• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Figura të shquara të Çamërisë

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
11,205
Pikët
113
Figurat çame në historinë botërore


Nga RASIM BEBO /Chikago/

Në enciklopedinë Kamus Ul Alam, “Fjalori i Botës” të Sami Frashërit, shkruhet se “Raca shqiptare nuk ka nxjerrë vetёm burra të pushkës, por edhe njerëz të mendjes e të shpirtit, filozofë, ligjvënës, burra shteti, shkencëtarë, letrarë, dijetarë, poetë, artistë të mëdhenj. Numri i njerëzve të dëgjuar, që njihen si shqiptarë, duhet t’i shtohet edhe një numër tjetër shumë i madh të panjohurish, që janë mbajtur si pjellë e ndonjë populli tjetër, që ne nuk ua dimë emrat.” Ai thotë se çamёt janë më të zgjuarit e toskëve, i shquan për inteligjencën dhe mençurinë e tyre. Ndërsa Robert d’Angeli, në librin “Enigma”, duke shkruar për Epirin, e konsideron atë si djepi i burrave të mëdhenj në Bizant e më gjerë gjatë historisë. Çamëria, apo Epiri, ka nxjerrë personalitete të spikatura.

Mbreti Kroni dhe mbretëresha Dhea (Dhemetra), kur lindën Zeusin ua dhanë shqiponjave, që ta dërgonin në Kretë në shpellën e Kuritëve. Zeusi kur u rrit mori shqipet e tij dhe erdhi në Shqipëri, në Dodonë, ku luftoi me Titanët dhe Gjigandët e Akrokeraunëve. Në këtë kohë Zeusi mbante shëngjetat e arta që e ndihmuan për të zërë fronin. (Dr. Kristo Floqi, “Histori…”,1937)

Dodona. “Herodoti pohon se vendi i kultit apo vendi i shenjtë parahelen, më i lashti dhe i vetmi i njohur, ishte ai në Thesproti (Çamëri) i pellazgëve në Dodonë. Kjo është vërtetuar nga Homeri (Iliada XVI), i cili Zeusin e trajton jo vetëm si “pellazg” por ai e cileson për më tepër si “Dodonas”, (çam, në Çamërinë e sotme. (M. Arefi, “Mikenët – pellazgët”, f. 67.).
Grekët, me manipulimet e tyre, Zeusin e quajnë grek, të marë nga pellazgët, bashkë me gjithë sistemin e perëndive Dodonase (Artemisin, Apollonin, Athenanë, Afërditën, Poseidonin, Dionizin, Panin etj. (Dh. Pilika, “Pellazgët”, f.177). Grekët kanë ardhur me mijëra vjet më pas Zeusit. Ndërsa romakët e quajnë Zeusin, Jupiter dhe e vendosën statujën e tij në një nga kodrat e Romës.

Perandoria Pellazge me epiqendër Dodonën në Çamëri, ka luzmuar (lumturuar) në rajonet ballkano-danubiane, në pellgun e Mesdheut, në Azinë e Vogël, në gadishullin Apenin, në gadishullin Iberik, Kaukaz, Palestinë etj. “Shqiptaret rrjedhin nga Ilirët dhe këta nga Pellazgët që janë banorët e parë, para se të vinin semito-egjiptianët (grekë). Herodoti, (VIII,44). (M. Aref, “Shqiptaret”, f. 108)

Akili dhe Odisea, këta luftëtarë të shquar të Luftës së Trojës (1250 p. k.) janë Thesprotas, nga Çamëria e sotme. Kjo ka qenë një luftë civile ndërmjet trojano-trojanëve. Midis Trojanëve të Mikenës dhe Trojanëve të Dardanisë, Priamit, Hektorit, Paridit etj., i së njëjtës kombësi. (E. Kocaqi, “Albanët”, bot 1998 f.98). Shoku i ngushtë i Akilit, Patrokli, u vra në dyluftim me Hektorin. Akili vendosi të mos ia jepte varrit kufomën e mikut të vet, përpara se të merrte kokën e Hektorit…Trojanët u mbyllën në qytet. Vetëm Hektori mbeti jashtë mureve. Priami plak e pa me frike Akilin, të veshur me mburojë vezulluese… Dyluftimi filloi. Të dy heronjtë hodhën në fillim shtizat. Me guximin e të dëshpëruarit, Hektori nxori shpatën dhe u turr mbi armikun. Akili lëshoi me tërë forcën një shigjetë tjetër, e cila e shpoi këtë herë Hektorin. Akili mori mburojën e të vdekurit dhe duke tërhequr trupin e Hektorit prapa koçisë. E zvarriti deri tek tenda e tij…. (Karl Grimberg “ “Historia … , bot. 2003, f. 254)

Odisea. Shumë historianë flasin si për një udhëzues, i cili shquhej për zotësinë e tij, pas 10 vjetëve të luftës së Ttrojës rreth viteve 1250 para Krishtit. Në kohën kur trojanët e Ballkanit nuk kishin arritur ende të pushtonin Trojën me forcën e armëve, Odisea mendoi një dredhi. Me këshillat e tij, u ndërtua një kalë gjigant prej druri, ku ai dhe shumë heronj të tjerë ballkanas, u fshehën në barkun e tij, kurse të tjerët bënë gjoja se po e braktisnin kështjellën dhe ngritën velat drejt vendit të tyre. Por ata u fshehën në ishullin e Tenedosit, jo larg Trojës.
Trojanët, të lumtur prej fundit të luftës, dolën jashtë qytetit dhe soditën Kalin e fuqishëm; “Ta futim në qytet” tha dikush, dhe ta bëjmë një monument në kujtim të trimërisë sonë mbrojtëse” Kur e futën brenda, Prifti Laokoont e quajti tradhti dhe këshilloi ta digjnin Kalin, pastaj bërtiti: “Kush e di, atë që përbindëshi fsheh në barkun e vet!? Lermëni ta shoh!” dhe si tha këtë fjalë, zhyti një ushtë në ije të kalit. U dëgjua një zhurmë e dobët e armëve që përplaseshin. … (Karl Gimberg “historia….” Bot 2003, f. 254)

Aleksandri i Madh. Thesprotas çam nga e ëma, Olombia, rrjedh nga dera e Pirros. Strateg i madh ushtarak, Aleksandri i Maqedonisë marshoi me ushtrinë e tij deri në Indi. Ai mori me vete në fushatat e veta ushtarake edhe çamët. Ata ishin gjeneralët më të mirë të tij, si Lagosi, Ptolemeu e tj. Në kthim nga India, një pjesë e ushtrisë së tij, duke përfshirë edhe çamët, u vendosën në pllajat e Indokushit, në Afganistan, ku pasardhësit e tyre janë edhe sot dhe kanë ruajtur shqipen e lashtë.

Pirrua i Epirit, pasardhës i Akilit, ky është nga Ledheza e Çamërisë dhe Odisea është nga ishulli i vogël i Çamërisë, Itaka. Pirrua gëzonte nam për fisnikërinë dhe trimërinë në beteja. Epirotët e quanin “shqiponjë”, ndërsa luftëtarët e tij i quanin “bijtë e shqiponjës. Pirroja i Epirit, me trupat e tij dhe elefantët u erdhi në ndihmë vëllezërve të vet ilirë të Tarantos në Itali dhe u kalli tmerrin romakëve. Ishte gjak çam nga Ledhea e Gumenisës, si mbarë dinastia e tij që sundoi për shekuj në Epir. (L. Bicaj, “Kontributi Çam…”, Giugno 2013).

Ptolemejtë. Pas vdekjes së Aleksandrit të Madh, për gati 3 shekuj vazhdoi dinastia Çame e Ptolemejëve në Egjipt. Gjatë së cilës u krijua qyteti i Aleksandrisë me bibliotekën dhe akademinë e vet. Dhe për tre shekujt, para erës sonë, qysh në fillim të saj, lulëzuan, veç zhvillimit ekonomik edhe shkencat dhe dijet. Ky lulëzim vazhdoi edhe në sundimin romak për 3 – 4 shekuj të tjerë. Shkolla Aleksandrine, e famshme e dijes, ka në themel ndihmesën e kësaj dinastie Çame, për shqiptarësinë e së cilës, na sigurojnë dy eruditët tanë, Sami Frashëri dhe Faik Konica. Ptolemejtë ishin thjesht Çamë shqiptarë, shkruante Samiu. Nuk është rastësi, që një dijetar nga Aleksandria, si Klaud Ptolemeu, një pinjoll i derës çame të Ptolemejve, stërnip i tyre, do të përmendet për herë të parë në histori, te Albanët dhe në qytetin e tyre Albanopulis. (Marre nga interneti)

Papa Shën Eleuteri. Çamëria i dha krishterimit në fillimet e tij, një Papë si Shën Eleuteri në shek. e dytë, i cili e shtriu krishterimin deri në Angli. Një shenjtor tjetër i Kristianizmit, është Shën Donati i (shek. të IV). Populli e përjetësoi duke i dhëne emrin e tij Paramithisë, “AJDONAT”. Çamëria është trualli që i dha Bizantit dhe Patrikanës së Stambollit shumë personalitete në shekuj dhe mijëvjeçarë. Ne po përmendim patrikun Atenagora, i cili vdiq në 1972 dhe ishte nga një fshat i Konicës, as dy hapa matanë kufirit shqiptar, përballë me Leskovikun. Në bashkëpunim me Papën Gjon Pali i Katërt, ai u përpoq për afrimin e Kishës Ortodokse me atë Katolike dhe kudo manifestoi shqiptarizimin e tij dhe faktin që ishte biri i Epirit të Çamërisë. (L. Bicaj “kontributi cham…”, guigno 2013)

Mihal Artioti – Trivoli, i njohur në Rusi me emrin Maksim. Ky shenjtor i Kishës Ruse, është bir i Artës së Çamërisë. Ka plot 450 vjet që në manastirin e Troickut, në periferi të Moskës, ku është qendra e Kishës Ortodokse Ruse, digjet një qiri që nuk shuhet kurrë në një odë të tij. Në të, sipas dëshmitarëve okularë, ruhen reliktet e këtij humanistit shqiptar tё Rilindjes Evropiane me famё botёrore. Ky shenjtor i Kishёs Ruse, nga Arta e Çamёrisё, i ka dhёnё mbi 150 vepra, Kishёs dhe kulturёs Ruse si dhe asaj mbarёbotёrore. (Dr. L. Bica, Giugno, 2013).

Figura tё Çamёrisё: Gjin bua Shpata dhe i vёllai, Zguro Shpata dhe mё vonё i biri Maurik Shpata, qёndruan nё krye tё shtetit Shqiptar (Despotatit Epirit tё Artёs) nga viti 1379 – 1418, për katёr dekada, si shtet i pavarur. Fan Noli shkruan: “Mё 1379, pikёrisht kur kryezoti gegë, Gjergj Balsha, ndihmonte boshnjakёt nё Banat, Kryezoti çam, Gjin Bua Shpata, shkatёrroi para Nartёs ushtritë e bashkuara tё serbёve, grekёve, napolitanёve dhe tё bizantёve, duke e siguruar despotatin e tij, deri nё vitin 1400. Mё 29 tetor 1399 vdiq Despoti Gjin Bua Shpata … “Me emrin e tij, ёshtё lidhur periudha mё e lulёzuar e historisё sё Despotatit shqiptar tё Artёs”. Pas një viti, i biri i tij, Maurik Shpata, pushtoi Janinёn dhe e mbajti deri nё vitin 1418. ( Fan Noli, Historia e Skënderbeut”, bot 1949, f. 6-22).

