• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Formula 1 2013

Skydive

Anëtar i ri
Anëtar
Mar 22, 2012
Postime
2,266
Pikët
0
10 më të shpejtët e Moto GP

Casey Stoner ka regjistruar kohën më të shpejtë në testet zyrtare që po zhvillohen në pistën e Sepangut, në Malajzi.

Piloti australian i Hondës la pas pilotin spanjoll të Yamaha-s, Jorge Lorenzo. Pikërisht këta dy pilotë duket se janë pilotët më në formë të momentit.

Koha e tretë më e shpejtë ishte e spanjollit të Hondës. Vetëm në vend të shtatë Valentino Rossi me motorrin italian Ducati. Situatë aspak e mirë për kampionin italian i cili është rreth 1 sekondë pas vendit të parë


 

Angel69

Moderator
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
3,162
Pikët
63
Vendndodhja
Allianz-Arena
Formula 1, triumf i Red Bull



Red Bulli konfirmohet si skuadra për t’u mundur në këtë sezon të Formulës 1, me Vettel dhe Webber që mbyllën garën e Malajzisë në dy vendet e para.





Në Sepang, kampioni i botës në fuqi, gjermani Vettel, tregoi aftësitë e tij si pilot jo vetëm duke qenë më i shpejti në pistë, por edhe me dy parakalime spektakolare ndaj Hamilton e në xhirot e fundit, ndaj Red Bullit tjetër të Webber.

Një garë e mirë edhe ajo e australianit, që siguron podiumin e parë të këtij sezoni, por me polemika që e shtynë të refuzonte komunikimin pas garës me Vettel, pas parakalimit të rrezikshëm.

Nga ana e tij, Mercedesi tregoi se së bashku me Ferrarin mund të jetë kërcënimi kryesor për Red Bullin në këtë sezon, duke u treguar i shpejtë dhe renditur dy pilotët e tij në vendin e tretë e të katërt.

Felipe Massa ishte i vetmi pilot i Ferrarit që grumbulloi pikë, me pozicionin e tij të pestë, pasi Alonso braktisi garën që në xhiron e dytë, pas një kontakti me Vettel, që i dëmtoi hundën dhe e nxorri jashtë gare.






Vazhdon të jetë tepër zhgënjyes McLaren Mercedes, me Perez që e mbylli i nënti, ndërsa Button braktisi garën dy xhiro nga fundi. Më parë, gara e britanikut u kompromentua nga një gabim të mekanikëve gjatë ndalesës, të cilët nuk i fiksuan një gomë, duke i humbur pilotit shumë kohë.

Tashmë Formula 1 udhëton drejt Kinës, për Çmimin e Madh të Shangait, me provat e lira dhe garën në datat 13 e 14 prill.


Renditja e pilotëve që përfunduan në zonën e pikëve



Poz.Piloti Skuadra Koha
1 Vettel Red Bull
2 Webber Red Bull +4’298”
3 Hamilton Mercedes +12’181”
4 Rosberg Mercedes +12’640”
5 Massa Ferrari +25’648”
6 Grosjean Lotus +35’564”
7 Raikkonen Lotus +48’479”
8 Hulkenberg Sauber +53’044”
9 Pérez McLaren +1m12”357”
10 Vergne Toro Rosso +1m27’124”


Renditja e pilotëve



1. Vettel 40 pikë
2. Raikkonen 31
3. Webber 26
4. Hamilton 25
5. Massa 22
6. Alonso 18
7. Rosberg 12
8. Grossjean 9
9. Suttil 6
10. Di Resta 4
11. Hulkenberg 4
12. Perez 2
13. Button 2
14. Vergne 1


Renditja e konstruktorëve



1. Red Bull 66
2. Lotus 40
3. Ferrari 40
4. Mercedes 37
5. Force India 10
6. Sauber 4
7. McLaren 4
8. Toro Rosso 1
 

I Vogli

Bebush
Anëtar
May 12, 2013
Postime
71
Pikët
0
Vendndodhja
Kanada
Përgjigje e: Formula 1 2013

Alonso fitoj Spanien .

Nje gara me shume emocione. Por kam pare gara me te bukura se sot.
 

