• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Flori Mumajesi, femrat i trajtoj si princesha... kur e meritojnë

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,105
Pikët
113


Gjithçka ka nisur si një eksperiment, por rezultoi me shumë sukses. Pas bujës së madhe që bëri kënga “Play back” e kantautorit Flori Mumajesi, sidomos për mesazhin kritik që përçonte drejt pseudo-këngëtarëve, kënga u votua aq shumë sa e kualifikoi Florin të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Ballkanik të Këngës, që do të mbahet më 15 maj në Bullgari. Por këtu nuk përfundojnë të rejat e Florit. Nëse deri dje ai ka refuzuar çdo ftesë për koncerte, këtë vit ka vendosur të ndërrojë strategji.

- A mund të na tregosh aktualisht për kë jeni duke punuar këngë të reja?

Aktualisht jam duke punuar për disa artistë: Aurela Gaçe, Çiljeta, Linda Halimi, Leonora Jakupi, Argjentina, Elvana Gjata dhe Flori.

- Kënga “Playback” ishte një thumb për pseudo-këngëtarët, por, në anën tjetër mund të zvogëlonte punën si kompozitor. A ka ndikuar kjo këngë që këngëtarët të largohen nga studioja jote?

Jo, përkundrazi ajo këngë ishte një vitrinë shumë e mirë dhe më shërbeu më shumë se ç’mendoja. Në fakt, edhe për mua ishte pak eksperimentale, por shkoi mirë.

- Muzika ka pësuar ndryshime dhe për fat të keq këto ndryshime e kanë larguar nga vlerat e mirëfillta. Cili është gjykimi yt në këtë mes?

Muzika shqiptare i ka vlerat e saj. Muzika moderne shqiptare është diçka tjetër. Këndohet shqip, është akoma e re, por në rrugë shumë të mirë (edhe pse jo gjithmonë), për t'u maturuar, bashkë me ndërthurjen e elementeve të reja edhe atyre autoktone që përdorim.

- A ka ndodhur të pendoheni për ndonjërën nga këngët e deritanishme të publikuara?

Të jem penduar jo, por i pakënaqur po. Asnjëherë nuk kënaqem me finalen e një kënge, qoftë kjo e kënduar nga unë apo dikush tjetër.

- Për cilën prej tyre ndihesh më shumë krenar, e cila të përfaqëson më shumë si artist?

Mua më ka përfaqësuar një emër, të cilin edhe artistët, edhe publiku e di dhe e njeh shumë mirë, pa dyshim, Elvana Gjata.
 
Top