• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Do te doja te dija per fjalen:

Derpederi ( nuk e di ne shkruhet me 1 "r" apo 2 "rr")
Mos ndoshta derr prej derri - sharje?
hera e pare qe e degjoj

derr pederi? :D



mos eshte dere per dere
apo ka te bej me "deri"

apo derdimen?

ose derr prej derri


nuk e di, po ja fus kot :D
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

ARNAUT rrjedh nga fjala turke qe ka kuptimin e njerzv të botes Ortodokse.
ORTO= drejt
DOKS= mendimi
Më shkurtë fjala "orto- doks" si thot MAX, e perkthyer ne turqishte.
Mendimi i drejt ose kokfort!
Pra s'ka lidhje se ne jemi popull krye fortë por ortodoksia ishte nje shoqeri e tillë teper e lidhur se vetem ata kan te drejt e tjeret jo!
Pra sikur arabet qe kishin mendim pere Krishtianetqe i quanin të pa fe, ashtu edhe turqit i quanin popujt ballkanik qe ishin nen sundimin bizantinArnaut e ketu pjesen e madhe e benin Shqipetarët sepse ata kishin flamurin shqiponjen dykrenare qe e perfaqsonte empirin bizantin.
"arrnaut" nuk eshte fjale turke.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Krane = thuper

Krane dhe thuper nuk kane te njejtin kuptim, dua te them qe fjala thuper nuk ka zevendesuar fjalen krane. Kjo e fundit perdoret rregullisht ne zona te veriut. Krane (njejes dhe shumes nuk ndryshon fjala) jane dru te vegjel, te holle, qe perdoren per te ndezur me lehte zjarrin. Ndersa thuper nj./ thupra sh. (shelgu apo thane, apo ndonje peme tjeter) perdoren per gardh, apo per dajak :D (njehere e nje kohe dridheshim nga frika :D).

Ju pergezoj per temen, shume e goditur.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Do te doja te dija per fjalen:

Derpederi ( nuk e di ne shkruhet me 1 "r" apo 2 "rr")
Mos ndoshta derr prej derri - sharje?

Ajo fjalë është derrpederri. Do të thotë derr e shkuar derrit. Dhe kuptohet është me Rr e jo me r.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Fjalë tjetër që më vjen shumë keq që nuk e përdorin më është Ministria e Punëve Botore, që sot na është Ministria e Publike.
Gjithashtu dhe fjala markatë, tani na është zëvendësuar me supermarket.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Krane dhe thuper nuk kane te njejtin kuptim, dua te them qe fjala thuper nuk ka zevendesuar fjalen krane. Kjo e fundit perdoret rregullisht ne zona te veriut. Krane (njejes dhe shumes nuk ndryshon fjala) jane dru te vegjel, te holle, qe perdoren per te ndezur me lehte zjarrin. Ndersa thuper nj./ thupra sh. (shelgu apo thane, apo ndonje peme tjeter) perdoren per gardh, apo per dajak :D (njehere e nje kohe dridheshim nga frika :D).

Ju pergezoj per temen, shume e goditur.

E sakte, kranet nuk kane asnje ngjashmeri me thuprat.
Eliminimi i kesaj fjale dhe emri eshte bere me paramendim, per arsye se kjo rrenje zbraps dhe demaskon shume fjale sllave te pervetesuara direkt nga shiqpja.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Ajo fjalë është derrpederri. Do të thotë derr e shkuar derrit. Dhe kuptohet është me Rr e jo me r.
E ke gabim, "derrpederri" është "derr derri" ose "derr i biri i derrit".
Njëlloj siç themi "qen bir qeni".:D
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Kjo më duket mua si shqiptarizim i turqishtes "derbeder" për vagabond.
lere ate pune se nuk je tosk, dhe s'ke si ta kuptosh.
eshte shprehje qe perdoret ne zonen e korces, erseke dhe bilisht.

lexo akrepin me siper.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

lere ate pune se nuk je tosk, dhe s'ke si ta kuptosh.
eshte shprehje qe perdoret ne zonen e korces, erseke dhe bilisht.

lexo akrepin me siper.

Made in Turkey.

vagabond serseri, avare, başıboş, aylak, derbeder, çapkın
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Made in Turkey.

vagabond serseri, avare, başıboş, aylak, derbeder, çapkın
ok ok, nuk me intereson fare turqishtja lol, thuhet derr pe derri. varjante devolli "derrka i derrkes" etc, ka kuptimin derr i biri i derrit, njesoj si qen bir qeni.

ka fjale te tjera po ne kete zone, derrbardhe, derrzi.
Akrepi ka dhene shpjegimin e sakte.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

thuhet derr pe derri. varjante devolli "derrka i derrkes" etc, ka kuptimin derr i birri i derrit

Cilat zona ne Shqiperi e perdorin kete shprehje. S'e kam degjuar kurre. "Qen bir qeni / qen qeni" po.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Cilat zona ne Shqiperi e perdorin kete shprehje. S'e kam degjuar kurre. "Qen bir qeni / qen qeni" po.
gjithe shqiperia e jugut e perdor.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Ndersa thuper nj./ thupra sh. (shelgu apo thane, apo ndonje peme tjeter) perdoren per gardh, apo per dajak :D (njehere e nje kohe dridheshim nga frika :D).

Ju pergezoj per temen, shume e goditur.

Veriu perdor shprehjen:

" Tharku i thiut thuret me thupra thane",

qe ne vetvehte ka dhe nje aliteracion shume te bukur.

.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

lere ate pune se nuk je tosk, dhe s'ke si ta kuptosh.
eshte shprehje qe perdoret ne zonen e korces, erseke dhe bilisht.

lexo akrepin me siper.

:) Une nuk jam tosk, kam lindur ne Kukes dhe mund te them qe te pakten ne Kukes perdorej gjeresisht.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

:) Une nuk jam tosk, kam lindur ne Kukes dhe mund te them qe te pakten ne Kukes perdorej gjeresisht.
po pra, por s'ka asnje lidhje me turqishten.

"pe"(dialektore) eshte thjesht shkurtim i "prej".
une akoma e kam te veshtire ne gjuhen e folur ta perdor "prej", perdor gjithmone "pe"...

"ce" ne vend te "pse" etc etc.
 
Back
Top