Ndiqni videon më poshtë për të parë se si ta instaloni faqen tonë si një aplikacion ueb në ekranin tuaj bazë.
Note: This feature may not be available in some browsers.
Përshëndetje Vizitor!
Nëse j’u shfaqet ky mesazh, do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar, ju arrini të shihni pjesën më të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. J’u lutem:REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.
Regjistrohu !Titulli nuk eshte korrekt. Nuk ka huazime, jane fjale te fondit te perbashket indo-evropian !
Nuk thashë që janë huazuar, po thashë që në lashtësi gjuhët kanë qenë të ngjashme dhe më vonë janë larguar.
Siç shihet, fjalë të tilla nuk janë shkencore që të thuash se janë huazuar, po janë fjalë të vjetra pellazge që kanë lidhje me natyrën.
Fshatarët shqiptarë nuk shkuan në Suedi për të huazuar mushtin (lëngun e rrushit) dhe lerën (baltën e hollë).
.. se fjalte qi i kane tona kto gjuhe ti po i thirre shipe. E ne anen tjeter po fol per fjale te vjetra Pellazge !! Une nuk kom lexu kurkun qi edhe n'Suedi paskan shkel Pellazgt !!! !
MIC, falemnderit qe po na ndalon pak dhe po na vendos gardh qe te mos themi se, cdo gje vjen nga shqipja.Eshte e vertete se shume fjale te perbashketa me gjuhet e tjera te Europes s`mund te themi se i perkasin vetem gjuhes shqipe.
Nga ana tjeter, ka disa fjale qe i perkasin vetem leksikut te gjuhes shqipe,ose ka te tjera qe u zhvilluan historikisht ne fonetiken e saj dhe kane marre forma te qarta te evidentuara.Prandaj une si skeptik qe jam, po sjell ketu poshte disa fjale qe jane shqip, por gjenden shume larg Europes,si ne Indi (sanskrit),ne Kinen lindore (Tocharian),po ashtu Aramaic dhe smund te me thuash se jane i njejti burim leksikor, sepse jane prone e gjuhes shqipe.
Nuk e di se si mund ti shpjegosh keto fjale shqipe te shperndara neper glob dhe mos me thuaj se jane rastesi se kam akoma te tjera.Mos ndoshta, Katapano,Kristoforidhi,Zheji,Kola,Arefi etj. jane gabim dhe ti ke te drejte?.
T`u rritt nera edhe ty!
Ke pru fjale t'brumit t'njojte. Kto guhte Tocharian e Sanskrit jone te njojtit brum, qi pe thirrin sot Indo-Europjan. Aramaic nuk o, ama ti vec tri llafe mi dhe aty !!.
Faleminers Bato, vec une nuk muna mu pajtu me ty qitu, hic
E para, vete titullin qi ja ke dhone temes implikon huazimin, se fjalte qi i kane tona kto gjuhe ti po i thirre shipe. E ne anen tjeter po fol per fjale te vjetra Pellazge !! Une nuk kom lexu kurkun qi edhe n'Suedi paskan shkel Pellazgt !!!
Masanej prape po bjen n'kontradite, po thu qe fshataret Shqiptare nuk kane shku n'Suedi me huazu mushtin (lengun e rrushit).
Po me cudit kjo qi pe thush, tu e dit boll mire qi edhe fshatart Suedeze nuk kane ardhe n'Shipni me huazu mushtin !
Ja une kurqysh sun pajtona ktu !!
Tu rrit nera !
Mic ,eshte veshtire te diskutosh me ty sepse je si kamarieri me pjate bosh.Dukesh qe ke njohuri me shume se ata burra qe permenda me lart dhe qe kane tituj shkencor. Ti e ke koken te mbushur me ide dhe ska vend per te tjera,gjthashtu s`kam ndermend te mundohem te ta mbush.Edhe dialekti gege qe mundohesh ta shkruash eshte i dobet .
Prandaj ,hec vet.
s'ki nevoje me u pajtu - po ki nevoje me i thane -angllatisma!
1. ku e zbulove ti se 'mushti' eshte fjale shqipe. (Kjo eshte kryesorja)
2. Dokumentoma nje here se kjo fjale eshte shqipe origjinale.
3. A mundesh me e nxjerre etimologjine e kesaj fjale nga gjuha shqipe, ma bindshem se nga gjithe gjuhet tjera?
Kur ti bajsh keto pyetje, ke ra n'binar.
Aty e andej t'pergjegjna une.
Zbrit nga qielli DY-AL ... dhe ja, ketu e ke:
![]()
Tash une deshiroj te shohe si do ta interpretosh kete imazh ti ?
Njeri pajtohet me bindje Ajnej, soshte pune nevoje kjo. Per cata jem ktu. Qi s'priton ami ti qito pergjigje t'pytjeve nalte.
Faleminers e po m'vjen mire qi mu drejtove e m'qite n'binar e edhe ma mire po vjen qi po ta lexoj edhe t'folmen e shpise ksi heri.
Tu rrit nera
Vec, edhe n'restorant pa pare s'hihet djale. Qysh t'jepsh edhe merr. Kete fjale ta thome me plot ner qi kom per ty.
Kqyr djali i mire, une jom ardhe n'kite ode me msu e me nru dije me juve tonve ketu e me kalu mire mes vete. Ton i neroj e i cmoj, e edhe ty. E edhe kom msu shume sene pej juve e edhe pej teje, e ju falemineroj tonve.
Vec, menoj se si burra qi jena s'na ka hije mi zone njerzt n'goje. Do sene n'forum nuk mkan pelqy qi kom lexu; me i nencmu tjetrit menimin nryshe qi ka, apo fene qi ka apo edhe t'folmen e vet, si nkit rast, e besa edhe t'shame tjera ma trana qi i kom pa ktu, oshte ni pasqyre shume e shemtume per neve si popull.
Tradite kto sjellje kurre si kena pase, shume nere kena pase ktunihere, qajo edhe na ka vecu si popull. Mos ti hupim kto vllazen se kem me hup edhe veten ni dite.
Tu rrit nera IKHTHUS
ammakki* (nf.) ‘mother’,tocharian, ama // mund te jete mbjellje e pellasgjishtes per arsye se pellasget e vjeter ishin atje. Dhe kane lene disa gjurme jashtzakonisht vivide e te pashlyeshme nga shekujt per ta vertetuar pranine e tyre atje.Nga Tocharian ,ne Kinen e larget:
per aq kohe sa nuk kan ogur vertetimi, te gjitha ngelen ne llugat e rastesise.Nuk e di se si mund ti shpjegosh keto fjale shqipe te shperndara neper glob dhe mos me thuaj se jane rastesi se kam akoma te tjera.
edhe ky, po sikur te lartpermendurtit, mund te shkruaj nje liber. Por...;Mos ndoshta, Katapano,Kristoforidhi,Zheji,Kola,Arefi etj. jane gabim dhe ti ke te drejte?.
Mic ,s`kam qellim te te ofendoj,t`i solla ato fjale qe i hodhe poshte te gjitha, pa perjashtim, pa ndonje argument.Pozicioni nga flet duket me shume si mesues sesa nxenes megjitheate kofsha i gabum.
Po te kishe dhene argumenta per ato PIE ndoshta mesoj edhe une se nuk jam linguist por i apasionuar i gjuhes shqipe dhe debati do behej ndryshe, por zgjodhe rruge shume te shkurter mohuese.
Te pershendes.