga muslimanët për të nënshkruar një paqe ose për të marrë pjesë në një marrëveshje paqeje, do ta nënshkruajnë drejtpërdrejt paqen ose do të marrin pjesë drejtpërdrejt në atë marrëveshje paqeje. Po qe se ata (hebrenjtë) do t’ua propozojnë muslimanëve të njëjtat gjëra, do të kenë të njëjtat të drejta në krahasim me muslimanët, duke përjashtuar rastin e luftërave të filluara për çështje fetare.
Neni 46. Kushtet e paraqitura për personat e shënuar në këtë fletë (shkresë), do të zbatohen rreptësisht dhe në mënyrë plotësisht konservatore nga ana e personave të treguar në këtë fletë (shkresë), në të njëjtën mënyrë edhe për hebrenjtë Evs, domethënë, për zotërinjtë e tyre si dhe për vetë personat e tyre. Rregullat do të respektohen absolutisht, nuk do të bëhen veprime në kundërshtim me to dhe ata që sigurojnë fitime në mënyrë të padrejtë, do t’i bëjnë dëm vetëm vetvetes. Allahu është përkrah atyre që i respektojnë në mënyrën më të drejtë e më të përkryer nenet e treguara në këtë fletë (shkresë)!" Vihet re haptazi se afërsisht gjysma (22 nene) të kësaj kushtetute prej 47 nenesh ka të bëjë me hebrenjtë që atëherë ishin një pakicë e Medinës. Këto nene, jo vetëm i përcaktonin në mënyrë që s’linte shteg për lëkundje, të drejtat e pakicave, por kishin edhe vlerë pakti.Ndërkaq, muslimanët, për shkak kë urdhrit hyjnor, "qëndrojuni besnikë marrëveshjeve"(Isra:34) gjatë gjithë historisë u kanë qëndruar besnikë gjer në fund fjalës së dhënë dhe nënshkrimit të hedhur, hebrenjtë gjatë Shekullit të Lumtur dhe krishterët më pas, pothuaj gjithmonë e kanë shkelur betimin dhe i kanë shkelur marrëveshjet. Sot, cilido nga shtetet perëndimore që krenohen se kanë shkuar përpara në çështjen e të drejtave të njeriut, a e pranon që pakicat brenda shtetit të kenë sistemin e vet juridiko-gjyqësor? Sigurisht që nuk e pranon! Si përmbledhje të të gjitha këtyre që shprehëm, mund të themi se njerëzit që jetojnë në shtetin islam (përfshi pakicat), gëzojnë këto të drejta themelore:
1) Eshtë detyrë themelore e atyre që kanë pushtetin politik dhe ekzekutiv në dorë, që të garantojnë jetën, pasurinë dhe nderin e nënshtetasve, t’i mbrojnë ata nga sulmet dhe përdhunimet!
2) Askujt nuk mund t’i vihet para ndonjë pengesë për të përdorur gjuhën e nënës.
3) Çdokush është i barabartë para ligjit, çdokush ka të drejtë ta jetojë besimin e vet. Në këtë specifikë nuk mund të ushtrohet ndonjë presion apo shtypje. Personi ka të drejtë të gjykohet sipas ligjit që beson dhe pranon.
4) Askujt nuk mund t’i ndërhyhet në veshje me përjashtim të domosdoshmërive të rregullit publik.
5) Arsimi dhe edukimi janë të lirë dhe askush nuk mund të privohet nga e drejta për t’u arsimuar.
6) Sipas botëkuptimit islam i cili pranon në shoqëri vetëm dallimin besimtar-mohues, jomuslimanët nuk merren nën armë. Si kundërvlerë të kësaj, paguajnë taksën e quajtur "xhizje". Ashtu si në të drejtat dhe përgjegjësitë burrë-grua (mashkull-femër), kjo ka të bëjë me besueshmërinë dhe sigurimin, duke qenë domosdoshmëri e ekuilibrit dhe drejtësisë së domosdoshme mes detyrimeve dhe
