• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Festivali bizar i hedhjes së bebeve në Indi

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
662
Pikët
0
Vendndodhja
Italy


Indianët e fshatit Musti, në afërsi të qytetit Solapura, u mblodhën sërish rreth vendit të shenjtë për të marrë pjesë në ritualin kontrovers të hedhjes së bebeve.
Në këtë ritual indianët hedhin bebet e porsalindura nga pllaka e betonit të tempullit të tyre në një pëlhurë të cilën e mbajnë poshtë fshatarët.

Ky zakon është i vjetër me shekuj, ndërsa indianët e praktikojnë duke besuar se pas hedhjes fëmija dhe familja e tyre do të kenë më shumë fat, shëndet dhe sukses në jetë.

Festivali i hedhjes së bebeve mbahet çdo vit, ndërsa në të marrin pjesë edhe hindusët dhe myslimanët.

Indianët thonë se asnjë fëmijë nuk është lënduar kurrë gjatë këtij rituali. Kjo vështirë se besohet duke pasur parasysh se bebet mund të pësojnë dëmtime në tru vetëm me një dridhje edhe më të vogël. /Telegrafi/
 

born_to_love

elektron i lire
Anëtar
Mar 6, 2010
Postime
87
Pikët
0
Vendndodhja
Greece
Përgjigje e: Festivali bizar i hedhjes së bebeve në Indi

Ritual primitiv dhe shuuuuuuuuuuuuuuum kot.Nuk arrij ta besoj se si praktikohen te tilla rituale ne kohet e sotme aq me teper me foshnja te vogla.Mendoj se eshte dicka qe duhet denuar nga vete organet shteterore.
 
Top