• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Frika.

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Frika kur mbillet në mendje zhvillon një fantazi tejet të theksuar tek njerëzit brenda mendjes dhe shpirtit te të cilit zë vend, duke i dhënë edhe atij një luftë të vazhdueshme brenda vetës së tij, një shpërqendrim emocional dhe një pasiguri, shpesh shumë të madhe sa që e paralizon nga shumë aktivitete normale dhe të nevojshme.

“E vetmja gjë nga e cila duhet të kemi frikë është vet frika”
Franklin Ruzvelt


Krijesa njerëzore në rrugën e tij drejt përparimit, zhvillimit, thënë shkurt në luftën e tij për një jetë më të mirë, has në pengesa e barriera dhe në armiq, por pengesa ,barriera dhe armiku më i fuqishëm është vetë një.
Kryearmiku, armiku numër një, fabrika e çdo barriere, laku i çdo iniciative, vrasësja e çdo guximi të lindur të vdekur, ngulfatja e çdo suksesi, gjarpri helmues i çdo ëndrre të parealizuar apo të lënë përgjysmë, nëna e çdo dyshimi të pabazuar, burimi i pothuaj të gjitha sëmundjeve trupore, shpirtërore e mentale ka një emër dhe quhet FRIKË.
FRIKA është armiku numër një që ka njeriu, është djall i llojit të veçan që fatkeqësisht shumë herë mund të depërtoj brenda nesh me vetëdije apo pa te, dhe të dal nga aty me vështirësi e shpesh pasi të ketë lënë pasoja aspak të mira. Në raste më të rënda, shumë krijesa njerëzore i ka shndërruar në statuja e në gërmadha të frikshme e pa asnjë vlerë, në hije, në krijesa të plogështa, në sakat me paterica qe s’bëjnë dot dy hapa vetëm, po s’i mbajti dikush për krahu, në pacient plot ankthe, në pritje të përhershme të fatkeqësive që nuk ndodhin asnjëherë, ka shkatërruar lidhje të zjarrta dashurie, ka ekzekutuar ide madhështore qysh në embrion duke mos lejuar as të shprehen, ka improvizuar armiqësi të panevojshme, sëmundje imagjinare, e sa e sa situata tjera mjerëuese që një orator më i mire se unë e një profesionist i kësaj fushe do t’i numëronte më me lehtësi…
Frika është mendim i ligë, negativ, bindje plotësisht e rreme dhe e pabazuar në asnjë fakt, plotësisht artificial dhe jashtëzakonisht e dëmshme dhe pa as dyshimin më të vogël plotësisht e evitueshme për atë që s’e pëlqen dhe që s’do të ketë punë me te.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Frika.

Fytyrat e frikës…..