përgjegjësive.
7) Në shtetin islam, jomuslimanët nuk pranohen në shërbimet publike dhe nuk mund të mbajnë armë brenda në qytet.Kjo gjendje si rezultat i mosbesimit ndaj tyre për sa i përket rendit publik u ndryshua tek osmanët me Dekretin e Tanzimatit të vitit 1839.
8) Qoftë musliman, qoftë jomusliman, çdo njeri mund të vendoset me banim në çfarëdo pjese të shtetit. Në kundërshtim me këtë, mund të vihen disa kufizime thjesht me qëllimin për mbrojtjen e sigurisë dhe rendit publik.
9) Udhëtimi dhe tregtia janë të lira për këdo. As këtyre nuk mund t’u vihet ndonjë pengesë me përjashtim të interesave publike. Megjithëkëtë, vetëm muslimanët nuk lejohen të udhëtojnë me qëllim për t’u vendosur me banim në një shtet që i përket zonës së quajtur "Dâru’l-Harb"("Hapësira e Luftës" është një emërtim që përdoret për shtetet ku nuk zbatohen ligjet e Islamit ose ku nuk janë zbatuar asnjëher)
10) Sipas botëkuptimit islam, është urdhër hyjnor që muslimani i pasur t’ua shpërndajë të varfërve çdo vit, nën emërtimin "zeqat", një të dyzetën e tepricës së pasurisë duke përjashtuar nevojat bazë të jetesës. Siç dihet, zeqati, si një ndër pesë kushtet themelore të Islamit, është "detyrim" për të pasurit muslimanë dhe "e drejtë" për të varfërit muslimanë.
11) Edhe ndihma për prindërit dhe fëmijët, për të afërmit, për të varfërit, për vizitorët dhe miqtë si dhe për udhëtarët e mbetur në rrugë është një detyrim që Allahu ua ka ngarkuar muslimanëve në raport me mundësitë materiale që kanë, kurse ua ka konsideruar "të drejtë" personave të sipërpërmendur. Në këtë specifikë nuk mund të bëhet dallim pakicë-shumicë!
12) Sipas botëkuptimit islam, edhe komshinjtë kanë "të drejta dhe detyrime" ndaj njëri-tjetrit! Dhe këto të drejta dhe detyrime shkojnë, për sa i përket rëndësisë, gjer atje sa të duket se do të mund t’i bëjnë komshinjtë trashëgimtarë të njëri-tjetrit!
13) Në botëkuptimin islam nuk ekziston e drejta e renegatizmit (irtidad), kthimit nga Islami. Edhe nëse për renegatin jepet, në parim, dënim me vdekje, kjo nuk zbatohet verbërisht, por sipas një metodike të caktuar. Nëse duhet thënë shkurt, në fillim bëhen përpjekje bindëse, pastaj përdoret edhe burgosja.
[/FONT]
Këto janë ca ligje të Islamit burimor,që unë i përkrahi pa rezerva ndërsa diferencohem nga Islami politikë(pseudoislami).Ndoshta është jashtë teme por unë e pashë të arsyeshëm që ta postoj këtu me qëllim që të informohemi se islami është fe univerzale dhe hyjnore dhe se aspak nuk ka të bëjë me ligjet e ashtuquajtura ,,Republika Islamike" apo ,Monarki(Kalifate,Sulltanate apo Emirate)Islamike".Profeti i Zotit ne na kumtoj dhe na bëri të njoftur vetëm fejën Islame dhe asgjë përpos fejës Islame.