Angel69

Moderator
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
3,162
Pikët
63
Vendndodhja
Allianz-Arena
Përgjigje e: Formula 1 2013

F1, Alonso fiton "garën e shtëpisë"


Fernando Alonso arriti fitoren e dytë të sezonit dhe ngushtoi ndjeshëm diferencën me kryesuesin Vettel, duke fituar garën e shtëpisë në Barcelonë pas një dominimi të qartë.





Spanjolli, i nisur i pesti, rikuperoi dy vende në nisje dhe u vendos shpejt në kryesim, pasi me ritmin e vendosur rezultoi i papërmbajtshëm për Vettel dhe Rosberg.

Një garë të shkëlqyer bëri edhe finlandezi Raikkonen, që duke zgjedhur edhe një herë më shumë taktikën e një ndalese më pak, renditet i dyti dhe kandidohet qartësisht për titullin kampion në këtë sezon.





Në “hije” gara e dy makinave Red Bull, me Vettel dhe Webber të mbetur pas Massës, në vendin e katërt dhe të pestë.



Një zhgënjim më vete, Barcelona mund të konsiderohet për dy pilotët Mercedes, që ndonëse të nisur në dy vendet e para, bien shumë pas, me Rosbergun që arriti të ishte vetëm i gjashti dhe Hamilton jashtë zonës së pikëve.





Rezultatet tepër të dobëta vazhdojnë edhe për McLaren, sërisht në nivelet e mesit të tabelës të shfaqur që prej fillimit të këtij sezoni, me Button e Perez që fitojnë së bashku vetëm pesë pikë.





Renditja e Çmimit të Madh të Barcelonës


1 F. Alonso Ferrari
2 K. Räikkönen Lotus + 9,3 sekonda
3 F. Massa Ferrari + 26,0
4 S. Vettel Red Bull + 38,2
5 M. Webber Red Bull + 47,9
6 N. Rosberg Mercedes GP + 68,0
7 P. di Resta Force India + 68,9
8 J. Button McLaren + 79,5
9 S. Perez McLaren + 81,7
10 D. Ricciardo Toro Rosso + 1 xhiro
11 E. Gutierrez Sauber + 1 xhiro
12 L. Hamilton Mercedes GP + 1 xhiro
13 A. Sutil Force India + 1 xhiro
14 P. Maldonado Williams + 1 xhiro
15 N. Hülkenberg Sauber + 1 xhiro
16 V. Bottas Williams + 1 xhiro
17 C. Pic Caterham + 1 xhiro
18 J. Bianchi Marussia + 2 xhiro
19 M. Chilton Marussia + 2 xhiro
R. Grosjean Lotus i terhequr
Der Garde Caterham i terhequr
J. Vergne Toro Rosso i terhequr





Renditja e pilotëve pas pesë garave të para të sezonit


1. S. Vettel 89 pikë
2. K. Räikkönen 85
3. F. Alonso 72
4. L. Hamilton 50
5. F. Massa 45
6. Webber 42
7. P. Di Resta 26
7. R. Grosjean 26
9. N. Rosberg 22
10. J. Button 17
11. S. Perez 12
12. D. Ricciardo 7
13. A. Sutil 6
14. N. Hülkenberg 5
15. J. Vergne 1





Renditja e konstruktorëve pas pesë garave të para të sezonit


1. Red Bull 131
2. Ferrari 117
3. Lotus 111
4. Mercedes 72
5. Force India 32
6. McLaren 29
7. Toro Rosso 8
8. Sauber 5








 

Angel69

Moderator
Staff member
Anëtar
Oct 20, 2010
Postime
3,162
Pikët
63
Vendndodhja
Allianz-Arena
Përgjigje e: Formula 1 2013

Gjermani, Vettel triumfon në shtëpi





I nisur nga vendi i dytë, Vettel arriti të parakalonte Hamilton në start, por dëmtimi i një makine në mesin e garës bëri që të hynte makina e sigurisë në pistë dhe të shkurtoheshin distancat që kampioni i trefishtë i botës kishte krijuar.

Si rrjedhojë, në 20 xhirot e fundit të garës mori jetë një dyluftim spektakolar, me Vettel, të ndjekur nga afër prej Raikkonen, Grosjean e Alonso.

