• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Flickr merr pamje të re

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Më shumë se 800.000 përdorues e kanë pasur mundësinë e testimit të versionit të ri të faqes Flickr, që prej datës 23 qershor, dhe në sajë të komenteve të tyre, kjo faqe tashmë duket njësoj sikur që ka qenë deri më tani. Faqja ka pësuar vetëm disa ndryshime të vogla, që mund të jenë lehtësisht të vërejtura.
Ajo çfarë është e re dhe që është më e dukshme në pamje të parë është madhësia në të cilin paraqiten fotografitë, një rritje e madhësisë prej 28 për qind, e cila tani shfaq ato në gjerësi prej 640 piksela.

Sa i përket ndryshimeve vizuale, tani është e mundur që sfondi të bëhet i errët, kështu që ju mund të shikoni fotot, dhe asgjë tjetër të mos ua tërheq vëmendjen.

Përveç kësaj, në faqe tani është përmirësuar edhe navigimi, i cili ju bën të mundur që t’i kaloni më shpejtë fotografitë, ndërsa butonat për shfletimin e faqes gjenden poshtë çdo fotografie.

Dhe me qëllim të lehtësimit gjatë kërkimit në bazën e madhe të fotografive që ka kjo faqe, Flickr ka futur edhe një opsion që çdo foto tani të jetë e pajisur me informata - kush, çka, ku, kur dhe si.
 
Top