Merkur Bua Shpata, me 400 kalorёs Çamë, ka qёndruar nё kështjellat e Evropës pёr mё se 60 vjet (1496-1560), nё kёshtjellat e Spanjёs, Francёs, Gjermanisё, Venedikut dhe Vatikanit tё Papёs. Nё kёto kёshtjella, kёta kalorёs, si luftёtarё mercenarё, kanё kёnduar, vajtuar, vallёzuar me kёngё dhe valle çame, dhe i kanё mbrojtur ato me besnikёri dhe trimëri. Nё historinё Evropiane, Mёrkur Bua, njihej si njё nga luftёtarёt mё tё famshёm, i cili mori gradёn “gjeneral” i kavalerisё franceze tё mbretit Ludovik XII. Nё dokumentat Venedikase, ai cilësohet “Magnifico conte Mercuri Bua”. Aristidh Kola citon kronistin Italian Marini Sanudo, i cili nё poemёn e tij e quan Mërkurin: “Pasardhёs i Pirros” “Kapedan” dhe e njёson me “Akil Ajadёn dhe Aleksandrin e Madh”. (A. Kola “Arvanitët” f. 241).
Nё vitin 1502, Mërkur Bua, ndihmoi mbretin e francёs Ludovikin e XII, në luftën kundër spanjollёve dhe i dha fitoren. Monarku francez i dha titullin e kontit dhe gradёn e gjeneralit, e emёroi komandant tё kavalerisё franceze me 6000 kalorёs dhe i dha shumë dhurata. Në vitin 1506, ai shkoi pёr tё ndihmuar Papёn e Romёs, kundër Venedikut … Mёrkuri doli fitues. Papa e bekoi me dorёn e tij, i dhuroi brezin e artё dhe 1000 florinj. … Nё vitin 1509 ndihmoi perandorin e Gjermanisё, Maksimilian, i dha fitoren Perandorit, duke i shpartalluar dy kundёrshtarё tё mёdhenj. Ky i dha tituj, dhurata dhe feude dhe e shpalli gjeneral tё parë. Merkur Bua zhvilloi shume beteja dhe fitore, vdiq në Trevizio me 1560.

Mehmet Esat Janinasi dhe Jani Koduni, të dy nga trojet e Epirit, Çamёrisё, i pari nё shek. e XVIII, Filozof dhe dijetar, pёrktheu nё osmanishte veprёn e Aristotelit, tё bёrё me kopetencё tё plotё nga humanisti i Rilindjes Europiane. Jani Koduni e pёrktheu atë edhe nё latinisht. Tё dy as mё shumё as mё pak, janё shqiptarё tё Epirit. nga Çamёria. Evgjen Bullgari, çami ortodoks, ёshtё njёri nga themeluesit e Akademis Ruse tё Shkencave, një pus dijesh, një nga mё tё diturit e kohёs sё vet. Veç shpreh keqardhjen, qё e njohim pak, madje shumё pak, pёr tё mos thёnё aspak! (Dr Laurant Bica, “Kontributi çam ne visarin …”Giugno 2013).

Dionis filozofi, 1541-1611, është nga Paramithia e Çamёrisё. Murg i ri nё manastirin e Shёn Demetrios, Diohuni, nё veri tё Paramithisё. Shkoi pёr tё studjuar nё Padova të Italisë, ndoqi studimet pёr filozofi dhe mjekёsi. Nё kёto studime, ai ёshtё mbiquajtur “Filozofi” dhe pas pёrfundimit tё studimeve, shkoi nё Stamboll. Nё vitin 1591 u shugurua kryepeshkop nё Larissa. Kёtu ra nё kontakt me parinë lokale tё Pindit lindor dhe i bindi ata nё revoltë kundёr turqёve, duke pritur ndihma nga Perёndimi. Nё tё njёjtёn kohё, pushoi sё paguari taksat e Sulltanit. Lёvizja u shtyp direkt, me pasoja tё dhimbshme. Dionisi shkoi nё Perёndim, te Papa pёr ndihma. Rreth vitit 1609 u kthye nё vendlindje, Paramithi, u strehua nё manastirin e Diohunit. Kёtu krijoi një forcё prej 800 luftёtarё dhe marshoi kundër Janinёs, me forca turke tё drejtuara po nga Paramithioti Osman Pasha. Nё pёrpjekje me të, humbi fitoren dhe u arratis nё momentin e fundit. Dionisi u fsheh nё njё shpellё nё breg tё detit, por u kap. Para gjyqit tha; “Unё luftoj nё mёnyrë tё lire kundër turturave dhe tiranisë tuaj”. Dionisin e ropёn sё gjalli, lёkurёn e tij e mbushёn me kashtё dhe e parakaluan nёpёr qytet, e qortuan si “skylosophos” (filozof qen) dhe jo si “philosophos” nё shtator 1611 ekzekutohet. (Joseph von Hammer, “Geshihte des Osmanishe…”, f. 442)

Abedin Dino lindi mё 5 prill 1843 nё Prevezë ose Nikopol. Preveza ёshtё ndёrtuar prej Piros dhe i vuri emrin e vjehrrёs së tij “Berenika”. Ushkatёrrua nga hordhite e Paul Emilit dhe u ndёrtua nga Oktavian Agusti. Në vitet 30 p. k. Abedini kreu shollёn Zosimea nё Janinё. Prej kёtu shkoi nё Stamboll, mbaroi shkollёn e lartё ushtarake dhe u caktua kajmekam nё Prevezё, nga ku kaloi nё shumё detyra tё larta. Mё 10 qershor 1880 u emërua Ministёr i P. J. tё perandorisё. Në këtë kohë, krijohet “Lidhja e Prizrenit” me figurat: Abdyl e Sami Frashёri, Ali pashё Gucia, Iljaz Pashё Dibra, Sheh Mustafa Tetova, Ymer Prizreni Abedin Dino etj., Ata i paraqitёn Qeverisë Osmane një memorandum, ku kёrkohej njohja e Shqipёrisё me katër vilajetet autonomi. Kongresi i Berlinit i bёri koncesione territoriale Greqisё, në kufirin turko-grek nё Epir dhe Thesali. Atёherë, Abedin Pash Dino, Abdyl Frashёri, Mehmet bej Vrioni, mblodhёn rreth 30.000 vullnetarё shqiptarё, pёr tё mbrojtur territoret e rrezikuara nga Greqia. Vilajeti i Janinёs nuk iu bashkua Greqisё deri nё vitin 1913. Abedin Dino, nё vitin 1905 vdiq papritur nё pallatin e kobshёm tё Jelldizit ne Stamboll.

Emri i Prof. Hoxha Hasan Tahsinit nga fshati Ninat i Konispolit (Filatit) Çamёri, ёshtё i dёgjuar jo vetëm pёr auditorin shqiptar, por për veprёn e bёmat e tij tё nivelit botёror edhe nё Perandorinё Osmane e nё atё franceze. Njё personalitet, qё krijoi Universitetin e parё Osman, njё pёrfaqёsues i shtetit Osman nё Francё, qё njihej pёrsonalisht me Napolonin e III, me akademikёt e Francёs sё kohës, si Lavuazerin. Ai ishte njё kryemёsues i tёrё lёvizjes shqiptare. Njё korife i dijes, si Sokrati i lashtё, i tillë ishte Hasan Tahsini ynё. Shteti Francez i propozoi ta bёnte rektor të Universitetit tё Bordosё.

Dora d’Istria, bashkohёsja dhe bashkёvendësja me rrёnjё, nga Parga e Çamёrisё, kaloi nga Lindja nё Perёndim dhe nё tёrё Evropёn Perёndimore dhe vdiq nё Firence tё Italisё. Ajo dha ndihmesё nё fushёn e letrave, jo vetёm pёr shqiptarёt, por pёr mbarё Ballkanin dhe pёr kombet e Evropёs. Kjo grua famoze, njihej me personalitetet mё tё shquara tё Evropёs Perёndimore e mё gjёrё. Akademike, shkrimtare, publiciste etj. ajo nё tё gjallё tё vetё, hyri nё enciklopeditё e Evropёs, pёr mё tepёr ishte grua shkencёtare. Çamёt me krenari mund tё thonё “ishte nga Epiri i Çamёrisë”. Xhaxhai i saj, apo Jon Gjika, ishte themeluesi i Akademisë Rumune tё Shkencave, pёrkrahёs dhe mbёshtetёs i pakursyer i shoqatave shqiptare nё Rumani, gjatё Rilindjes Kombёtare. (L.Bici 2013 Antiçita Kontributi çam).

Legjendari Haxhi Mehmet Dalani, bir i Çamёrisё nga Konispoli – Heroi i Libanit dhe i Kretёs. Lindi nё Konispol mё 1775, ishte personalitet i shquar krahas Marko Boçarit dhe Ali Pashё Tepelenёs. Haxhiu ra duke luftuar mё 18 maj 1828 nё krye tё 800 luftёtarёve shqiptarё çamë, qё udhёhiqte nё luftё, nё ndihmё tё popullit grek pёr çlirimin e ishullit tё Kretёs nga pushtuesit osmanë. Shkrimtari i madh grek, Niko Kazanzaqi, i kushtoi kёtij heroi librin voluminoz “Ja vdekje ja liri”. Por autori si grek i shtirё nga ortodoksizmi, pas vdekjes sё tij, ia ndryshoi emrin nga Mehmet nё “Mihal”. Kёtu kemi njё manipulim tё hapur tё kishёs greke, tё regjistruar nё enciklopedin greke nё vitin 1931, si hero grek, nga Haxhi Mehmet Dalani, nё “Haxhi Mihal Dalani”.

Po nga Konispoli, kemi figurёn e Muhamet Kuçukut, me veprёn e tij kryesore “Erveheja”. Dhe valltarin e madh Osman Taka, qё me kёtё emёr njihet edhe vallja e tij, e cila ёshtё nje perlё botërore. ( Kotini, “Tre gurёt e zez nё Prevezё”, bot. 2000, f. 591.)

Vëllezërit Zosimea
. Nuk mund tё le pa pёrmendur vёllezёrit Zosimea, shqiptarё tё Janinёs, qё punuan, jetuan dhe vunё pasuri nё Rusi, nё Odesё. Ata ngriten vatrёn e kulturёs nё Janinё të quajtur “Zosimea” nga Çamёt, pёr çamёt shqiptarё. Aty u shkolluan njё pjesё e rilindasve tanë si: Jani Vreto, Ismail Qemali, vёllezёrit Frashёri, pёrfshi dhe Abedin Dinon, qё u bё ministrër i jashtem i Perandorisё Osmane dhe ishte njëkohёsisht edhe kryetar i lidhjes sё Prizerenit pёr Jugun e Shqipёrisё. Dallohen si diplomat Rasih Dino me tё bijёn, Lejlanё, që nё Konferencёn e Versajёs, bёnё tё pamundurёn pёr tё shpёtuar Çamёrinё. Por mё kot. Veshi i Evropёs ishte shurdh dhe oreksi i fqinjёve s’kishte kufi. Djali i Rasih Dinos, Ali Dino, piktor i shquar, do tё mbronte çёshtjen çame nga brenda parlamentit grek (si deputeti i tij). Nё Panteonin grek, ku shumica e figurave janё tё gjakut shqiptar, ka edhe shumё çamё si Marko Boçari i Sulit dhe Kostandin Kanari i Pargёs e tj.

Marko Boçari lindi mё 1790-1823 nё Sul tё Çamёrisё. Nё moshёn 19 vjeçare, më 1494, shkroi njё fjalor, me fjalё shqip dhe me 1700 fjalё greqisht, me 119 faqe, nё ndihmё tё suljotёve tё shpёrngulur nё shtatë ishujt e Greqisё. Marko Boçari ishte njё udhёheqёs heroik, nё kryengritjen shqiptaro-greke pёr liri e pavarёsi. U caktua komandant ushtarak i Greqisë Perёndimore. Mbante fjalime tё zjarta nё gjuhёn shqipe, ra heroikisht nё gusht 1823. Adhurohej nga Viktor Hugoi, i cili e krahasoi atё, me heronjtë mё tё spikatur tё historisë. Lordi anglez Bajroni, mbajti njё fjalim prekёs dhe shumё emocional, duke e quajtur Marko Boçarin, legjenda e Çamёrisë.

