• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Femrat e dashuruara mund ta nuhasin partnerin

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Ekspertët pohojnë se femrat të cilat janë të dashuruara e kanë më pazhvilluar ndjenjën e nuhatjes kur janë në pyetje meshkujt. Ato mund ta nuhasin të dashurin e tyre, ndërsa nuk mund ta dallojnë aromën e miqve të tyre me një të huaji.
Në një studim janë përfshirë njëzet femra të cilat është dashur të nuhasin tri bluza. Me njërën bluzë për shtatë ditë resht kishte fjetur i dashuri, me tjetrën shoku ose shoqja, ndërsa bluza e tretë i ka takuar një të panjohuri.



Është interesant fakti që të gjitha femrat kanë arritur ta dallojnë aromën e partnerit të tyre. Femrat të cilat kishin qenë vërtet të dashuruara kanë dalluar buzën e të dashurit të tyre, mirëpo e kanë pasur të vështirë të bëjnë dallimin ndërmjet bluzës së shokut/shoqes së tyre dhe asaj që i takonte të panjohurit. Ndërsa femrat të cilat nuk kishin qenë vërtet të dashuruara kanë qenë më precize në dallimin e aromës së shoqes së tyre, duke njohur edhe bluzën e personit të panjohur.

Ekspertët pohojnë se dashuria ndikon në dallimin e aromave. Ata shtojnë se femrat e dashuruara iu kushtojnë më pak vëmendje njerëzve të tjerë në raport me të dashurin, prandaj nuk kanë arritur ta dallojnë se cila bluzë i takon shokut/shoqes dhe cila personit të panjohur.
 

Onyx

Unpredictable
Staff member
Anëtar
Mar 27, 2016
Postime
6,107
Pikët
113
Përgjigje e: Femrat e dashuruara mund ta nuhasin partnerin

Edhe meshkujt e nuhasin, plus identifikojme te huajen lol

Po te "mjekesia" c'ben kjo teme?
 

Elian70

Photoshop
Anëtar
Jan 30, 2014
Postime
8,554
Pikët
0
Vendndodhja
Vlorë
Përgjigje e: Femrat e dashuruara mund ta nuhasin partnerin

Kesaj i thone kot qe i quan breke kur si lan kurre.
 
Top