• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

po pra, por s'ka asnje lidhje me turqishten.

"pe"(dialektore) eshte thjesht shkurtim i "prej".
une akoma e kam te veshtire ne gjuhen e folur ta perdor "prej", perdor gjithmone "pe"...

"ce" ne vend te "pse" etc etc.

edhe ne kukes ndonje fjale turke si kjo e dijne.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

HairyMonster311403.jpg

hahahaha :p
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Qafsha koken e Brandonit qe e paska gjetur linjen time te lodhur .

Kusi
Govat eshte si tip Magjeje :)
Paçavure - nqs s'gabohem dhe po u gabova korigjomeni ju te medhenjte dmth si e kuptoje une : LEMSH , ne menyre te shrregullt
 
Paçavure

Kusi emerformim i paster i shqipes, i perbashket me emerformimin ku[zh]ine; burimisht shenohej me nje [x] qe shqiptohej ne menyre te perafert, por te ndryshme. Aproksimant i k, q, h, c, s, sz, sh, zh.

Ene e madhe qe viret ne oxhakun e vatres ne pjesen apo seksionin e kompleksit shtepiak qe quhet shpija e zjarmit, e cila kur ishte pjese shtepiake quhej kuzimë apo kuzinë, varesisht nga rasa.
Zakonisht eshte e zeze (nga bloza), sepse viret drejte mbi zjarr.

Govate, mund te mos jete fjale shqipe sepse mbi 70% te shqiptareve nuk e kuptojne as e perdorin.

Paqaver, emerformim i gjuhes shqipe me rrenje ne shprehjen paq; kendellese; paster; mjet per te pastruar enet (ne te cilat zihet), zakonisht nga bloza qe u ngjitet gjate eksponimit mbi tym e zjarr.

format: paqaver e pacavure, perdoren si sinonim i gjese se bere bloze. Mjetit pastrues; paqaver pas perdorimit; qe nuk zbardhet dot as pas larjes.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Qafsha koken e Brandonit qe e paska gjetur linjen time te lodhur .

Kusi
Govat eshte si tip Magjeje :)
Paçavure - nqs s'gabohem dhe po u gabova korigjomeni ju te medhenjte dmth si e kuptoje une : LEMSH , ne menyre te shrregullt

Govatë është tip vaske që përdorej në kohën e komunizmit si vaskë për të larë fëmijët. I thuhet edhe koritë. Përdoret gjerësisht në Shqipëri.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Govatë është tip vaske që përdorej në kohën e komunizmit si vaskë për të larë fëmijët. I thuhet edhe koritë. Përdoret gjerësisht në Shqipëri.
Une nuk e di prej nga eshte saktesisht iDea, ngjet se eshte nga Shqiperia edhe ajo, Fakti se ajo nuk e di kuptimin e kesaj fjale "edhe ne gjume" do te thote se kjo fjale eshte perhapur dhe kuptuar me tahmin nga pjesa me e madhe e shtetaseve te shqiperise komuniste.

Domosdo se ne Shqiperi sot perdoret "gjeresisht" cdo fjale qe per gjysmeshekulli ka kaluar neper gojet e partiakeve eminent dhe mediat zyrtare te komunizmit. Por ky distribuim, kete fjale nuk e natyralizon si te pergjithshme. Kjo fjale, apo forme e saj, megjithate mbetet nje lokalizem.

Sidoqofte kjo [emfaze dhe saktesimi kuptimor qe ke dhene], megjithate na qet ne binar...

Emri "vaskë" - eshte "enë" per nga kuptimi gjenerik.
Prapashtesa: ~atë, shpesh perdoret per maksimalizimin e semes se rrenjes.

Kjo do te thote se burim i fjales eshte palatalizim i rrenjes: kovë, qe eshte nje nder format e korruptuara te fjales kofe, e cila me tutje derivon nga [ko(u)ph], prej se ciles del edhe fjala kup\e; qe eshte ne fakt degezim ne ndarjen e emrit te gjesendit [kupë] dhe {gkokhte} : got\e. Pra, mjet per te: mbajtur > mbushur > zbrazur, permbajtje te lengta apo ujore.

Keshtu, emerformimi {kof-a-ta} i palatalizuar, fonologjikisht jep padyshim edhe formen perfundimtare "govate". Pra behet fjale per nje lloj ene [kofe] groteske/te madhe/sterzmadhuar krahasuar me nocionin standard te rrenjes se fjales baze: {kof\a : kov\a}.​
b.b. Troy III p.a.e
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Sigurisht që kusia është një fjalë e pastër shqipe, por unë do të thosha se ky fjalëformim nuk ka lidhje me ngjyrën e zezë, por me zierjen.

Ku-zi
do të thotë ku-zien. Dihet që uji i vendosur mbi zjarr, fillon të ziejë.

