• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fillimet e letërsisë shqiptare dhe dokumentet e para të shqipes së shkruar

SubZ

A Legend Never Dies
Anëtar
Aug 8, 2010
Postime
739
Pikët
0
Vendndodhja
Underground
Libri i parë shqip që njihet deri më sot është “Meshari” i Gjon Buzukut, i vitit 1555. Por ka të dhëna të drejtpërdrejta dhe të tërthorta që flasin se fillimet e shkrimit shqip e të letërsisë shqiptare duhet të jenë më të hershme se shek. XVI. Vetë trajta e ngulitur e shkrimit dhe e gjuhës në veprën e Gjon Buzukut dëshmon se ajo duhet të ketë trashëguar një traditë para saj. Një dëshmi tjetër e tërthortë vjen prej klerikut frëng Gulielmi i Adës (1270-1341), i cili shërbeu për shumë kohë (1324-1341) si kryepeshkop i Tivarit dhe e njohu nga afër jetën e banorëve të këtyre trojeve. Në një relacion me titull “Directorium ad passagium faciendum ad terram sanctam”, dërguar mbretit të Francës, Filipi VI Valua, në vitin 1332, Guljelmi ndër të tjera shkruan: “Sado që arbrit kanë gjuhë të ndryshme nga latinishtja, prapëseprapë, ata kanë në përdorim dhe në tërë librat e tyre shkronjën latine”.

Po ashtu Marin Barleci në veprën e tij “Rrethimi i Shkodrës” (De obsi-dione Scodrensi), botuar në Venedik më 1505, thotë se ka pasur në dorë kronika që flasin për rindërtimin e atij qyteti të shkruara, sipas tij, in vernacula lingua, d.m.th në gjuhën e vendit. Kurse historiani kalabrez Xhakomo Marafioti njofton më 1601 se në Kalabri arbëreshët i kanë arbërisht shërbesat fetare dhe as latinisht, as greqisht. Kuptohet se këtë traditë ata duhet ta kenë marrë me vete nga Shqipëria, sepse nuk mund ta krijonin vetë aq shpejt në kushtet e mërgimit të tyre të rëndë.
Deri më sot njihen vetëm tri dokumente të shqipes së shkruar në shek. XV ose diçka më herët.
I pari dokument i shkruar në gjuhën shqipe është “Formula e pagëzimit” dhe i takon vitit 1462. Është një formulë e shkurtër fetare e shkruar shqip, brenda një teksti latinisht, të hartuar prej kryepeshkopit të Durrësit, Pal Engjëllit, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut. Në qarkoren që u dërgon vartësve të tij të klerit katolik, ai lejon që prindërit shqiptarë, në rast nevoje, kur nuk mund t`i pagëzonin fëmijët në kishë, mund t`i pagëzonin vetë duke përdorur këtë formulë: Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit. (Unë të pagëzoj në emër të Atit e të birit e të shpirtit shenjtë). Kjo frazë është shkruar në alfabetin latin dhe në dialektin e veriut (gegërisht).
Dokumenti i dytë i shkruar në gjuhën shqipe është “Fjalorthi” i Arnold Von Harfit, i vitit 1496. Ky udhëtar gjerman, gjatë një udhëtimi në viset shqiptare, për nevoja praktike të rrugës shënoi 26 fjalë shqipe, 8 shprehje dhe numërorët 1 deri 10, dhe 100 e 1000, duke i shoqëruar me përkthimin gjermanisht.
I treti dokument i shqipes së shkruar që njihet me emrin “Perikopeja e ungjillit të pashkëve”, është gjetur në Bibliotekën Ambroziane të Milanos brenda një mbishkrimi greqisht të shek. XIV. Fragmentet shqip s`kanë lidhje me dorëshkrimin greqisht dhe dijetarët mendojnë se ky dorëshkrim mund të jetë i fundit të shek. XV ose i fillimit të shek. XVI. Ai është shkruar në dialektin e jugut dhe me alfabetin grek.
Shqipja dokumentohet kështu e shkruar që në shek. XV në dy dialektet e saj kryesore dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek. Kjo është një dëshmi se kultura shqiptare dhe jeta shpirtërore konfesionale në Shqipëri zhvillohej nën ndikimin e kulturës latine-katolike, dhe të kulturës bizantine-ortodokse.
 

kreksi

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2012
Postime
3,769
Pikët
113
Vendndodhja
France.
Ska patur liber te shtypur prej asnje shtypshkronjes ne gjuhen shqipe, as Meshar e as Buzuk e as Formul te pakezimit...!
Pse ?!
Imazhi N1 nje kopje nga Meshari skanim, realiteti tejkalon imagjinaten, i tere Meshari a fallcifikim...?!!
Imazhi N2
Formula e pakezimit version i Tiranes, nuk shofim fare se çfare shkruhet siper fjales ''... vulagare Albanico''
Imazhi N3
Zbulohet se dy rreshta para fjales ...volgare Albanico... jane grryer/fshi...dhe vetem kah fundi rreshtit te trete aty siper ka mbetur ............................................''in''...
..................................................
.................................................
volgare Albanico.