me respekt ymer prizreni[/FONT]
 

shamantrix

Keshilltar i Imhotepit.
Anëtar
Jun 29, 2011
Postime
77
Pikët
0
Përgjigje e: Feja Islame e përjashton dhunën

ekziston mundësia për të numëruar e shkruar qindra ajete dhe hadithe që ndalojnë dhunën dhe padrejtësinë dhe urdhërojnë drejtësinë!
Egziston edhe mundesia tjeter qe mund te permendim ajete ku propogandohet dhuna.Cte bejme me to? Mos ti permendim!tallafere
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Feja Islame e përjashton dhunën

Egziston edhe mundesia tjeter qe mund te permendim ajete ku propogandohet dhuna.Cte bejme me to? Mos ti permendim!tallafere
I nderuar shamantrix ato ajete që ju i mendoni se predikojnë dhunë janë të drejtuar kundër politeistëve Mekas.(ke parasyshë që ata Mekkas kanë bërë me besimtarët musliman,duke i maltertuar,duke i torturuar duke i vra për arsyje të besimit.dhe pasi ikën nga Mekka në Medine duke ja djeguar pronat etj.)Ju mund ti postoni ndërsa unë po me ajetet kur'anore do të përgjigjem dhe do t'ju tregoj kuptimi e tyre.Dhe se mos harroni se profeti Muhammed jetoi 63 vjet dhe prej tyre vetëm 2 muaj kishte bërë luftë dhe të gjitha kanë qenë luftë mbrojtëse(gjithsej 27 beteja i kishte bërë.)Dhe kur është kthyer triumfues në <Mekke askend nuk e ka dëmtuar të gjithëve ju ka ofruar falej dhe ai ka qenë njofësi më i mirë i të gjitha ajeteve të >Kur'anit.

me respekt ymer prizreni
 

shamantrix

Keshilltar i Imhotepit.
Anëtar
Jun 29, 2011
Postime
77
Pikët
0
Përgjigje e: Feja Islame e përjashton dhunën

I nderuar shamantrix ato ajete që ju i mendoni se predikojnë dhunë janë të drejtuar kundër politeistëve Mekas.(ke parasyshë që ata Mekkas kanë bërë me besimtarët musliman,duke i maltertuar,duke i torturuar duke i vra për arsyje të besimit.dhe pasi ikën nga Mekka në Medine duke ja djeguar pronat etj.)Ju mund ti postoni ndërsa unë po me ajetet kur'anore do të përgjigjem dhe do t'ju tregoj kuptimi e tyre.Dhe se mos harroni se profeti Muhammed jetoi 63 vjet dhe prej tyre vetëm 2 muaj kishte bërë luftë dhe të gjitha kanë qenë luftë mbrojtëse(gjithsej 27 beteja i kishte bërë.)Dhe kur është kthyer triumfues në <Mekke askend nuk e ka dëmtuar të gjithëve ju ka ofruar falej dhe ai ka qenë njofësi më i mirë i të gjitha ajeteve të >Kur'anit.

me respekt ymer prizreni
Ok,une do thoja keshtu.Kurani edhe Bibla jane libra te mbushura me fjali te dhunshme.Sa per kuriozitet Kurani permban ne vehte mesatarisht me shume citate ku ne menyre exiplite perdoren fjali te dhunshme dhe pershkruhen vepra mizore dhe barbare.
Per Biblen jane gjetur 857 fjali me permbajtje te dhunshme dhe vepra mizore si vrasja e femijeve,gjenocidi,egzekutime,prerja e kokes,kercenime direkte per shkuarjen ne ferr etj.
Per Kuranin jane gjetur 494 fjali me permbajtje te dhunshme dhe mizori te ndryshme.Per te mos patur mosmarreveshje, qe te vecohet nje fjali e tille per baze eshte marre kuptimi bashkohor i kuptimit te etikes.
Bibla : Kuran
857 - 494
Neqoftese krahesojme fjalite e dhunshme me tere textin ,mesatarja eshte kjo:
Bibla 857- 31.173 2.75 %
Kurani 494-6.236 7.92 %
Burimi-Skeptics Annotatedbible.com
Ne baze te madhesise Kurani eshte tri here me i dhunshem se Bibla.Munde te themi qe te dy librat Kuran & Bibla nuk kane konkurrence ne promovimin e jotolerances,dhunes dhe pershkrimit te mizorive te ndryshme.

