• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Franca, vend i pasigurt për të huazuar vepra artistike

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Londër, 30 gusht - Të huazosh vepra artistike në Francë është biznes i rrezikshëm, ka paralajmëruar Josephine Oxley, kuratore e “English Heritage” (Trashëgimisë angleze). Ajo ka deklaruar se francezët nuk janë të besueshëm për t’u kujdesur për vepra të vlefshme artistike. Sipas saj, ekziston hezitimi për t’ua huazuar veprat artistike muzeve të Francës, për shkak të mënyrës së trajtimit të tyre. Komentet e Oxley kanë ardhur pas shqetësimeve të shumta se galeritë e Parisit janë bërë shënjestër e lehtë për hajdutët. Interpoli, organizata ndërkombëtare policore, ka krijuar një databazë me vepra artistike të vjedhura gjatë vitit të kaluar, sipas së cilës shihet se Franca dhe Italia janë dy shtetet me më së shumti raste të vjedhjes së punimeve artistike. Oxley, e cila është udhëheqëse e “Apsley House”, shtëpisë së Dukës së Parë Wellingtonit, ka thënë se ajo nuk do të angazhohet që të shohë vepra të çmuara artistike të ekspozuara në Francë. Duke iu referuar shtëpive më të çmueshme me vepra të artit, ajo i ka bërë këto deklarata gjatë një turneu të pronës.
“Ne nuk do të kishim huazuar vepra për Louvre. Ne nuk e dimë se në cilin shtet do të duhej t’i merrnim më pas”, ka thënë Oxley. “Ata kanë një histori të dëmtimit të veprave ose vënien e tyre në një dollap, duke harruar se ku i kanë vendosur”, ka shtuar ajo. Shembulli më famëkeq i dëmtimit të një kryevepre ka qenë në vitin 1992, kur vepra “Marriage at Cana” e Veronese ishte grithur në pesë vende, e më pas është dashur t’i nënshtrohej restaurimit. Vepra kishte qenë e ekspozuar në Muzeun e Louvres. Në pesë vjetët e fundit, një vepër nga Cy Twombly, e cila arrinte vlerën prej 1,37 milionë dollarëve, gjatë ekspozimit në “Avingnon’s Museum of Contemporary Art” ishte njollosur me buzëkuq pasi një grua e kishte puthur veprën. Ndërsa vepra “Untitled Wall Relief” e Craig Kauffman ishte shkatërruar kur ishte rrëzuar nga një mur i “Pompidou Centre” në Paris. Së fundi, lavjerrësi i Foucalt, i krijuar me qëllim të demonstrimit të rrotullimit të tokës, është dëmtuar në maj të këtij viti, pasi mbi të kishte rënë një kabllo në dyshemenë e “Museum of Arts and Invention” në Paris.
Pesë piktura të artistëve të njohur, duke përfshirë Picasso dhe Matisse, në vlerë prej 86 milionë funtesh, ishin vjedhur nga “Museum of Modern Art” në Paris, në të njëjtin muaj. Besohet se hajdutët kanë hyrë në muze përmes një dritareje gjatë natës. Derisa numri i vjedhjeve të punimeve artistike nga muzetë e Francës ka rënë nga 47 në vitin 1998, mesatarja e vjedhjeve që kanë ndodhur gjatë pesëmbëdhjetë vjetëve të fundit është 35. Christophe Girard, zëvendës i ministrit të Kulturës në Paris, ka pranuar se ekziston shqetësimi se duhet mbrojtur nga hajdutët e veprave artistike. “Drejtorët e muzeve më kanë thënë se ata mendojnë për këtë çdo ditë”, ka thënë ai. Një zëdhënës i “V & A” ka thënë se muzeu ka “një marrëdhënie të shkëlqyer me një numër të galerive në Francë”, por ka pranuar se ka pasur dy raste kur veprat e huazuara në Francë janë dëmtuar në dy vjetët e fundit. Varshal Patel, sekretar i “UK Registrars Group” – një institucion që ndihmon mbikëqyrjen e përkujdesjes për koleksionet në muze dhe galeri – ka thënë se disa shtete e kanë më të vështirë të huazojnë vepra sesa të tjerat, sepse kanë standarde të ndryshme të nivelit të mbrojtjes. “Ne kemi pasur disa dëme të vogla me punimet tona, por kjo është një nga rreziqet që duhet të merren parasysh kur huazon vepra jashtë. Disa nga galeritë kombëtare mund të kenë rrëfime të këqija, sepse ata huazojnë vepra artistike shumë të rëndësishme”, ka thënë Patel. Clare Pardy, punonjëse e një kompanie për siguri, që i mbulon institucionet artistike në Angli, është pajtuar me atë se çështja e standardeve ndikon shumë në këtë drejtim. Nga ana tjetër, galeritë e Anglisë po ashtu kanë pësuar disa herë. Në mesin e pikturave dhe skulpturave që janë dëmtuar janë edhe punime të Andy Warhol dhe Tracey Emin.
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,290
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Franca, vend i pasigurt për të huazuar vepra artistike

Cudi,, flasin kshu per Francen,, qe eshte deja Shtet antik..se shofin veten perpara te jet ashtu..svjen ter bota ta vizitoje..Eshte shteti me i vizituar ne Bote..ca te duan le te thon * laisse parler le gens*
 
Top