Kostandin Kanari, lindi, 1790-1887. U dallua veçanёrisht si detar dhe luftёtar i shquar në betejat kundёr flotёs turke. Vetё Kosta i ka vёnё zjarrin anijes sё admiralit tё flotёs turke, ku gjetёn vdekjen 2.300 marinarё turq. Ai ka hyrё nё histori si “Admiral”. Kanarёt e Pargёs, tё Çamёrisё, emigruan, njё pjesё nё Gjenovё dhe Korsikё nё shek XIV. Kanari u bё ministёr dhe kryeministёr i Greqisё, vdiq nё Kipseli tё Athinёs, mё 3-9-18715.

Mitrush Kuteli (Dhimitёr Pasko) rrjedh nga fisi shqiptar Kuteli, nga Arta e Çamёrisё. I ati Pandi, i biri Pasko Kutelit, u shpёrngul nё fillim tё shek 19 pёr nё Rumani, mё vonё erdhi nё Shqipёri, nё Pogradec. Kёtu lindi Mitrushi, mё 13 shtator 1907 – 4 maj dhe vdiq më 1967. Ai u shkollua nё Selanik e mё vonë nё Bukuresht, nё Akademinë e Shkencave tё Larta Ekonomike, ku mori titullin “Doktor i Shkencave Ekonomike, Bankare e Monetare”. Kjo degё i hapi perspektiva pёr njё karierё tё shkёlqyer, profesion tё cilin e ushtroi nё Rumani e nё Shqipёri. Krahas kësaj, ai pёrparoi shumё nё fushёn e letrave, duke u vlerёsuar si njё kapacitet intelektual i veçantё. Bashke me Ernest Koliqin, ai ёshtё themeluesi i prozёs moderne shqipe.

Kolё Idromeno. I ati i tij, quhej Arsen Andre. Familja e tij ishte nga mё tё njohurat e Pargёs sё Çamёrisë, i vendosur nё Shkodёr, ku u martua me Roza Saraçin, nga njё familje qytetare shkodrane. Kola lindi me 15 gusht 1860 dhe vdiq më 12 dhjetor 1939. Kolё Idromeno ishte piktor, arkitetkt, urbanist, fotograf, skenograf, siparist, muzikant, kompozitor i kёngёve shkodrane. Gjithashtu ishte dhe nismëtari i shfaqjeve tё para kinematografike nё Shqipёri. Nё vitin 1875, filloi studimet pёr pikturё në Venecia tё Italisё. Mё 1878 iu bashkua lёvizjes patriotike tё “Lidhjes së Prizrenit”. (Shqiptaria.com 24 gusht 2013, nga A. Hado).

Papa Kristo Negovani, lindi më 1875 dhe u vra barbarisht nga grekët mё 12 mars 1905. Eshtё nga Negovani i Follorinёs, Çamёri. Ky e ktheu shtёpinё e tij nё shkollё shqipe dhe kishёn nё meshё tё gjuhёs shqipe. Tё dilje në atë kohë aq i vendosur para shovinizmit tё tёrbuar grek, me flamurin e patriotizmit shqiptar nё dorё, si Papa Kristo, ishte njёsoj sikur tё hidheshe nё grykёn e mitralozit tё Armikut.
Mё 10 shkurt 1905, erdhi vetё nё Negovan kryeagjenti i Patrikanёs, dhespoti i Kosturit, Karavangjeli, por Papa Kristo, si zakonisht e tha meshёn shqip edhe para dhespotit! I egёrsuar nga ajo qё i panё sytё, “njeriu i zotit” doli nga kisha duke mallkuar priftin: “Mos tё gjetë e nesërmja!”. Dhe urdhёroi fshehtas çetёn andarte tё Jan Bullatёs, qё mbrёnda 24 orёve tё vriste 25 veta. Mё 12 mars 1905, nё orёn 3 tё natёs ata vranë Papa Kriston dhe katёr tё tjerё, duke i copëtuar me sopatë. (R. Bebo “Ddona …”, bot 2008, f. 338).

Sabri Preveza, është financuesi i gazetave qё botoheshin jashtё vendit, nё mbrojtje tё nteresave kombёtare si “Drita e Sofjes”, “Liria” e Selanikut etj. Kur u caktua mësues i gjimnazit turk nё Prevezё, ishte ndёr tё parёt qё dha mёsimin nё gjuhёn shqipe. Shkriu gjithë pasurinë pёr gjuhёn shqipe. Dhe vdiq nё mjerim tё madh, nё Sarandё më 1925.

Spiro Xhakulla Lindi nё fshatin Potam tё Paramithisё, me 1887-1944. Kreu studimet pёr drejtёsi nё Athinё. Filloi punёn si Avokat nё Paramithi. Njihej me figurat e kohёs si Ismail Qemalin, Fan Nolin, Hasan Prishtinёn etj., Nё kёshillin e pёrgjithshёm tё Camёrisё, në vitin 1943 u zgjodh anëtar pёr Drejtёsinё. U arrestua nga zervistët mё 27 qershor 1944. E nxorёn nё gjyq, ky refuzoi tё pёrgjigjej nё gjuhёn greke, pёr kёtё kёrkoi pёrkthyes. Trupi gjykues dhe prokurori po çmёndeshin nga zёmёrimi. I sollёn pёrkthyes pёr gjuhёn shqipe dhe filloi tё pёrgjigjej “Unё jam shqiptar dhe luftoj pёr Shqipёrinë” … Iu dha dёnimi: “I lidhёn tё dy kёmbёt me litar dhe njё kalorёs e tërhoqi xvarrё pёrgjatё kalldrёmit tё qytetit, duke e çuar te vendi i pushkatimit. Ky ёshtё shqiptari i madh Xhakulla.

Asaf Ajdonat Çami, Veprimtar i shquar i arsimit shqiptar (1888 1965). Lindi ne Paramithi. Kreu studimet e larta për mjekësi (kirurgji). Ngriti klubin e Paramithise dhe Margëllëçit. Së bashku me patriotin Spiro Çhalluka, organizuan qёndresёn heroike nё shkallёn e Paramithisё, kundra forcave greke mё 1913. Pas pushtimit tё Çamёrisё nga Greqia, u vendos nё Konispol. Ku u shёrbeu si mjek i banorёve pa pagesё. Mё 23 qershor 1921 i dërgoi njё letёr sekretarit tё pёrgjithshёm tё Lidhjes sё Kombeve, pёr kёrkesёn e tё drejtave tё kryengritёsve tё Kosovёs, Shkodrёs, Çamёrisë e Maqedonisё. Kjo kërkeseë ishte e firmosur nga Asaf Çami, Bedri Pojani, Kol Batri etj. (Shoqata kulturore shqiptare “Migjeni”, Lubjanë 1990).Ai ishte shok i Dr. Omer Nishanit, Muharem Rushitit, Riza Cerovës, Salih Çekës.

Qenan Musareja, nga Meçova e Grebenesё (Çamёri), ёshtё pёrfaqesuesi i Shqipёrisё nё Lidhjen e Kombeve. Marrëveshja e fshehtё greko-turke pёr kёmbimin e popullit çam në trojet e veta, me grekёt nga Azia e Vogёl, u zbulua nga Fan Noli dhe Faik Konica, tё cilёt pёr kёtё padrejtësi hartuan njё letёr të krerёve tё Çamёrisё dhe ia dhanë fshehtas Qenan Musaresё pёr të protestuar në Lidhjen e Kombeve. Ky forum dёrgoi njё komision qё drejtohej nga spanjolli Delon pёr tё verifikuar gjёndjen nё Çamёri. Ai u prit nё fshatin Grykohor nga paria e vendit prej Tehir Metes, Kadri Sadushit, Bido Dules etj.
Deloni pyeti: “Pse disa thonё jemi turq dhe disa thonё jemi shqiptarë? “ E thonё qё jemi turq nga frika- i tha Kadri Sadushi, – nga trajtimi jashtёzakonisht i keq qё na bёn greku. Ata nuk u rezistojnё dot masakrave! Janё frikёsuar nga vrasjet. –Po pse, aq shumё ju rrezikon greku juve ?. –Ne kemi marrё parasysh edhe humbjen e jetёs sonё, vetёm kombёsinë shqiptare nuk e ndёrrojmё. Aq shumё rrezikojmё, saqё tani qё do tё dalim prej kёtej, nuk e dimё nёse do tё vemi gjallё nё shtepitё tona!..Qё tё bindeni ju zoti kryetar, Unё jam vetё i dytё vёlla. Mua mё thonё Kadri, jam shqiptar dhe e kam marrё parasysh vdekjen. Tjetrit ia thonё Shefik, ai ёshtё nga ata qё nuk rrezistojnë dot dhe thotë, jam turk. Merreni Shefikun dhe silleni kёtu, pyeteni se çfarё gjuhё di tjetёr nё botё, po dijti njё fjalё veç gjuhёs së nёnёs, jam dakord pёr çfarёdo vendimi qё tё merrni ju. Kjo provё do tё tregojё sa tё rreme janё kёrkesat greke. Nё fakt kur u pyeten nga Deloni, mjafte çamё tё krishterё dhe myslimanё aty, dinin vetёm shqip, dhe aty për aty marrёveshja greko-turke u prish. Por prap, terrori e dhuna vazhdoi deri nё vitin 1924. Meritё e madhe pёr kёtё ka Qenan Musareja. (A. Kotini, “Tre gurёt…” bot. 2001, f. 259, V. I).

Muharem Rushiti. Duke filluar që nga Drenica e Epirit, deri në Çamёri, vendi ynë vuante varfërinë dhe dhimbjen krenare. Çeta e Muharem Rishitit, u ngrit në lëvizjen popullore të udhёhequr dhe drejtuar nga vetë Muharemi prej fshatit Koskё. Çeta e tij veproi nё vitet 1909 deri nё vitin 1920. Kryegritja nё jug, filloi pikërisht prej kёsaj çete mё 200 luftёtarё. (“Dielli”, dt. 31-8-1911). Ajo ndёrrmori njё udhёtim luftarak, nga Çamёria, deri nё Labёri. Bajo topulli nga Amerika i kёndonte: “Prite, prite, Kurvelesh / se tё vjen ndihmё Petriti. / Vjen mbi grekun shesh pёr shesh, / trimi Muharrem Rushiti.” (I. Hoxha, Q.I.C. f. 21). Çeta ka patur kёshilltar politik sekretarin e parë të shoqёrisё “Vllazёria” tё Filatit, Musa Hamit Demin. Mё 23-7-1911 mori pjesё nё luftime pranё fshatit Pronji dhe doli fitues. Mё 30 korrrik 1911, zhvilloi luftime me focat turke nё Sajadhё dhe nё fshatin Smartë tё cilat i shpartalloi. Njё seri luftimesh zhvilloi ndёrmjet lumit të Kalamait dhe lumit të Bistricёs gjatё viteve 1911-1914. Luftime tё ashpra zhvilloi me forcat greke nё Pleshavicё, nё Mallun dhe në Qeramicё, afёr Filatit. Nё Laberi zhvilloi luftime të ashpra nё luginёn e lumit tё Kardhiqit, në Qafёn e Skёrficёs dhe tё Livadhit, deri nё Rёzomё tё Delvinёs. Kur kryengritёsit esadistё pёrparonin drejt Vlorёs, Muharem Rushiti zuri buzёn e Vjosёs. Çeta me udhёheqёsin e saj mori pjesё nё luftёn e Vorёs nё vitin 1920. Fatkeqёsi, qё nuk pёrmёndet çetat e Çamёrisё me komandant Muharem Rushitin në “Luftën e Vlorës”. (I. Hoxha, “Enciklo.”, f. 547).

Faik Konica. Rrjedh nga një familje feudale nga Konica e Çamёrisё. Studioi nё Shkodёr, në Kostandinopojё, në Francё dhe në SHBA. Mё 1912 u diplomua pёr letёrsi nё Universitetin e Harvardit nё SHBA, me medalje ari. Me themelimin e Federatёs “Vatra”, mё 1912, ai u zgjodh sekretar i pёrgjithshёm i saj. Faik Konica dhe Fan Noli janё udhёheqёsit kryesor tё lёvizjes kombёtare shqiptare nё Amerikё. (“Agjensioni Floripress” shtator 2013).

