• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Film biografik mbi John Belushin

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Kompania filmike Warner Brothers është duke zhvilluar një film biografik mbi komikun legjendar me prejardhje shqiptare, John Belushi.
Regjisori dhe producenti i filmit “Hangover”, Todd Phillips është duke punuar skenaristin e filmit “The Pursuit of Happyness”, Steven Conrad, për të zhvilluar filmin biografik mbi jetën e aktorit të ndjerë, vëllait të madh të komikut Jim Belushit.

Sipas Hollywood Reporter, Warner Brothers ka kërkuar të drejtat televizive nga prona e John Belushit. E veja e aktorit, Judith, e cila ka publikuar librin “Belushi: A Biography” mbi burrin e saj në vitin 2005, do të jetë producente ekzekutive e filmit.

Belushi bëri famë me shoun komik amerikan “Saturday Night Live” nga viti 1975 deri në 1979, krahas yjeve të komedisë si Dan Aykroyd dhe Bill Murray. Ai pati një karrierë të shkurtër por të suksesshme filmike, duke u paraqitur në filmat si “Animal House” dhe “The Blues Brothers”, në mes tjerash.

John po ashtu ka qenë i famshëm për argëtimet e çmendura dhe vdekjen tragjike nga mbidoza në vitin 1982 në Hotelin Chateau Marmont në Los Angeles, kur ishte vetëm 33 vjeç
 
Top