Nejse,kerkon ajete qe jane jotolerant, kercenues dhe hakmarres ja disa sipas meje:
Sure Araf:
Sa fshatra kemi shkaterruar e denimi Jone u errdhi naten,a diten kur ishin duke pushuar.
Kur u errdhi atyre denimi jone ,skishin cte kerkonin tjeter,vetem te thone:vertet,ne ishin zullumqare
Sure El haxh:
...E atyre qe nuk besuan ,u qepen rroba prej zjarri e u hudhet uji i vale mbi kokat e tyre.Qe u shkrihet krejt cka ka ne barqet e tyre edhe lekurat.Per ata jane edhe kamgjikat e hekurt.Sa here qe perpiqen te dalin prej tyre nga vuajtjet e padurueshme ,kthehen ne te perseri u thuhet:Vuani denimin me djegie !
Sure Furkan:
Thuaj Zoti im as nuk do te kujdeset per ju ,sikur te mos ishte lutja juaj,e ju pergenjeshtruat-andaj denimi do te jete i panderprere
Sure Kaf :
Ne dime me se mire cka thone ata,e ti nuk mundesh me dhune,ti keshilloje me kete Kuran ate qe i ka frike kercenimit tim
Sure Dharijat:
Ska dyshim se atyre qe bejne mizori u perket denimi si pjese e denimit te shokeve te tyre,andaj,te mos kerkojne shpejtimin e tij.Te mjeret ata qe nuk besuan per ate diten e tyre te premtuar.
Sure Kamer:
Ne,ata qe ishin si ju i shkaterruam,a ka ndokush qe merr mesim?
Sure Vakija:
...Mirsearrdhja e tyre eshte pritje me uje te vale.Dhe djegje nga zjarri i xhehnemit....
----------------------
Kercenime morbide per ata qe nuk besojne !
Kercenime,kercenime dhe vetem kercenime ejani ne gjirin tone o ju te humbur.Pse , vullneti yne i lire eshte cte bejme te besojm apo jo.Ky vullnet eshte dhuruar nga Zoti -atehere pse te na denoje?

Respekt edhe ty !
 

ymer prizreni

Anëtar i ri
Anëtar
Jul 1, 2011
Postime
1,873
Pikët
0
Përgjigje e: Feja Islame e përjashton dhunën