Frika ka shumë fytyra dhe shfaqet në forma të llojllojshme, tamam si djalli, shpesh na shfaqet tmerrshëm me fytyrat e saj të frikshme e të shëmtuara si p.sh. me fytyrën e dështimit, përbuzjes, humbjes, sëmundjes, pleqërisë, vdekjes, divorcit, tradhtisë etj. etj., por ka raste kur ndërron strategjinë dhe bëhet shumë dinake dhe duke dashur të na stopojë nga një jetë e lumtur, me besim të drejt, nga suksesi në jetë, nga të mirat që na ka dhuruar Zoti, etj. Shumë shpesh ve maskën dhe merr formën e një mike të mirë apo të një nënë të kujdesshme që na flet vazhdimisht gjoja për të mirën tonë dhe kinse dëshiron të na ruaj që të mos i futemi një ndërmarrje të gabuar, një rreziku që mund të na kushtojë, një zjarri të tmerrshëm ferri, një aksioni të destinuar të dështoj, një fjalimi që do të përqeshet nga masa, një shfaqje në publik për shkak se nuk dukemi ashtu siç duhet dhe siç mundemi të dukemi më së miri etj.
Frika kur mbillet në mendje zhvillon një fantazi tejet të theksuar tek njerëzit brenda mendjes dhe shpirtit te të cilit zë vend, duke i dhënë edhe atij një luftë të vazhdueshme brenda vetës së tij, një shpërqendrim emocional dhe një pasiguri, shpesh shumë të madhe sa që e paralizon nga shumë aktivitete normale dhe të nevojshme. Shpeshherë, veç pengesave dhe paralizave të iniciativave dhe ngrirjes se guximit, shndërrohet në fobi nga më të mjerat dhe më qesharaket për një logjikë normale njerëzore.
Ndonjëherë në sytë e viktimës, që mund të jemi secili nga ne, nëse nuk e vrasim me kohë, frika shfaqet me fytyrën e saj më tronditëse duke vënë njeriun në pozitë vërtetë paralitike siç e përshkruante F. Nice: “Rrezik të kalosh në anën tjetër, rrezik po të mbesësh në mes të rrugës, rrezik po të shohësh prapa, rrezik po të tmerrohesh e të ndalësh” , e ti shndërroj njerëzit ne statuja qe veç ekzistojnë siç e thoshte Oskar Wilde: “Të jetosh është gjëja më e rrallë e kësaj bote shumica vetëm ekzistojnë”.
Klinikat janë të mbushura me njerëz me fobi nga gjërat ma abstrakte deri tek fobit nga merimangat apo thneglat.
Kam njohur një vajzë në plazh, një mjeke e ardhshme, tek sa në një ditë të mrekullueshme vere, nën rreze e këndshme të diellit dhe nën aromën që lëshonte deti dhe duke shijuar melodinë e dallgëve, më fliste me përqendrim të thellë për vdekjen, një përqendrim që mua më dukej pasion, më tregonte se si tmerrohet nga vdekja,se si njerëzit e saj do të ndihen keq për vdekjen e saj, se kjo ndihet e tmerruar kur mendon se sa do të mërziteshin ata, etj. etj. Vërtetë ishte e çuditshme, në një vend kaq të mrekullueshëm, në një ditë kaq të bukur, ku shihje plot jetë, plot njerëz me buzëqeshje në fytyrë, të qeshura me zë, dëgjoje të rinj tek sa këndonin e luanin, besoj se edhe një njeriu me ndonjë hall kush e di se sa të rënd do i shqitej nga mendja halli i tij dhe do futej mes haresë së atij vendi, ajo vajzë kaq e re, e shëndetshme, e bukur, plot ardhmëri, me plot miq, lejonte që frika t’ia servonte imazhin e vdekjes se saj, me njerëzit e saj që i qanin mbi kokë. Vërtetë e dhembshme apo jo por edhe tepër absurde!
Mikja ime e re, studente me nota të larta, që mbahej e mençur, me fliste me bindje të stërngopur se asnjë djalë asnjëherë nuk do ta meritonte dashurinë e saj, se djemtë janë ta paskrupullt, tradhtarë, gënjeshtar që thonë veç lajka dhe që s’kanë zemër e mëshirë. Ishte shumë interesante, që ajo, edhe po të takohej me një djalë të mire, vet dyshimet e saj, mosbesimi, frika e saj punonte që ajo t’i bënte armiq ata. Thjesht. ajo gjente një mënyrë a një tjetër që të bënte ndonjë gjest që për të ishte shumë normal, por qe shihej qartas se ishte i padurueshëm dhe se patjetër do ngjallte reagimin e personit që provokohet, sado i durueshëm të jetë ai. Pra, pikërisht frika e saj punonte që të krijohej situata dhe rrethanat që ajo frikë të justifikohej plotësisht dhe të përmbushej bindja e saj për atë që ajo mendonte. Frika e saj ishte punëtore e madhe sa qe gjithmonë punonte që në fund të dilte plotësisht e justifikuar.
Janë po ashtu qesharake rastet kur student, të cilët, megjithëse ishin përgatitur mesatarisht, e lenin fare dhe nuk hynin në provim sepse dikush i kishte parë fall në filxhan apo në shuplak dhe e kishte bindur se nuk do ta kalonte provimin. Frika kishte marr formën e saj dominuese. Viktima dorëzohej, hiqte dore. E kur njeriu dorëzohet d.m.th. se nënshkruan humbjen, ose rastet gati të ngjashme kur student të përgatitur hyjnë në provim dhe sjellja jo adekuate dhe arrogante e profesorëve, te qeshurat e tyre cinike, injorimet ndaj studentëve, të ishin shndërruar në frikë dhe të kishin paralizuar trurin. Dhe sigurisht, se aty ku zë vend frika dhe ik qetësia, s’mund të del fjalë apo më saktë s’mund të dalin fjalët e duhura, veç ca belbëzimeve pa kuptim.
I kujtoj filmat e vjetër shqiptar, fatkeqësisht me ngjarje të vërteta, kur turqit apo grekët mbillnin tek popullsia e thjesht frikën nga shkronjat shqipe, si gjëra të shejtanit, që ndjellin kob, që janë “haram”, që të humbasin shpirtin etj. etj. Apo mallkimet e kishës të bëra pikërisht në adresë të njerëzve më besimtar, më të mirë, më të dijshëm e nëna qante djalin më shumë pse e ka mallkuar kisha, e ka shkuar ne atë botë i “pa fe”, se sa për dhimbjen për vdekjen e tij. Ne sot mund ta kërkojmë, hulumtojmë dhe ta gjejmë të vërtetën vet, për dallim nga paraardhësit tanë që ju mohua kjo dhe që morën te pavërtetat për të vërtetë dhe e kundërta.
“Ashtu si harabeli fluturon andej e këndej dhe dallëndyshja fluturon, kështu mallkimi pa arsye nuk ka efekt”…. Fjalët e urta 26- 2
Në miliona e miliona raste, të gjitha faktet kanë folur për një arritje, për një sukses tashme evident dhe pikërisht frika se po gabojnë i ka bërë që vërtetë të gabojnë dhe ta ,,mbysin” atë sukses. Duke i bërë një modifikim të vogël por pa humbur kuptimin në esencë. Shekspiri e sqaron shumë kuptueshëm një gjendje të tille: “për shpirtin e hutuar, çdo lëvizje duket si lajmërime i fatit, nga frika, dridhet, luhatet e zverdhet dhe derdhet krejt nga frika se mos derdhet”.
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Frika.

Ne nuk kemi nevoj për medikamente dhe ilaçe farmaceutike sepse barnatoren me perfektë në botë e kemi me ne dhe në ne. Ilaçin e duhur dhe motorin e shërimit e kemi brenda vetës tone, vetëm duhet ta aktivizojm. Gjëja e parë është disiplinimi i të menduarit tonë, vullneti ynë, lufta për tu bërë ne vet kapiten të shpirtit tonë, tek besimi ynë se mund ,duhet dhe do të shërohemi.

FRIKA E LINDUR APO E FITUAR

”Njeriu është pasqyrë e asaj që mendon në zemrën e vet”(Bibla)

,,Zoti nuk na e dha shpirtin e frikë , por përkundrazi shpirtin e virtytit, të dashurisë dhe të urtesis,, (Timoteut 2, 1:7)

