• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fjodor Tjutçev

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,491
Pikët
113
POEZI RUSE


FJODOR TJUTÇEV
(1803-1873)






Shqipëroi: Fan Noli



DASHURIA E FUNTME


Ah, kur na ngryset jeta, seç na tret
M’e nxehtë dhe m’e mprehtë dashuria!
Shkëndrit, moj dritë, që na le shëndet,
Moj dasm’ e funtme, shkrepëti nga zia.

Nga Lindja gjysm’ e qiellit na u err,
Pak vetëm na shkëlqen nga Perëndimi;
Qëndro, qëndro, moj mbrëmje plot me vrerë,
Vazhdo, vazhdo, or diell ngazëllimi!

Nga dimr’ i ftohtë gjaku na u mpi,
Po zemra ndrit me lul’ e me lëndinë;
Moj nus’ e funtme, helm e lumëri,
Ç’ma dogje, Ç’ma gëzove pleqërinë!
 

askushi 1

V.I.P
Anëtar
Sep 7, 2012
Postime
3,491
Pikët
113
Fjodor Tjutçev - poezi

F. Tjutçev




Përktheu: Petraq Kolevica


***

Kam njohur sy - o, ata sy!
Sa fort i desha, e di një Zot!
Kish kaq magji dhe zjarr aty,
Sa shpirtin s’mund ta shkulnja dot.

N’atë vështrim të pakuptuar
Zbulohej jeta gjer në fund.
Kish kaq pasion të përvëluar,
Kaq pikëllim sa s’ka kurrkund!

Dhe shihte rëndë, madhërishëm,
Që nën qepallat, mengadalë.
Dhe ish gazmor dhe ish i hijshëm
Dhe si një vajtje ish fatal.

Shpesh rrija shihja i mahnitur,
Por asnjëherë s’munda dot
Që ta vështroj pa u tronditur,
Ta adhuroj pa derdhur lot.
 
Top