Guest viewing is limited
  • Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

fkat=theret
teka???
ma frejk=me shpejt.
çullo= shiqo.

a po dishe une?:)

e shkami eshte karike me tre kemb.:p

Kejt i dish. :)

teka - perdoret, ec teka(ec kta), ec ketu, ec kendej. :D

p.s; shkami mund te jete ene me dy kembe haha , nje ne te djatht ene njo ne te majt, siper kembeve ja vendon ni derrase ene qe :p
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Po fjalet qe do ti postoj tani a kan te bejn me dialektin apo jan te huaja.

Psh...Vadit
Deli
Bakshish

Fjalen deli se di po vadit edhe bakshish sigurisht qe jane shqip

bakshish eshte 100% fjale e huaj. E ka sjell Turku ne Shqiperi

vadis/vadit eshte fjale shqipe me sa di une

deli - nuk e di
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Terkuz - Litari.

Sahan - Pjata.

Sahe - Gote.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Kejt i dish. :)

teka - perdoret, ec teka(ec kta), ec ketu, ec kendej. :D

p.s; shkami mund te jete ene me dy kembe haha , nje ne te djatht ene njo ne te majt, siper kembeve ja vendon ni derrase ene qe :p

perdoret edhe keshtu:
pershembull, nena shkon me te bijen ose djalin e vogel ne dyqan per ti blere ndonje gje

ai/ajo: jo dua kete jo ate, jo kjo me rri keq, jo kjo ashtu jo kjo keshtu

hajde shembull hajde :D
tekanjoz
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Ne ne Kosove kemi shume fjal te huaja dhe gjithashtu nuk e di mire nga kan prejardhjen do doja disa ti permend dhe nese din prejardhjen mund te me tregoni

Vilushk--Pirun
Kauq--Divan
Bunar--Pus uji
Kapake--Tap
Vitrin--Dollap i rrobave
Sahat--Ore
Papuqe--Pandofla
Qebe--Batanije etj etj
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

bakshish eshte 100% fjale e huaj. E ka sjell Turku ne Shqiperi

vadis/vadit eshte fjale shqipe me sa di une

deli - nuk e di

Vadit eshte me prejardhje sllave. Ka mundesi te jete huazuar nga bullgarishtja.
Vadit = Vadi = Vodi = uje(ne gjuhet sllave)
Shqip eshte ujit!

Uje- ujit!
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Vadit eshte me prejardhje sllave. Ka mundesi te jete huazuar nga bullgarishtja.
Vadit = Vadi = Vodi = uje(ne gjuhet sllave)
Shqip eshte ujit!

Uje- ujit!

te them te drejten mu desh shume kohe per te shkruajtur ate mesazh
sepse nuk isha shume i sigurt per ate fjale, kisha dy mendime, latinisht ose sllave, ne fund ja keputa shqip se u lodha :D Faleminderit

uje - ujit, e di
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Disa fjale shqip qe po humbasin...

Drejtues = Moderator
Prezantues = Konduktor
Tendence = Trendi
Permbledhje = Rezyme
Jap(leshoj), bej leshim - Koncesion... grant
Kompllot - Konspiracion
Identik - Homolog
E te tjera ... kush i mban mend.
.
Fjale te huaja, qe nuk eshte se u mungon perkethimi ne gjuhen tone... Ato kane perkethim, bile perkethim te denje. Duhet thene se ne shqip keto fjale tingellojne me bukur se ne zevenesueset barbare qe barbaria e disa gazetareve medioker qe e quajn veten opinionist per te servirur brockullat qe thone ne lloj-lloj versionesh te pa kuptueshme per popullin. Meqenese idete e tyre jane te vjetra keta i servirin ato me fjale te reja vjedhur neper fjaloret e huaj. Me fjale te tjera...

"Selimin e kishte marre etja shume
per nje gote uje u mbyte ne lume"

Shqiperia ka rruge te gjate per te bere ne kete drejtim. Gazetaret e televizioneve flasin pa kontroll e censur. Nuk ka keshillues gjuhesor, juridik, historik prane ketyre institucioneve gje qe ben qe shume lajme te jepen ne nje cilesi shume te keqe gjuhesore, pa u hyre ketu analizes se ideve te kunderta me interesat tona kombetare qe percojne me injorancen e tyre ne shume fusha.
 
