• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fenomeni UFO

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
12,608
Pikët
113
Vendndodhja

UFO (sqt. OFP) është akronim për Unidentified Flying Object, që në shqip do te thote objekt fluturues i paindentifikuar (OFP). Termi UFO perfshin çdo objekt fluturues te cilin shkencetaret nuk kane arritur të indentifikojne. Ne shume raste është bere fjale vetem për dukuri siç jane: renia e yjeve, kometat, ose dukuri te tjera natyrore, sinjalet e te cilave janë kapur keq nga satelitet për tu quajtur me pas UFO.

Me UFO perfshijme çdo objekt ose krijese te çuditshme fluturuese por qe siç e shpejguam me sipër termi perfshin pamundesine për ti indentifikuar dhe jo për ti perjashtuar nga fakti qe mund te jene dhe diçka tokesore. Fjalet UFO dhe jashtëtokësorë nuk janë i njejti koncept. USO (Underwater Submerged Objects). Disiplina e studimit te tyre quhet ufologji dhe cilesohet si pseudoshkence.

Shume fotografi ose vezhgime, te cilesuara si UFO, janë marre nga njerez te ndryshem por edhe nga satelitet ushtarake. Materialet janë video, fotografi por edhe deshmi mbi rrembime te mundshme. Nuk ka ndeshur rralle qe ne mes tyre te kete pasur edhe falso. Ne dhjetor te 2005, nje video e cuditshme e regjistruar nga ufologu amator, Pietro Bibolini u publikua ne internet nga burime anonime (te panjohura), dhe hapi serish debatin mbi UFO-t. Për shume njerez keto filmime ishin prova e pamohueshme e ekzistences se UFO-ve.

Historia
Ufoligjia moderne lindi më 24 Qershor 1947, kur Kenneth Arnold, nje pasanik amerikan, pohoi se kishte pare nga avioni i tij privat, 9 objekte te paidentifikuara, te ngjashme me disqet fluturuese,qe fluturonin ne afersi te malit Rainer, ne shtetin e Washingtonit. Kjo deshmi perqendroi vemendjen e opinionit publik boteror mbi dukurinë UFO, duke i dhene jete studimit e me pas pseudoshkences se njohur si ufologji.

Qe nga fillimi i Luftës se Dyte Boterore, ka pasur shume deshmi nga pilote te cilet pohojne se gjate fluturimeve kane hasur ne prani te cudithsme ose janë shoqeruar ne fluturim nga objekte te panjohur te shndritshem. Keto u quajten “Foo fighters” nga vete pilotet, te cilet thonin se keto objekte manovronin aq shpejt dhe me nje shpejtesi aq te madhe saqë vinin seriozisht ne diksutim ligjet e fizikes ne ate kohe.

Sipas disa ufologeve italiane, rasti i pare i dokumentuar daton 11 Prill 1933 ne Milano. Menjehere Mussolini reagoi me krijimin e Kabinetit RS-33. Disa dokumenat te asaj epoke, aktualisht nen pronesine e Qendres Ufologjike Kombetare, faktojne se nje UFO është perplasur ne afersi te Milanos.

Më 7 Janar 1948, rreth ores 14.00 ne Madisonville (Teksas) shume njerez pane nje objekt te cuditshem me drita te kuqe qe qendronte pezull ne ajer. Ky objekt u ndoq nga nje skuadrilje avionesh te cilet nuk munden ta godisnin pasi ai u ngjit ne lartesi te madhe. Piloti qe u shkoi me afer ishte Thomas Mantell i cili gjatë komunikimit me radio dha permasat e objektit. Sipas versionit zyrtar, oficeri mbeti viktime për mungese oksigjeni. I njejti burim konfirmoi se Mantell kishte pasur haluciancione sepse objekti qe ai kishte hasur ishte nje ballon metereologjik i marines Sky Hook.

