• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Flaka Krelani shperthyese

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
558
Pikët
28
Vendndodhja
Forum
Karriera e Flaka Krelanit i ngjan ndezjes se nje zjarri te ngadalte, por te sigurt. Ajo ishte vetem 13 vjec kur per here te pare nisi te angazhohej ne skenen lokale te muzikes rock ne qytetin e saj te lindjes, Gjakove.


Por kjo ishte thjesht zanafilla. Pervoja ne lokalet e muzikes live ishte e dobishme, por e pamjaftueshme. Ajo nisi studimet e mesme ne liceun artistik te Prishtines per kanto.

Deri ketu, gjithcka po shkonte qetesisht. Deri sa erdhi viti 2004, kur Flaka u perfshi ne nje eveniment qe do te ndryshonte pergjithmone jeten dhe karrieren e saj. Ajo mberriti ne Tirane, si nje nga finalistet e spektaklit “Ethet e se premtes mbrema”.

Per gati 6 vite kengetaren e rock-ut e shohim ne skenat e festivaleve shqiptare. Se bashku me ngjitjen dhe pjesemarrjen e saj ne Top Fest dhe festivalet e fundvitit ka edhe trofe, ashtu siç ishte çmimi “Best Alternative” ne Top Fest 4, me kengen “Nje bote tjeter”.

Tashme 20 vjeçare, ajo ka spikatur ne skenat e muzkes per timbrin e saj te veçante dhe zerin e saj potent. Flaka gezon simpatine e publikut per kenget e saj te njohura si “Jeta kerkon dashuri”, “Nuk mundem”, “Le te behet c’te doje”.

Por gjithe suksesi dhe dashuria qe Flaka Krelani ka per muziken, nuk lidhet me profesionin qe ajo ka zgjedhur ne jete. Jashte pasionit te saj per muziken ka preferuar t’i bej llogarite mire me jeten, duke zgjedhur te behet ekonomiste. Çfare ka ne sirtarin e saj te endrrave dhe planeve per te ardhmen? Ndoshta nje biznes i suksesshem, por per kete do te duhet ende pak kohe./tch/



Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top