Sure Kaf :45
Ne dime me se mire cka thone ata,e ti nuk mundesh me dhune,ti keshilloje me kete Kuran ate qe i ka frike kercenimit tim.(Surja Kaf :45) Në këtë Sure bëhet fjalë për ringjalljen dhe atë idhujtarët e Mekkës nuk e besoni ringjalljen dhe ditën e dhënjës llogari(ditën e gjykimit) ndërsa Perendia e këshillon profetin pasi ai duke parë mos besimin e njerëzve ngushtohej shumë shpirtërisht erdhi ky ajetit i fundit i kësaj surej duke i thënë profeti që vetëm ti këshilloj me Kur’an ata që i kanë frikë kërcënimit të Tij dhe kjo më së miri e vërteton atë që as profeti aq më pak besimtarët munden diken me dhunë ta bëjnë besimtar apo ta kërcënojnë me denim sepse nuk është në konpetencë as të tyre kjo gjë ai është vetëm vendim i Perendis.
Sure Dharijat:
Ska dyshim se atyre qe bejne mizori u perket denimi si pjese e denimit te shokeve te tyre,andaj,te mos kerkojne shpejtimin e tij.Te mjeret ata qe nuk besuan per ate diten e tyre te premtuar.(Surja Dharijat ajeti 59). Edhe ky denim ka të bëj me jetën e pasvdekjes dhe do të jepet nga Perendia dhe jo nga profeti apo nga besimtarët musliman.
Sure Kamer:
Ne,ata qe ishin si ju i shkaterruam,a ka ndokush qe merr mesim? (Surja Kamer ajeti 51)
Edhe në këtë Sure Perendija tregon për shkatërrim e shumë popujve sikur popullin e profetit Nuh a.s me vërshim për arsyje që e kishin mohuar dhe përbuzur argumentet e Perendis të Adi të Themudit popullit të Lutit a.s që i përgënjeshtroni vëretjet e profeti të vet.Pastaj denimi që i bëri Faraonit dhe të gjitha denime janë bërë nga Perendija dhe jo nga të dërguarit dhe besimtarët e Tij.
Sure Vakija:
...Mirsearrdhja e tyre eshte pritje me uje te vale. (Surja Vakija ajeti 93).Dhe djegje nga zjarri i xhehnemit.. (Surja Vakija ajeti 94)Edhe ky Sure ka të bëj me parajsën dhe ferrin dhe nuk ka të bëj me dhunë që mund të bëjnë profetët dhe besimtarët:pra të gjitha shpërblimet apo denimet në botën e përtejme janë në konpetencë të Perendis dhe jo të njerëzve paksa më çudit pse njerëzit sikur ju por edhe nga ata,ato që quhen besimtarë i ngatërrojnë ajetet e Kur’anit……kompetencat e Perendis i ja veshin robëve të Tij.Me një Fjalë i nderuar shamantrix këto që ju i keni sjellur sikur argument se Kur’ani është i dhunshëm nuk ka të bëj aspak me atë që ne besimtarët apo profeti Muhammed a.s.v. të ketë kompetencë që të aplikojm dhunë ndaj askujt.Këto konpetenca i ngatërrojnë për fatin e keq një pjesë e vogël të ,,muslimanëve“ të manipuluar nga doktrina Vahabist që është një nga rrymat më ekstreme të manipuliumit të ajeteve Kur’anore.Dhe mos harro i nderuar se vetë Arabija Saudike është njëri prej ku sponzorohet ky manipulim.(Doktrina Saudike është largë të qenit Islame ajo është produkët i Lorencit të Arabisë).
Dhe në fund ne besimtarët(apo më mirë të themë unë personalisht sepse nuk është në konpetenc timin të flas në emrin e tyre) jemi të obliguar me Kur’an që ti besojm këtyre shpërblimeve(për besimtar) dhe dënimeve(për mosbesimtarët) ti besojm ringjalljes dhe ditës së gjykimit.Edhe pse mund të më këshilloni se askush nuk është ardhur nga bota e përtejme për të na treguar për jetën e pas vdekjes,unë do ti ju isha përgjegjur se askush nuk do të jetë i përhershëm por të gjithë ne do ta shijojm shijen e vdekjes.Pra,Parajsa dhe Ferri është nga bota e fsheftë(e pa dukshëm për ne që jemi në këtë dimenzion) ne jemi të urdhërruar nga Perendija që të besojm në ekzistencën e tij siç na urdhëron Kur’ani në Suren El Bakare ajeti 2 që thotë:“Të cilët e besojnë të fshehtën, e kryejnë faljen (namazin) dhe prej asaj që Ne u kemi dhënë, ata japin (zeqat, sadaka etj.)“.
Dhe në ajeti e 3 të po kësaj Sure kur thotë:“ Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t’u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (Ahiretin).“

me respekt ymer prizreni
 

gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Feja Islame e përjashton dhunën

Adolf Hitler, ne 'Table Talks' i ishte shprehur Goebels-it per drejtimin e propagandes se Rajhut lidhur me edukimin e masave: "Ne duhet ta modelojme shoqerine e re dhe botekuptimin e ri Arjan sipas nje ideologjie luftarake dhe te pameshirshme. Duhet te heqim dore nga butesia e nenshtruar krishtere dhe te drejtohemi nga modeli musliman dhe propaganda e tyre per lufte ne cdo cast. Moralet tona do te kulminojne me ate cka eshte me e mire prej tij duke hequr elementet e kote dhe perrallore. Do te mesojme nga eksperienca. Shoqeria do te bazohet ne Arian-muslimanizem, vlerat me te larta per te cilat ne jemi gati te luftojme.'
A eshte rastesi kjo zgjedhje e modelit ideologjik prej Hitlerit, apo ka patur vertet dicka qe i ka lene pershtypje te thella ne menyren se si feja muslimane vepron mbi populllate, duke filluar qe nga mesimet baze e deri tek metodologjia e indoktrinimit?
 
Top