• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fitoi 11 mln euro, sot jeton me asistencë

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,090
Pikët
113

Të fitosh 11 milion euro të ndryshojnë jetën, por nuk është e thënë që të të bëjnë të jetosh më mirë se më parë.

Këtë e tregon historia e 27-vjeçarit anglez, Micheal Carroll, i cili pasi fitoi një llotari në vitin 2002, sot gjendet i alkoolizuar dhe më i varfër se më parë.

Historia e tij e rrallë u botua gjatë ditës nga e përditshmja britanike “Daily Star”. Ai bleu një biletë llotarie në vitin 2002 dhe fati bëri që të fitonte 9,7 milion paund, që me vlerën e sotme të këmbimit vlejnë 11,4 milion euro.

Ai fitoi shumën e parave kur sapo ishte bërë maxhoren dhe menjëherë nisi të shpenzonte në mënyrën më të pabesueshme. Micheal arriti deri aty sa të shkatërronte makinat e tij luksoze në oborrin e shtëpisë, pasi nuk dinte si të kalonte mbrëmjen.

Një problem tjetër ishte ai i pijes, pasi Micheal llogarit të ketë shpenzuar disa milionë në pije alkoolike, duke u bërë tërësisht i alkoolizuar.

Një javë më parë, policia britanike e arrestoi duke i dhënë makinës në gjendje të dehur dhe kështu Micheal Carrol përfundoi për herë të dytë në titujt kryesor të gazetave.

Pas disa vitesh duke jetuar në luks dhe duke prishur para me bixhoz dhe prostituta, sot Micheal Carroll duhet të mbijetojë duke bërë punë sociale, nga e cila do të grumbullojë më pak se 2 mijë paund duke punuar të gjithë muajin.

Kjo është një formë për të fituar vetë paratë e asistencës sociale. Gjithsesi, gjykata i bëri të qartë që nëse nuk është dakord me dënimin e tij për të punuar për komunitetin, mund të shkojë të jetojë edhe në burg, pasi dhënia e makinës në gjendje të dehur është një krim penal në Britani.

Autori: Bota Sot
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
598
Pikët
0
Përgjigje e: Fitoi 11 mln euro, sot jeton me asistencë

:D Nuk e di pse por nuk po me vinka keq hic. Jam i sigurt qe do kete shume histori per tju treguar shokeve te tije pianec qe nuk kan pasur shancin te njohin llojet e pijeve qe ka pire ky Micaeli kur kishte para. :D
 

AAO

Against All Odds
Anëtar
Feb 18, 2011
Postime
5,213
Pikët
83
Përgjigje e: Fitoi 11 mln euro, sot jeton me asistencë

E maj men ket tipin.
Gjithe leket ja kane honger kurvat :D
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Fitoi 11 mln euro, sot jeton me asistencë

I paska prish shpejt,dhe mire.Zene se nuk i kishte fitu.
 

dbh

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 19, 2010
Postime
598
Pikët
0
Përgjigje e: Fitoi 11 mln euro, sot jeton me asistencë

E maj men ket tipin.
Gjithe leket ja kane honger kurvat :D
Epo nuk thon kot 'pac fat kurve'. Po ta kishte pas kaq fat ky gjynofqari do i kishin njel ca miljon per te jetu si njeri. :D
 
Top