Nje vend shume i famshem ne kete fushe është e “Area 51”(Zona51) nje territor ushtarak mbi te cilin është i ndaluar fluturimi. Pikerish ne laboratoret e zones ne fjale thuhet se ka dokumenete me tepër vlera mbi ekzistencen e UFO-ve. Ka dhe nga ata njerez te cilet kane arritur deri aty sa te thone se kjo baze ka studiuar vezhdmisht trupa qiellore dhe se është i vetmi vend ku gjendet kufoma e nje jashtokesori.

Për shume skeptike UFO-t nuk ekzistojne dhe çdo dukuri e mbiquajtur e jashtezakonshme nuk është gje tjeter vetem eksperimenti i rradhes i sherbimeve ushtarake amerikane, si për shembull avionet Stealth te cilet karakterizohen nga forma te pazakonta. Qeveria amerikane ka pasur gjithnje nje prirje për te mos dhene informacione mbi kete dukuri duke arritur deri aty sa te mos e perfshije zonen 51 dhe shume territore te ngjashme nepër hartat gjeografike.

Kohet e fundit studiues te ketij fenomeni kane krijuar nje emer te ri qe është UAP (Unidentified Aereal Phenomena) ne shqip dukuri ajrore e paidnetifikuar. Ky perkufizim i ri ka ardhur si pasoje e BOL (Ball of light, ne shqip sfere drite qe shpesh here kane ngaterruar studiuesit nderkohe qe behej fjale për dukuri krejtesisht te shpjegueshme.

Rrëmbime
Sipas nje versioni te ndryshuar te klasifikimit te bere nga astronomi Josef Allen Hynek, rastet e rrembimeve perkufizohen dhe si takime ne afersi te tipit te IV. Ky klasifikim është bere pasi ka pasur shume raste kur njerezit kane deklaruar se janë rrembyer nga krijesa te çuditshme për qellime studimi apo analizash. Keto deshmi janë konsideruar si te rreme pasiqë asnjehere nuk janë shoqeruar me prova konkrete, megjithese disa nga te rrembyerit janë paraqitur me vraga te cilat nuk i kishin pasur kurre me pare.

marë nga Fenomeni UFO

[youtube]KFap3IEvGjo[/youtube]

Besoni vërtet se ekzistojne UFO ?
 
Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: Fenomeni UFO

Edhe një dukuri e pazakontë mbi Japoninë

30.03.2011

Pas katastrofës që ndodhi, Japonia është në qendër të vëmendjes së mbarë botës. Por me sa duket gjendjen në Japoni nuk po e vështrojnë vetëm njerëzit. Në një video të publikuar e cila vjen nga Fukushima janë xhiruar fluturake interesante me prejardhje të panjohur.
Përveç se kjo teori u shkon për shtati atyre se jashtëtokësorët kanë interesa të veçanta në katastrofat që ndodhin në tokë, qoftë nëse po përpiqen të na shpëtojnë ose na mbysin krejt, kjo video i paraqet UFO-t në një formë krejtësisht tjetër.

Për dallim nga mënyra se si janë incizuar më parë, UFO-t kësaj radhe vendosën të na paraqiten edhe me pak koreografi. Fluturimi i tyre i sinkronizuar mund të shihet në videon që do t’ua prezantojmë, ndërsa pritet të konfirmohet nëse në video vërtetë janë fluturaket jashtëtokësore ose ky është vetëm ndonjë fenomen i çuditshëm i natyrës. /Telegrafi/

  • Like
Reactions: Rex

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
16,970
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!

http://www.youtube.com/watch?v=b6kEoYH043I

Urban...

Ky eshte fenomen i cudithshem i njeriut.
Ndoshta kjo eshte nje taktik Japoneze per ti dhene dimesion tragjedise.
 
gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Fenomeni UFO

Ne youtube, ne faqen ku eshte kjo video, po lexoja tashti komentet. Jam ne te njejten mendje me keto komente qe po citoj ketu:

Give me some video of the sky and 20 minutes with After Effects and I'll have them lifting the reactor building in a tractor beam.
.
Well you see,if you believe something is real, suddenly it's true, and for some reason, a lack of evidence becomes evidence, as well as correlations proving causation.
.
CGI animation inspired by the Mexican sighting occurred on May 22, 2009, filmed by Pedro Hernández.
You can see here:
watch?v=wsXPPNTUFOY
.
Could it be a flare recorded in reverse with slow motion in some spots and an induced jittery movement?
.
Could it be the Galactic radiation disposal group?
.
Fake. At 0:00 no UFO and all the background is a picture. Next!
 
Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: Fenomeni UFO

Urban...

Ky eshte fenomen i cudithshem i njeriut.
Ndoshta kjo eshte nje taktik Japoneze per ti dhene dimesion tragjedise.
Nuk ma merr mendja qe eshte sajim i qeverise, peshkaqeni.

Nuk besoj se kane sajuar video me UFO, sepse nuk kane ndonje arsye per ta bere kete.
Termetet dhe cunamit nuk jane katastrofa qe ndodhin si pasoje e neglizhences, mospunes apo dallavereve te ndryshme te qeverise por jane katastrofa natyrore qe nuk mund te parandalohen dhe nuk mvaren nga vullneti i qeverise. Qeveria mund te angazhohet qe te pregatit popullin per menyren e perballimit te katastrofave te tilla dhe mendoj se Japonia ka punuar shume ne kete drejtim. Gjithashtu qeveria mund te jete pergjegjese per menaxhimin e situates pas katastrofes...por asesi per vet katastrofen si fenomen natyror.
--------------------------

Sa i perket pyetjes se Mandit ne postimin e pare.
Po, une besoj se ekzistojne UFO-t, per nje arsye shume te thjeshte.
Me kalimin e kohes po zbulohen cdo dite e me shume planete te ngjajshme me token. Nje lajm te tille e kam sjelle para ca ditesh, te kopjuar nga nje medium.
Nese ne (banoret e planetit te kalter) kemi arritur deri ne kete pike te teknologjise ku jemi tani, ekziston mundesia qe ne ndonje planet tjeter te kete filluar jete shume me pare se tek ne apo qe qeniet e atij planeti te jene me te zgjuar se ne...dhe se teknologjia atje te jete aq e avancuar sa te shfrytezohet udhetimi neper 'vrimat e zeza' apo perdorimi i ndonje lende djegese qe mundeson shpejtesi shume me te madhe te fluturakeve, se qe ne mund te imagjinojme.
 
gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Fenomeni UFO

Nuk me duket se peshkaqeni33 eshte duke argumentuar per qeverrite qe parandalojne apo kontrollojne katastrofa natyrore. Une e kuptova shkrimin e tij me teper si perdorimi i ketyre katastrofave nga qeverrite per arsye te tjera qe mund t'ju interesojne.

UFO-t ekzistojne.. Patjeter qe po, ne cdo rast qe ka nje objekt qe fluturon dhe qe nuk mund te identifikohet cfare eshte, eshte nje UFO. Nuk duhen ngaterruar UFOt me jashtetokesoret, UFO mund te jete nje cope gur qe hedh dikush dhe dikush tjeter e sheh, por ngaqe guri kalon dhe bie shume shpejt, personi i dyte nuk e identifikon dot dhe realisht ka pare nje UFO.

Per jashtetokesoret, nga ana probabilitare ka shume mundesi qe ekzistojne ne univers dhe ne nuk jemi vetem. Sa me shume kohe kalon, aq me teper vihet re se Toka nuk ka ndonje privilegj per sa i perket jetes se gjalle, dhe kushte te ngjashme dhe te favorshme per zhvillimin e jetes ka kudo ne univers, ashtu sic ka treguar dhe Urban me lart.

