• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fosilet

Heily

BuRreLse
Anëtar
Jan 16, 2010
Postime
333
Pikët
0
Vendndodhja
Ku tme doje e bardha zemer
Ata që mbahen pas teorisë së evolucionit me qëllim për të zbuluar
prejardhjen e jetës, u drejtohen fosileve edhe kinse për ta vërtetuar
teorinë e vet, edhe sepse në periudhat historike nuk haset në ndonjë
dukuri evolutive. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Darvini. Si biri i një
familjeje të pasur dhe i një babai mjek, e filloi arsimimin duke mësuar
për mjekësi, por ikte prej shkolle për të shëtitur fushave e maleve për
të vëzhguar bimësinë dhe, pasi nuk pati sukses në mjekësi, vendosi të
mësojë për teologji. Ngaqë zgjuarsinë teorike e kishte në vend, por jo
në atë nivel edhe zgjuarsinë praktike, ai pati vështirësi edhe në
studimin e teologjisë; megjithëkëtë, më në fund, u bë si u bë dhe e
gjeti profesionin e tij të përshtatshëm. Ai mori pjesë në një ekspeditë
studimore të organizuar nga qeveria angleze dhe bëri kërkime në ishujt
e Oqeanit të Qetë, Afrikë, Amerikën e Jugut dhe Australi, bëri
krahasime mes kafshëve të ishujve Galapagos dhe kontinentit, shqyrtoi
disa fosile, u përqëndrua në aktivitetet e vullkaneve dhe koraleve,
mblodhi bimë dhe insekte.Shkurt, kur u shfaq vetvetiu
domosdoshmëria e gjetjes së një lloji (specieje) të ndërmjetëm për të
vërtetuar se majmuni dhe njeriu vijnë prej një ati të përbashkët dhe
kalimin nga një lloj në tjetrin, u ndje nevoja për të gjetur dhe
përdorur fosilet. Këtë duhet ta bënin paleontologët. Po qe se dalin
paleontologë pa paragjykime, gjejnë fosile të ndërmjetme dhe thonë se
është e mundur të bëhet lidhja mes majmunit dhe njeriut, duke gjetur
edhe përkrahjen e gjenetistëve pa paragjykime, vetëm atëherë duhet
pranuar një teori e tillë dhe duhet konsideruar me vlerë kryerja e
kërkimeve dhe studimeve mbi të. Në të kundërt, është e pamundur që
pretendimi evolucionist të quhet një teori shkencore!

