• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Feminizmi

Lela

shiraz
Anëtar
Feb 2, 2010
Postime
105
Pikët
0
Shpeshhere ky nocion keqkuptohet nga njerezit. Shumica termin"feminist"e perdorin si etike e meshkujve qe ndjekin fustanet.
Nje numer tjeter keqkuptojne, mendojne se vetem lufton per te drejtat e femres?
C`fare edhe feminizmi... a jeni feministe?
 

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,275
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥

Feminizmi si nje ideologji dhe levizje grashe qe luftojne per te mbrojtur dhe per te rritur te drejtat e grave , ka histori po aq te gjate sa dhe vete historia e neshtrimit te gruas – e gruaja siq na deshmon historia ka qene e nenshtruare gjithemon ne cdo fushe te jetes .
Feminizmi si ideologji filloj te paraqitet si nje forme e organizuare neper protesta te vogla qe nga viti 1600 dhe vazhdojne deri ne ditet e sotme …
Levizjet feministe nuk kane pasur nje paraqitje konsistente , te vazhduare , pasiqe ato manifestoheshin ne forme te protestave te vogla kohe pas kohe , te cilat kane qene te penguara nga rendet patriarkale/mashkujt .

Ne civilizimin perendimore grupet e para te organizuara ne menyre active per te drejtat e grave fillojne qe nga periudha pas Revolucionit Francez te vitit 1789… Pas revolucionit, ne Paris dhe ne disa provinca franceze u krijuan organizata, klube, shoqata grashe te frymezuara nga idealet e lirise dhe barazise. Ato h artuan dhe projekte politike, projekt ligje per te drejta te barabarta ne edukim , punesim dhe qeveri …

Marie Gouze udheheqese e nje shoqate hartoj Deklaraten per te drejtat e grave. Pergjigja qe erdhi nga udheheqesit revolucionare meshkuj nuk ishte e pelqyeshme – ku sipasoje e se ciles u ekzekutua Marie Gouze , pas se ciles shoqatat , klubet u shperndane me dekret qeveritare.. Marei Gouze ka qene e vetmja feministe qe ka dhene jeten per seksin e saj “.

Me pastaj levizjet feministe me shume se kudotjeter maririne permasa ne SHBA.. Feministet amerikane ishin te lidhur ngushte me grupet qe luftonin per zhdukjen e skllaversise …

Levizjet feministe tani ne kohet e fundit kane perfshire nje spekter shume me te gjere problemesh se ne te kaluaren . Tani levizjet feministe bejne presione per barazi ekonmike, per te drejtat e abortit dhe ndryshime ne ligjet per divorcim.
Ekziston nje mendim i ushqyer per kohe te gjate se meshkujt kane aftesi dhe dhunti per disa pune , ne krahasim me femrat , te cilat nuk mund t’i kryejne sikurse mashkujt.
Mandej idejea e ndarjes se puneve te sferes private (e cila eshte e destinuar gruan) prej asaj publike( qe eshte e destinuar per burrin).

Pastaj pikepamje mbi inferioritetin e femres dhe varshmeria nga mashkulli .. Ide keto , qe kane sjelle ne kultivimin e shume paragjykimeve, stereotipeve , miteve sa i perkete statusit dhe roleve sociale , me ngjyrime gjinore .
Sipas ketyre pikepamjeve (stereotipeve ) pabarazia ne mes gjinive – eshte e natyrshme , dhe se inferioriteti i femres eshte nje gjendje e natyrshme e percaktuare nga natyra , biologjia .

Feministet mendojne se kjo eshte nje ide , bindje qe nuk eshte racionale , nuk eshte i veretete dhe se pabarazia eshte e padrejte. Nje vetedije e tille eshte krijuare nga opinione , ide qe jane ushqyer nga mite dhe paragjykime .
Ne kuader te feminizmit, jane zhvilluare tri rryma te mendimit feminist :
1)feminizmi Liberal , 2) Socialist, 3) Radikal
 
Top