Identik - Homolog.

vetem keto treja jane fjale shqipe, te tjerat jane fjale te huaja
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Ne ne Kosove kemi shume fjal te huaja dhe gjithashtu nuk e di mire nga kan prejardhjen do doja disa ti permend dhe nese din prejardhjen mund te me tregoni

Vilushk--Pirun
Kauq--Divan
Bunar--Pus uji
Kapake--Tap
Vitrin--Dollap i rrobave
Sahat--Ore
Papuqe--Pandofla
Qebe--Batanije etj etj

Nuk di se si meja nis e a kini mem marrvesh,vet jâm Kurravica prej Malësijet e Malësori thot:
Pirunit-Pirûn
Bunarit-Sarâxha-Ubla
Qebe-Bijela
Këma-Kâmâ
Nëna-Nânâ
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Shtamë - shtomë = eshte e ngjashme me katruven, por me e madhe.

"Shtame"
Kete te stergjyshi im ne Tetove e perdorin per nje ****ke e vogel me tre kemb.

Jeta
Je e sigurte qe ke dashur te perdoresh fjalen shame per karrike te vogel me tre kembe?
I themi SHKAM(B) jo "shtame".

Shtame eshte fjala qe perdoret per te pershkruar nje ene plastike me bisht (mbajtese) ne te cilen zakonisht blejme uthull, por perdoret dhe per te mbushur uje ne cesmat e fshatit (me pare kur s'kishte cesma ne cdo shtepi).

P.S. E pashe me vonese qe qenke vet-korrigjuar.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Pershedetje!
Deli = trim, bukurosh, i pashem, i ndritshem, hireplot. I bukuri i dheut ose e bukura e dheut. Eshte fljale qe i perket fondit te gjuhes iliro-pelazge.
Bakshish dhe vadit nuk jane fjale shqipe.
Vadit - vod(a)it i perket fondit te gjuheve sllave. Ne shqip i pergjigjet folja ujit.
bakshish eshte fjale turke.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Disa fjale shqip qe po humbasin...

Drejtues = Moderator
Prezantues = Konduktor
Tendence = Trendi
Permbledhje = Rezyme
Jap(leshoj), bej leshim - Koncesion... grant
Kompllot - Konspiracion
Identik - Homolog
E te tjera ... kush i mban mend.
.
Fjale te huaja, qe nuk eshte se u mungon perkethimi ne gjuhen tone... Ato kane perkethim, bile perkethim te denje. Duhet thene se ne shqip keto fjale tingellojne me bukur se ne zevenesueset barbare qe barbaria e disa gazetareve medioker qe e quajn veten opinionist per te servirur brockullat qe thone ne lloj-lloj versionesh te pa kuptueshme per popullin. Meqenese idete e tyre jane te vjetra keta i servirin ato me fjale te reja vjedhur neper fjaloret e huaj. Me fjale te tjera...

"Selimin e kishte marre etja shume
per nje gote uje u mbyte ne lume"

Shqiperia ka rruge te gjate per te bere ne kete drejtim. Gazetaret e televizioneve flasin pa kontroll e censur. Nuk ka keshillues gjuhesor, juridik, historik prane ketyre institucioneve gje qe ben qe shume lajme te jepen ne nje cilesi shume te keqe gjuhesore, pa u hyre ketu analizes se ideve te kunderta me interesat tona kombetare qe percojne me injorancen e tyre ne shume fusha.

Jam i nje mendje me ty. Eshte e vertete dhe per te ardhur keq.
Shteti yne s'ndermerr asnje nisme ne kete drejtim.
Popujt fqinje kane perparuar shume ne kete drejtim. Psh: Greket e pasurojne perdite gjuhen e tyre duke ringjalle fjalet nga greqishtja e vjeter qe i impunojne ato ne shkolla dhe intitucionet shteterore.

