• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fjale te Urta Filozofike Shqiptare!

ChocolatE_DiamonD

*BitterSweet*
Anëtar
Sep 13, 2009
Postime
458
Pikët
0
Vendndodhja
Where you cant tell me what to do
ëdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, kujdesu ta shkruash mirë, sepse një faqe e keqe ndyn gjithë librin.

Njeriu duhet të përpiqet të mësojë ëdo gjë, jo të tregojë veten e tij.

Zgjuarësia është një dritë hyjnore, ndriëimi i së cilës ndrit jo vetëm sipërfaqen e sendeve, por edhe brendinë e tyre.

Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten

Ajo që qeveris botën nuk është as forca, as ligji, por është mirësjellja dhe edukata.

Bota është një shesh i ekspozuar shiut dhe erës; ai që në këtë shesh e ruan dritën e përpjekjes e të kuptimit dhe nuk e shuan, është filozof i vërtetë.

Sëka njeri të pafajshëm në botë; i mëncuri nuk i thotë djalit mos gabo, por e këshillon të gabojë sa më pak.

Nuk i takon gjë dhëmbit të skiles që qëndron e mbyllur në strofkun e vet.

Njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri nga koka, jo nga këmbët

Miqësia është si drita e shkrepëtimës; sa më i errët të jetë vendi, aq më shumë ndriëon.

Rruga e jetës është drejtësia, mos u ndaj nga rruga për të hyrë nëpër rrugica.

Njeriu mentar nuk flet për veten e tij dhe për punë që i përkasin atij vetë.

Kush ve interesat e përgjithshme mbi të tijat, është njeri me të vërtetë.

Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishte
dredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëm nga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë.

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij që punon pa dashur.

Grada e qytetërisë dhe e moralit të një populli kuptohet nga këngët dhe lojërat e tij.

E vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund të ngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet sië ka qenë (ujë i rrjedhshëm).

Gjithësecili dëshiron tëi shohë njerëzit e mëdhenj, por më mirë është të shohësh veprat e tyre, d.m.th. të shohësh ata vetë, sepse idetë e tyre sëkuptohen nga fytyrat e tyre, por dallohen nga veprat e tyre.

Kush nuk merret vesh me vëllanë, sëmerret vesh fare me bashkëqytetarët e tij.

Njeriu të mos ketë frikë nga ligji, të ketë turp nga bota, të ketë frikë nga ndërgjegjeja e tij.

Mendojmë se njeriu vdes dhe shkon, mirëpo të vdekurit janë ata që edukojnë
fëmijët tanë, që na mësojnë dituritë dhe shkencat, kur marrim në dorë një libër
dhe e lexojmë në vetmi në një ëip dhe, sipas rastit, ata na bëjnë të qeshim apo të qajmë.

Ai që pranon këshilla, është më i madh se ai që jep, sepse, sa lehtë është të japësh këshilla, aq rëndë është tëi pranosh.

Dyshimi është gur argjendari i së vërtetës, kush dyshon në marrëdhëniet e
përditshme, sëgabon asnjëherë, kush dyshon në veprimet e veta, bëhet filozof.

Një kokërr gruri nuk e mbush dot hambarin, por ndihmon kokrrat e tjera që e kanë mbushur.

Ai që i përgjigjet me ligësi mirësisë sate, bëhet mjet për të bërë të njohur mirësinë tënde dhe ligësinë e vet.

Forca e mendimit hy në punë më shumë se tehu i shpatës; prandaj ruaje atë dhe mbaje gati për ta përdorur në kohën e duhur.

Shkalla e parë e marrëzisë është të kujtosh se je i menëur.

Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë. Ashtu sikundër që thahet pema kur është e njomë, po nuk u vadit, edhe njeriu thahet shpirtërisht po nuk u edukua qysh në fëmijëri (vogëli), sepse nuk i mbetet gjë për tëi shërbyer njerëzimit.

Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të thotë dhe ajo që do të bëjë.