Athua kush e ka bere kete fallcifikim ?
Athua çfare ka patur te shkruar ne keta dy rreshta qe tani duken bardh...pse dhe kush i fshiu dhe ne cilen guhe ishin te shkruar ?
 

Attachments

kreksi

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2012
Postime
3,769
Pikët
113
Vendndodhja
France.
Per ta pare problemin, thjeshte duhet patur mendje e sy !
Te gjitha fletet e librit origjinal pasi jane grryar dhe ndryshua shkronjat, fletet e prera me gerrsher jane ri ngjitur vetem njera faqe kurse tjetra eshte lyer me ngjites letre per tu kapur mbi nje flet tjeter te bardh.
Pra, ne shohim fletet e pa numruara ku dy faqet ne gjuhen latine ruhen nen faqen qe ne shofim.
Kjo i bie, sikur te ia marrim mazen qumshtit te lopes prej nje ene dhe te vejmi siper nje enes tjeter me qumesht te deles.
Pra, faqen tjeter qe eshte vendosur siper enes me qumesht te deles ne nuk e shohim se çfare ka te shkruar andej por skaneri zbulon aty siper te imazhi N2 se teksti origjinal i dalur prej shtypshkronjes ne gjuhen latine eshte ndryshua krejtesishte me dore permes grrithjes jane modifikua shkronjat si psh...nga Que dite eshte shpikur nje thirrje ''QO ZOT'' ose tek tjetra DEUS .... eshte shpikur lutja DO ZOT... dhe tjetra B ZOT....pra pas kesaj shkronjes B ska ''e'' per tu lezuar me zë ''BË ZOT'' (beje zot)por ka vetem B ZOT ...si te rasti tjeter
BC o ..qe njihet gjoja si
BESO....VIRTUTET Tona ZOT...
 

Attachments

Last edited:

Kasëmi

VI I MCMLXXIII
Anëtar
Aug 13, 2019
Postime
7,802
Pikët
113
Po perpara librit, ndonje gjeagjeze apo poeme nuk ishte shkruar gjekundi, apo direkt gjenì shkrimtari ine....
 

kreksi

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2012
Postime
3,769
Pikët
113
Vendndodhja
France.
Ska te shkruar as nje rreshte as ne gur as ne leter.
Nje dokument eshte gjetur keto vite, daton i vitit 1703 i shkruar nga arbreshet e italise.
Iu eshte duhur ketij migracioni 250 vite per te shkruar nje fletore me poema dhe ate me nderhyrje edhe ketu jo origjinale, eshte manipulua si psh te rreshtat e poemes....
''Si pre catudit'' sipri/mbi por ne realitet kho fjale paska ken frenge ''si pre de chez nous'' afer neve...kjo si pre per shqipen mbeti sipri/mbi...
Tjetra anomali:
''Jete mizore....
Jete....
Ka ketu rreshtat e frankes ''je te le dit....je te vy...je t em...etj
Poashtu edhe fjala zemer duket eshte nderhyrje nga ..me mer....iu eshte shtuar me nje laps grafiti kjo shkronja Z...-- /=\=
 

Attachments

kreksi

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2012
Postime
3,769
Pikët
113
Vendndodhja
France.
Ska te shkruar as nje rreshte as ne gur as ne leter.
Nje dokument eshte gjetur keto vite, daton i vitit 1703 i shkruar nga arbreshet e italise.
Iu eshte duhur ketij migracioni 250 vite per te shkruar nje fletore me poema dhe ate me nderhyrje edhe ketu jo origjinale, eshte manipulua si psh te rreshtat e poemes....
''Si pre catudit'' sipri/mbi por ne realitet kho fjale paska ken frenge ''si pre de chez nous'' afer neve...kjo si pre per shqipen mbeti sipri/mbi...
Tjetra anomali:
''Jete mizore....
Jete....
Ka ketu rreshtat e frankes ''je te le dit....je te vy...je t em...etj
Poashtu edhe fjala zemer duket eshte nderhyrje nga ..me mer....iu eshte shtuar me nje laps grafiti kjo shkronja Z...-- /=\=
 
Top