Pershendetje miqesore Conrad.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Nuk di se si meja nis e a kini mem marrvesh,vet jâm Kurravica prej Malësijet e Malësori thot:
Pirunit-Pirûn
Bunarit-Sarâxha-Ubla
Qebe-Bijela
Këma-Kâmâ
Nëna-Nânâ

Pershendetje!
Fjala me e vjeter per fjalen pirun eshte fjala furk i takon fondit gjuhesor keltik. Ilirishtja dhe shqipja ndane shume fjale te perbashketa me gjuhet germano-kelte. Nje fjale me kuptim te perngjashem eshte edhe fjala cukrane, zugran, sikran. Mendoj se fjala zu+kran eshte me shqip. Krani ose kreri jane te ngjashme me pirunin.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

vetem keto treja jane fjale shqipe, te tjerat jane fjale te huaja

Pershendetje!
Drejtues = Moderator
Prezantues = Konduktor = shqafes, paraqites,ndemjetes, afrues,ndernjohes, lajsem.
Tendence = Trendi = Trendy + shik, terheqes, me stil, me shije, me hollesi,(me elegance) me sqime, trend= ndryshim, kthim, shkatoj kthese, bej kthes (ktheseberje).
Tendence = kahje, synim, tentim, shtytje, anim, terheqje, ngacmim, lekundshmeri, perqasje, joshje, luhatje.Permbledhje = Rezyme
Jap(leshoj), bej leshim - Koncesion... grant
Kompllot – Konspiracion = bashkepabesi, perbetim, dashakeqesi, fshehtesi,dredhi, kurthngritje, kurthfshehtesi, bashkefshehtesi.
Identik – Homolog = i njejte, i njellojshem,njesoj.i ngjashem.binjak.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

ARNAUT rrjedh nga fjala turke qe ka kuptimin e njerzv të botes Ortodokse.
ORTO= drejt
DOKS= mendimi
Më shkurtë fjala "orto- doks" si thot MAX, e perkthyer ne turqishte.
Mendimi i drejt ose kokfort!
Pra s'ka lidhje se ne jemi popull krye fortë por ortodoksia ishte nje shoqeri e tillë teper e lidhur se vetem ata kan te drejt e tjeret jo!
Pra sikur arabet qe kishin mendim pere Krishtianetqe i quanin të pa fe, ashtu edhe turqit i quanin popujt ballkanik qe ishin nen sundimin bizantinArnaut e ketu pjesen e madhe e benin Shqipetarët sepse ata kishin flamurin shqiponjen dykrenare qe e perfaqsonte empirin bizantin.

Ortodoksia - ορθο+δοξia (i/e drejte + adhurim = adhurimi i drejte)
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Fjale drejt harrimit:
Mnia – mëria, inat(turq.)
Andhë – lule
Yakinth-os – gjakandhe, lule gjaku.(emer. Iliro-pelazg)
Nejta (fatkeqesisht eshte vetem ne kohen e shkuar dhe zevendesohet nga fj. qendrova), ne kohen e tashme eshte zevendesuar nga folja e pa rregullt te rri= me nejtun, me ndenjur, me ndejtur. Gjuhetaret tane mund ta kishin zgjidher kete parregullsi.
Nuk i jep kon = nuk e di. Nuk i/e njeh.
Sharabajkë ?
Kacidhe?
Vrri?
Crrujë= curril uji.
Mti, mëtin = dybek.
N’ijë + perbri, anash, perkrah.
Kleckë – cifël, copëz kashte ose druri.
Krrus= përkulur, mbledhur.
Galiç = përkulur por jo ne gjunjë.(psh. kur kryen nevojen ne Wc turke)
Gerrmuq = mbledhur këmbë e kokë bashkë.
Mre bina! -?? kur shpreh cudi.
Nam = famë, eshte zevendesur me emër dhe famë.
Tani s’me vijne ndermed te tjera.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Shtamë - shtomë = eshte e ngjashme me katruven, por me e madhe.

"Shtame"
Kete te stergjyshi im ne Tetove e perdorin per nje ****ke e vogel me tre kemb.

"çerek"

I thonin dukatit qe perdorin ne gersheta!

Kur isha atje shume do fjal qe skan ngjashmeri me fjalorin tim i mesova si psh,

per lart= terma,
tregom=kallxom

ka edhe tjera por tani nuk me kujtohen.:)

Ne s'gabohen eshte tarmo dhe jo terma, psh. U lodh tarmo perpo. - u lodh lart e poshte.
 
Back
Top