Sipas njerëzve më kompetent të kësaj fushe, kur njeriu lind, vjen në këtë botë me instinktin prej dy llojeve të frikës, nga të rrëzuarit dhe nga zhurma dhe gjithçka tjetër është diçka e fituar më vonë, për arsye nga më të ndryshmet.
Frika në kuptimin pozitiv të fjalës, ku nënkuptohet një instinkt, një refleks, një kujdes dhe një aftësi intuite për t’ju shmangur një dëmi apo një rreziku është shumë normale dhe e nevojshme, por frika jo normale që unë do ta quaja djalli brenda apo afër nesh, është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe me efekt shkatërrues.
Frika fillon të mbillet e të rritet brenda shpirtit të një njeriu, qysh si fëmijë i vogël, qoftë nga edukata e gabuar e prindërve apo si pasoje e rrethit ku jeton, qoftë nga ndikimi i superioritetit të fëmijëve të tjerë me të cilët shoqërohet, nga kërcënimet dhe përqeshjet në shkollë e deri tek ligjëratat e prijëseve fetar nëpër faltore.
Ashtu si që në fëmijëri edukata e gabuar e me të rriturve, lënia jashtë kujdesit të mjaftueshëm, vënia e tyre si tabelë për tallje nga njerëz të pacipë, e bën një fëmijë që të mbyllet brenda vetës, të priret nga druajtja, të ndihet inferior dhe të anoj nga ndjenja e varësisë etj. Po ashtu, rrallë kush s’mund të ketë qen dëshmitar i ligjëratave të frikshme të priftërinjve, hoxhallarëve, pastorëve etj. etj., që në emër të Zotit, në emër të fesë, në emër të drejtësisë, në emër të lejuarës dhe ndaluarës, kanë ngatërruar gjërat e kanë futur tmerrin pikërisht tek njerëzit që dëshirojnë të jenë të mirë e të drejt, duke i kërcënuar, duke futur psikozën e fajit e të mëkatit, duke e futur dyshimin për vetën e tyre dhe ankthin për dënimin që i pret për gabimet e bëra, teksa me krenari, rebele sikur te ishin ata gjykatësit suprem, tregojnë se si do te digjen në zifte, në katran, se si do i bëhet ajo e do i bëhet kjo. Këta idiotë të mjerë harrojnë shumë gjëra ose më mirë nuk dinë shumë gjëra sepse kanë mësuar diçka ashtu shabllon dhe kujtojnë se dija aty mori fund, sepse janë të prirë nga gjërat e frikshme, të tmerrshme, që shpesh i bëjnë nga padija, por edhe shpesh me vetëdije të plot për ti mbajtur nën kontroll individët apo masat në mënyrë që të përfitojnë prej tyre, t’i manipulojnë, t’i shfrytëzojnë që të kenë shërbimin e tyre pa u ankuar.
Ikni pa ju ardhur aspak keq nga aty ku ligjërohet në atë mënyrë, qoftë ligjëruesi prindi ynë, i afërmi ynë, mësuesi ynë, prijësi fetar apo kushdo qofte tjetër, sepse ata mund të na dëmtojnë keq imunitetin tonë shpirtërorë e emocional. Mund të na vrasin brenda nesh diçka shumë të rëndësishme që na duhet në jetë, BESIMIN, sepse ata nuk na paraqesin ne ashtu si që jemi në të vërtetë, qysh në embrion; si krijesë me shumë mundësi, me shumë privilegje, si një nga mrekulli e Krijuesit, si shkëndijë e Krijuesit, por na paraqesin neve si një varkë letre prej nga duhet të lundrojmë andej ka fryn era, se dirigjimi i saj është jashtë mundësisë sonë etj. Madje vet Krijuesin tonë, që është vet mirësia e pambarim, dashuria që nuk shteron, mëshira që s’ka fund, mençuria që s’ka skaj, fuqia që s’ka limit dhe vet burimi i çdo të mire që ne shijojmë, e paraqesin si diçka që na dënon, qe s’na fal as gabimin më të vogël, që kënaqet kur ne vuajmë, qe s’na ka lënë rrugë tjetër veç asaj që ka zgjedhur Ai për ne etj. etj., kur në fakt, Krijuesi ynë na do neve, na ka dhënë mundësi të shumta për të arritur atë që duam, na ka lënë derën hapur për pendim e falje dhe përmirësim sa herë që ne gabojmë.
Të gjitha faktet flasin se frika nuk vjen me ne në këtë botë por na injektohet gabimisht nga të tjerët me ose pa dashje, por edhe shpesh nga vet vetja jonë, nga mendimet tona ndjellakeqe, nga meditimet tona të gabueshme rreth ëndrrave dhe dëshirave tona apo rreth fenomeneve normale të natyrës, etj.
