Une nuk e di prej nga eshte saktesisht iDea, ngjet se eshte nga Shqiperia edhe ajo, Fakti se ajo nuk e di kuptimin e kesaj fjale "edhe ne gjume" do te thote se kjo fjale eshte perhapur dhe kuptuar me tahmin nga pjesa me e madhe e shtetaseve te shqiperise komuniste.
Domosdo se ne Shqiperi sot perdoret "gjeresisht" cdo fjale qe per gjysmeshekulli ka kaluar neper gojet e partiakeve eminent dhe mediat zyrtare te komunizmit. Por ky distribuim, kete fjale nuk e natyralizon si te pergjithshme. Kjo fjale, apo forme e saj, megjithate mbetet nje lokalizem.
Sidoqofte kjo [emfaze dhe saktesimi kuptimor qe ke dhene], megjithate na qet ne binar...
Emri "vaskë" - eshte "enë" per nga kuptimi gjenerik.
Prapashtesa: ~atë, shpesh perdoret per maksimalizimin e semes se rrenjes.
Kjo do te thote se burim i fjales eshte palatalizim i rrenjes: kovë, qe eshte nje nder format e korruptuara te fjales kofe, e cila me tutje derivon nga [ko(u)ph], prej se ciles del edhe fjala kup\e; qe eshte ne fakt degezim ne ndarjen e emrit te gjesendit [kupë] dhe {gkokhte} : got\e. Pra, mjet per te: mbajtur > mbushur > zbrazur, permbajtje te lengta apo ujore.
Keshtu, emerformimi {kof-a-ta} i palatalizuar, fonologjikisht jep padyshim edhe formen perfundimtare "govate". Pra behet fjale per nje lloj ene [kofe] groteske/te madhe/sterzmadhuar krahasuar me nocionin standard te rrenjes se fjales baze: {kof\a : kov\a}.
b.b. Troy III p.a.e