• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Eshte i lutur cilido te shkruaje ne kete teme, fjale qe mund te themi se jane te harruara apo fjale dialektore.
Po e filloj un i pari


Pasvon
Kjo fjale eshte zhdukur fare pothuajse.
Cfar ka qene pasvoni ?
Dikur, pasvoni ishte ai i punesuar nga bashkia, etj. qe ndizte dritat ne qytet (qirijte) ne vendet kryesore te qytetit.
Te mos harrojme se qytet dikur kane qene me permasa te vogla.
Pra pasvon ishte profesioni i ketij njeri qe lidhet me fjalet pas + vonë ne kuptimin pasi kishte perenduar dielli dhe ishte errur.

Kallnur = Janar
Frur = Shkurt (muaji shkurt)

Kurse Qershorit, ne kohen e Skenderbeut i thoshnin; Çershinar
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Fjale te harruara shqipe ose dialektore.

Gjoku = kali
Ati = kali
Çili = kali
Kulli = mëz
Kolt = kuajt
Visku = kërriçi
Kisku = kërriçi
Shpesh here me perkedheli, emri i fundit i kërriçit thuhet dhe kisku

Kacorr = eshte me shume si kasolle prej thuprash

Rube = shami koke

Bofce = perparese e vogel

Krane = thuper

Keto fjale kater fjale ketu me lart i perkasin dialektit te veriut.

Përdaf = mistri = vegel qe savaton muret (e perdor muratori).
Por, përdaf, quhet dhe llaçi, kur muratori e sperkat murin me nje lloj llaçi me te lenget se i zakonshmi.
Katruve = ene balte qe sherbente per te mbajtur uje.
Kam pire shume here uje ne katruve dhe ajo esht si frigorifer natyral.
Per fjalen ''katruve'' kemi dhe latinishten ne kete mes, por nje here tjeter do te flasim me gjate per kete fjale.
Shtamë - shtomë = eshte e ngjashme me katruven, por me e madhe.
Panazore = sinonim i fjales ''Shtame - shtome'
 

bomber

Anëtar i ri
Anëtar
Oct 4, 2010
Postime
142
Pikët
0
Përgjigje e: Fjale te harruara shqipe ose dialektore.

tepke...kryeplak:D si korcar qe je e di:D
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Fjale te harruara shqipe ose dialektore.

I lexova me kureshtje ato fjale te harruara....vura re se jane harruar fjale per sende apo te tjera gjera...qe nuk perdoren me si te tilla...kjo mendoj se ndikon me harrese.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

ARNAUT rrjedh nga fjala turke qe ka kuptimin e njerzv të botes Ortodokse.
ORTO= drejt
DOKS= mendimi
Më shkurtë fjala "orto- doks" si thot MAX, e perkthyer ne turqishte.
Mendimi i drejt ose kokfort!
Pra s'ka lidhje se ne jemi popull krye fortë por ortodoksia ishte nje shoqeri e tillë teper e lidhur se vetem ata kan te drejt e tjeret jo!
Pra sikur arabet qe kishin mendim pere Krishtianetqe i quanin të pa fe, ashtu edhe turqit i quanin popujt ballkanik qe ishin nen sundimin bizantinArnaut e ketu pjesen e madhe e benin Shqipetarët sepse ata kishin flamurin shqiponjen dykrenare qe e perfaqsonte empirin bizantin.
 

Morrison

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 20, 2011
Postime
712
Pikët
0
Vendndodhja
me kembe ne toke
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Kisha degjuar dhe une kryeplak kur kisha vajtur ne Turqi qe "arnavut" (turqisht) dmth prijes koka e nje trupi, ai qe can i pari. Per kokfortesine ata kane shprehjen "Arnavut inat" - Inat shqiptari... mos e ke llafin per kete kur permend kokfortesine...?
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Kryeplaku said:
Gjoku = kali
Ati = kali
Çili = kali
Kulli = mëz
Këto fjalë nuk kanë të gjitha kuptimin kalë, ndërsa kull nuk do të thotë mëz. Kuptimi i saktë është ky:

GJOK -> kalë i bardhë
AT -> kalë shale
ÇIL -> kalë i përhimtë, në ngjyrë hiri
KULL -> kalë me qime në ngjyrë mjalti

Unë nuk mendoj se të gjitha fjalët që ke sjellë janë të harrura, por përdoren nga një pakicë njerëzizh.
 