Me kalimin e kohës kjo fjalë u nda dhe mori dy kuptime të ndryshme: kuzia u bë kusi (si enë), se kështu shqiptohet më lehtë, ndërsa kuzia/kuzina (si dhomë gatimi) u bë kuzhinë.
 
Oh, kjo me duket se eshte tema e duhur. Me qelloi te degjoja fjalen ''kulumbri'' keto dite. Ne fakt, nuk e di nese eshte fjale dialektore apo fjale e harruar, por une s'e kisha degjuar ndonjehere. Di kush te ma shpjegoj çfare domethene?
 
Kullumbria është një lloj shkurreje, por përdoret edhe si emër njeriu, siç është Dafina.

Nuk ka kuptim të keq.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Sigurisht që kusia është një fjalë e pastër shqipe, por unë do të thosha se ky fjalëformim nuk ka lidhje me ngjyrën e zezë, por me zierjen.

Ku-zi
do të thotë ku-zien. Dihet që uji i vendosur mbi zjarr, fillon të ziejë.
une kam dhene etimologjine dhe si te fala kam dhene edhe korelativin e se njejtes origjine si dhe definicionin e shkurte cfare eshte kusia dhe se pikerisht integrali semantik i etimologjise se te dy emerformimeve nuk eshte "z" por nje aproksimativ i (!shih postimin).

Me kalimin e kohës kjo fjalë u nda dhe mori dy kuptime të ndryshme: kuzia u bë kusi (si enë), se kështu shqiptohet më lehtë, ndërsa kuzia/kuzina (si dhomë gatimi) u bë kuzhinë.

E sa per etimologjine {kuzia}: "kur s'ka shi - ben edhe bresher" thote populli.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Oh, kjo me duket se eshte tema e duhur. Me qelloi te degjoja fjalen ''kulumbri'' keto dite. Ne fakt, nuk e di nese eshte fjale dialektore apo fjale e harruar, por une s'e kisha degjuar ndonjehere. Di kush te ma shpjegoj çfare domethene?
Eshte emer bime frutore njekohesisht dhe fitonim i therres ne fjale.
Ata qe dijne se kur hahen, e dijne dhe sa te shishme jane.

Ja keto jane kulumrite:
3E90A4BCE65CE934.jpg

F333D2E1DCA6BBED.jpg

5E49F5821FC08CC8.jpg
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Interesant. Kjo ngjaka si blueberry/boronica.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Une nuk e di prej nga eshte saktesisht iDea, ngjet se eshte nga Shqiperia edhe ajo, Fakti se ajo nuk e di kuptimin e kesaj fjale "edhe ne gjume" do te thote se kjo fjale eshte perhapur dhe kuptuar me tahmin nga pjesa me e madhe e shtetaseve te shqiperise komuniste.

Domosdo se ne Shqiperi sot perdoret "gjeresisht" cdo fjale qe per gjysmeshekulli ka kaluar neper gojet e partiakeve eminent dhe mediat zyrtare te komunizmit. Por ky distribuim, kete fjale nuk e natyralizon si te pergjithshme. Kjo fjale, apo forme e saj, megjithate mbetet nje lokalizem.

Sidoqofte kjo [emfaze dhe saktesimi kuptimor qe ke dhene], megjithate na qet ne binar...

Emri "vaskë" - eshte "enë" per nga kuptimi gjenerik.
Prapashtesa: ~atë, shpesh perdoret per maksimalizimin e semes se rrenjes.

Kjo do te thote se burim i fjales eshte palatalizim i rrenjes: kovë, qe eshte nje nder format e korruptuara te fjales kofe, e cila me tutje derivon nga [ko(u)ph], prej se ciles del edhe fjala kup\e; qe eshte ne fakt degezim ne ndarjen e emrit te gjesendit [kupë] dhe {gkokhte} : got\e. Pra, mjet per te: mbajtur > mbushur > zbrazur, permbajtje te lengta apo ujore.

Keshtu, emerformimi {kof-a-ta} i palatalizuar, fonologjikisht jep padyshim edhe formen perfundimtare "govate". Pra behet fjale per nje lloj ene [kofe] groteske/te madhe/sterzmadhuar krahasuar me nocionin standard te rrenjes se fjales baze: {kof\a : kov\a}.​
b.b. Troy III p.a.e

Pashë fjalorin për kuriozitet dhe ja çfarë thoshte:

GOVATË f. sh.
Enë e madhe, jo shumë e thellë prej druri, prej
llamarine etj., me fund të sheshtë, që përdoret
kryesisht për të larë rroba; enë e tillë prej druri që
përdoret për qëllime të ndryshme (për t'i hedhur
ushqim bagëtisë, për të mbajtur llaç etj.). Govatë e
madhe (e vogël). Govatë druri (teneqeje,
llamarine, plastike). Govatë rrobash. Govatë llaçi.
Govatë për të larë fëmijët. Mbush (zbraz)
govatën. Laj me govatë.