Megjithatë, Red Bulli i Vettel arriti të priste finishin një sekondë përpara finlandezit, ndërsa Alonso u shkëput drejt fundit, duke mbetur i katërti.

Pasi fitoi “pole-position”, e mbylli në vendin e pestë Hamilton, i cili parakaloi drejt fundit Button, me McLaren që vazhdoi të tregojë se pavarësisht përmirësimeve, nuk mund të konkurrojë ende për vende të rëndësishme në klasifikim.

Me notë pozitive përfundon në këtë garë edhe furnizuesja e gomave, Pirelli, që pas problemeve të shumta të një jave më parë në Britaninë e Madhe, ku pesë makinave i shpërthyen gomat gjatë garës, përjetoi një garë të qetë, pa probleme për skuadrat dhe pilotët, që kishin kërcënuar me bojkotimin masiv të garës, nëse ato probleme do të përsëriteshin.


Renditja e Çmimit të Madh të Nyrburgringut, Gjermani (zona e pikëve)


1. Vettel Red Bull 1h41s14”711
2. Raikkonen Lotus +1s008”
3. Grosjean Lotus +5s830”
4. Alonso Ferrari +7s721”
5. Hamilton Mercedes +26s927”
6. Button McLaren +27s996”
7. ëebber Red Bull +37s562”
8. Perez McLaren +38s306”
9. Rosberg Mercedes +46s821”
10. Hulkenberg Sauber +49s892”


Renditja e përgjithshme e pilotëve


1. Vettel 157
2. Alonso 123
3. Raikkonen 118
4. Hamilton 97
5. ëebber 93
6. Rosberg 84
7. Massa 57
8. Grosjean 41
9. Di Resta 36
10. Button 33
................


Renditja e skuadrave pas nëntë garave të para të sezonit


1. Red Bull 250
2. Mercedes 181
3. Ferrari 180
4. Lotus Renault 159
5. Force India 59
6. McLaren 49
7. Toro Rosso 24
8. Sauber Ferrari 7


Gooooooooooow Vettel....!!!!! Dojchhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh!!!!!!
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,580
Pikët
113
Mirmroma.....

[ame]https://www.youtube.com/watch?v=sLebhNbcxPQ[/ame]

Pisten e ka construction-RARE nje inxhinjer gjerman qe emertohet Hermann Tilke.

Ku jemi SOT.....

[ame]https://www.youtube.com/watch?v=Rd3Rlii8W6A[/ame]

PS...Ka shumë pakënaqësi nga vozuesit e kerrave përpara Grand Prix në SHBA. Sebastian Vettel ankohet për gunga ekstreme, kampioni botëror Lewis Hamilton ankohet edhe për dhimbje koke pas praktikës së lirë.

Sebastian Vettel pas seancës stërvitore të së premtes në qarkun e Amerikës(te axha bushit), ka bër një krahasim me vitet e kaluara...

Conditionishtë apo AKTUALISHT gjendja ose pista më e keqe që kemi në Formula 1. Gungat janë normale, por disa duken si .....TRAMPOLINA skish -qesh--qesh--qesh-(paska HUMOR Sebi)

Kampioni i botes Lewis Hamilton u pajtua apo eshte DAKORD....Kjo është pista më e ashpër në të cilën kam vozuar ndonjëherë. Kam pasur një dhimbje koke pas seancës së parë , tha Britaniku, i cili caktoi kohën më të mirë të ditës me Mercedes-in . Gungat në vetvete nuk janë një gjë e keqe, e cila i jep karakter pistes, por kjo është me të vërtetë ekstreme.

Pastaj kete <nuk e quajme> ..... Ne gjithashtu pamë që disa shoferë kanë fluturuar me shpejtësi të madhe(drejt reve), e cila ishte për shkak të këtyre gungave-tha Sergio Perez .

PS....se qkam nje parandjenje qe dhe caubojsit kursejne apo firmat e ndertimit qe fitojne ....autoktionet :p

FAZIT...qahemi ne per rruget ne troje...ka dhe me KEQ -pis-
 
Last edited:
Top