Musa Demi, lindi nё Filat, më 1876, nё njё familje me tradita patriotike. U lidh ngushtё me patriotёt Mehmet Zeqirjanё, Sabri Prevezёn, Namik Delvinёt e shumë atdhetarё tё tjerё. Historia e Çamёrisё, indetifikohet nga figura tё mёdha tё shekujve tё fundit prej: Dinejve, Pronjatёve, Çaparenjve, Dematёve Sejkatёve e tj. Pena e Musa Demit, Mehmet Haki Sejkos, Qamil Izetit etj. dhe pushka e Muharem Rushitit, bёnё tё dëgjohej zёri dhe tё krijoheshin lidhjet me Klubin e Manastirit, me Kristo Dakon nё Bukuresht, me Rasim Dinon nё Prevezё.
Klubi i Filatit bёri tё pёrhapen klube nё tё gjithё Çamёrinё dhe u lidh me Klubet e Manastirit, Elbasanitt, Vlorёs, Gjirokastrёs. Krijuan lidhje me Kadri Gjetёn e Janinёs, Namik Delvinёn, Çerçiz Topullin. Morёn pjesё aktive nё mbrojtjen e Janinёs, ku gjithё treva e Çamёrisё luftonte kundër grekut, dhe fituan nё saje tё tradhёtisё sё komandantit armatёs qё mbronte Janinёn e Esat pashё Janinёs, Por Janina u pushtua mё 5 mars 1913. Kjo ështё humbja mё e madhe e vendit tone. Klubi i Filatit ndihmoi familjen e patriotit Papa Kristo Negovanit, të cilin greku e vrau nё vitin 1905. (R. Bebo “Dodona…”, bot. 2007, f. 355).

Osman Taka ka lindur(1848-1887).Vallja e Osman Takёs ёshtё njё nga mё tё bukurat dhe mё burrёroret e Çamёrisё. Ky patriot i kohёs, u kap dhe u burgos nё burgun e Janinёs, ku dhe u dёnua me varje. Para se ta varnin shprehu dёshirёn, për njё orkestёr tё luante vallen çame para litarit. Osman Taka nisi tё kёrcejё para valiut tё Janinёs dhe tё shoqes sё tij. Kur mbaroi vallja, e shoqia e valiut kёrkoi faljen e tij dhe atij iu fal jeta. Më vonë, do tё ishte Taip Madani ai, qё me kёrcimin e tij brillant nё Festivalin Folklorik tё Gjirokastrёs, nё tetor 1978, e bёri vallen e Osman Takёs njё nga vallet mё tё bukura dhe mё tё vlerёsuara tё atyre viteve.

Alush Taka, u shqua si politikan dhe patriot, mori pjesё nё shpalljen e pavarёsisё. Me batalionin e tij mori pjesë në Luftën e Vlorës, si zv/komandant me Riza Bebon. U zgjodh deputet nё kohёn e Nolit dhe tё Zogut dhe vdiq si deputet me mandat, nё vitin 1936..
Krerët e çetave kryengritëse bashkë me nga 4-5 delegatë të këtyre krahinave shkuan në ngritjen e flamurit në Vlorë, më 28 Nëntor 1912. Qeveria e Ismail Qemalit, vlerësoi ndihmesën e tyre dhe i ngarkoi me detyra: Alush Takën komandant, të garnizonit për mbrojtjen e qytetit të Vlorës dhe Namik Delvinën këshilltar për marrëdhëniet në ministrinë jashtme në Qeverinë e Vlorës. Por pas L.NÇl. Alush Taka u la nё harresё, tre nipërit e tij u dёnuan pёr agjitacion e propaganda me 54 vjet burgim njёri ndёr ta, ёshtё Skёnder Taka, partizan e mitralier trim, i batalionit Çamёria.

Sali Çeka lindi mё 20 gusht 1882 nё Filat tё Çamёrisё, nё njё familje atdhetarёsh. Kreu arsimin e mesёm nё shkollёn Zosimea tё Janinёs. Shkollen e lartё e bёri nё Istitutin Pedagogjik tё Bezansonit nё Francё. Mё 1913 vihet nё dispozicion tё Qeverisё Kombёtare tё Vlorёs. Mё 27 shtator 1913 emёrohet mёsues nё Normalen e Elbasanit. Me 1922 drejtor i Normales sё Elbasanit. Mё 1923 ispektor i pёrgjithshёm nё Ministrinë e arsimit nё Tiranё. Ka qёnё antari i grupit politik “As i pashës as i beut”. Botoi disa libra arsimore pёr shkollat fillore dhe tё mesme. Mё 1 shkurt 1925, vritet nё fshatin Selvias nё krahinën e Sulovёs tё Elbasanit, nga reaksioni feudal dhe forcat obskurantiste tё kohёs. (H. Zane, “Çamëria”, shkurt 2-2005).

Azis Çami, nga Filati i Çamёrisё shqiptare. U dёrgua nё akademinë ushtarake nё Torino tё Italisë, ku u diplomua si oficer artilerie. U kthye nё Shqipёri dhe u lidh me patriotët si: Ahmet Lepenica, Riza Cerova, Hysni Lepenica, Halim Xhelo etj. Nё vitin 1920 ai ishte 27 vjeç dhe nё pregatitjet pёr Luftёn e Vlorёs, u caktua Komandant i Artilerisё. Nё betejё u shqua pёr organizim dhe trimёri. Nё vitin 1923 e gjёjmё komandant tё zhandarmёrisё tё qarkut tё Vlorёs. Largohet me Fanolin pёr nё Vjenё, nё fund tё vitit 1924. Mё 1932, bashkё me Ndoc Gjeloshin, kryen antetat kundёr Zogut. Mё 1939, Azis Çami kthehet nё Shqipёri dhe merr pjesё nё forumin e Ballit Kombёtar. Mbas vrasjes së Hysni Lepenicёs, nё vendin e tij nё Vlorё caktojnё Azis Çamin. Mori pjesё nё Konferencёn e Pezёs mё 16 shtator 1942. Udhёhoqi me trimёri forcat nacionaliste tё Ballit Kombёtar bashkё me Skёnder Muçon, Ramazan Jaranin etj, deri nё ditën e antetatit mё 14-12-1943. Rexhep Çami e poetizon: “Ah! Moj Çamёri e mjerё! / Pate fat tё mallkuar! / Qё tё hodhi nё skёterrё, / te armiku i tёrbuar. / Shkabё e zezё me dy krerё, / sot u nis tё fluturojё. / Pёrmbi juve do tё bjerё. / Armikun ta copëtojё.”

Rexhep Plaku, i biri i Aqifit dhe i Shuquranes, lindi mё 1898, nё Konispol, Rexho Plaku dhe Mustafa Qilimi ngritën nё kёmbё gjithё pellgun e Delvinёs nё Lёvizjen Nac.Çl. Rexhua u caktua antari i shtabit tё Zonёs sё Parё Operative Vlorё-Gjirokastёr dhe komandues direkt i Pellgut tё Delvinёs, Nё kёtё Zonё u ngritën batalionet “Çamёria”, “Thans Ziko” dhe “Pandeli Boçari”. Nёn komandën e Rexho Plakut dhe të Komandantit tё batalionit “Çamёria” Haki Rushitit, u zhvillua lufta kundër gjermanёve nё Konispol, gjatë pёr 55 ditëve gusht – shtator 1943. Nё njё ditё maji tё vitit 1946, ai e pa veten të arrestuar nga Sigurimi i Shtetit Shqipёtar. Udhёheqёsi i krahinës, Rexho Plaku, patrioti me influencё tё padiskutueshme nё atё zonё, trimi me fletё, demokrati nacionalist, mbante nё jakёn e xhaketёs shqiponjёn. Kjo, do tё qe fajёsia e tij…Kёtu do tё fillonin ndjekjet, qё nё ditët e luftёs do ta shpinin nё arrestimin e befasishёm nё majin e vitit 1946, duke udhëtuar nga Konispoli pёr nё Delvinё, tek Ura e Bistricёs dhe pikёrisht nga oficeri i armёs sё zezё Gjolek Alia, pasi e ftoi të hypte nё veturёn e sigurimit. Afёrsisht, atje ku ai kishte pritur me armë në dore pushtuesit fashistё, atje do ta arrestonin me vendim tё Gjykatёs Ushtarake të Gjirokastrës Nr. 200 date 17.2.1946, me akuzën: “I prekur nga reformat, ka hapur parulla disfatiste ndёr elementёt e pakёnaqur nga reformat dhe nё bazë tё neneve 14,15,18, tё ligjёs Nr. 41 tё datёs 14.1.1945 dhe nenit 1 tё ligjit nr. 21 tё datёs 15.12.1944 u dënua me vdekje, humbjen e tё drejtave qytetare e politike, konfiskimin e pasurisё sё tundёshme e tё patundёshme…
Me shkresё Nr. 539 te Dt.18.12.1946, denimi me vdekje i kthehet me 30 (tridhjetë) vjet burg. Trimi i Jugut vuajti 34 vjet burg, familja e tij nga viti 1961 deri nё vitin 1984 (24 vjet) jetoi nё internim. Sapo u lirua nga burgu, mё 1 Mars 1981, u dёrgua nё breg tё kёnetёs sё Karavastasë tё Lushnjes, nё vendin ku ndodhej e internuar e shoqja Merushe Plaku, i birit Agim Plaku dhe vajzat… Jetoi vetёm 3 muaj pas daljes nga burgu dhe shkoi nё amshim, i ngarkuar me shumё dhimbje e dёshpёrim… Është dekoruar nga Kuvendi Popullor i RPSH. me “Urdhёrin e Flamurit”. Kёshilli i Bashkisё sё Konispolit, i dha zotit Rexho Plaku (pas vdekjes) titullin “Mirёnjohja e Konispolit” me kёtё motivacion:
”Nё shёnjё mirënjohje pёr kontributin e paçmuar tё dhёnё gjatё Rezistencёs Frontale 55 ditore tё popullit tё Konispolit kundër pushtuesve gjermanё, si pjesё aktive e Luftёs Nacional Çlirimtare.”

Haki Rushiti, Lindi mё 13 maj 1905 nё Konispol. Bashkë me Hazis Çamin mbaruan shkollёn e oficerëve nё Itali ku u diplomua me gradёn toger pёr artileri. Ishte pёrkrahёs i Nolit dhe komandant i xhandarmёrisё nё Lushnjё. Kur erdhi Zogu nё fuqi, e pushoi nga puna. U bashkua me Barjam Curin, Luigj Gurakuqin, Fan Nolin, Qazim Koculin, Hasan Prishtinen etj. Mbas 10 vjeteve u kthye mori pjesё nё kryengritjen e Fierit më 1937. Dёnohet nga Zogu me 15 vjet burgim. Pushtimi fashist e gjeti nё Konispol. Mori pjesё nё Lёvizjen Nac. Çl. ku u caktua Komandant i batalionit “Çamёria”, me 2 shkurt 1943. Mori pjesё nё njё seri luftimesh dhe sidomos nё luftёn 55 ditore kundra gjermanёve, duke mbrojtur Konispolin dhe kufirin jugor, nga 5 gushti deri mё 30 shtator 1943. Kundёrshtoi urdhёrin e ndërimit tё emrit tё batalionit nga “Çamёria” nё “Thoma Lulo”. U thirr nё Zall tё Kuçit, nё Kurvelesh, nga “Shtabi i Zonёs Operative” Vlorё-Gjirokastёr prej Hysni Kapos dhe Dushan Mugoshёs. Haki Rushit shkoi me 15 trima çamё. Deklaroi hapur se nuk i zbatonte urdhёrat e veles sё Parisit. Sipas tё dhënave, delvinjoti Iljas Ahmeti (Personalitet i lёvizjes Nac. Çl.) i tha Hakiut: “Ik se do tё vrasin, kanё caktuar Habib Isufin tё të vrasi.” Atëherë Hakiu u aratis pёr nё Greqi dhe prej kёndej shkoi me familje nё Amerikё, mё 5 maj 1955. Kur sapo zbreti nga avioni e priste njё zonjё. “Ajo na pa – thotё Fiqiretja e shoqia e Hakiut,- dhe tha: Kush ёshtё Haki Rushiti nga ju! -Mё duket se jam unё, iu pёrgjigj Hakiu.- Unë jam e “Ballit Kombёtar” e Mit’hat Frashёrit, erdha t’ju shoqёroj juve! Nё testamentin dhe porosinё e lёnё nga Mit’hat Frashёri emri juaj figuron nё ata persona, qё duhet tё kujdesemi tepёr pёr ju”. Mё 25 maj 1965, Hakiu ndërroi jetё, nё Nju Jork SHBA. (R. Bebo “Dodona…”, bot. 2007, f. 591).