YOKO

V.I.P
Anëtar
Feb 6, 2011
Postime
34,072
Pikët
113
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Kur isha une e vogel, cunat e lagjes perdornin shprehjen " hajde ja mallarim", kur donin me "ja shkel vrapit". Perdorimi pothuajse i ka humbur , por jam kurioze te di se nga vjen kjo fjale.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Kur isha une e vogel, cunat e lagjes perdornin shprehjen " hajde ja mallarim", kur donin me "ja shkel vrapit". Perdorimi pothuajse i ka humbur , por jam kurioze te di se nga vjen kjo fjale.
Eshte Dialetk i Devollit te korces . Mallarim perdoret me shume si te thuash ja mallarim= ja fusim ( por ne tendencen me vrap, me te shpejte)
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Këto fjalë nuk kanë të gjitha kuptimin kalë, ndërsa kull nuk do të thotë mëz. Kuptimi i saktë është ky:

GJOK -> kalë i bardhë
AT -> kalë shale
ÇIL -> kalë i përhimtë, në ngjyrë hiri
KULL -> kalë me qime në ngjyrë mjalti

Unë nuk mendoj se të gjitha fjalët që ke sjellë janë të harrura, por përdoren nga një pakicë njerëzizh.
Ne fjalorin Shqip-Shqip i kam hasur, ne vende te ndryshme mund te kene kuptime te ndryshme , Sdi cte te them.
 

USA NR1

Anëtar i ri
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
1,871
Pikët
0
Vendndodhja
uhu sa larg
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Ne fjalorin Shqip-Shqip i kam hasur, ne vende te ndryshme mund te kene kuptime te ndryshme , Sdi cte te them.
sa per kuaj une ju tregoj e kam ne avatar kalin Bongon o Kryeplak :d


GJOK -> kalë i bardhë
AT -> kalë shale
100% te verteta

(psh.eshte shume qesharake nese nje kali nuk eshte i bardhe dhe i thua Gjok)
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Ne fjalorin Shqip-Shqip i kam hasur, ne vende te ndryshme mund te kene kuptime te ndryshme , Sdi cte te them.
Janë plotësisht të sakta dhe fjalori shqip nuk gabon.

Me përjashtim të atit, të tjerat unë i kam dëgjuar kur kam qenë i vogël dhe kanë pasur atë kuptim që thotë fjalori.

Puna është se sot njerëzit nuk merren më me kuaj, prandaj i kanë harruar. Sot kemi Alfa Romeo, Opel, Fiat, Mercedes, Ford etj. Kemi mësuar të gjithë emrat e makinave të botës dhe i kemi harruar emrat e kuajve.
 

Xhenet

Amoureus ❤️♥️
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
4,524
Pikët
113
Vendndodhja
Ne mes endrrave dhe realitetit
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Shtamë - shtomë = eshte e ngjashme me katruven, por me e madhe.

"Shtame"
Kete te stergjyshi im ne Tetove e perdorin per nje karike e vogel me tre kemb.

"çerek"

I thonin dukatit qe perdorin ne gersheta!

Kur isha atje shume do fjal qe skan ngjashmeri me fjalorin tim i mesova si psh,

per lart= terma,
tregom=kallxom

ka edhe tjera por tani nuk me kujtohen.:)
 

no name

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 11, 2011
Postime
18
Pikët
0
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Kur isha atje shume do fjal qe skan ngjashmeri me fjalorin tim i mesova si psh,

per lart= terma,
tregom=kallxom

ka edhe tjera por tani nuk me kujtohen.:)
ha ha ha ;))

Po kto tjerat a i dishe?:D

fkate = ?
teka = ?
ma frejk = ?
cullo = ?
 

Xhenet

Amoureus ❤️♥️
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
4,524
Pikët
113
Vendndodhja
Ne mes endrrave dhe realitetit
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

ha ha ha ;))

Po kto tjerat a i dishe?:D

fkate = ?
teka = ?
ma frejk = ?
cullo = ?

fkat=theret
teka???
ma frejk=me shpejt.
çullo= shiqo.

a po dishe une?:)


Shtama maskam gabuar
shtama eshte ibriku per uj!
e shkami eshte karike me tre kemb.:p
 

BATO

______
Anëtar
Jan 23, 2011
Postime
5,944
Pikët
0
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Shtamë - shtomë = eshte e ngjashme me katruven, por me e madhe.

tregom=kallxom
Në fjalor këto gjenden si shtambë dhe kallëzoj.

"çerek"
I thonin dukatit qe perdorin ne gersheta!
Çerek i thoshin monedhës së vogël prej argjendi ose floriri, po ndoshta ka pasur vlerën 1/4, prandaj i thoshin çerek.

Kur isha atje shume do fjal qe skan ngjashmeri me fjalorin tim i mesova si psh,
per lart= terma,
Këtë nuk e kam dëgjuar ndonjëherë, por di që në greqisht terma i thonë përfundimtar ose i fundit.
 

Xhenet

Amoureus ❤️♥️
Anëtar
Apr 9, 2010
Postime
4,524
Pikët
113
Vendndodhja
Ne mes endrrave dhe realitetit
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Po fjalet qe do ti postoj tani a kan te bejn me dialektin apo jan te huaja.

Psh...Vadit
Deli
Bakshish
 
Top