• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

FLOSSK Gjakova organizon Software Freedom Day

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
FLOSSK Gjakova, ekipi lokal i Organizatës kosovare të softuerit të lirë dhe të hapur - FLOSS Kosova, më 18 shtator organizon ngjarjen Software Freedom Day (SFD) 2010 në qytetin e Gjakovës.
Sipas udhëheqësit të FLOSSK Gjakova, Heroid Shehu, qëllimi i kësaj ngjarje është që edhe në këtë qytet të fillojë të përhapet softueri i lirë e GNU Linux. Në të njëjtën kohë, Shehu ka thënë se me këtë aktivitetet synohet që të rritet komuniteti lokal i cili angazhohet për softuerin e lirë dhe me burim të hapur dhe e shfrytëzon atë.

Ideja për shënimin dhe organizimin Software Freedom Day, sipas përfaqësuesit të FLOSSK Gjakova, bëhet në baza vullnetare të organizatës.



Shehu u ka bërë ftesë të interesuarve të marrin pjesë me bindjen se ata do të mund të marrin njohura të reja rreth Softuerit të Lirë, GNU/Linux, Njohurisë së Hapur, Burimit të Hapur dhe shumë gjëra tjera që ndërlidhen më to.

Ndryshe, ngjarja SFD do të mbahet të shtunën më 18 shtator në Biblotekën “Ibrahim Rugova”e të qytetit duke filluar nga ora 10:00 deri në 15:00.

Pritet që gjatë kësaj ngjarje të jepen ligjërata mbi GNU/Linux, instalimin e konfigurimin e distribucionit Ubuntu dhe shpërndarje të CD-ve me këtë distribucion softuerik. Në mesin e shumë çështjeve të softuerit të lirë, ngjarja po ashtu do të tentoj të sqarojë dallimet në mes të GNU/Linux me atë Windows dhe të prezantojë softuerë të lirë me të cilët mund të bëhet dizajn grafik.
 
Top