Bilal Xhaferi (1936-1986) Atika, e motra e Bilalit rrёfen: ”Bilali nuk njohu kurrё as fёmijëri e as rini! Ne ishim pesё fёmije. Nёna na vdiq shumё e re, nё vitin 1943, Bilalin e la 8 vjeç. Pas dy vitesh na pushkatuan babanё! Na mori gjyshi nё shtёpinë e tij, tё na rriste. Unё isha mё e vogla. Babai mё la katёr vjeç. Gjyshi ishte plak dhe i verbuar nga sytё. Jetonim nё njё varfёri tё tmerrshme, plus edhe për shkak të luftës së klasave, nё fshat na pёrbuznin. Bilali, si vellai mё i madh, qё nё moshёn 10 vjeç, na u bё nёnё dhe babё. Pasi mbaroi katёr klase fillore, pёr dy vjet “gjezdiste” pёr tё punuar, qё tё na ushqente. Shkoi nё Sarandё, ishte 12 vjeç, filloi punё nё postёn e Sarandёs, duke shpёrdarё letrat dhe gazetat nё fshatrat e Vurgut, duke punuar 9-10 orё nё ditё… Bilali diskriminoi Ismail Kadarenё pёr librin “Dasma.” Pas kësaj, për t’i shpёtuar arrestimit dhe burgut u arratis nё Greqi, nё gusht tё vitit 1969, pёr tё shkuar nё SHBA. Dy vjet punoi nё gazetёn “Dielli” tё shqiptarёve tё Amerikёs. Nё Çikago themeloi gazetёn e Lidhjes Çame “Krahu i shqiponjёs”. Njerёz të panjohur e sulmuan me thikё nё Nju Jork. Sigurimi i shtetit komunist shqiptar kёrkonte vdekjen e tij dhe tё veprave që kishte shkruar. Iu dogj shtёpia dhe gjithё dorёshkrimet. Vdiq nё rrethana tё dyshimta, pas njё operacioni nё kokё mё 1987 nё Çhikago. Ja, si shkruante ai për emigrimin e çamëve te ndjekur nga zervistet grekë:

“Na tregojnё drejtimin plumbat qё vёrshojnё nё errёsirё,
Na ndriçojnё rrugёt flakёt qё gjithё tokёn kanё pёrpirё…
dhe rrugёt zgjaten e zgjaten për në veri.
Ne, popull muhazhir ecim nёpёr shi…
Lamtumirё Çamёri!”
(Forumi Shqiptar”, 24-4-2002)

Qamil Buxheli, nga fshati Pandalejmon i krahinёs së Çamёrisë, nёnprefekturёs sё Konispolit. Poema pёr Çamёrinё është njё kryeveper e tij. “Çamёria Trime” O. Çamёria trime!/ O Çamёria trime! / O motra Çamёri! / Evropa t’la jetime, / por s’iu pёrule ti. /Me burra e gra suljote, / me djem qё tundin malet, / me vajza shtojzovalle. / Ti çave tramundanat. / E theve çdo pusi./O motёr Çamёri! / O trimja Çamёri! / Njё shekull zё e ngryset, / qёkur, si shqipe mali, / me zёmer tё zhuritur, / pёrmbi folen e prishur / qёndron dhe sot nё qiell. / Rikthimin duke pritur! / Ti mbahu, motёr, mbahu, / se dita shpejt do vijё. Nё tokёn e pa sosur. /Me gjak e djersё brumosur. Me varret e tё parёve. / Me gjuhёn e shqiptarёve. / Me gjuhёn prej bilbili. / Qё kёndoi Naimi / nё atё kohё plot manxuranё, / dafina dhe ullinj. / Do zbardhё dita motёr. / Pranvera do tё vijё! / A mёdёgjon moj motёr? / Do kthehesh pёrsёri.
Qamil Buxheli, është njё ndёr penat mё tё spikatura tё humorit shqiptar. Ka ndёrruar jetё nё moshёn 82 vjeçare. Autor i njё sёre romanesh saterike, tregimesh, pamfletesh. Qamil Buxheli ishte intelektuali dhe shkrimtari qe i fali Shqipёrisë, humorin modern, qё diti ta trasformojё humorin nё tregime, skica, romane, artikuj ashtu dhe nё komeditё qё shkroi. Kryeredaktor i revistёs sё njohur “Ylli”, antar i kolegjumit tё revistёs “Hosteni”. Ai dinte tё pёrcillte edhe njё fenomen tё trishtuar tё shoqёrisё pёrmes humorit tё tij. Qamili nuk ishte njё intelektual i mbyllur, ai ishte njё njeri aktiv nё lёmin e letёrsisё, nё problemet shoqёrore dhe politike duke dhёnё mendime shumё tё vyera.

Teme Sejko, lindi mё 25 gusht 1922 nё Konispol dhe mbaroi gjimnazin. Në dhjetor të vitit 1942, doli partizan vullnetar, nё Çetёn “Çamёria” Më 2 shkurt 1942 caktohet pёrgjegjës i rinisë sё çetës. Nga muaji prill 1943 kalon nё brigadёn e Parё. Mё 29 nёntor 1944 caktohet zv/komisar i brigadës XVII. Mё 1945-1948 dërgohet nё Akademin ushtarake “Frunxe”. Nga viti 1949-1955 bëhet drejtor i zbulimit nё ministrinë mbrojtjes dhe prej vitit 1955-1958 studion nё Akademinë Ushtarake “Voroshillov” nё Moskё. Nё verёn e vitit 1960, doli nё skenё “Komploti i grupit çam” me Teme Sejkon nё krye. Një skenim i pёrsosur pёr ti vёnё “kazmёn Çamёrisё”.
Çfarё tё presёsh, kur strumbullari kryesor, i tё dhёnave pёr komplotin imagjinar tё vitit 1961 ishte vetё Kosta Fili, i futur si agjent grek (nё organet tona tё sigurimit.) Pas ekzekutimit, Teme Sejkos, i pushkatohet djai i madh, Sokoli, Shpresa e shoqia e Temes hidhet nga ballkoni dhe vdes, kurse djali tjetër, Mondi, burgoset. Figura tё tjera të Çamёrisё ekzekutohen si: Taho Sejko, Tahir Demi, Sami Murati, Ilmi Seiti, mё pёrpara Ali Demi etj, nga viti 1961, deri nё vitin 1991, periudhё e cila i shoqёroi çamët nё Shqipёri, me njё pёrbuzje dhe depersonalizim të paparë nё çdo kёnd tё Shqipёrisё.

Niko Stillo lindi mё 19 prill 1946, Shqiptar nga Preveza, me banim nё Gjermani. Vepra e tij e fundit “Etruskishte-Toskёrishte”, ështё pritur dhe pёrcjellё me nderime nga Akademia e Shkencave dhe Arteve tё Kosovёs. Ka ligjёruar nё shumё konferenca shkencore. Argumenton shkencёrisht se nё themel tё mitologjisё greke, ёshtё mitologjia pellazgo-iliro-shqiptare. Niko Stillo, na tregon nё vitin 2011-2012 se “Etruskёt flasin shqip”. Nёpёrmjet toskёrishtes-çamёrishtes shpjegohen rreth 140 tabela me mbishkrime etruske tё gjetura nё Itali, Nikua i ka deshifruar ato tё gjitha. Zotёrues i katёr fakulteteve, Profesor Niko Stillua, ёshtё njё enciklopedist e erudit i shquar. Nga arkivat greke, ka nxjerrё nё dritё, tapinë e ishullit Hidra, e cila flet shqip. Ai i jep rёndёsi fjalorit tё Dhanil Voskopojarit dhe fjalorit tё Panajot Kupitorit, fjalorit greqisht-shqip të ishullit Hidra. Nikua shtё stёrnip i Marko Boçarit. Ai studio rilindasit e hershёm, si Angjelica Palin (kjo zhvilloi aktivitetin e saj nё Evropё njëlloj si Dora D’ Istria). Studioi figura të tjera, si Peshkopin e Paramithisё Anthin Caco, që erdhi mё vonё nё krye tё Patriakanes nё Stamboll. Ky dijetar çam botoi nё gjuhёn shqipe Ungjillin. Pёrmendim Anastas Kulluriotin qё kish mbaruar Universitetin e Harvardit nё shek. XIX. Gjuhëtarin akademik, arvanitasin Petro Furiqi, Antonio Bellushin, Jorgo Maruga folklorist, Vangjel Llapi, Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Jeru etj. Të cilët luftuan pёr tё drejtat e arvanitasve nё Greqi pёr një makrokomunitet disa milionesh dhe të qindra, mijёra çamёve ortodoks, qё jetojnё nga Preveza e Arta deri nё Filat.
Niko stillo ёshtё brumi i rilindjes, dhe pёrfaqёsuesi i denjё i tyre.. (Forumi Shqiptar 6-11-2012).

Ibrahim Daut Hoxha, Ka lindur mё 15 prill 1923 nё Konispol. Lufta Nac. Çl. e gjeti nё maturёn e pjekurisё. Partizan i parё nё çetёn Çamёria, mё vonё nё brigaden e VI dhe officer i shtabit të brigadёs. Filloi dhe mbaroi shkollёn pёr armёn e artillerisё. Pёr mendime antisovjetike, u arrestua nё vitin 1959. Mё vonё Ibrahimin e gjёjmё nё bankat e Universitetit tё Tiranës, në fakultetin “Histori Filiologji” të cilin e mbaroi shkёlqyeshёm, Ka botuar 12 libra me karakter historik nё pёrgjithёsi dhe nё vaçanti pёr Çamёrinё, duke shtjelluar 7 botime bashkëveprimi, kryesisht pёr Çamёrinё dhe rreth 900 punime historike. Ka marrë pjesë në mbi 85 emisione televizive, ka bërë mbi 40 kumtesa kryesisht historike, kushtuar mё shumё Çamёrisё, mbi 35 kёngё popullore çame nё radio Tirana. Kohёt e fundit nxori nё qarkullim “Fjalorin Encilopedik Shqiptar” me dy botime.
Ibrahimi ёshtё i biri i Daut Hoxhёs, luftёtarit trim tё Çamёrisё. Pёr Dautin po citojmё disa vargje nga Fatos Mero Rapaj:
“Daut Hoxhёn kush s’e njihte, / trim pёrmbi shumё trima, / dhrohomiti emёrmadh, / qё çante si vetёtima, / djaloshi qё zuri malet, / e me armё mbronte lirinë, / kundёr grekёve qё u derdhёn, / të grabisnin Çamёrinё./ …Tundej mali dridhej fusha, / digjej tёrё vendi flakё, / se luftonte Daut Hoxha, / ujqёrit ushtarё andartё.”