Por vizitat e tyre ne Toke... dri tani veshtire. Faktori kryesor ne kete rast eshte distancat. Distancat nderyjore jane ... literalisht kozmike. Ky eshte nje diskutim shume me i gjate dhe me shume lloj idesh dhe vertet qe sic ka permendur Urban, ne ndoshta jemi vertet shume heret per te folur, por deri tani, idete dominante jane qe civilizimet e mundshme neper kozmos, jane te destinuar te ngelen secili brenda nje zone te "vogel" hapesinore rreth sistemit te lindjes, duke uruar qe te jene ne sisteme te afert, fqinje, me njeri tjetrin dhe te mund te takohen. Kurse per sa i perket udhetimeve ndergalaktikore ... eshte nje enderr. Te pakten nese nuk behet ndonje zbulim qe te rishkruajme gjithcka qe dime sot per fiziken qe te coje ne superimin e shpejtesise se drites! Kjo do te thote qe ne triliarda e triliarda mega-deka-triliarda galaktika qe ka ne univers, sikur nga nje civilizim per cdo galaktike te kemi, jane te destinuar te tere te kalojne jeten te vetmuar secili ne nje "xhep" hapsinor, ne nje sektor me permasa prej disa qindra ose pak mijera vite-drite-kub, maksimumi me ekstrem dhe fantastik i madhesise se "xhepit", galaktika vete.
 
gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Fenomeni UFO

Lajm taze, i fresket sapo i dale nga furra.

Ne janar te ketij viti, u raportuan shume deshmi te nje UFO ne Jerusalem. Si perhere, efekti social mundeson "UFO = jashtetokesore".

E verteta eshte, si perhere ne pretendime te tilla, qe kemi te bejme me nje fabrikim.
http://news.discovery.com/space/jerusalem-ufo-video-case-closed-110331.html

Psikoza njerezore eshte pershruar shume thjesht dhe bukur nga nje shkrim pak me lart. "Nese besoni qe dicka eshte reale, papritmas behet e vertete, dhe per kushedi se cfare arsye mungesa e evidences kthehet ne vete evidencen, si dhe ne varesite qe provojne shkakun nga pasoja."
 
peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
16,970
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Fenomeni UFO

Nuk me duket se peshkaqeni33 eshte duke argumentuar per qeverrite qe parandalojne apo kontrollojne katastrofa natyrore. Une e kuptova shkrimin e tij me teper si perdorimi i ketyre katastrofave nga qeverrite per arsye te tjera qe mund t'ju interesojne.

UFO-t ekzistojne.. Patjeter qe po, ne cdo rast qe ka nje objekt qe fluturon dhe qe nuk mund te identifikohet cfare eshte, eshte nje UFO. Nuk duhen ngaterruar UFOt me jashtetokesoret, UFO mund te jete nje cope gur qe hedh dikush dhe dikush tjeter e sheh, por ngaqe guri kalon dhe bie shume shpejt, personi i dyte nuk e identifikon dot dhe realisht ka pare nje UFO.

Per jashtetokesoret, nga ana probabilitare ka shume mundesi qe ekzistojne ne univers dhe ne nuk jemi vetem. Sa me shume kohe kalon, aq me teper vihet re se Toka nuk ka ndonje privilegj per sa i perket jetes se gjalle, dhe kushte te ngjashme dhe te favorshme per zhvillimin e jetes ka kudo ne univers, ashtu sic ka treguar dhe Urban me lart.

Por vizitat e tyre ne Toke... dri tani veshtire. Faktori kryesor ne kete rast eshte distancat. Distancat nderyjore jane ... literalisht kozmike. Ky eshte nje diskutim shume me i gjate dhe me shume lloj idesh dhe vertet qe sic ka permendur Urban, ne ndoshta jemi vertet shume heret per te folur, por deri tani, idete dominante jane qe civilizimet e mundshme neper kozmos, jane te destinuar te ngelen secili brenda nje zone te "vogel" hapesinore rreth sistemit te lindjes, duke uruar qe te jene ne sisteme te afert, fqinje, me njeri tjetrin dhe te mund te takohen. Kurse per sa i perket udhetimeve ndergalaktikore ... eshte nje enderr. Te pakten nese nuk behet ndonje zbulim qe te rishkruajme gjithcka qe dime sot per fiziken qe te coje ne superimin e shpejtesise se drites! Kjo do te thote qe ne triliarda e triliarda mega-deka-triliarda galaktika qe ka ne univers, sikur nga nje civilizim per cdo galaktike te kemi, jane te destinuar te tere te kalojne jeten te vetmuar secili ne nje "xhep" hapsinor, ne nje sektor me permasa prej disa qindra ose pak mijera vite-drite-kub, maksimumi me ekstrem dhe fantastik i madhesise se "xhepit", galaktika vete.
Gurax, une nuk te njoh, por nga ato qe kam lexuar, ve re qe je i mpreht ne gjykim. I kap dhe shtrone mire temat dhe kjo te jep favorin qe te takohesh me shpesh me te verteten se te tjeret.

