• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Katran nuk ka te bej me fjalen i/e Zeze, por ka te bej me numrin Kater. Si te thuash "je bere Katran" ( ngateruar-Kateruar). Me sa di une disa Nendialekte gege perdorin Kateruar ne vend te Ngaterruar. Forma e nderlidhur e Katres ka te bej dicka me fjalen.

Qe thua ti Maqellarjot, e keqja eshte se kur thashe qe le t'ja leme fjalen ketyre ETIMOLOGEVE te Forumit, nuk do deshiroja qe te dilte ndonje pseudo-etimolog dhe te tundte flamurin qe une di dhe s'e luan as topi.

Ndoshta katran i perafrohet fjales 4 ane = por edhe kjo prape se prape i afrohet fjales I PAUDHE ( ne mes te kater rrugeve) - I FELLIQUR - I RRUGEVE - I NXIRRE NGA TE PALARET etj etj.

Sipas teorise tende i bie qe fjala "Tellall" vika jo nga turqishtja por nga anglishtja qe do te thote -Tell all- "I thote te gjitha"

...ose ose fjala Amerik do te thote qe rrjedh nga shqipja A-mer dhe ik...haha

Se po te ishte keshtu do dilte nga varri Kolombo dhe do ri-kerkonte privilegjet e vjedhura nga Ameriko Vespuci, ose do na nxirrnit Amerikon shqiptar...haha

Kur thashe qe nuk di nga etimollogjia do te thote qe pertoja te kekroja ne gogol (google). Shiqo mire sec me dha gogoli more Maqo!

FJALORI SHQIP SHQIP

Kërko

Rezultatet e kërkimit në fjalorin shqip-shqip

KATRAN m.

1. Lëng i trashë, me përbërje vajore, me ngjyrë të errët në të zezë dhe me një erë të veçantë, që nxirret nga qymyrguri, nga nafta ose nga distilimi i thatë i drurëve halorë dhe që përdoret për prodhimin e bojërave, për të lyer litarët e velat e anijeve, rrotat e qerreve, në industrinë farmaceutike, në mjekësinë popullore etj. Katran qymyrguri (pishe). I zi si katran. Erë katrani. Lyej me katran.

2. krahin. Zift.

3. përd. mb. bised. Që ka ngjyrë të zezë, shumë i zi, i zi sterrë. Me flakë katran.

4. përd. mb. bised. Shumë i fëlliqur, i nxirë nga të palarët. Me duart katran.

5. përd. mb. fig. keq., bised. Shumë i keq, zemërlig, shpirtkazmë. Njeri katran. Me zemrën katran.

6. përd. ndajf. Shumë (me mbiemrin «i zi, e zezë»). Katran i zi.

7. fig. Njeri i keq. Ia prishi jetën ai katran.

8. fig. Njeri fatkeq, njeri i mjerë, ditëzi. Ç`e gjeti katranin! * Katran me bojë shih te BOJ/Ë,~A.

KATRANOJ kal.

shih KATRANOS 1.

KATRANOS kal.

1. Lyej me katran, bëj me katran. Katranos rrotat (e qerres).

2. thjeshtligj. Fëlliq, ndot.

3. fig. thjeshtligj. E bëj keq një punë, nxjerr një prodhim me cilësi të dobët; e bëj më keq, e prish në vend që ta ndreq; e bëj për dreq, e djallos; e ngatërroj, e ndërlikoj (një punë a një çështje). E katranosi fare punën. E katranosi gjellën.

4. fig. thjeshtligj. Rregulloj disi (një gjë a një punë). Nuk e katranos dot. E katranosi më në fund.

KATRANOSEM vetv.

1. thjeshtligj. Fëlliqem, ndotem.

2. fig. thjeshtligj. Bëhem keq, bie në një gjendje më të vështirë; nxihet (jeta). U katranos fare.

3. vet. veta III thjeshtligj. Prishet më keq e bëhet për dreq, djalloset; ngatërrohet (një punë).

4. Pës. e KATRANOS.

KATRANOSUR mb.

1. I lyer me katran. Litar i katranosur. Rrota të katranosura.

2. Që s'bën asgjë për të qenë, që çdo punë e bën keq e për dreq, krejt i paaftë, i humbur. Është fare i katranosur.

KATRANUAR mb.

shih KATRANOSUR (i, e). Letër e katranuar.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Ke haruar "derman i totos"-pis-, pa tregoju pak këtyre se kujt i thonë "konde":D

O dermani totos po me kujton dajon tim, kur isha e vogel vija kaloja fundjavat ne fshat tek gjysherit...eh iken ato kohe :( . :S

Kone psh merr Barin e keni prapasysh personazhin rri dhe bene gam gam si ato konet , besoje se e kuptoni kete paragon . -boh-
Kone jane ata qente e vegjel si CHiuaua :p