Addison Çikago prill 2014
______________________
Marrë nga gazetadielli.com
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
24,858
Pikët
113

Veziri i Sulejmanit te madherishem,

Ne kohen e Zogut, rruga Tafaj, qe eshtevrruga e gjimnzait Partizani, quhej rruga Ibrahim Pashe Pargelliu..
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
24,858
Pikët
113
Angelica Palli, Shkrimtare e viteve 1800 në Itali, (“Vajza çame nga diaspora”)
September 26, 2018 0 By VLORALAJME
Angelica Palli (1798 – 1875). Shkrimtare e viteve 1800 në Itali. Akademike e shquar. Babai i saj Panajoti, Konsull në Livorno ishte nga Çamëria. Në shkrimet e saj i kushtoi një vemendje të veçantë Shqiptarëve. Emri i saj u bë njohur në Shqipëri mbas publikimit të librit “Vajza çame nga diaspora” me autor albanologun Niko Stillo. Niko Stillo thekson, se ajo ishte një nga figurat më të shquara të Akademisë Italiane. Ajo shkroi poezi në gjuhën shqipe, dhe Shqiptarët nuk janë njohur kurrë me këtë fakt. Si është e mundur ? Në 1814 shkroi tragjedinë e saj të parë në gjuhën italiane te titulluar “Tieste”. Në vitin 1819 ajo u bë anëtare e Akademisë “Labronica”, duke marrë emrin “Zelmira” (Shqip” Zelli i mirë) dhe vazhdoi të organizonte takime letrare në dhomën e ndenjes së shtëpisë së saj në Livorno. Njihet marëdhënia e saj me Jean Champollion, dëshifruesi i hieroglifeve Egjiptiane dhe babai i Egjiptologjisë.
“Zelmira” ka qenë dhe pseudonimi i saj në komunikimin me Champollion. Në këtë letërkëmbim Champollion mbante pseudonimin “Zad”. Është një teori që meqënëse një pjesë e hieroglifeve përmbanin detaje të rëndësishme të punës së tij, deshifrimi i tyre mund të jetë bërë në sallonin e saj. Letërkëmbimi i tyre ruhet ne Muzeun e Louvre. Janë reth 30 letra, të cilat i ka dorëzuar e bija e Angelicës pas vdekje së të ëmës. Elena Kocaqi, Champollion nuk ka qenë njohës i Gjuhës Shqipe, përse i duhej ky bashkëpunim me një personalitet të madh si Angelica Palli, njohëse e mirë e Gjuhës Shqipe…? Mos ndoshta nëpërmjet gjuhës së perëndive Champollion ka gjetur çelësin Egjiptologjisë…? Ai letërkëmbim duhet studiuar patjetër.
Mos të harrojmë se “Thoti” fliste Shqip. Kur nisi lufta kundër sundimit Osman, Palli përqendroi interesin e saj mbi problemet e popullit të saj Shqiptar, për Arvanitët dhe Çamët. Fatkeqësisht të gjitha këto përpjekje i janë servirur publikut nga falsifikator të ndryshëm si përpjekje të saj për popullin grek. Dashakeqësit gjithmonë kanë dashur ta paraqesin si Greke. Të gjitha doreshkrimet dhe poezite e saj në gjuhën shqipe kanë “humbur” me dashje. Arsyet dihen. Bashkëlidhur nje poezi në shqip e Angelica Palli. – U s’ika ka turpi, po ika ka halli: për një djalë mali po më diqte malli. U s’ika ka halli, po ika ka turpi: për një djalë mali më digjej vuxhuti. – Si një zok u bëçë, të erdha një natë: të gjeta në gjumë, tek flërje në shkallë. U ulçë të putha, të putha në ballë, hape sitë e qeshe, më zure në qafë. Të thaçë «mos folë, se na ndjen jot-ëmë, që ka rënë e fle poshtë atje në lëmë!». Ti më the «mos folë, se na ndjen im-atë, që po fle në dhria, dhe na bën hatanë!»
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
24,858
Pikët
113
Tregtari-bankier me prejardhje çame, ja historia e Gjon Paramithiotit. Presidenti i parë i Interit
Oct 27, 2018
| 21:42




“Do të lindë këtu, në restorantin ‘L’Orologio’(‘Ora’), vendi i takimit të artistëve dhe do të jetë përgjithmonë një skuadër me talent të madh. Kjo natë e shkëlqyer do t’i japë ngjyrat stemës sonë: e zeza dhe ngjyra e qiellit në sfondin e artë të yjeve. Do quhet ‘Internacionale’, sepse ne jemi vëllezër të botës”. Ishte 9 marsi i vitit 1908: lind Interi. Nga ajo ditë kanë kaluar 110 vite. Dhe 21 presidentë.
gjon paramithioti








I pari quhej Xhiovani “Gjon” Paramithioti. Qëndroi në krye të klubit për shtatë muaj. Por, kush është Gjon Paramithioti? Lindi në Venecia më 12 mars (por nuk dihet viti: në fakt, mbi të ka shumë pak të dhëna) dhe vdiq më 11 mars 1936 në Nju Jork. Rridhte nga një familje e madhe tregtarësh dhe bankierësh. Në disa shkrime thuhet se ishte hebrevenedikas dhe diku grek-venedikas, por e vërteta është se Gjon Paramithioti është me origjinë e rrënjë shqiptare.
Familja e tij, pas largimit nga Paramithia për në ishullin e Korfuzit (ku ende ka shumë familje kanë ruajtur origjinën shqiptare dhe besimin katolik) në shekullin XVIII, mori për mbiemër emrin nga vinin, Paramithinë e Çamërisë, me qëllim që të ruanin në kujtesë të tyre origjinën se nga ishin (siç dihet ishulli i Korfuzit deri vonë i përkiste Venedikut, Venecias).
Nga familja e madhe Paramithioti kanë dalë shumë figura të njohura dhe ashtu si mijëra shqiptarë të tjerë dhanë një kontribut të vyer në themelimin dhe forcimin e shtetit grek në shekullin XIX. Familja Paramithioti bashkë me disa familje të tjera shqiptare, një zviceran dhe me vëllezërit Rothçild (Rothschild) themeluan më 1841-ën Bankën Kombëtare të Mbretërisë së Greqisë. Në vitin 1881, një Paramithiot ishte deputet në Kuvendin e Greqisë.

 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
11,205
Pikët
113
Ahmed Dino (1785–1849) ishte një udhëheqës dhe politikan ushtarak shqiptar.
Ai lindi në 1785 në Prevezë në familjen e shquar Dino të qytetit. Ai ishte një mik i ngushtë dhe aleat i Ali Pashës. Në Egjipt ai ishte një nga gjeneralët me gradë më të lartë të Muhamed Ali Aliut nga Egjipti gjatë pushtimit të tij të Egjiptit. Në 1844 ai financoi dhe ndërtoi në Prevezë xhaminë Yeni, e cila u shpall një monument kulture i Prevezës në vitet 2000. Më 1847 mori pjesë në Revolucionin Shqiptar të 1847 të udhëhequr nga Zenel Gjoleka. Megjithëse revolta fillimisht ishte e suksesshme, Gjoleka përfundimisht u mposht dhe Ahmed Dino u internua në Konya, ku vdiq në vitin 1849. Ai ishte martuar me Saliha Çapari, nga familja e shquar Çapari. Djali i tij Abedin Dino u bë një nga themeluesit e Lidhjes së Prizrenit dhe për një periudhë të shkurtër Ministër i Punëve të Jashtme të Perandorisë Osmane.
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
11,205
Pikët
113
Lul Çapari, ishte nga dera e famshme e Çaparenjve, të fshatit Luarat në prefekturën e Margëllëçit. Si luftëtarë të tjerë çamë, qysh në moshë të re, ka qenë në shërbim të Ali Pashë Tepelenës. Më vonë në vitin 1847 mori pjesë në “Besëlidhjen Shqiptare”. Anëtarët e Besëlidhjes i dërguan një letër mbretit Otto të Greqisë për ndihmë, që me gjithë premtimet nuk mbërriti kurrë. Letra u firmos nga 89 krerë të Besëlidhjes, ku nga krahina e Çamërisë spikasin emrat e Lul Çaparit, Muhamet Abazit, Muho Pronjos, Zahir Pronjos, Xhafer Demit, Ahmet Dinos, Muharrem Behlulit, Latif Elmazit, Xhate Selfos etj.
Kënga thotë:
Shqiptarët anembanë
u mblodhn e fjalën dhanë
mbretit s’i japim nizamë
të parë Çelo Picarë
… dhe pastaj gjithë me radhë
Zenel Gjolekë Kuçjoti
Hodo Ali nivicjoti, Fejzo Çikë i borshjoti,
Spiro Stoja nga Labova
që kudo ia bënte fora
Çorrajt me Foto Kopalë
Qeparoi Gjikë Thanasnë
edhe kapedan Sokratnë
Të gjithë trima me pallë
bashkë me Lulë Çaparë
erdhën e zunë Picarë
Te rrapi me dega tëndë
Atje e bënë Kuvendë.
Dhe më tej:
Lumi i Vlorësë nëntëmijë
Delvina me Çamërinë
Berati me Toskërinë.
Pas dështimit të Lidhjes, Lul Çapari si shumë kryengritës të tjerë kalon në arrati. Turqit me dredhi e pabesi arritën të kapin një pjesë të madhe të udhëheqësve të kryengritjes së vitit 1848. Disa prej tyre i eliminuan fizikisht ose i mbyllën në burgjet e errëta të perandorisë; një pjesë tjetër e falën, duke i vënë nën armë, në luftën e zhvilluar kundër Greqisë dhe në Mal të Zi.

Nga ndjekjet e shumta që iu bënë, çdo herë ai do të shpëtonte, duke luftuar, derisa rrethohet keq në fshatin e tij, Luarat.
Foli një zë kaha mali
Të iki Lule Çapari
Luli mori të rrëpjetë
iu mbush sharkëza me vesë
Vlleh e vllaha treqind vet
Luli u kërkoj fushekë
ata klenë të pabesë.
Në disa këngë ai thirret Lulo, Lule ose në trajtën e shquar Luleja. Ndoshta bëhet një paralelizëm midis emrit të tij dhe bukurisë fizike që e karakterizonte. Në vargjet e mëposhtme të bëjnë përshtypje fjalë e shprehje të një bukurie të rrallë: Mirënata morfanjotë/ Keni vënt për mua sonte?
Lul Çapari me sa shihet ka arritur në muzg, sapo fillon të erret. Dhe më tej:
Ti moj plaka shenicjote
keni vend për mua sonte?
Bujrum Lul Aga zotrote
kemi sonte dhe si sonte.
Plaka shenicjote e pret me gjithë zemër “Bujrëm”, por fjalët “kemi sonte dhe si sonte” ‘përkthehen’: kemi sot plot dhe gjithë ditët e tjera janë si kjo e sotmja. Ndërkaq Lul Çaparin, në ecejaket e tij të pafundme në fshatin e lindjes ku kishte gruan dhe fëmijët e spiunojnë. Në një situatë të tillë i duhet të marrë një vendim të shpejtë sepse vonesa do të ishte vdekja e tij. Ai veproi si gjithmonë pa iu trembur syri.
Lul Çapari ia hipi diçit (kalë i bukur)
çajti mal’ e Margëlliçit
Lulo me nishan në ballë
kur more tutje mejdanë
Njëqind e njëzetë të ranë
Njëqindenjëzetë fushekë
Bir o Lulo ç’i dogje vetë.
Nga pas si gjithmonë e ndiqte miku i tij i ngushtë, trimi tjetër i Çamërisë Memet Kollovi.
Lul Agai arriu e dolli
pas e pas i ra Kollovi
Kollovi i Saqe Meçesë
pas e pas i ra Lulesë.
Mirëpo Luli i kishte lënë amanet gruan dhe fëmijët shokut të tij. Kur pa që po e ndiqte nga prapa e pyeti:
Ç’i bëre djelt e Lulesë
Në shtëpi i lash të zestë
lumi i marrtë e zjarri i djektë
se u s’di ku kam krie’të.
Në këto kushte Lul Çapari kthehet prapa dhe i dorëzohet komandantit turk Çollak Gegës, me kusht të linin të lirë gruan me fëmijët. Me të shkon dhe Haxhi Demi me shpresën se valiu i Janinës do t’i falë.
U kthe Lulia e rreth i vunë
Në Janinë lidhur e shpunë
Lulenë që s’trembej kurrë
Kur e panë morfaqotë
palë palë u vanë lot
Në qafë të Belbestenit
i dha selam Haxhi Demit
Hajd’ or Haxhi Dem’ të vemi
se ftuar na ka sadrazemi
të mir’ a të keqe kemi?
Thuhet se i çuan në Stamboll te Sulltani ku së bashku me Xhaferr Demin u zhdukën në mënyrë misterioze. Por këngët japin dhe një variant tjetër të vdekjes së tij, kur e dërguan në Janinë:
Lul Agai hip shkallatë
xhelati trois pallatë
… Në Janinë lidhur e shpunë
Lulenë që s’trembej kurrë
Mu ne portë e dervenit
ia prenë kokënë si demit.