Zoti e ka dëshmuar se na do, që nga krijimi i njeriut të parë, dhe e dëshmon në vazhdimësi me miliona e miliona mirësi që neve s’na kursen. Na ka krijuar që ta duam atë, që ta jetojmë jetën dhe që ta gëzojmë atë, dhe pikërisht neve na sjell në këtë botë të pastër nga të këqijat, dhe te fuqishëm për të realizuar gjëra e vepra madhështore. Dëshmi për këtë është se ne kur vijmë në këtë botë vijmë me një fuqi te instaluar brenda nesh, me një fuqi e me një mjeshtëri të punuar me shumë kujdes, pavarësisht në se vijmë në këtë botë disa qindra gram apo disa kilogram. Brenda çdo krijese gjendët edhe fuqia që nuk lodhet asnjëherë e që mban në gjendje të përhershme pune atë zemër të vockël që një ditë do të rritet; ato mushkëri që frymojnë pandërprerë, pa ndier as mundimin më të vogël; ato pika të vogla që pushtojnë hapësirën e që ne i quajmë sy e që janë të punuar me një mjeshtëri perfektë... nga kush tjetër, pos nga Krijuesi ynë që ka mençuri e fuqi pa skaj e pa anë. Prandaj, ne lindim plotësisht edhe pa frikën që me pas, me vetëdije apo jo, e fusim brenda nesh dhe fatkeqësisht jo të paktë janë ata që atë e bartin tërë jetën me vete.
Pra, nuk duhet të harrojmë: nuk duhet t’i besojmë, nuk duhet t’i japim rast të na drejtohen dhe nuk duhet t’i dëgjojmë ata që me fjalët e tyre nuk na bëjnë që të ofrohemi më shumë me Atë që na krijoi e që na furnizon pandërprerë me gjithçka që na duhet. Që na gjen rrugëdaljen e çdo problemi që na mundon, që na krijon e na ofron gjithçka për të cilën kemi nevojë. Nuk duhet t’i besojmë atyre nga fjalët e të cilëve fytyra jonë nuk qesh me çiltërsi, sepse ata ose nuk e din të vërtetën ose e fshehin apo e shtrembërojnë të vërtetën. Nuk duhet t’i japim rast të na drejtohen atyre që neve na thonë se jemi të pazotët, se nuk mund të arrijmë atje ku ne synojmë, që mundohen të na bëjnë të ndihemi inferior karshi të tjerëve etj. Shmanguni nga ata pa ju ardhur aspak keq. Janë të verbër. Ecja pas tyre apo me ta do na shpinte ne greminë.
,,hiqni dore prej tyre; ata janë të verbër, prijës të verbërish; dhe në qoftë se një i verbër i prin një të verbëri tjetër, të dy do të bien në grop” (Mateu 14)
Ata janë të padijshëm dhe si të tillë nuk meritojnë të jenë udhërrëfyesit tanë në jetë, nuk meritojnë të jenë mësuesit tanë, në të kundërtën s’do të mbillnin tek ne frikë, dhe në rrugën e drejtë, të mirësisë, të shëndetit, të pasurisë, do na thërrisnin me fjalë të mira e me argumente bindëse, si që na kanë mësuar Zoti dhe profetët:
,,Mos i frikësoni besimtarët, ti frikësoni besimtarët padyshim që është padrejtesi,, (Muhamedi a.s.)
,,O Muhamed, thirri njerëzit në rrugën e drejt me fjalë të mira e polemizo me ta në mënyrën me të bukur,, (Kur’ani)Po ashtu ne duhet t’i shmangemi çdo mendimi tonë që na mbjell frikë në mendje e në shpirt, çdo mendimi që na bënë që të mos besojmë tek Krijuesi, burimi i pashtershëm i çdo mirësie, pastaj tek njerëzit, tek jeta, tek universi, tek shëndeti, tek bollëku, tek pasuria, tek suksesi etj. etj. E të gjitha këto ne mund t’i mendojmë dhe besojmë, kur të disiplinojmë të menduarit tonë dhe kur e ruajmë qetësinë e mendjes dhe shpirtit dhe nuk bëjmë monologje idiote brenda vetës, por e lemë frikën e dyshimin brenda nesh të luftojnë me argumentet e dëshmuara katërcipërisht nga jeta. Kur zgjedhim Krijuesin, Diellin e madh e të vërtetë për të na ngrohur zemrën dhe zëmë vend nën rrezet e tij, e nuk pranojmë të ulemi kurrsesi nën hijet e errëta ndjellakeqe e të rreme të atyre që kanë zgjedhur dështimin si opsionin e tyre në jetë, e në vend të besimit të vërtetë, besimin e rrem. Prandaj rrini larg besimit të rrem dhe dyshimit dhe frika do të rri larg jush:
“Ruhuni nga dyshimi sepse dyshimi është gënjeshtra më e madhe” (Muhamedi a.s.)
Dhe vraponi të thërrisni Zotin dhe vraponi drejt Tij, e Ai, do të vijë afër jush. Kushdo që bën përpjekjen sado të vogël për ta gjetur Zotin, do ta gjej atë, e bashkë me Te, do ta gjejë lumturinë, ndershmërinë, shëndetin, mençurinë, suksesin, bollëkun e shumë çka tjetër që një tjetër, që është frikacak e dembel, vetëm i ka veç ëndërr.
“Provojeni dhe shihni sa i mirë është Zoti; lum ai njëri që gjen strehë tek Ai” (Psalmi 34-8)
Mos u ndalni në kërkim të vërtetës, sepse e vërteta do t’ju shpie tek konstatimi se frika është diçka fallso tek ne, jashtë së vërtetës. E kur të fillojmë ta kuptojmë të vërtetën do ta njohim vetveten të pastër e stabil. E kur ta njohim vetën do ta njohim Zotin dhe do ta kuptojmë se ne jemi shkëndija të Tij, dhe në të njëjtën kohë jemi afër tij, dhe se Atij s’mund t’i ndodh asnjë e keqe, çfarëdo qoftë, e as neve pra, sepse jemi afër tij.
“Respektoi ligjet e Zotit, do ta gjesh Atë pranë vetës” (Muhamedi a.s.)
„Kush e njeh vetëvetën e njeh Zotin“ (Muhamedi a.s.)
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Frika.

