• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Festivali “Ylberi i Prishtinës” përfundon maratonën

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
561
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Edicioni jubilar i festivalit që për tri ditë ka bërë bashkë në sheshin “Nënë Tereza” ansamble fëmijësh nga vende të ndryshme të rajonit, ka ulur “perden” të dielën në orët e pasdites.


Festivali ndërkombëtar për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”, i cili për tri ditë me radhë ka pasqyruar traditën dhe kulturat e ansambleve nga Kosova, Shqipëria, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, Mali i Zi, ka përmbyllur edicionin e dhjetë me pesë performanca.

Fëmijët e Qendrës Kulturore të Lushnjës, asaj të Prishtinës, “Minatori”, “Biserët e Sllovenisë”, dhe “Shqiponjat e Medvegjës” janë ngjitur në skenën e ngritur në qendër të kryeqytetit.

Ylberi i Prishtinës”, i cili organizohet nga Komuna e Prishtinës dhe “Qendra Kulturore e Fëmijëve”, ka nisur rrugëtimin të premten.

Me rastin e përmbylljes së festivalit, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi, është shprehur i kënaqur me edicionin e sivjetmë të “Ylberi i Prishtinës”.

Gjithçka ka shkuar ashtu si e kemi planifikuar. Ka pasur disa ansamble pjesëmarrëse nga vende të ndryshme dhe çdo gjë ka qenë në nivelin e duhur”, ka thënë Gashi.

Duke ngritur paralele mes edicionit të sivjetmë dhe edicioneve të kaluara të festivalit, Gashi ka identifikuar ndryshimin.
Interesimi i njerëzve për të përcjellë festivalin ka qenë më i madh sesa vitet e kaluara”, ka thënë ai.

Valbona Jakupi, dymbëdhjetëvjeçare, e cila ka performuar bashkë me ansamblin “Shqiponjat e Medvegjës”, është shprehur e kënaqur që ka pasur rastin të bëhej pjesë e këtij festivali.

Është hera e dytë që marr pjesë në ‘Ylberi i Prishtinës’ dhe më pëlqen shumë sepse takoj shumë moshatarë të mi”, ka thënë ajo.

Festivali ndërkombëtar për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”, u themelua në vitin 2000, nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prishtinës, me propozim të Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Prishtinës, atëherë Qendra e Pionierëve.



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top