Ra mjegulla e zuri fshanë
Atë fshanë Luaranë
Luarat këmbë mos mbetë
se zunë Lulinë e shkretë.
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
24,858
Pikët
113
Dinastia e njohur çame që bëri art dhe histori të madhe
April 26, 2015 10:35
Dinot e Çamërisë, një prej familjeve më të mëdha dhe më të njohura shqiptare në shekuj që u end mes Parisit dhe Stambollit duke bërë histori të madhe, por edhe art të madh. Në mënyrën më të mirë dhe më të plotë zbardhjen e historisë së kësaj familje të famshme çame, të dinastisë së Dinove e ka bërë ish-diplomati ynë në Paris, studiuesi, publicisti dhe shkrimtari Luan Rama. Me dokumente arkivore dhe të dhëna të shtypit të kohës, Rama vërteton se pinjojtë e disa brezave të kësaj familje kanë qenë politikanë, atdhetarë dhe artistë të mëdhenj të njohur në Ballkan dhe Evropë. Abedin Dino është nga të fundmit e dinastisë së njohur, që ka jetuar deri në vitin 1993. Ai konsiderohej piktor turk, e njëkohësisht evropian, por të paktë ishin ata që dinin se rrënjët e tij shtriheshin thellë në një tokë shqiptare
Rrënjët e familjes Dino janë të vjetra. Të parët e Abedinit tregonin se më i moçmi i Dinove, Hysen Aga, në shekullin e XVII-të kishte qenë jeniçer në Damask dhe kishte luftuar në krah të një strategu të njohur të quajtur Bakaloglu. Më vonë ishte kthyer si një ushtarak i famshëm në brigjet shqiptare buzë Korfuzit, në Lopës të Çamërisë, ku ishte martuar me një bashkëatdhetaren e vet me të cilin pati djemtë e tij, Ali Dino dhe Zenel Dino.
Shumë kohë më vonë, kur koka e prerë e Ali Pashës u vu në një kamare të Stambollit, që ta shihnin të gjithë, në mënyrë që askush më të mos guxonte të ngrinte krye kundër sulltanit, tokat e pashait shqiptar u konfiskuan dhe u shitën në ankand. Pikërisht atëherë, Dino i bleu shumë toka në Janinë dhe një pjesë të mirë të Prevezës. Ahmet Bej Dino (1785-1848), biri i Aliut, ishte martuar atëherë me një çame të quajtur Saliha Çapari, nga Çapari i Çamërisë.
Kur Ahmeti vdiq i internuar në Konia, ku dhe u varros, që pronat të mos kumbisnin, e shoqja e mbetur e ve u martua brenda familjes me Ibrahim Aga Dino, me të cilin lindi Hysen Dinon, babain e nënës së Jusuf Vrionit.
Pikërisht, këtu fillon lidhja e dy familjeve të mëdha: Dinot dhe Vrionasit. Ndërkohë, Ahmet Dino ishte gjyshi i Abedin Pashë Dinos, i cili do të jetë një nga figurat më të mëdha të kësaj familjeje dhe në historinë shqiptare për Pavarësi. Abedin Pashë Dino kishte gjithashtu një shpirt artisti dhe ai i njihte mirë filozofët francezë, si Pascal, Montaigne, veprën e Flammarionit, etj, të cilëve u referohet dhe në librin e tij Lumturia në këtë botë. Më 1895 u dekorua nga Akademia Franceze me “Palme”- n e saj.
Ai la pas ithtarët e tij, që do të vazhdonin përpjekjet për mbrojtjen e trojeve shqiptare, siç do të ishte mes tyre dhe i biri, Rasih Dino, babai i piktorit të ardhshëm, Abedin Dino, i cili mori pjesë në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë.
Qeveria e Ismail Qemalit e caktoi atë përfaqësues të saj në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës dhe më pas përfaqësues të përhershëm pranë Konferencës së Paqes në Paris. Rasih Dino bashkë me Mehmet Konicën dhe Filip Nogën, në emër të Qeverisë së Përkohshme Shqiptare, më 2 janar 1913, nga Londra, i kanë dërguar një memorandum ministrit të jashtëm britanik Eduard Grey, i cili ishte njëkohësisht dhe kryetari i kësaj konference. Një memorandum padyshim me vlera të veçanta historike dhe i shkruar nga njerëzit më të ndritur që kishte atëherë Shqipëria.
Një nga figurat më të shquara në historinë e kësaj familjeje është padyshim, ajo e Abedin Pashë Dinos, apo Abedin Pashë Prevezës (1843-1908), i cili fillimthi kishte qenë vali në Varna dhe më pas ”Komisar i Portës së Lartë” në Stamboll.
Në pragun e Kongresit të Berlinit, sulltani e dërgoi atë në Janinë, pasi Greqia, e ndihmuar nga Fuqitë e Mëdha, kërkonte të zgjeronte territoret e saj në dëm të territoreve etnike shqiptare. Ai shkoi me qëllim që të organizonte revoltën e shqiptarëve për t’iu drejtuar Fuqive të Mëdha, se ato toka nuk kishin asnjë lidhje me Greqinë e re të pas revolucionit; se në ato troje flitej gjuha shqipe dhe prej shekujsh jetonin shqiptarët.
Një nga miqtë e ngushtë të Abedinit ishte në këtë periudhë Sami Frashëri, i cili atë kohë ishte sekretari i Komitetit Ushtarak Turk, të kryesuar nga Abedini. Simpatia mes tyre do të vazhdonte vite me radhë dhe veçanërisht në Stamboll ku ata do të pikëtakohen përsëri. Abedini, i cili zemrën e kishte në shtëpinë e tij në Prevezë, u lidh shumë me çështjen shqiptare dhe veçanërisht me krerët e Çamërisë e më pas me udhëheqësit e Lidhjes së Prizrenit.

2 Rasih Dino
Rasih Dino, i biri i Abedin Dinos së parë dhe babai i piktorit Abedin Dino, mori pjesë në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë. Qeveria e Ismail Qemalit e caktoi atë përfaqësues të saj në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës dhe më pas përfaqësues të përhershëm pranë Konferencës së Paqes në Paris. Rasih Dino bashkë me Mehmet Konicën dhe Filip Nogën, në emër të Qeverisë së Përkohshme Shqiptare, më 2 janar 1913, nga Londra, i kanë dërguar një memorandum ministrit të jashtëm britanik Eduard Grey, i cili ishte njëkohësisht dhe kryetari i kësaj konference. Një memorandum padyshim me vlera të veçanta historike dhe i shkruar nga njerëzit më të ndritur që kishte atëherë Shqipëria. Në vitin 1920, familja Dino vendoset në Paris, në lagjen Auteuil pranë pyllit të Bulonjës, ku Abedini do të vazhdojë shkollën fillore. Lufta e Parë Botërore apo Lufta e Madhe tashmë ka mbaruar, por i ati është gjithnjë i angazhuar me çështjen shqiptare, ashtu si dhe vëllai i madh, Aliu. Më pas familja vendoset në Korfuz, që në atë kohë ishte një ishull kozmopolit. Së fundi familja largohet dhe vendoset në Stamboll, në lagjen Bogaziçi dhe më vonë do të studiojë në Robert College, një shkollë amerikane. Që nga ky moment, prindërit e tij nuk do të lëvizin më nga Stambolli.

3 Ali Dino

Ali Dino ishte vëllai i madh. «Për gjithë karikaturistët, ai ishte një emër ekzotik. I famshëm nga emri, i jashtëzakonshëm nga puna». Po cili ishte në fakt ky piktor i famshëm, aq i njohur në Athinë dhe në Prevezë? Aliu (1891-1938). Pasi studioi në Sorbonë të Parisit për shkencat politike, ai u kthye në Athinë. E donte shumë artin dhe pikturën. Shpejt, skicat e tij do të premtonin për një artist me të ardhme të madhe. Dhe ajo që spikati që në fillim tek ai, ishte piktura sociale, vizatimi dhe rrokja e jetës në dinamanikën e vet, kritika ndaj të vjetrës dhe perspektiva e së resë e modernes. Krijimet e tij e vendosin atë ndër karikaturistët dhe humoristët më të mirë të Evropës. Një nga temat e tij ishin dhe kostumet shqiptare. Seria e skicave të tij nga Çamëria ishte jo vetëm me humor, por dhe me një satirë sociale. Ali Dino i vizatoi me dashuri vallet greke e shqiptare, vallet „çamikos“ apo portrete atdhetarësh të mëdhenj, mes të cilëve Musa Demin nga Filati, një nga patriotët më të mëdhenj të Çamërisë në vitet 10-30-të të shekullit XX-të. Madje një seri karikaturash, ai i bëri me figurën e të atit Rasih Dino nëpër rrugët dhe pazaret e qytetit. Mjaft të bukura janë padyshim portretet e njerëzve të familjes së tij, mes të cilëve dhe portrete që i kishte bërë Abedinit. Ali Dino ishte gjithashtu dhe një politikan i njohur, për të cilin nuk është folur ose është folur shumë pak në studimet shqiptare. Pothuaj njëzet vjetët e fundit të tij ishin të mbushura me një veprimtari të madhe politike që tregon për një njeri me mjaft kurajë, po të kemi parasysh se jetonte në Prevezë dhe Athinë. Arkivat e dëshmojnë më së miri këtë periudhë të tensionuar dhe për politikën shqiptare të qeverive të Mitat Frashërit, Sulejman Delvinës apo Fan Nolit, të cilët u kërkuan Fuqive të Mëdha që në këto shkëmbime të mos përfshihej popullsia e Çamërisë, që ishte shqiptare, pavarësisht se nga feja ishte më shumë myslimane. Studimet e tij për traditat dhe lashtësinë e kulturës shqiptare përbëjnë një referencë tjetër mbi botën e intelektualëve të njohur shqiptarë të kësaj periudhe. Gruaja e tij Alba Montini, ishte italiane nga brigjet dalmate. Fatkeqësisht ai vdiq i ri, në vitin 1938, në Athinë.
4 Arif Dino
Në dialogun e tij me poetin e madh francez Alain Bosquet, Jashar Qemal kujton rininë e tij dhe miqësinë me dy vëllezërit Arif dhe Abedin Dino. Arifin e cilësonte si frymëzuesin e tij shpirtëror, që siç shkruan „përmes tij unë zbulova rrugët që të çonin tek njeriu“. „Që para se Dino-t të vinin në Adana, unë e njihja emrin e tyre dhe kisha dëgjuar për ta“ – shkruante ai. – Kisha lexuar poezitë e Arifit dhe kisha parë vizatimet e Abedinit. Arifi ishte një admirues i Rimbaud (Rembosë), madje e dinte përmendësh. Bashkë kalonim orë të tëra, duke përkthyer poezi të Rembosë dhe duke folur gjatë për to. Kështu përkthyem poezinë e tij Anija e dehur (Bateau Ivre). Libri i parë që më ka tronditur ishte Don Kishoti. Isha shtatëmbëdhjetë vjeç, kur e lexova. Ishte Arifi që më bëri të lexoja atë dhe klasikët. Kur Arif Dino (1892-1957) shiti ca toka, më dhuroi nja njëqind libra të klasikëve. Kur hapa kutitë, gjeta tri kopje të Don Kishotit. Shkova dhe i thashë se gabimisht më kishte dhënë tri kopje, por ai më tha: “Jo, t’i kam dhënë që t’i lexosh për gjithë jetën”.