FRIKA - SËMUNDJE E SHËRUESHME

,,Frika është një sëmundje nga e cila duhet të shërohesh .Njeriu i patrembur mund të gabojë ndonjëherë, kush ka frikë gabon gjithmonë” (A.Mosso)

Frika është sëmundje që ka mënyrën e vet të manifestimit, si ç‘e përshkruam më lartë, e që shumë shpesh kalon edhe në simptoma organike duke u manifestuar edhe me lloj-lloj probleme fizike, nga dhimbjet e kokës, nervozizmi i tepruar, halucinacionet, pagjumësia, dhembjet e lukthit, verdhëza, tension jostabil të gjakut etj… po fatmirësisht, si çdo sëmundje tjetër e shërueshme. Kur e themi këtë bazohemi në faktet dhe dëshmitë që ka treguar përvoja dhe jeta, se mjekësia moderne ka arritur të gjej ilaçin për shumë sëmundje që dikur janë konsideruar të pashërueshme. Po ashtu, njihen raste të panumërta të shërimeve të konsideruara nga shkenca ,,të pashpjegueshme”, kur mjekësia kishte quar duart. Veç kësaj, kemi dëshminë për të gjithë ata që besojnë tek mençuria dhe fuqia e pambarim e Krijuesit, në fjalët e profetëve dhe të librave të shenjtë:
“O Rob të Zotit! Kur të sëmureni, mjekohuni! Sepse Allahu kur dërgon sëmundjen, dërgon edhe shërimin” (Muhamedi a.s.)
“Allahu për çdo sëmundje ka krijuar shërimin (ilaqin) e saj” (Muhamedi a.s.)
Dhe për ta arritur këtë shërim, se pari duhet ta gjejmë kurajën dhe ta pranojmë pa ngurrim sëmundjen, sepse nuk do të mund të shërohet sëmundja po s’e pranuam e po ikëm prej saj. Edukata na mëson t’i njohim gabimet tona. Ka shumë të tillë të sëmure që edhe pse diku thelle në brendi e din mirë se vuajnë nga kjo sëmundje dhe përsëri ngurrojnë të ballafaqohen me te. E po s’u ballafaqove, atëherë nuk ke se si të gjesh zgjidhjen e duhur. Ne vet pranimin e kësaj sëmundje gjendet dëshira dhe hapet rruga për tu shëruar.
Nuk kemi nevojë këtu për medikamente dhe ilaçe farmaceutike, barnatoren me perfektë në botë e kemi me ne dhe në ne. Ilaçin e duhur dhe motorin e shërimit e kemi brenda vetës tone, vetëm duhet ta aktivizojm. Gjëja e parë është disiplinimi i të menduarit tonë, vullneti ynë, lufta për tu bërë ne vet kapiten të shpirtit tonë, tek besimi ynë se mund ,duhet dhe do të shërohemi.
,,Merr zemër, o bije, besimi yt te ka shëruar,” (Mateu 9-22)
Asgjë nuk duhet ta konsiderojmë të pamundur, aq me pak shërimin nga diçka që shume njerëz të tjerë, që gjenden rreth nesh, nuk e kanë, po dëshira dhe vullneti për të qenë ne pardon të vetvetës duhet të na ngulitet në shpirt. Dhe secili që ndjehet i tillë duhet ta ketë këtë pasion, dëshirë e vullnet, sepse po u lodhet e u mërzitet, atëherë keni mbaruar.
“Njeriu nuk mbaron atëherë kur ai nuk mundet, por atëherë kur ai heq dorë” (Richard Nickson)
E thashë sa për ilustrim sepse unë e di se ju nuk jeni prej atyre që dorëzoheni, nuk jeni prej atyre që hiqni dorë, nuk jeni prej atyre që dëshironi të mbeteni përjetësisht të sëmur e të vdisni të tillë. Vet fakti se ju jeni përqendruar aq thellë, me aq pasion në këto të vërteta që keni përpara, tregon se në ju është aktivizuar ilaçi. Tashmë frika dhe brengat tuaja kanë nisur të zbehën fuqishëm dhe rruga e besimit, e shpresës është hapur shumë, dhe ky është një fakt se është çështje kohe shërimi i plotë.
Bëjini vetvetes një dhuratë të çmuar tani, dhe vetëm tani dhe asnjëherë mos ja merrni, dhe dhurata ma e çmuar që mund t’ia bëni vetës është që ta ruani në çdo kohë brenda vetës të ndezur diellin e besimit, drejtësisë dhe mirësisë.
Ilaçi më efektiv ndaj kësaj sëmundje është dashuria. Dashuria mposhtë lehtësisht frikën dhe kur frika është mposhtur sëmundja më nuk ekziston.
,,Ballafaqohuni me frikërat tuaja, kapuni fytazi me to. Mos ngurroni t’i përqeshni. Ky është bari më i mirë shërues” (Xhozef Marfi)
Besim, besim, dhe vetëm besim; dashuri ,dashuri dhe vetëm dashuri; falje, falje dhe vetëm falje për të gjithë e për gjithçka. Kjo është terapia që ka shëruar këtë sëmundje dhe çdo sëmundje tjetër, dhe që përherë do ta bëjë këtë, edhe tek ju - s’ka tjetër terapi.
“Kurse fryti i shpirtit është: dashuria, hareja, paqja, duresa, dashamirësia, mirësia, besnikëria, butësia, përkormëria. Kundër këtyre nuk ka ligj” (Galati,5.22 e 23 )
Kërkojeni me dashuri e pa përtesë Zotitn tuaj. Ai nuk fshihet nga ju. Do ta gjeni, shpejt do ta gjeni sepse ,,...kush kërkon gjen,, (Mateu 7 -8), dhe atëherë kur ta gjeni do të jeni plotësisht të shëruar, e unë besoj se tashmë ju e keni gjetur.
“E kërkova Zotin e ai me dëgjoi dhe më çliroi nga çdo frikë që pata” (Psalmi 34:5)
,,Unë i dua ata që me duan dhe ata që më kërkojnë me kujdes më gjejnë”. (fjalët e urta 8-17)
,,Shko dhe u bëftë ashtu si besove!,, (Mateu 8 13)
,,U bëftë sipas besimit tuaj,, (Mateu 9 30)
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Frika.

Jeta jonë, suksesi ynë, lumturia jonë, shëndeti ynë, dashuria jonë, gjërat e nevojshme, gjërat e bukura, mençuria, gjërat moderne dhe gjithçka tjetër janë me bollëk brenda universit, brenda kësaj toke dhe bote ku jetojmë. Gjithçka është perfektë, e atëherë përse të kemi frikë? Gjithçka, gjithçka: toka, qielli, deti, atmosfera, njerëzit, kafshët etj. janë të krijuar në përsosshmëri, dhe me pak kujdes tonin, me besim, me vullnet dhe me vetëdije, jemi të sigurt në prehrin e këtyre mirësive.

TË JETOSH ME ANKTHIN E FRIKËS APO TË ÇLIROHESH PREJ SAJ

“Bëhu kandil i vetvetes,
Bëhu mbështetja e vetes,
Orientohu sipas të vërtetës në vete,
Si ndaj një kandili të vetëm”.
BUDDHA