Pershendetje!
 
peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
16,970
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Fenomeni UFO

Nuk ma merr mendja qe eshte sajim i qeverise, peshkaqeni.

Nuk besoj se kane sajuar video me UFO, sepse nuk kane ndonje arsye per ta bere kete.
Termetet dhe cunamit nuk jane katastrofa qe ndodhin si pasoje e neglizhences, mospunes apo dallavereve te ndryshme te qeverise por jane katastrofa natyrore qe nuk mund te parandalohen dhe nuk mvaren nga vullneti i qeverise. Qeveria mund te angazhohet qe te pregatit popullin per menyren e perballimit te katastrofave te tilla dhe mendoj se Japonia ka punuar shume ne kete drejtim. Gjithashtu qeveria mund te jete pergjegjese per menaxhimin e situates pas katastrofes...por asesi per vet katastrofen si fenomen natyror.
Urban ne postimin tim nuk permendet qeveria Japoneze.

Une nuk jam as filozof, as psikolog qe te kerkoj arsyet e veprimeve njerzore. Vertet mund te kemi ngerene dy dreka bashke me Frojdin dikur, por kjo nuk me jep te drejten te imitoj ate. Bota ku jetojme sot eshte e mbushur me veprime qe nuk kane asnje shpjegim llogjik.

Sidoqofte nje shpjegim i mundeshem mund te ishte...
Dikush ka kerkuar te ngushelloj pesuesit e kesaj ngarjeje(te afermit e viktimave dhe ata qe humben shtepite punen etj) me iden qe katastrofa ishte e tille sa qe ka terhequr edhe vemendjen e jashtokesoreve. Pra qe nuk kishte menyre menjanimi per kete katastrof.
 
peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
16,970
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Fenomeni UFO

Sa per UFO-t eshte llogjike qe i besoj. UFO-t nuk nenkuptojne jashtokesor apo veprimtari jashtoksore. Sic e ka shpjeguar edhe Gurax me lart fjala UFO ka nje kuptim preciz ne fjalorin e Forcave Ajrore te gjithe vendeve te botes. Ky term perdoret, si ne planin ushtarak, ashtu edhe ne ate civil. Pra gjitheshka mund te jete ufo. Gjitheshka qe fluturon dhe qe nuk mund te pershkruhet me saktesi ne procesverbalet e bordeve te aeroplaneve shkruhet UFO, por nuk nenkupton jashtetokesor.

Nese do me pyesin per ekzistencen e jetes jashtetoksore, pergjigja ime do ishte thjesht nje "Nuk e di".
Por nese do me pyesnin...
- A beson , qe ka jete jashtokesore?!
Pergjigja ime do ishte.
- Besoj me gjithe fuqite e mia!

