• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Filmat amerikane ne festivalin e Kanes

SmiLey

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 1, 2010
Postime
1,274
Pikët
0
Vendndodhja
Negli occhi suoi! ♥ ♥

Ka nisur te merkuren ne mbremje, festivali i filmit ne Kane. Ka qene filmi ”Robin Hood” i regjisorit Ridley Scott ku interpretojne aktoret Russel Crow dhe Kate Blanshet, qe hapen zyrtarisht konkurrimin e filmave ne kete festival prestigjoz. Ra ne sy paraqitja e yjeve ne tapetin e kuq, ku aktoret thuajse te gjitha ishin te veshura me fustane te gjate me stil madheshtor, ndersa meshkujt me kostume te perzgjedhura me elagance.

Sot, filmi “Robin Hood”, ka nisur shfaqjen dhe ne kinemate amerikne dhe ato europiane. Legjenda e njeriut qe u merrte parate te pasurve dhe ua shperndante te varferve, eshte trajtuar me nota dhune ne filmin e regjisorit Ridley Scot, i cili na jep me realizem rebelimin e Robin Hood-it dhe njerezve te tij ne pyllin Sherwood. Aktori Crow rrefen se jo vetem i eshte dashur te stervitet fort fizikisht per te interpretuar Robin Hood-in, por ka punuar edhe me theksin e te folurit.

“Mendoj se eshte hera e pare qe i afrohem te folures se origjines se vertete te Robin Hood-it” – thote ai ”Ai ka jetuar me shume ne Nontingam, por origjinen e ka nga Barnsdale ne jug te Jorksherit, dhe ka folur ate dialekt”.
Filmi i dyte qe eshte shfaqur ne naten hapese te festivalit te Kanes, eshte “Wall Street: Money never sleeps”, me regji te Oliver Stone, i cili eshte vazhdim i filmit “Wall Street” i vitit 1978. Protagonist Serish eshte Michael Douglas. Situata ekonomike, kriza dhe pasojat e saj ne te gjitha aspektet e jetes, eshte ne qender te ketij filmi. Krahas tij interpretone Shia Le Beouf, Carey Mulligan, Josh Brollin etj.
Ndersa dokumentari me titull “ Inside job”, i cili vjen ne rrefimin e aktorit Mat Demon, pasqyron ndikimin e renies ekonomike ne perditshmerine amerikane.
Nje tjeter film amerikan konkurrent ne festivalin e Kanes eshte “Fair game” ku interpretojne Naomi Wats dhe Sean Penn.

Ne Kane kete vit konkurrojne 19 filma, nje pjesmarrje me e paket se zakonisht.
Gjithshka eshte gati per filmin “Princi i Persise: Rera e kohes”, i cili do te dale ne kinemate amerikane me 28 maj. Interperetojne aktoret Ben Kingsley, Xheik Gilenheill dhe Gemma Arterton etj.
Filmi eshte bazuar ne lojen kompiuterike me te njejtin titull.

Ai tregon historine e nje djali , i cili biresohet nga mbreti, duke u bere princi Dastan. Kur rritet i duhet te luftoje per te vendosur ne vend emrin e tij, dhe per t’u çliruar nga nje akuze per vrasje qe nuk eshte e vertete. Ai takohet me princeshen Tamina, me te cilen luftojne sebashku kunder se keqes. Regjizori i filmit eshte Mike Newell.
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,290
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Filmat amerikane ne festivalin e Kanes

SwEeT AnGeL`thankyou` per infot tvete te bej naj rezervim se se kam larg dhe ska gje me te bukur se kur e shikon live :)
 
Top