Fosilet e zogjveMes fosileve të gjetura gjer tani, flitet për fosilin e zogut të ashtuquajtur arkeopteriks
(Archaeopteryx) me bisht të gjatë, me dhëmbë dhe kthetra në krahët e
përparëm, duke pretenduar se ky është një lloj i ndërmjetëm mes
zvarranikëve dhe zogjve. Duke u mbështetur në këtë, evolucionistët
mendojnë se kanë gjetur një lloj ose brez të ndërmjetëm të procesit të
evolucionit dhe, duke gjetur edhe hallkat e tjera të humbura, do të
mund të mbushin zbrazëtirat mes shumëqelizorit të parë dhe njeriut për
të provuar, ndërkaq, edhe se njeriu e ka prejardhjen prej majmunit!Në të vërtetë, nuk ka asnjë shenjë që të tregojë se kjo gjallesë e ashtuquajtur arkeopteriks
është një etapë mes zvarranikëve dhe zogjve. Po u pranua ky si i tillë,
atëherë nuk ka asnjë pengesë që edhe lakuriqi i natës të vlerësohet si
i tillë, sepse, meqë lakuriqi i natës është një zog gjitar, fare mirë
mund të pranohet si një etapë e ndërmjetme mes zogjve dhe gjitarëve.Mirëpo,
ashtu siç shkenca nuk bën fjalë për një periudhë kur lakuriqi i natës
të mos ketë ekzistuar, ashtu siç lakuriqi i natës nuk ka pësuar asnjë
ndryshim gjatë ekzistencës së vet, ashtu edhe evolucionistët vetë,
madje, nuk mendojnë ta përdorin atë si provë dhe argument për
evolucionin. Ashtu si në rastin e arkeopteriksit, edhe në disa zogj, në
ditët tona, hasen sqepe me anë të dhëmbëzuara. Të vegjlit e zogut të
quajtur Opisthocomus hoatzin që rron në pyjet e Amazonës, kanë
gishta të lirë në krahë (flatra). Për rrjedhojë, të sillesh sikur janë
zbuluar dhe njihen të gjitha gjallesat që kanë jetuar e jetojnë mbi
tokë qysh në krye të herës e gjer më sot, qoftë edhe sikur njihen të
gjitha llojet e kafshëve që jetojnë sot, për të ecur, duke u mbështetur
mbi pretendime të tilla boshe, me qëllim për të kërkuar etapa të ndërmjetme
mes hallkave të evolucionit prej në krye të herës gjer te njeriu, s'do
të thotë gjë tjetër veçse ta shpenzosh kohën kot, dhe këtë kuptim do ta
ketë edhe në të ardhmen, sepse do të duhet të gjenden miliarda fosile
të ndërmjetme për miliona lloje gjallesash nga njëra tek tjetra! Mbi
gjithçka, sa e çuditshme është që, ndërsa fosilet e kafshëve që kanë
jetuar por janë zhdukur si lloj, gjenden me shumicë, nuk gjendet qoftë
edhe një fosil i vetëm që të provojë një etapë të ndërmjetme! Kurse
gjallesa të tilla si dinozaurët që janë krijuar (ose kanë ekzistuar) në
një të kaluar të caktuar dhe, pastaj, për shkaqe të kushteve të
papërshtatshme të mjedisit apo të tjera, janë zhdukur si lloj, mund të
shërbejnë si provë dhe argument jo i evolucionit, por vetëm i
asgjësimit. Prandaj, fakti që, përkundër të gjitha këtyre, ka mëse një
shekull që këmbëngulet mbi një teori të tillë duke bërë shpenzime tejet
të mëdha, nuk mund të pajtohet kurrë me qëllimin e mirë për t'i
shërbyer shkencës dhe të vërtetës. Nëse ende ka qarqe shkencore që
vazhdojnë të merren me këtë punë, kjo ndodh sepse teoria e evolucionit
është një dogmë që përdoret kundër krijimit, për rrjedhojë, kundër
besimit te Zoti!
 
Dr.Qendro

Ateist
Anëtar
Feb 26, 2011
Postime
34
Pikët
0
Përgjigje e: Fosilet

1-Edhe me pare jua kam thene, mos publikoni artikuj te tjeter kujt se as nuk i kuptoni dot. Darvini nuk ka studiuar fosilet kur udhetoj drejt galapagos por studioi gjallesat aty. Ketu bazohet edhe libri i tij mbi origjinen e specieve, duke studiuar gjallesat, jo fosilet.

2-Njeriu nuk ka lidhje me majmunet!!! Por eshte faktikisht pjese e familjes se promisianeve, jo majmuneve!!!

3-Edhe sikur Darvini te ishte 100% gabim, cfare do te thote kjo se feja ka te drejte?! Pffffffffffff
 
gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Fosilet

Titulli i shkrimit fillestar eshte "Nje shembull klasik i argumentimit te bazuar ne injorance".

Ne kete zone nuk ka vlere te behet autopsia e shkrimit, do tolerojme pak per hater te tolerances. Por nese nje gje e tille do te hapej ne nje seksion ku e verteta nuk "ndalohet te thuhet sepse merzitem kur me ben publike injorancen kur flas per gjera qe s'i di apo si kuptoj", une te kuqen do e quaj te kuqe, te bardhen te bardhe, te zezen te zeze dhe injorantin injorant.

Kush ka aq kurajo ti mbeshtese keto qe jane shkruar ketu dhe te ballafaqohet me ate qe quhet procesi "peer review" i nje shkrimi qe permban informacion te verifikueshem (fatmiresisht), e ftoj ta hape kete teme tek shkenca apo ateizmi. Ketu une kaq kisha.
 
Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Fosilet

1-Edhe me pare jua kam thene, mos publikoni artikuj te tjeter kujt se as nuk i kuptoni dot. Darvini nuk ka studiuar fosilet kur udhetoj drejt galapagos por studioi gjallesat aty. Ketu bazohet edhe libri i tij mbi origjinen e specieve, duke studiuar gjallesat, jo fosilet.
Edhe ju Dr.Qendro kete beni studioni artikujt e te tjereve dhe i sillni ketu .

2-Njeriu nuk ka lidhje me majmunet!!! Por eshte faktikisht pjese e familjes se promisianeve, jo majmuneve!!!
Kete shprehje nuk mund ta kuptoj jo vetem une por as njeriu me i zgjuar ne bote :O
Po si eshte e mundur qe njeriu te mos kete lidhje me majmunin dhe nga ana tjeter te jete pjese e nje familje te majmuneve?

3-Edhe sikur Darvini te ishte 100% gabim, cfare do te thote kjo se feja ka te drejte?! Pffffffffffff
Sigurisht qe PO, kjo eshte tema e diskutimit.
Nese ti ke bere ndonje zbulim na e sill perndryshe do te mbetesh me teorine e vjeteruar te evolucionit .
 
gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Fosilet

Lidhja e njeriut me majmunet mund te perkufizohet me fjaline: "Njeriu dhe majmunet kane prejardhes te perbashket, i cili nga ana e tij nuk ka qene as si njeriu sic e njohim sot, as si asnje nga llojet e majmuneve sic i njohim sot."

Per pjesen tjeter, zbulimet ti sjell une, por jane ne formen e materialeve nga disa qindra faqe dhe me shume informacion teknik bio molekular dhe reaksione. Ndonese kam nje *besim* qe nese je ndalur dhe s'ke pranuar ato qe ka thene Darvini qe kane shume te prekshme dhe qe mund te shihen me sy te lire, keto te tjerat do i marresh, do i lexosh titullin dhe do i hedhesh menjehere ne kosh te plehrave.
Mund te fillojme me Projektin e Gjenomit Njerezor (Human Genome Project). Jane nxjerre shume e shume perfundime ne tere keta vite, madje dhjetera vite, qe eshte punuar per te. MIREinformohu dhe mund te diskutojme me pas nese qendrojne ne mbeshtetje, neutrale, apo kundra seleksionimit natyror te Darvinit, dhe pse-te.
 
crux

V.I.P
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
16,960
Pikët
113
Përgjigje e: Fosilet

Kete shprehje nuk mund ta kuptoj jo vetem une por as njeriu me i zgjuar ne bote :O
Po si eshte e mundur qe njeriu te mos kete lidhje me majmunin dhe nga ana tjeter te jete pjese e nje familje te majmuneve?

Sigurisht qe PO, kjo eshte tema e diskutimit.
Nese ti ke bere ndonje zbulim na e sill perndryshe do te mbetesh me teorine e vjeteruar te evolucionit .
Patriarch Age Bible Reference
1 Adam 930 Genesis 5:4
2 Seth 912 Genesis 5:8
3 Enosh 905 Genesis 5:11
4 Cainan 910 Genesis 5:14
5 Mahalalel 895 Genesis 5:17
6 Jared 962 Genesis 5:20
7 Enoch 365 (translated) Genesis 5:23
8 Methuselah 969 Genesis 5:27
9 Lamech 777 Genesis 5:31
10 Noah 950 Genesis 9:29

shume gjate paskan jetuar keta personazhet biblike :p``Bej_dy_pompa``

gjynaf ky enoch-u paska jetuar vetem 365 vjet :p
 
Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Fosilet

Patriarch Age Bible Reference
1 Adam 930 Genesis 5:4
2 Seth 912 Genesis 5:8
3 Enosh 905 Genesis 5:11
4 Cainan 910 Genesis 5:14
5 Mahalalel 895 Genesis 5:17
6 Jared 962 Genesis 5:20
7 Enoch 365 (translated) Genesis 5:23
8 Methuselah 969 Genesis 5:27
9 Lamech 777 Genesis 5:31
10 Noah 950 Genesis 9:29

shume gjate paskan jetuar keta personazhet biblike :p``Bej_dy_pompa``

gjynaf ky enoch-u paska jetuar vetem 365 vjet :p
C'fare eshte plakja a e din? Dhe nga se shkaktohet?