Per cdo paqartesi lexoni postimin e Gurax me siper.
gurax said:
Por vizitat e tyre ne Toke... dri tani veshtire. Faktori kryesor ne kete rast eshte distancat. Distancat nderyjore jane ... literalisht kozmike. Ky eshte nje diskutim shume me i gjate dhe me shume lloj idesh dhe vertet qe sic ka permendur Urban, ne ndoshta jemi vertet shume heret per te folur, por deri tani, idete dominante jane qe civilizimet e mundshme neper kozmos, jane te destinuar te ngelen secili brenda nje zone te "vogel" hapesinore rreth sistemit te lindjes, duke uruar qe te jene ne sisteme te afert, fqinje, me njeri tjetrin dhe te mund te takohen. Kurse per sa i perket udhetimeve ndergalaktikore ... eshte nje enderr. Te pakten nese nuk behet ndonje zbulim qe te rishkruajme gjithcka qe dime sot per fiziken qe te coje ne superimin e shpejtesise se drites! Kjo do te thote qe ne triliarda e triliarda mega-deka-triliarda galaktika qe ka ne univers, sikur nga nje civilizim per cdo galaktike te kemi, jane te destinuar te tere te kalojne jeten te vetmuar secili ne nje "xhep" hapsinor, ne nje sektor me permasa prej disa qindra ose pak mijera vite-drite-kub, maksimumi me ekstrem dhe fantastik i madhesise se "xhepit", galaktika vete.
 
Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Fenomeni UFO

Edhe një dukuri e pazakontë mbi Japoninë
30.03.2011

Pas katastrofës që ndodhi, Japonia është në qendër të vëmendjes së mbarë botës. Por me sa duket gjendjen në Japoni nuk po e vështrojnë vetëm njerëzit. Në një video të publikuar e cila vjen nga Fukushima janë xhiruar fluturake interesante me prejardhje të panjohur.
Përveç se kjo teori u shkon për shtati atyre se jashtëtokësorët kanë interesa të veçanta në katastrofat që ndodhin në tokë, qoftë nëse po përpiqen të na shpëtojnë ose na mbysin krejt, kjo video i paraqet UFO-t në një formë krejtësisht tjetër.

Për dallim nga mënyra se si janë incizuar më parë, UFO-t kësaj radhe vendosën të na paraqiten edhe me pak koreografi. Fluturimi i tyre i sinkronizuar mund të shihet në videon që do t’ua prezantojmë, ndërsa pritet të konfirmohet nëse në video vërtetë janë fluturaket jashtëtokësore ose ky është vetëm ndonjë fenomen i çuditshëm i natyrës. /Telegrafi/

http://www.youtube.com/watch?v=b6kEoYH043I

Duket shume qarte se nuk ka asnje shenje jashtetoksoresh ne ate video.
 
crux

Light is easy to love, show me your darkness
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,814
Pikët
113
Përgjigje e: Fenomeni UFO

ufologjia pjell pa pushim para ne media, ne filma, ne libra, duke shfrytezuar injorancen e njerzve, te gjitha videot me aliene jane fake.
eshte fare e thjeshte, per shkak te distancave teper te medha kozmike me mijra vite drite larg(shtoj gjithashtu qe askush nuk mund ta barazoje shpejtesine e drites, as te supozuarit aliene) alienet dhe nese ekzistojne ne kete univers infinit, nuk do mund te vinin kurre ne toke.

http://www.debunker.com/ufo.html
 
Robbery

V.I.P
Anëtar
Dec 29, 2010
Postime
6,891
Pikët
113
Përgjigje e: Fenomeni UFO

Une besoj tek qeniet jotokesore, por dyshoj shume qe keto qe kemi pare e qe kemi degjuar ne te jene klonime per te na larguar nga nje e vertete te cilen nuk ia kemi haberin fare se cila eshte..
 
Urban

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 10, 2011
Postime
208
Pikët
0
Përgjigje e: Fenomeni UFO

Jashtëtokësorët vërtet aterruan në Roswell?!

FBI publikoi një dokument të vitit 1950, i cili zbulon se jashtëtokësorët vërtet aterruan në New Mexico.

FBI publikoi online mijëra dokumente që ishin klasifikuar si sekrete me titull “Vault”. Ndër to është edhe një dokument, të cilin agjenti Guy Hottel ia dërgoi drejtorit të FBI-së më 1950.

Në dokumentin me titull “Pjata fluturuese”, agjenti Hottel zbulon se hetuesit e forcave ajrore kishin parë tri të ashtuquajtura pjata fluturuese në New Mexico.

