• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

FK-PARTIZANI

doganieri

V.I.P
Anëtar
Jan 3, 2013
Postime
20,409
Pikët
113
LAJM I FUNDIT/ Partizani fiton gjyqin ndaj KAS, “Demat e Kuq” fuqizojnë repartet pas zhbllokimit të merkatos
14 mins më parë
0


Partizani fiton zyrtarisht betejnë gjyqësore me KAS, për zhblokimin e merkatos së janarit 2021.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku thekson se ka marrë përgjigje pozitive nga KAS dhe pritet që në stolin e “Demave të Kuq” të vijnë përforcime gjatë kësaj merkatoje.
Kujtojmë që Partizani u dënua pak muaj më parë për çështjen “Çinari”, me tri sesione merkato bllokim dhe me një gjobë 83 mijë euro. Ky vendim, u apelua nga drejtuesit, ndërkohë që sot ka mbërritur dhe përgjigjia pozitive.
Me zhbllokimin e merkatos Partizani do të ketë më shumë shanse për të luftuar për titullin kampion, duke parë që trajneri Daja arriti t’i marrte maksimumin grupit që kishte në fillim të sezonit.
Njoftimi i plotë i Partizanit në Facebook:
NJOFTIM
Klubi njofton se sot është bërë me dije nga CAS për heqjen e pezullimit të sesionit të transferimit të lojtarëve, vendim që ishte në fuqi nga FIFA në lidhje me çështjen e sulmuesit Erald Çinari. Klubi saktëson se ky është një njoftim paraprak, deri në zbardhjen e plotë dhe përfundimtare të vendimit që ka marrë CAS, përmes të cilit do të përcaktojmë dhe hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në lidhje me këtë çështje. Nga ky moment tashmë FK Partizani rifiton të drejtën për të operuar në merkaton e Janarit.
 

TOMMY

Mia San Mia
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
3,525
Pikët
83
Vendndodhja
Allianz-Arena
Me gjith respektin per Partizanin, por Vllaznia ka super Skuader kte vit, dhe e meriton plotesishte te dale kampion ne fund.

P.S vete jam tifoz i Elbasanit
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
28,665
Pikët
113
Me gjith respektin per Partizanin, por Vllaznia ka super Skuader kte vit, dhe e meriton plotesishte te dale kampion ne fund.

P.S vete jam tifoz i Elbasanit
Nji vit me Korcen nji vit me elbasonin?
Elbason_ Guri kuq me tren -qesh-
 
Top