Hello Kitty une nuk jam vlonjate , une jam LaBe me origjine nga Laberia, pastaj stergjysherit e mi u spostuan e zbriten ne Myzeqe.
Tani pak nga Myzeqea kam marre dhe une, por duket ja bene myyy qe jam gjak lab 100% nga te dyja palet :) . Kam kaluar disa vite ne Vlore :) . Eh pak si turiste neper Juge .
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Tu befsha kurban
Me marrsh pleshtat :p qe nuk kam :D tipike shprehja ime.
kunadhe, zuske, i fandaksur.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Hello Kitty

Te falenderoj per shpjegimin e qarte dhe kohen qe more ne kerkimin e fjales qe desha te dija

Rrofsh :)
Pershendetje
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Qe thua ti Maqellarjot, e keqja eshte se kur thashe qe le t'ja leme fjalen ketyre ETIMOLOGEVE te Forumit, nuk do deshiroja qe te dilte ndonje pseudo-etimolog dhe te tundte flamurin qe une di dhe s'e luan as topi.

Hello Kitty... nuk eshte "your fault" qe pergjigjesh "this way". Faji eshte "Mine" qe tu drejtova ty!
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Hello Kitty... nuk eshte "your fault" qe pergjigjesh "this way". Faji eshte "Mine" qe tu drejtova ty!

Take it easy man,this is a fair play - it's nobody's fault. A nuk jemi ne Forum te ndihmojme njeri-tjetrin? Please, don't feel sorry for yourself!
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Mund te jete vertete nje huazim nga folja μιλάω, por mund te jete gjithashtu nje forme e shkurtuar e shprehjes shqip: 'më llafos'. Une gjithashtu mendoj qe gjuha greke, si nje gjuhe e ndertuar qe ne krye te heres, mbi bazen e leksikut te shqipes, fjalen e tjetersuar λεγειν ne λεω, e ka marre nga shqipja dhe ajo eshte folja lexoj qe ka per emer fjalen: 'llaf'.

Edhe unë nuk besoj që mollois është e huazuar nga greqishtja. Për më tepër unë nuk di që kjo fjalë ekziston sot në greqisht, por edhe sikur të ekzistojë, ashtu siç e the dhe ti, greqishtja është një gjuhë e ndërtuar mbi bazën e shqipes.

Kur isha i vogël dëgjoja shpesh nga të vjetrit shprehjen mo u llois. Kjo kishte kuptimin mos u mendo shumë ose mos e vrit mendjen dhe për mendimin tim nuk është gjë tjetër por vetëm shprehja mos u llojis, pra mos e bëj mendjen lloj-lloj.

Nëpër këngë popullore gjejmë edhe shprehjen tjetër si lloisem ose si lloisesh, e cila ka të njëjtin kuptim dhe që gabimisht nga disa shkruhet bashkë. Ashtu si tjetra më lart, edhe kjo nuk është gjë tjetër por vetëm një shprehje frazeologjike e ndërtuar mbi fjalën lloj, domethënë si llojisem, ose si llojisesh.

Mollois
nuk është gjë tjetër por vetëm mo/llojis (mos llojis).

Lloj dhe soj janë fjalë shqipe. Greqishtja e sotme nuk ka lloj, por soj, dhe mirë bënë që nuk i morën të dyja. U duhej vetëm një, nuk kishte pse t'i merrnin të dyja.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Take it easy man,this is a fair play - it's nobody's fault. A nuk jemi ne Forum te ndihmojme njeri-tjetrin? Please, don't feel sorry for yourself!

Hello-Kitty...

syrin e paske "Nice". A esht i joti apo ke ven lente:)
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Ka plot fjale shqipe dialektore qe perdoren hala, por qe ka gjasa te harrohen e te treten kadale, se i kane largue qellimisht nga gjuha e perdorun zyrtarisht dhe pas nje kohe, mos te dihet qe kane ekzistue ndonjehere, ani cka qe per gjuhen shqipe ndoshta do te kishin rendesi te madhe linguistike.

Mendoj se edhe ky ka qene plani i enverit me vllehet e tij pushtetar, me ia humb vlerat shkencore qe ka gjuha shqipe, duke e tregue se kane qene nje grumbull injorantesh, prosllave dhe anti-shqiptare.

Une do ta permendi nje fjale qe perdoret ne Kosove dhe qe nuk e gjen ne FGJSSH.

Fjala NARTH qe nenkupton ngrij, merdhij. Kjo fjale duhet te jete edhe origjina e fjales NORTH, NORD etj dhe i vetmi sqarim etimologjik per to.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Hello-Kitty...

syrin e paske "Nice". A esht i joti apo ke ven lente:)

Only nice?! Prisja qe te thonje MAGIC.

O Maqo, a i vrare
shume n'jete ke per t'mesuar e per t'pare!

Ke kohe, all the future is yours!