“Për pjatat thuhej se ishin në formë rrethore me pjesën qendrore të ngritur dhe me diametër rreth 15 metra. Në pjata ishin nga tre jashtëtokësorë të cilët kishin formë si të njerëzve, por ishin të gjatë më pak se gjysmë metri”, tha Hottel. Trupat e tyre, sipas tij, ishin të veshur me një pëlhurë shumë të mirë.

Hottel tha se hetuesi i forcave ajrore, emri i të cilit është censuruar, i kishte rrëfyer atij se pjatat janë zbuluar në New Mexico për faktin se Qeveria Amerikane kishte një sistem të fortë të radarëve në atë rajon, ndërsa besohet se këta radarë kishin penguar mekanizmin e kontrollit të pjatave fluturuese. Por agjenti special nuk provoi të bëjë hetime të mëtutjeshme lidhur me këtë rast.

Publikimi i dokumenteve sekrete do t’u japë material të ri atyre që besojnë në teoritë e konspiracionit, të cilët me vite thonë se qeveria e ka fshehur këtë rast. Qyteti Roswell në New Mexico u bë i famshëm pas raportit se një pjatë fluturuese ishte rrëzuar në shkretëtirë në afërsi të bazës së atjeshme ushtarake më 2 korrik 1947. Trupat e jashtëtokësorëve, siç thuhet, po ashtu janë gjetur dhe është bërë obduksioni, por qeveria amerikane vendosi ta heshtë këtë rast.

Zyrtarët ushtarakë një ditë pas kësaj ngjarjeje nxorën një komunikatë për media ku thuhej se zërat e shumtë për pjatat fluturuese u bënë realitet, pasi që pjesëtarëve të njësitit ushtarak në Roswell iu qeshi fati t’i zbulojnë pjatat fluturuese.

Pasuan titujt bombastikë të gazetave si: “Forcat ajrore kapën jashtëtokësorët”. Megjithatë vetëm 24 orë më vonë ushtria ndryshoi rrëfimin duke thënë se objekti për të cilin mendonin se ishte pjatë fluturuese në të vërtetë është një balon meteorologjik i cili ishte rrëzuar në një fermë aty afër.

E pabesueshme, por mediat dhe opinioni e pranuan këtë sqarim pa dyshuar fare. Roswell po ashtu u zhduk nga lajmet deri në fund të viteve të 70-ta, kur disa nga zyrtarët ushtarakë thyen heshtjen.

Dokumenti tjetër me titull “Urgjente” dërguar drejtorit të FBI-së, i publikuar si pjesë e dokumenteve të FBI-së “Vault”, po ashtu përmban pohimet se më 1947 është zbuluar një pjatë fluturuese në formë gjashtëkëndore.

Në këtë dokument thuhet se pjata fluturuese i përngjan një balloni meteorologjik dhe se pjata fluturuese i është nënshtruar testeve, shkruan Daily Mail. /Telegrafi/
 
gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Fenomeni UFO

Une e disponoj materialin per te cilin flitet tek "Vault". Besoj se flitet per te njejtin dokument te paraqitur ketu: http://vault.fbi.gov/UFO/UFO Part 1 of 16/view

Per sa me perket nga ajo qe kam lexuar dhe kam kuptuar nga ajo qe kam lexuar, eshte e permbledhur me pak fjale: Move along, there's nothing worth your time here!
 
gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Fenomeni UFO

Gjithashtu per te vazhduar plotesimet lidhur me te njejtin informacion, pashe dhe nje dokument tjeter te cilit i referohet artikulli, i permenduri Guy Hottel dhe raporti i tij per ate qe vuri re ne New Mexico.

Po i njejti dokument, ka qarkulluar ne "Vault" qe ne 2004 (sic tregohet ketu http://waybackmachine.org/20041115000000*/http://foia.fbi.gov/hottel_guy/hottel_guy_part01.pdf ) , me sa duket pa shume buje atehere dhe i nevojshem te "rihidhet ne treg".