5 Abedin Dino i Ri

Abedin Dino konsiderohej piktor turk, e njëkohësisht evropian, por të paktë ishin ata që dinin se rrënjët e tij shtriheshin thellë në një tokë shqiptare. Të flasësh për Abedin Dinon, për veprën dhe jetën e tij, padyshim të shkon mendja në imazhin e lumturisë dhe të utopisë, pasi piktori e kërkoi këtë imazh gjithë jetën e tij, nga kalldrëmet e Stambollit dhe rrugët e pluhurosura të Adanasë e Anadollit e gjer në bulevardet dhe lagjet e vjetra parisiane. Ai ishte mik i poetit të madh turk, Nazim Hikmet.Të dy ata, që në rininë e tyre ngjitën udhët e shoqërisë ideale të Campanella-s, të Thomas More-it etj, kërkuan idealin e vëllazërimit, të paqes, të lirisë dhe të dashurisë mbarënjerëzore. Por le të rikthehemi tek Abedin Dino, piktori, pasi ai ishte jo vetëm piktor, por dhe letrar dhe një lloj filozofi, esteti. Figura e tij ishte poliedrike, e shumanëshme, çka na kujton artistin francez Jean Cocteau: Abedini ishte dhe piktor, dhe skulptor, dhe eseist, por edhe kineast. Ai punoi pikturë dhe në telajo, me vaj, edhe akuarel, edhe vizatime e karikatura, apo kaligrafi otomane, etj, çka e bêri shumë të larmishëm e të pasur artin e tij. Dino i përdori tê gjitha stilet dhe teknikat, si dhe punoi në gjini të ndryshme.
April 26, 2015 10:35

 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
24,858
Pikët
113
Para se të varej te rrapi në Delvinë/ Mazar Dino: Po më vrasin vëllezërit e mi shqiptarë
15 Maj, 2018 11:48
0
3392

Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, familja Dino ishte një ndër më të goditurat nga regjimi komunist.
Njëri prej tyre, Mazar Dino, u dënua me vdekje nga komunistët, edhe pse ishte një prej luftëtarëve më aktiv në mbrojtje të Çamërisë. Mazar Dino u dënua me vdekje me akuzën për tradhëti, ndërkohë që ishin komunistët ata që e kishin tradhëtuar Mazarin, familjen e tij dhe gjithë Çamërinë. Komunistët e shitën Mazarin dhe gjithë çamërinë tek grekët menjëherë pas luftës, pasi nënshkruan marrëveshjen e turpit që e lejuan gjenocidin grek ndaj çamërisë. Mazar Dino ishte një prej viktimave të kësaj marrëveshjeje të pisët të komunistëve shqiptarë me grekët.
Mazar Dino u kthye nga Jugosllavia në fillim të vitit 1945, atje ku u kishte shpëtuar jetën shumë shqiptarëve. Mazari ishte mik i ngushtë me Dr. Omer Nishanin, të cilit i kërkoi edhe mbështetjen për ta shpëtuar nga diktatori komunist Enver Hoxha, i cili ishte betuar që do ta vriste Mazar Dinon.
Mazar Dino i shkoi Omer Nishanit në shtëpi dhe i kërkoi ndihmë. Omer Nishani ishte në atë kohë njeri me influencë tek komunistët, menjëherë pas luftës u emërua president. Por Nishani u tregua i sinqertë dhe i tha: “Nuk të ndihmoj dot në këtë situatë të rëndë që është krijuar. Më mirë largohu nga Shqipëria”. Pak ditë më pas, Mazari u arrestua në shtëpinë emikut të tij, Isuf Musaj, në Shijak.
U dënua me varje në litar te rrapi në Delvinë. Rugës kur po shkonte drejt litarit, “masat “ iu sulën, duke e gjuajtur me çfarë kishin nëpër duar: me gurë, domate, vezë, shoqëruar me fyerje e sharje. Një inskenim i organizuar nga komunistët.
Rrugës për tek rrapi ku do mbyllte sytë përgjithmonë, Mazar Dino tha: “Nuk më vjen keq që më ekzekutojnë vëllezërit e mi shqiptarë. Të më vriste greku do të më vinte shumë herë më keq”.
Mazar Dino nuk pranoi t’i mbulonin sytë dhe t’i hiqnin stolin nga këmbët, por e hoqi vetë duke i rënë me këmbë. Kështu mbylli sytë përgjithmonë djali i çamërisë, Mazar Dino, i dënuar me vdekje nga komunistët, në shtator të vitit 1945.

 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
55,720
Pikët
113
Ju ....kufomave ju ka ngel sahati tek komunizmi.

The atrocities that took place against the Muslim population are not mentioned in any official documents. They are absent even from confidential documents exchanged between the administrative bodies themselves.

FAKTI eshte....qe enver hoxha ktyre SHKERDHAPATARUCAVE ju plotesoi...cdo deshire,dhe e AKUZON.
Por...nord EPIRUS se ka bere............KURRE.
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
24,858
Pikët
113
Ju ....kufomave ju ka ngel sahati tek komunizmi.

The atrocities that took place against the Muslim population are not mentioned in any official documents. They are absent even from confidential documents exchanged between the administrative bodies themselves.

FAKTI eshte....qe enver hoxha ktyre SHKERDHAPATARUCAVE ju plotesoi...cdo deshire,dhe e AKUZON.
Por...nord EPIRUS se ka bere............KURRE.
Ik o ben se katnar ke ngel, edhe ne xhermani,

Shiko xhuven, se do ja u marre Inda kampionatin me Sarribollen,..
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
11,205
Pikët
113
Ju ....kufomave ju ka ngel sahati tek komunizmi.

The atrocities that took place against the Muslim population are not mentioned in any official documents. They are absent even from confidential documents exchanged between the administrative bodies themselves.

FAKTI eshte....qe enver hoxha ktyre SHKERDHAPATARUCAVE ju plotesoi...cdo deshire,dhe e AKUZON.
Por...nord EPIRUS se ka bere............KURRE.
S'ka rendesi krahu nga ka qenë....
Ka qënë figurë e shquar...
Dinejtë dhe Sejkatë kanë qënë fise me emër dhe të pleksur me njëri tjetrin ... në s'gabofsha
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
24,858
Pikët
113

Çerçiz dhe Bajo Topulli ishin çamë të Sulit

Nga27.al
9 orë me pare

0




Nga Abedin Rakipi
Çerçiz dhe Bajo Topulli ishin çamë suliotë nga Suli i Çamërisë…
Origjina e tyre është nga Xhavellat e Çamërisë…
Kjo është pema gjenealogjike e familjes duke nisur nga Vasil Sulioti, familje e cila në Shqipëri u nda në dy familje, Karagjozi dhe Topulli.
Në rreth me të kuqe edhe gjyshi i hoxhës Justianin Topulli…
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
24,858
Pikët
113

Baruti çam

Nga27.al
19 dhjetor, 2020

0


Shqiptaret dhe Francezes ne Korfuz, 1808

Nga Arben Llalla
Kristaq Kallogjero-Çami ishte nga fshati Kamarina e Prevezës. Ai ka shërbyer si ushtarak në forcat e Venedikut para se Prevezën ta pushtonte Ali Pashë Tepelena më 1797, gjithashtu luftoi në krah të Mbretit të Siçilisë, Fredinandit. Më tej shërbeu si komandant batalioni në Regjimentin Shqiptar (Regiment Albanais) që përbëhej nga 6 batalione, rreth 3.000 burra në ushtrinë franceze. Në regjimentin shqiptar që shërbente në ushtrinë franceze të Napoleon Bonoparti gjatë viteve 1806-1810 bënin pjesë edhe kapedanët e tjerë nga Çamëria si Foti Xhavella, Noti dhe Marko Boçari, Janaq Kolokotroni, Nikitara Steamatenolopulos-Nikitaras, Dangëllinjtë, e të tjerë.
Kristaq Kollogjeri i njohur si Çami është djali i kapedan Spiro Barutit dhe nënën e kishte nga fara e fisit suliot, Drakajt. Mbiemri Kalogjeri është i mëvonshëm i vendosur nga historianët grekë për t’i humbur gjurmët shqiptare të familjes Baruti. Portreti i Kristaq Kallogjerit-Çami gjendet në katalogun e gjermanit, Carl von Rechberg (1775-1847) me titull: Das Griechenland-Album des Grafen Carl von Rechberg, 1804-1805, im Deutschen Archäologischen Institut zu Berlin.
Poshtë portretit i bërë në dy pozicione gjendet shënimi SHQIPTARI-ALBANETS, 1829.
Fshati Kamarina e Prevezës të Çamërisë ka qenë i banuar nga shqiptarët që në kohët antike dhe emrin e parë e ka patur Kashopi-KASSOPI-KASSOPIA.
Në Kamarina (Kashopia) kanë banuar shqiptarë të ardhur edhe nga Libohova dhe Gjinokastra rreth viteve 1580, që shërbenin si ushtarë në forcat e Theodhor Bua.
Në shumicën e vendbanimeve ku kanë jetuar shqiptarët në Çamëri kanë qenë vendbanime antike, kjo ndoshta është njëra nga arsyet e shumta që grekët modernë i përzunë me dhunë shqiptarët nga Çamëria dhe i ripopulluan këto fshatra me vllehë dhe ortodoksë të ardhur nga Azia e Vogël.
Portreti i Kristaq Kallogjeri-Çami
Portreti i Kristaq Kallogjeri-Çami
Portreti i Kristaq Kallogjeri-Çami
Portreti i Kristaq Kallogjeri-Çami
qyteza antike Kashopia-Kassopia që gjendet në Kamarina
Qyteza antike Kashopia-Kassopia që gjendet në Kamarina
shqiptarët duke luftuar në krah të francezëve, 1807-18
Shqiptarët duke luftuar në krah të francezëve, 1807-18
qyteza antike Kashopia-Kassopia që gjendet në Kamarina
Qyteza antike Kashopia-Kassopia që gjendet në Kamarina
qyteza antike Kashopia-Kassopia që gjendet në Kamarina
Qyteza antike Kashopia-Kassopia që gjendet në Kamarina
qyteza antike Kashopia-Kassopia që gjendet në Kamarina
Qyteza antike Kashopia-Kassopia që gjendet në Kamarina
Shqiptaret dhe Francezes ne Korfuz, 1808
Shqiptarët dhe francezë në Korfuz, 1808
* Ky shkrim është botuar më 11 prill 2006
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
11,205
Pikët
113
Karshiakun e ke rrafsh...
Dajua i plakut mbeti andej deri më 60-ën...
Im atë e di sa ka vuajtur derisa e gjeti, tre katër herë e thirrën në degë për letrat që i niste kryqit të kuq...
Më në fund vjen përgjigja ...
Kërkuam të vinim në Shqipëri por nuk na pranuan, këtu gjendja po bëhet e pa duruar dhe po zhvendosemi në Izmir, Karshiak ... Tani po shkoj të sistemoj fëmijët dhe do kthehem prapë në Prevezë..
Fill mbas kësaj përgjigje të shumë pritur vjen haberi se vdiq nga zëmra në Prevezë...
 

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
24,858
Pikët
113
Dajua i plakut mbeti andej deri më 60-ën...
Im atë e di sa ka vuajtur derisa e gjeti, tre katër herë e thirrën në degë për letrat që i niste kryqit të kuq...
Më në fund vjen përgjigja ...
Kërkuam të vinim në Shqipëri por nuk na pranuan, këtu gjendja po bëhet e pa duruar dhe po zhvendosemi në Izmir, Karshiak ... Tani po shkoj të sistemoj fëmijët dhe do kthehem prapë në Prevezë..
Fill mbas kësaj përgjigje të shumë pritur vjen haberi se vdiq nga zëmra në Prevezë...
Kam qene ne preveze, desh humba autobuzin, duke bere foto,..

Jemi shume anarshi si komb, asnjehere, nuk arrijme te mblidhemi te gjithe nga jemi e sjemi...
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
11,205
Pikët
113
Kam qene ne preveze, desh humba autobuzin, duke bere foto,..

Jemi shume anarshi si komb, asnjehere, nuk arrijme te mblidhemi te gjithe nga jemi e sjemi...
Sot jemi bërë më keq...
Shif gjeografinë e forumit
 
Top