Gjërat që numërohen të shenjta, si mendja, njohuria dhe dituria, nga shkaku i
akmisë për famë e madhështi, sëmund tëu qëndrojnë disa dëshirave të kota,
ndërsa dashuria mund ëdo gjë. Dashuria duron varfërinë, nevojën, urinë,
mundimin, poshtërimin ë ëdo gjë. Dashuria e ndryshon skëterën në parajsë. Në qoftë se kërkohet një shenjë e botës shpirtërore në botën lëndore, ajo shenjë është dashuria.

Fjalët dhe punët e njerëzve të mëdhenj nuk janë sipas vendit e kohës së tyre, ata mund tëi përshtaten ëdo kohe dhe ëdo vendi.

Kush bazohet në forcën, bie për tokë po sa të thyhet forca, por ai që bazohet në drejtësinë, është i mbështetur në një godinë të fortë që nuk shembet kurrë.

Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij ë morali i përgjithshëm.
 

Mikela

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 4, 2009
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
U.S.A
Titulli: Fjale te Urta Filozofike Shqiptare!

yyyyyyyyyyyy sa shume di me cokolate ene une di nje po te hashe cokolata te bejne smart:)
 

Firewall

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
124
Pikët
18
Vendndodhja
Tirane
Titulli: Fjale te Urta Filozofike Shqiptare!

"Te guxosh do te thote te besh, te kesh frike do te thote te deshtosh"

"Qendrojme te bashkuar, rrezohemi te ndare"

"Per aq kohe sa enderrojme, ka gjithnje shprese"

"Njeriu qe nuk ben perpara, ngelet mbrapa"

"Asnjeri nuk mund te te dobesoje pa lejen tende."

"Mund te behet. Duhet te behet. Do behet."

"Mos i shiko veshtiresite si pengesa qe duhen shmangur por si sfida qe duhen kaluar"

"Asnje force ne kete bote nuk eshte si forca e nje njeriu te vendosur per kryengritje. Shpirti i njeriut nuk mund te burgoset pergjithmone."

"Nuk mund ta dish sa para ke ecur pa pare sa ke lene mbrapa"

"Njohuria me dinake eshte vetenjohuria (njohuria jone personale)"

"Te jetuarit mire eshte hakmarrje me e mire"

"Nuk ka thirrje me te madhe se ajo e sherbimit publik"

"Asnjehere mos e nenvlereso fuqine e nje gruaje"

Nuk ka te verteta te reja por vetem te verteta qe nuk jane njohur nga ata qe i kane perceptuar pa i vene re. "

"Mos e harxho te ardhmen duke u munduar te kthesh te shkuaren."

"Ata qe nuk e mbajne mend te shkuaren jane te mallkuar ta perserisin ate."

"Edhe ferri nuk ka terbim si perbuzja e nje gruaje"

"Njihe veten tende"

"Synojme per perfeksionim...tolerojme persosmerine."

"Bashkepunimi eshte benzina qe i lejon njerezit e zakonshem te arrijne rezultate te jashtezakonshme."

"Shperblimi me i larte per punen e rende te nje njeriu nuk eshte ajo cka marrin, por ajo cka arrijne te behen."

"Suksesi eshte nje udhetim dhe jo nje destinacion."

"Disa njerez enderrojne per kryevepra ndersa te tjeret rrine zgjuar dhe i bejne ato"

Persosmeria mund te fitohet ne qofte se interesohesh me shume se ata qe tregohen te zgjuar, rrezikon me shume se ata qe tregohen te kujdesshem, enderron me shume se ata qe tregohen praktike, dhe pret me shume sec eshte e mundur.
 

Firewall

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
124
Pikët
18
Vendndodhja
Tirane
Titulli: Fjale te Urta Filozofike Shqiptare!

Nuk ka rruge te shkurter nga toka ne yje.

Sekreti qendron ne mes te tre njerezve vetem nese dy prej tyre jane te vdekur.

Ne qofte se njeriu mund te plotesonte gjysmat e deshirave, ai do kishte dyfishin e problemeve.