Te pyes sepse ka lidhje me jeten e egjate te ketyre personazheve real.

Enoku sa per dijeni ka jetuar me gjate se aq , sepse tani eshte ne qiell ne perjetesi.
 
Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Fosilet

Lidhja e njeriut me majmunet mund te perkufizohet me fjaline: "Njeriu dhe majmunet kane prejardhes te perbashket, i cili nga ana e tij nuk ka qene as si njeriu sic e njohim sot, as si asnje nga llojet e majmuneve sic i njohim sot."

Per pjesen tjeter, zbulimet ti sjell une, por jane ne formen e materialeve nga disa qindra faqe dhe me shume informacion teknik bio molekular dhe reaksione. Ndonese kam nje *besim* qe nese je ndalur dhe s'ke pranuar ato qe ka thene Darvini qe kane shume te prekshme dhe qe mund te shihen me sy te lire, keto te tjerat do i marresh, do i lexosh titullin dhe do i hedhesh menjehere ne kosh te plehrave.
Mund te fillojme me Projektin e Gjenomit Njerezor (Human Genome Project). Jane nxjerre shume e shume perfundime ne tere keta vite, madje dhjetera vite, qe eshte punuar per te. MIREinformohu dhe mund te diskutojme me pas nese qendrojne ne mbeshtetje, neutrale, apo kundra seleksionimit natyror te Darvinit, dhe pse-te.

nga e pe ti qe majmunet dhe njeriu kane te njejtin paraardhes?
Apo e kane thene ''shkencetaret''????
 
gurax

Super Moderator
Anëtar
Mar 19, 2011
Postime
3,030
Pikët
48
Vendndodhja
Virgo Supercluster, Local Group, Milky Way, Orion-
Përgjigje e: Fosilet

Alkoma, ti mor ... cun ... kur te dhem dhemballa, cfare ben, fillon e lutesh? Se dentisti mor .. cun ... eshte shkencetar.
Lexo Alkoma, lexo. Meso. Edhe nje here, "Human Genome Project". Ka rreth 20 vjet pune ne ate projekt. Lexo se po behesh qesharak duke pyetur menjehere pas shkrimit ku une te kam thene ku ta gjesh pergigjen, dhe ti pyet "ku e pe ti".
 
Alkoma

Jezusi Shpeton
Anëtar
Jan 3, 2011
Postime
2,676
Pikët
48
Vendndodhja
Shqiperi
Përgjigje e: Fosilet

Alkoma, ti mor ... cun ... kur te dhem dhemballa, cfare ben, fillon e lutesh? Se dentisti mor .. cun ... eshte shkencetar.
Lexo Alkoma, lexo. Meso. Edhe nje here, "Human Genome Project". Ka rreth 20 vjet pune ne ate projekt. Lexo se po behesh qesharak duke pyetur menjehere pas shkrimit ku une te kam thene ku ta gjesh pergigjen, dhe ti pyet "ku e pe ti".
gurax shumica e dentisteve qe njoh une jane besimtar , muslimane ose kristiane nuk ka rendesi por besojne ne Zot.
Vetem shume pak mund te keme takuar deri tani une qe jane ateist.

Mqns e fute lutjen ne teme une po tethem se jo nje here por disa here Zoti me ka sheruar dhe me ka mbrojtur nga probleme te ndryshme.

Por keto i perkasin nje teme tjeter.

Une lexoj more gurax por problemi eshte se une nuk i marr gjerat shablone sic i thone te tjeret.

Une nuk marr shabllone fjalet e Pastoreve te mi jo me te marr shabllon ato te pseudo ''shkencetareve''
 
Top