E keqja eshte qe ky dokument ne vetvete nuk tregonte asgje, absolutisht asgje. Eshte totalisht i pavlere, ne menyren me brutale i kote. Ne te tregohet vetem se si nje agjent i FBI ka marre ne pyetje dike qe raportoi se kishte pare objektin ne fjale. Eshte dokumenti raportues per nje pyetesor investigimi. Dokumenta te tille ekzistojne me qindra dhe mijera, literalisht qindra dhe mijera, qe ne shumicen e tyre derrmuese jane kontradiktore me njeri tjetrin. Raporte te tilla ka psh dhe per njerez qe pretendojne se perdite pas lajmeve te ores 8PM, spikeret dilnin nga televizori dhe i rrihnin me shkopa gome.

Kur isha i vogel isha perhere shume kurioz per ngjarje te tilla dhe jam rritur me to. Duke kaluar koha perhere e me shume zbulova se ne bote ka shume me teper njerez genjeshtare, te droguar, pijanece, keqberes, te cmendur, etj, sesa e kisha menduar. Erdhi nje moment qe kuptova se ka nje pjese qe nuk mund te neglizhohet njerezish qe jane te tera keto sa permenda se bashku, gjate gjithe kohes.
 
Iliriano

Krijesë ! …
Anëtar
Apr 3, 2011
Postime
135
Pikët
0
Përgjigje e: Fenomeni UFO

Un besoi qe egzistojn UFO-t, objektet fluturuese jo-identifikuese. Por a jan ato jashtokesor, apo eshte thjesht dituria njerzore e cila manipulon masen ? Kete nuk e di, kam lexuar shume edhe mbi fenomenet e crop-circles, qe supozohet te kete ndodhur nga UFO-t, por prap skeptik ! Kam mesuar gjithashtu qe, fuqit e medha si Kina, Rusia, Amerika, Britania dhe Franca tashme vec bashkpunojm me Alienet, qe s'jan gje tjeter pos "Mars'iena" (banor te planetit Mars). Kam mesuar gjithashtu qe jemi duke shkuar drejt energjive te reja, te pazbuluara, apo te fshehura qysh nga zbulimet fantastike te Nikola Tesla's. Kam mesuar, qe bota eshte duke shkuar drejt nje ere te re, nje revolucioni te ri shkencor qe do ta ndryshonte rrenjesisht planetin tok, e gjithe kjo, fal energjis se eres e cila eshte falas, per te gjithe , pa-mbarim dhe zerro ndotje atmosferike. Te gjitha keto mbeten vetem 'teori'. E verteta eshte diku, por s'dim se ku. -boh-
 
Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,260
Pikët
0
UFO në formë piramide fotografohet në Ontario

Nje çift ne Kembrixh, Ontario ka fotografuar nje objekt te çuditshem fluturues reth pjeses se siperme te nje reje.

Kjo ndodhi eshte pasqyruar menjehere nga MUFON, “The Mutual UFO Network” . Sipas raportit burri kishte telefonuar gruan e tij per te dale jashte dhe per te filmuar rete e medha te stuhise qe po afronte. Ajo mori aparatin dhe shkrepi disa fotografi, ne te cilat nuk vuri re asgje te pazakonte deri ne momentin kur i transferoi per ti pare ne nje format me te madh ne kompjuter.

“Ne nuk pame dhe nuk degjuam asgje te pazakonte, deri ne momentin qe i transefruam fotografite ne PC,” tha ajo. “Une kam shkrepur reth 5- 10.000 fotografi me kete aparat dhe kurre nuk kam pare dicka te tille. Mund te identifikoj nese eshte nje keqfunksionim apo difekt i aparatit fotografik qe mund te shkaktoje ndonje anomali. gjiurmet prapa objektit mund te tregojne se ka qene ne levizje dhe duke fluturuar shume shpejt, per tu pare me sy te lire.”

Ne Kembrixh, nje çift raportoi te kishte fotografuar nje UFO ne forme piramide duke levizur me shpejtesi me 3 Maj te 2012.

cappy

Anëtar i ri
Anëtar
May 17, 2012
Postime
5
Pikët
0
Përgjigje e: UFO në formë piramide fotografohet në Ontario

cja fusin kot ca!!
 
Top