Asnjë e keqe çfarëdo çoftë, si: vdekja, sëmundja, vetmia, dështimi, divorci, apo çfarëdo qoftë tjetër, nuk është aq e tmerrshme, sa që është e tmerrshme, torturuese, munduese, dhe shkatërruese ankthi i pritjes se asaj së keqeje. Ky është themeli, baza dhe esenca e idealit tonë të lartë që njëherë e mirë të çlirohemi nga ankthi torturues i frikës..
Përse duhet ta presim një të keqe? Përse ta imagjinojmë afër kur mund ta kemi shumë, shumë larg? Përse duhet ta tërheqim zvarrë këtë barrë të rënd pas vetës që sigurisht se s’do të na lejonte të jetojmë? Duhet të çlirohemi prej saj dhe çasti është tani.
Të jetosh me ankthin e frikës do të thotë të shndërrohesh në hije, në gërmadhë njerëzore; të dyzohesh, të shpërbehesh, dhe po e them përsëri: nuk është e tmerrshme e keqja sa është torturuese dhe e neveritshme e shkatërruese ankthi i pritjes së të keqes. Andaj, çlirimi prej saj është domosdoshmëri për një njëri normal që do ta jetojë jetën, ta shijoj lumturinë dhe ta prek suksesin.
Të çlirohesh nga ankthi i frikës nuk është e pamundur madje është shumë e lehtë. Mjafton që një gjë të tillë fillimisht ta sjellim nëpër mendje, ta ëndërrojmë, ta dëshirojmë dhe ta mendojmë vetën se si do të dukemi atëherë kur ne nuk do t’i tërhiqnim zvarrë këta zinxhirë të rënd e të ndryshkur që na bëjnë ta besojmë se çdo rrugë është e mbyllur e çdo dritë është shuar.
Në fillimin e luftës suaj për tu çliruar nga ankthi dhe në vazhdimësi gjatë luftës, që nëse e bëni si duhet, s’do të ju ngjaj në luftë por në një lojë të këndshme. Mos harroni t’i kujtoni të gjithë njerëzit që ju njihni nga rrethi juaj apo më larg, të gjithë shokët apo miqtë apo armiqtë tuaj të cilët janë të suksesshëm, të guximshëm dhe të cilët e arrijnë në jetë atë që e dëshirojnë. Mos harroni ta pyesni vetën se përse ata e arrijnë me lehtësi dhe e marrin si krejt normale një punë a një veprim që për ju është e stërmundimshme apo e paarritshme! Pyesni vetën me dashuri, por pa e përkëdhelur shumë, dhe sigurisht se nëse arrini të rrini i qete dhe i përqendruara, përgjigja do të ju vije nga brendësia juaj, nga aty ku është e instaluar një pjesë, nga mençuria e pafund e Atij që na krijoji dhe që na mban në jetë.
Mos harroni të hulumtoni, as biografitë e njerëzve të mëdhenj që njeh historia njerëzore, dhe mos u lodhni duke lexuar dhe duke medituar për heroizmat e tyre, për arritjet, për zbulimet e për rekordet dhe pyesni vetën: çfarë patën ata ma shumë? Ç’forcë i pompoi ata që mbërrin aq lartë e të bënin gjëra aq të guximshme? E lehtë është përgjigja, shumë e lehtë. Thjeshtë, ata nuk e kanë krijuar atë perde të zezë e të zymtë brenda vetës, atë perde me të cilën dikush e mbulon, e mbështjell dhe e lidh fuqishëm guximin brenda vetës.
Është koha që njëherë e përgjithmonë të çlirohesh nga ankthi i frikës i krijuar artificialisht prej vet jush. Është koha të bëni një hap para dhe të varrosni përgjithmonë e përfundimisht ata zinxhirë të rënd e të ndryshkur që i tërhiqnit zvarrë e që ju bënin të besonit gabimisht se të gjitha rrugët janë të mbyllura. Dhe mos e harroni për asnjë çast se forca e ndikimit është në momentin e tanishëm.
Tani është çasti të çlirohesh nga ky ankth i rrem dhe torturues.
Çlirohu nga ankthi i frikës duke e pranuar si të vërtetë të vërtetën e argumentuar katërcipërisht se një zgjidhje e mirë gjithmonë ekziston për atë që di ta zbulojë dhe do ta zbulojë, për secilin që kërkon këshillë nga mençuria e pafund e Krijuesit. Pra nuk ekzistojnë situata të dëshpëruara.
Çlirohu nga ankthi ndyrë i frikës duke u bindur për të vërtetën se neve Zoti na fal por edhe ne duhet ta falim vetën tonë. Në të kundërtën, s’jemi në rrugën që duhet. “Njoftoi robt e mi se vërtet unë jam ai që fal shumë dhe mëshirues i madh” (Hixhr 49).
Çlirohu nga ankthi i frikës duke besuar, dëshiruar, menduar dhe paramenduar të mirat e pafundme që gjenden në univers dhe duke u bindur se atë që kërkojmë edhe do ta gjejmë. “Kush kërkon nga e mira nuk gjen keq” (Muhamedi a.s.).
Çlirohu nga ankthi i frikës duke u liruar komplet nga kompleksi për çfarëdo humbje në të ardhme a çfarëdo tjetër, sepse është budallallëk i madh ta mendojmë afër një të keqe që mund ta kemi shumë larg. Kujtoje të vërteten e Zotit se sa pikëllim duhet të mbajmë mbi supe. “Mos u brengosuni për të nesërmen, sepse e nesërmja kujdesët vet për vetën e saj. Secilës ditë i mjafton pikëllimi i vetë” (Mateu 8:34).
Çlirohu nga ankthi i frikës duke filluar të ”mendoni nga aspekti i të vërtetave të amshueshme dhe nga ai i principeve jetësore. Harroje frikën, mosdijen dhe besimet e kota! Mos i lini të tjerët të mendojnë për ju! Vetë zgjidhini mendimet tuaja – vetë vendosni!” - thotë Xhozef Marfi.
Çlirohu nga ankthi i frikës duke përsëritur me urat lutjen e ëmbël: “Sillu nga unë o Zot, çliroje shpirtin tim, shpëtomë për hir të mirësisë sate” (psalmet 6 -4).
Çlirohu nga ankthi i frikës duke pranuar të vërtetën e pamohueshme se njeriu e ka lirinë e të zgjedhurit. Secili mund të vendos vete se a do të zgjedh shprehin e mirë a të keqe, ZGJIDHE GUXIMIN NË VEND TË FRIKËS.
Çlirohu nga ankthi i frikës duke pranuar me zemër hapur e pa menduar dy herë çfarëdo mirësie që të dhurohet nga lartë. Çlirohuni nga ankthi i frikës duke pranuar të vërtetën se në nuk lindim frikacak, se në ne qysh në embrion është instaluar guximi. “Përsëriteni me zë të lartë vazhdimisht dhe pa u lodhu, sepse Zoti nuk na e dha shpirtin e frikës, por përkundrazi, shpirtin e virtytit, të dashurisë dhe të urtësisë” (Timoteut 2, 1:7)
Çlirohu nga ankthi i frikës duke e parë vetën atje ku dëshironi. Duke e parë vetën tek sa bënë atë që sa e sa herë ke ëndërruar ta bësh, e s’ke guxuar as ta flasësh me dikë nga frika e përqeshjes. Çlirohu nga ankthi i frikës duke e përsëritur lutjen biblike: “Edhe sikur të ecja luginës së vdekjes unë nuk do të kisha frikë, sepse Zoti është me mua. Zoti është shpëtimtari im, drita dhe kështjella ime” (Bibla). Përsëriti mijëra e mijëra herë këto fjalë derisa frika të ketë frikë të të afrohet. Mos u lodh duke përsëritur deri sa frika të mos ekzistojë më dhe derisa ta kuptosh se ajo asnjëherë s’ka ekzistuar.
Çlirohu nga ankthi i frikës duke i ndihmuar unit tuaj të madh të ngadhënjejë karshi unit tuaj të vogël. Duke e urdhëruar të keqën me uratë, pa imponim, por i vendosur që të ik sa më larg teje, dhe do bindesh shpejt për efektin pozitiv.
Çlirohu nga ankthi i frikës duke mos pasur me frikë nga liria dhe nga përgjegjësit. Duke e pranuar se është çasti vendimtar për tu çliruar nga ajo ide e vjetruar, e mykur, e qelbur dhe e dhimbshme. Merrni situatën në dorë pa ndruajtje, me besim dhe pa menduar se si do vete e si do e menaxhoni, por thjesht, veç dorëzojani fuqisë dhe mençurisë se Krijuesit dhe atëherë, s’do të jeni ju që do menaxhoni, por do jetë mençuria e pafund që menaxhon përmes jush..
Çlirohuni nga ankthi i frikës duke pranuar me kënaqësi përgjegjësit. Përgjegjësia do të thotë se, thjesht, jemi në gjendje t’i përgjigjemi jetës. Ne po hyjmë në epokën e re dhe në rendin e ri shoqëror. Është koha të lirohemi nga bindjet dhe shprehitë e vjetra. Në qoftë se i përvetësojmë modelet dhe sjelljet harmonike, do ta ndihmojmë edhe rendin e ri botëror.
“Kjo është kohë e ZGJIMIT. Ta dini se gjithnjë jeni të SIGURT. Ndoshta në fillim nuk do të besoni, por më kohë do ta ndërtoni bindjen e fortë se jeta gjithnjë është në pronësinë tuaj. Ta dini se është plotësisht e mundshme të kaloni nga gjendja e vjetër në gjendjen e re, madje me sukses mahnitës” (Luiza HEJ).
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Frika.

