• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Festohet Theofania - Shfaqja e Zotit - Dita e Ujit të Bekuar në mbarë vendin

Albo

Shpirt Shqiptari
Anëtar
Feb 28, 2013
Postime
29
Pikët
3
Vendndodhja
Philadelphia
Tiranë - Mijëra besimtarë në kremtimin e Theofanisë

Në të kremten e Theofanisë, mijëra besimtarë iu drejtuan sot Katedrales "Ngjallja e Krishtit", në Tiranë, për të marrë pjesë në Liturgjinë Hyjnore dhe Shërbesën e Bekimit të Ujit. Këto shërbesa u kryen nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastasi, i ndihmuar nga Mitropoliti i Amantias, Nathanaili dhe Episkopi i Bylisit, Asti, si dhe klerikë të Kryepiskopatës.

Të shoqruar nga psalja e këndimeve të kësaj dite, ku më e njohura është Përlëshorja e të kremtes: “Kur pagëzoheshe në Jordanin, o Zot, për ne, ahere falja e Trinisë së Shenjtë kudo u shfaq, se zëri i Atit po na dëshmonte për Ty faqeza dhe Bir të dashur të tij po të quante, edhe Shpirti i Shenjtë si një pëllumb, vërtetonte çdo fjalë me siguri. O Krisht Perëndi, që u shfaqe dhe ndriçove botën, lavdi më Ty!”, besimtarët u drejtuan tek çezmat e lidhura me çisternat me ujin e bekuar, për të marrë dhe çuar në shtëpitë tyre këtë bekim që zgjat për tërë vitin.















KOASH
 

Albo

Shpirt Shqiptari
Anëtar
Feb 28, 2013
Postime
29
Pikët
3
Vendndodhja
Philadelphia
Përgjigje e: Festohet Theofania - Shfaqja e Zotit - Dita e Ujit të Bekuar në mbarë ve

Edhe këtë vit besimtarët e Kishës Shën Athanasi Selenicë pas ceremonive të kryera në Kishë shkuan në lumin Vjosë rreth 5 km nga Kisha dhe kryen ritualin e hedhjes së Kryqit.Në ujërat e ftohta të lumit u hodhën të rinjtë Mateo Bombaj,Andrea Mitraj dhe Dhimitër Beko.Kryqin kësaj here e kapi Andrea Mitraj.I urojmë Andreas dhe të gjithë pjesëmarësve në këtë ceremoni shëndet dhe lumturi në familjet e tyre.Perëndia i bekoftë dhe ju dhëntë gjith të mirat e dheut.


 

ilia spiro

Super Anëtar
Anëtar
Sep 30, 2010
Postime
1,000
Pikët
38
Përgjigje e: Festohet Theofania - Shfaqja e Zotit - Dita e Ujit të Bekuar në mbarë ve

Ta gezojne diten emrit gjithe sa jane pagezuar: Johan, Jani, Gjon, Jovan, Johana! Per shume vjet gezuar!
 

Adea

V.I.P
Anëtar
Dec 21, 2016
Postime
6,656
Pikët
113
A e dini kuptimin e hedhjes se kryqit ne lum prej nje ure qe bashkon dy brigje?!


Krvsh
 
Top