D.m.th. është më e vjetër se në kohën e komunizmit. Thjesht thashë koha e komunizmit, sepse tani nëpër qytete nuk përdoret më.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Edvin83 said:
D.m.th. është më e vjetër se në kohën e komunizmit.
Mos ia vi re, se e ka atë huq. Çdo fjalë që ai nuk e di, për nuk është shqipe. Shqipe quan vetëm ato të fshatit të tij.

Për mendimin tim, govata nuk është gjë tjetër por një zhvillim i mëtejshëm i rrënjës kof/kov e cila ka dhënë kovën dhe kovatën (govatën). Kofini është një kosh i madh prej thupre ku mbahen frutat.

Ajnej said:
une kam dhene etimologjine dhe si te fala kam dhene edhe korelativin e se njejtes origjine si dhe definicionin e shkurte cfare eshte kusia dhe se pikerisht integrali semantik i etimologjise se te dy emerformimeve nuk eshte "z" por nje aproksimativ i (!shih postimin).
E lexova postimin tënd, por nuk pashë të thuhej diçka për zierjen. Gjërat duhen shpjeguar më thjesht e më qartë.

Ajnej said:
Eshte emer bime frutore njekohesisht dhe fitonim i therres ne fjale.
Ata qe dijne se kur hahen, e dijne dhe sa te shishme jane.

Ja keto jane kulumrite:
Është shkurrja që thashë unë. Kjo shkurre bën kokrrat me ngjyrë blu që tregove ti. Edhe unë e kam dëgjuar si kulumbri (me b në fund), por saktë shkruhet kullumbri (me ll).

Kështu duhet të jetë, pasi kullumbria quhet ndryshe edhe kumbull e egër, dhe kumbulla nuk shkruhet kumbul. Ja ç'thotë fjalori, edhe me shembuj se si përdoret për njerëzit:

KULLUMBRI f. sh. bot.
Shkurre me degë të dendura e me gjemba, me
lule të bardha, që bën kokrra të rrumbullakëta më
të vogla se të qershisë, në ngjyrë blu të errët e
me shije të athët; kumbull e egër; kokrrat e kësaj
bime. Kullumbri të thara. Raki kullumbrish.
Është si kullumbri e ka fytyrën të rrumbullakët, të
mbushur e të bukur; është i shëndoshë dhe i
bukur (për fëmijët etj.)
.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Raki kullumbrie s`kam patur nderin te provoj,besoj duhet te jete e rralle, sepse eshte zor t`i mbledhesh kokrrat e saj.

Shija e kokrres se kullumbrise i ngjan pak asaj te thanes dhe te perlyen me ngjyre blu, me gjuhe, buze dhe duar,qe nuk hiqet as me sapun.

Ndersa kulumri i thone edhe pellumbit te eger.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Pëllumbit të egër i thonë kumri, jo kulumri.

Raki kullumbrie nuk kam provuar, por kam provuar raki kumbulle. Jo më larg se para një muaji më sollën nga Shiqpëria një shishe me raki kumbulle të bërë vetë. Rakia e kumbullës është shumë e mirë, po e kullumbrisë duhet të jetë edhe më e mirë. Tani di që rakia e manaferrës është më e mira, por dhe më e shtrenjta.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Rakia e kumbulles, eshte e mire vetem po ta ziejne dy here, atehere po.Kam blere nja dy here ate te manaferres, por me duket e perzjejne dhe eshte zor ta gjesh safi.

Kulumri perdoret dhe ka shume mundesi lidhet me colombo_n taljone.
Kumri ndoshta eshte forme e shkurtuar.

Ndersa per fjalen kupe,kove,guve ,cave etj. mendimi im eshte se rrenja eshte ŪB 'hapesire boshe ' dhe te gjitha vijne nga kjo.
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Kulumri perdoret dhe ka shume mundesi lidhet me colombo_n taljone.
Kumri ndoshta eshte forme e shkurtuar.

Kumumri s'ka lidhje fare me kumri, nuk eshte shkurtimi i fjales kulumri.

Kulumri eshte shkurre e vogel qe frutat e saje ngjajne ne blueberry qe ne shqip quhet boronica. Mblidhet dhe shitet per vetite e saje mjekesore.

Kumria nga ana tjeter eshte lloj zogu qe ngjan me pellumbin. Ne Elbasan gjen me shume nga kjo lloj shpeze. Po te ngrihesh heret ne mengjez dhe te dalesh ne rruget e Elbasanit, do ta degjosh kete zog qe kendon.

S'e paske degjuar kengen: "Ne sabah kendon kumria moj nane"?
 
Përgjigje e: Fjalë të harruara shqipe ose dialektore

Rrofshit per sqarimet.

Kulumbri qenka thartiçke. E mire, gjysma se keqes.
 
Back
Top