PËRSE NUK DUHET TË KEMI FRIKË?

Nuk duhet te kemi frikë sepse nuk kemi absolutisht asnjë arsye për të pasur. Jeta jonë është e ruajtur dhe e mbrojtur nga Krijuesi ynë. Ai është gjithmonë afër nesh dhe me ne. Atij nuk mund t’i ndodh asnjë e keqe. Ne jemi Shkëndijat e tij... Vetëm duhet të rrimë të qetë dhe me besim afër Tij dhe as ne s’mund te na ndodh asnjë e keqe dhe gjithçka që na do zemra do ta kemi.
Jeta jonë, suksesi ynë, lumturia jonë, shëndeti ynë, dashuria jonë, gjërat e nevojshme, gjërat e bukura, mençuria, gjërat moderne dhe gjithçka tjetër janë me bollëk brenda universit, brenda kësaj toke dhe bote ku jetojmë. Gjithçka është perfektë, e atëherë përse të kemi frikë? Gjithçka, gjithçka: toka, qielli, deti, atmosfera, njerëzit, kafshët etj. janë të krijuar në përsosshmëri, dhe me pak kujdes tonin, me besim, me vullnet dhe me vetëdije, jemi të sigurt në prehrin e këtyre mirësive.
Është dëshmuar se nuk ka problem pa zgjidhje, nuk ka sëmundje që nuk shërohet, nuk ka literaturë që me përkushtim nuk mund të përvetësohet, nuk ka mjete të nevojshme për jetën tonë që me këmbëngulje e urat, nuk mund të zbulohet. Është dëshmuar se kanë qenë pallavra e gënjeshtra se, këtë vit apo atë vit, do të shuhet dielli e do shkatërrohet universi, se toka s’do prodhojë bukë për kaq a për aq banor, se do të ndodh kjo apo ajo luftë atomike botërore që do ta shkretëtojë tokën, se do pushtojnë tokën krijesa nga planete tjera, etj. etj. Jetojmë në një univers me ligje jashtëzakonisht perfekte, të cilat i ka vendosur një mendje pa mbarim e mençur hyjnore dhe pafundësisht e drejtë, e cila dhe ka vendosur kufijtë, ku mirësitë e tij s’mund t’i dëmtoj askush.
Ne nuk duhet të kemi frikë nga varfëria, sepse nga dita në ditë pasuria e kësaj bote është më me bollëk dhe më e begatshme se në të kaluarën, dhe vet universi shkon duke u zgjeruar dhe duke u rritur, një e vërtetë, së fundmi e vërtetuar shkencërisht. Ne nuk duhet të kemi frikë nga sëmundjet sepse nga dita në ditë, Krijuesi ynë ja jep mundësinë njerëzimit që të bëj përparime dhe zbulime mahnitëse në mjekësi dhe të konstruktoj aparatura moderne dhe shumë të sofistikuara që kurojnë me sukses shumë e shumë sëmundje. Ne nuk duhet të kemi frikë nga vdekja, sepse përveç fjalës së vërtetë të Krijuesit, tash edhe vet shkenca dhe arritjet njerëzore kanë arritur ta kuptojnë se vdekja nuk ekziston në kuptimin e një pushimi total të asaj krijese, por është vetëm kalim nga një jetë në një jetë tjetër të amshueshme, të pafund, me ligje edhe më perfekte.
Ne nuk duhet të kemi frikë, sepse me frikën tonë nuk mund të ndryshojmë asgjë që na frikëson. Nuk mund te zgjidhim asnjë situatë që na shqetëson, sepse me frikën tonë s’mund të ndihmojmë shërimin e një sëmundje që na mundon, përkundrazi, vetëm sa i përkeqësojmë dhe përshpejtojmë gjërat. Ne nuk duhet të kemi frikë, sepse pikërisht frika na bën të dalim jashtë besimit, të largohemi me larg Zotit. Në librat e shenjtë thuhet se Zoti nuk e do një njëri që ka frikë të tepruar. Ne nuk duhet të kemi frikë, sepse do të largohemi nga njerëzit, vet ne s’do të donim të rrinim me njerëz, sepse edhe buzëqeshjet e miqve tanë do na dukeshin cinike dhe fjalët e tyre provokative, edhe vet njerëzit, miqtë tanë, do na shmangeshin, sepse do lodheshin nga qëndrimet tona mediokre e të mjera.
Ne nuk duhet të kemi frikë, sepse frika jonë na mbyll dyert e suksesit dhe na izolon brenda vetvetes e brenda mureve të dhomës, e ne synojmë të jemi njerëz të suksesit, shpërthimit, evolucionit, njerëz të publikut e të masës. Ne nuk duhet të kemi frikë, sepse jemi njerëz të matur, të mençur e njerëz të ambicieve, njerëz të ideve dhe të ëndrrave, që i japim formë ideve tona dhe që i bëjmë realitet ëndrrat tona. E frika është kamxhik që na godet pandërprerë, që mundohet të na fashit ëndrrat e të na zbeh idetë, se frika është peshë e rënd në këmbë që na vështirëson e na ndalon vrapin drejt marshimit përpara.
Ne nuk duhet të kemi frikë, sepse në jemi njerëz të ndershëm që e duam KRIJUESIN, i duam njerëzit, i duam mirësitë. Ne nuk duhet të kemi frikë, sepse gabimet tona janë thjeshtë njerëzore, dhe si njerëz, jemi gatuar me talentin drejt rrëshqitjes në gabime, por kemi premtimin e përsëritur të Krijuesit se ato do të na falen. Paramendoni sa krenar dhe sa pa frikë jetuan njerëz me shpirtin skëterrë, si Hitleri, Musolini, Millosheviqi, Sadami, Karagjiqi, e sa të tjerë para tyre e pas tyre. Ne nuk jemi si ata. Ne luftojmë të jemi të pastër, andaj s’kemi pse të kemi frikë, veç kujdesit për të ecur drejt përsosjes me uratë dhe plotësisht të qetë.
