• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fotoaparat 3D i cili incizon HD video

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Fotoaparatet tredimensionale (3D) janë një trend të cilin do ta shohim gjatë viteve të ardhshme, e gjykuar sipas një fotoaparati të tillë nga Fujifilm, më nuk bëhet fjalë për risi, por për një pajisje krejtësisht serioze.
Fujifilm FinePix Real 3D W3 është fotoaparat kompakt me dy objektivë i cili është në gjendje të incizojë fotografi 3D dhe video të cilat për t’u parë nevojiten syze të veçanta.

Pajisja ka dy sensorë prej 10-megapikselash dhe zmadhim të trefishtë, e me të mund të incizoni edhe video në rezolucionin HD (720p). Të gjitha këto mund t’i shihni menjëherë në ekranin e madh LCD me diagonale prej 3.5-inçësh i cili mbulon pothuajse pjesën e prapme të pajisjes.



Pos incizimit në 3D, dy thjerrëzat e integruara u mundësojnë edhe incizimin në 2D, por me disa efekte të veçanta. Në të gjendet edhe qasja HDMI falë së cilës mund të shihni fotografitë dhe video materialet tuaja në televizion drejtpërdrejt nga pajisja.

Pajisja do të duhej të del në shitje gjatë këtij shtatori me çmim rreth 500 dollarë amerikanë.
 
Top