By the way, syrin qe kam vene aty, jam munduar t'ja pershtas, por nuk ja kam arritur akoma bukurise qe ka ne te vertete.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Only nice?! Prisja qe te thonje MAGIC.

O Maqo, a i vrare
shume n'jete ke per t'mesuar e per t'pare!

Ke kohe, all the future is yours!

By the way, syrin qe kam vene aty, jam munduar t'ja pershtas, por nuk ja kam arritur akoma bukurise qe ka ne te vertete.

shiko...te lutem shkruaj ose anglisht ose shqip. ben shume gabime fillestar ne ndertimin e fjalise ne anglishte, nuk thuhet "all the future is yours" por " the future is all yours" dhe nuk thuhet "more better" por thjesht "Better". Jane pak si gabime te renda keto per dike qe pretendon se e ka me kollaj te shprehet ne Anglishte!

Kitty, them ta mbyllim me kaq se nu ka lezet me. Good luck!
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

maqo..

shpjegimin e fjales katran e ke qa..

katran.. kater an.. lol.
 
Oh, ti qenke nga ata qe fjalen e fundit kerkon ta thuash vete, se kjo te jep satisfaction(!!!).

Ok, you got me there! - Pranimi i gabimit eshte nje burreri me vete -There is no problem...but, but edhe pse pretendoj qe gjej PREHJE tek gjuha angleze, sidoqofte ajo nuk eshte gjuha e nenes. As ne shkolle per ESL nuk kam shkuar...mosha gjithashtu luan nje rol kolosal ne nje gjuhe te huaj...etj

Pretendimet ne gjuhen shqipe nuk falen. I told you my reasons - so what's yours?!

Meqe kerkoke peace, no problem. Good luck to you, too!
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

maqo..

shpjegimin e fjales katran e ke qa..

katran.. kater an.. lol.

Brari...Te bejm dhe ne pak Gallat o brari, thone qe te shtohet jeta keshtu. Ti nuk ke nevoj per dicka te tille sespe ke gjet parajsen me Salen.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Edhe unë nuk besoj që mollois është e huazuar nga greqishtja. Për më tepër unë nuk di që kjo fjalë ekziston sot në greqisht, por edhe sikur të ekzistojë, ashtu siç e the dhe ti, greqishtja është një gjuhë e ndërtuar mbi bazën e shqipes.

Kur isha i vogël dëgjoja shpesh nga të vjetrit shprehjen mo u llois. Kjo kishte kuptimin mos u mendo shumë ose mos e vrit mendjen dhe për mendimin tim nuk është gjë tjetër por vetëm shprehja mos u llojis, pra mos e bëj mendjen lloj-lloj.

Nëpër këngë popullore gjejmë edhe shprehjen tjetër si lloisem ose si lloisesh, e cila ka të njëjtin kuptim dhe që gabimisht nga disa shkruhet bashkë. Ashtu si tjetra më lart, edhe kjo nuk është gjë tjetër por vetëm një shprehje frazeologjike e ndërtuar mbi fjalën lloj, domethënë si llojisem, ose si llojisesh.

Mollois
nuk është gjë tjetër por vetëm mo/llojis (mos llojis).

Lloj dhe soj janë fjalë shqipe. Greqishtja e sotme nuk ka lloj, por soj, dhe mirë bënë që nuk i morën të dyja. U duhej vetëm një, nuk kishte pse t'i merrnin të dyja.

Bato,i lexoj me kenaqesi postimet e juaja``16``
Po pate kohe jam kurioz per keto fjale:
pocaqi
i fandaksur
lepe
derebardhe
derezi.
flm.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Bato,i lexoj me kenaqesi postimet e juaja``16``
Po pate kohe jam kurioz per keto fjale:
pocaqi
i fandaksur
lepe
derebardhe
derezi.
flm.

Po cje bere keshtu si pocaqi
u cova nga gjumi i fandaksur
lepe-peqe?
derezi--ku ishe o derezi?

Keshtu sikur mi ka zene veshi

Megjithese po pres dhe une shpjegimet e Batos.....
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Po cje bere keshtu si pocaqi
u cova nga gjumi i fandaksur
lepe-peqe?
derezi--ku ishe o derezi?

Keshtu sikur mi ka zene veshi

Megjithese po pres dhe une shpjegimet e Batos.....
WOW.Danke.
I kam degjuar YLLO,por ja leme Batos.
Me sa di une
pocaqi-i tkurrur,lodhur apo shemtire
fandaksur-tmerruar,frikesuar
lepe-urdhero
peqe-siurdheron
Krahinore ose jo nuk e di.
E bukur eshte gjuha shqipe.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Do te doja te dija per fjalen:

Derpederi ( nuk e di ne shkruhet me 1 "r" apo 2 "rr")
Mos ndoshta derr prej derri - sharje?
 
Back
Top