Te jesh modest eshte detyra jote per ata me lart; miresjellje per te barabartet; bujari per ata me poshte se ty.

Gjej virtute tek te tjeret dhe huqet tek vetja jote.

Njeriu nuk zoteron pasuri, pasuria e zoteron njeriun.

Ruhu nga shpenzimet e vogla; vrima e vogel fundos anijen e madhe.

Eshte me e lehte te ndalosh deshiren e pare, sesa te plotesosh te tjerat ne vazhdim.

Shumica e njerezve shperblejne ndere te vogla, pranojne ndere mesatare, dhe paguajne me mosmirenjohje ndere te medha.

Gezoje te tashmen, kujtoje te shkruaren dhe mos ki frike nga e ardhmja.

Bukuria e madhe, fuqia e madhe, dhe pasurite e medha jane me te vertete te paperdorshme; nje zemer e mire i tejkalon te gjitha.
 

trestenik

Heavy Metall
Anëtar
Jan 26, 2011
Postime
735
Pikët
0
Përgjigje e: Fjale te Urta Filozofike Shqiptare!

Buken ruaj per neser e punen bene sot mos e le per neser
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,102
Pikët
113
Përgjigje e: Fjale te Urta Filozofike Shqiptare!

I paskan then te gjithe .... Keshtu ndonje fjale nervike ka nevoj ? :p
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,256
Pikët
113
Përgjigje e: Fjale te Urta Filozofike Shqiptare!

-Shto peshën e fjalëve dhe jo volumin e zërit. Është shiu ai që i rrit lulet dhe jo bubullima !

- Në këtë botë nuk ka njerëz me dhimbje dhe pa dhimbje, por ka njerëz që durojnë dhe që nuk durojnë..!!

- Edhe ndjenjat më të sinqerta, lodhen së kushtuari atij që nuk i vlerëson..!

- Dashuroni njerëzit, jo gjërat; përdorni gjërat, jo njerëzit.
 

SERAFIM DILO

Anti Busavata
Anëtar
Aug 31, 2010
Postime
9,543
Pikët
48
Përgjigje e: Fjale te Urta Filozofike Shqiptare!

Emancipohu,ki respekt per femrat,nuk ka pse futesh tek radha burrave kur shikon qe te radha grave ka me pak veta.
 

Hello Kitty

❤☆҉‿★ Ŧђαήк ¥☺ů ★☆҉‿❤
Anëtar
Feb 8, 2011
Postime
15,256
Pikët
113
Përgjigje e: Fjale te Urta Filozofike Shqiptare!

 

shoku_tanku

V.I.P
Anëtar
Jan 2, 2011
Postime
36,242
Pikët
113
Vendndodhja
ne vithen e peles se hazdisur
Përgjigje e: Fjale te Urta Filozofike Shqiptare!

Gota e mikut ne peqi te armikut

Gota e falur kthehet me fund,e blera me leket e tua shijohet ngadale

Me jep nje gote te fal nje bote
 

G.Ruci ri

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 18, 2013
Postime
163
Pikët
0
Përgjigje e: Fjale te Urta Filozofike Shqiptare!

Iq-ja bazohet ne injorance!
 

Elina

V.I.P
Anëtar
Feb 4, 2013
Postime
2,482
Pikët
113
Vendndodhja
Ne lotin e gezimit.
Përgjigje e: Fjale te Urta Filozofike Shqiptare!

"Jepu gjithmonë njerëzve mundësinë të ta ndjejnë mungesën...” |Liam Gallagher|
 

Viking

“Yo Gatorade me, b****.”
Anëtar
Sep 29, 2010
Postime
20,091
Pikët
113
Përgjigje e: Fjale te Urta Filozofike Shqiptare!

Eshte e vertet qe komunikimi me fjale eshte shpikje e Inteligjences,"gjithkush mund ta mesoj"
Por mos harroni komunikimi ne heshtje pa fjale eshte shpikje e Telepatizmit..."vetem persona te ralle e zoterojn"

Unë
 
Top