Ne nuk duhet të kemi frikë sepse: “…fati nuk ngre të druajturit, e njeriu që frikësohet nuk del asnjëherë fitimtar” (F.Testi), e ne synojmë lartësitë.
Ne nuk duhet të kemi frikë, sepse frika është një luks shumë i kushtueshëm dhe si të tillë, nuk guxojmë t’ia servojmë vetës.
Ne nuk duhet të kemi frikë edhe për arsyet e më poshtme shumë të forta, për arsyetimet e dy profetëve të fundit , dy njerëzve që bota i mban për njerëzit më të mirë që kanë jetuar mbi tokë. Në një rast profeti Muhamed tha: “nëse Zoti nuk më mëshiron, mjerë për mua”, ndërsa profeti Jezus iu përgjigj kështu në një pyetje të bërë nga dëgjuesit e tij: “Mësues i mirë. Ç’duhet të bëj për ta trashëguar jetën e përjetshme?” Jezusi tha: “Përse me quan të mire! Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, d.m.th. Perëndisë…” (lluka 18 18,19). Pra, kur profetët e përzgjedhur nga Zoti ishin aq modest e realist dhe e pohuan se nëse ata nuk i mbulon mëshira e Zotit, ata do të jenë të humbur, përse ne, njerëzit e zakonshëm, të mos bëhemi të vetëdijshëm se nuk jemi te pagabueshëm, dhe se bashke me përpjekjet e vazhdueshme për të ecur drejt përsosjes e drejt së mirës, të jetojmë pa e bartë frikën me vete dhe ta kuptojmë se jemi të mbështjellur me mëshirën e Atij që na mban në jetë.
Ne nuk duhet të kemi frikë sepse Zoti është me ne. Madje mëshira e Tij nuk na braktis as kur ne gabojmë apo harrojmë. Për secilin nga ne, me ndihmën e Zotit, gjithçka është e mundur, madje edhe gjëra në dukje të parë të pamundura.
Allahu i lartësuar ka thonë: “Unë jam pranë robit tim përderisa ai mendon për Mua. Me të jam kur më përmend. Nëse më përmend në heshtje, Unë e përmendi në Vete, nëse më përmend në një grup, Unë e përmendi në një grup më të mirë se ai. Nëse më ofrohet më pëllëmbë, Unë i afrohem atij me pash, e nëse ai më afrohet me pash, Unë i afrohem atij me arsh. Nëse ai niset kah Unë duke ecur, Unë nisem nga ai duke vrapuar” (Muhamedi a.s.)
Zoti ka thënë: “Unë jam më afër jush, se sa damarët tuaj të qafës” (Muhamedi a.s.)
“Respektoi ligjet e Zotit, do ta gjesh Atë pranë vetës” (Muhamedi a.s.)
Ne nuk duhet të kemi frikë, sepse kemi premtimin e Krijuesit tonë të mirë se do të jemi të udhëzuar, se do kemi atë që dëshirojmë dhe do jemi te falur. Ne nuk duhet të kemi frikë për të vërtetat e pamohueshme të cituara më poshtë:
“Askush nuk mund ta ndaj robin nga pendimi ë sinqertë ndaj Allahut cilatdo qofshin mëkatet e tij”.
“Atëherë ejani të pleqërohemi” - thotë Zoti. “Edhe në qofshin mëkatet tuaja kuq si gjaku, do të bëhen bardhë si bora. Edhe në qofshin kuq si purpuri,do të bëhen bardh porsi leshi” (Bibla, Isai 1.18)
“Unë e pranoj shumë pendimin, jam mëshirues” (Kur’an, Bekare 160)
“Dhe kur niseni të luteni, nëse keni diçka kundër ndokujt, faleni, që edhe Zoti juaj që është në qiell, t’ju fal mëkatet tuaja” (Bibla,Marku 11.25)
“Njoftoi rob të mi se vërtetë Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh” (Kur’an, Hixhr 49)
Allahu xh.sh. ka thënë: “O rob të Mi! Vërtet ju gaboni natën dhe ditën, kurse unë i fali të gjitha mëkatet, prandaj kërkoni nga unë falje, do t’ju fal” (Muhamedi a.s.)
Zoti ka thënë: “O bir i Ademit, çdo herë që më thërret dhe më lutesh, Unë t’i fal ato që i ke bërë dhe nuk më vjen vështirë. O bir i Ademit, sikur të arrijnë mëkatet tua kupën e qiellit, e pastaj të kërkosh falje, do të të fal dhe nuk më vije rënd. O bir i Ademit, sikur të vish tek unë me mëkate sa është toka dhe më takon mua, pa më bërë mua ortak, do të të vijë se është toka me falje” (Muhamedi a.s.)
“Unë dua ata që me duan, dhe ata që më kërkojnë me kujdes, me gjejnë” (Bibla, fjalët e urta 8 -17)
“Zoti nuk do të lejoj te vuaj nga uria” (Bibla, fjalët e urta 10-3)
“Allahu dëshiron që t’jua pranoj pendimin” (Kur’an, en-niase 27)
“…vërtetë Allahu fal shumë, është mëshirues i madh” (Kur’an, en-niase 23)
“…nëse largoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndalueshme, ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vend të ndershëm” (Kur’an, en-niase 31)
“…Allahu është mëshirues, mbulon te metat” (Kur’an, en-niase 100)
“… kush bën ndonjë te keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te Allahu, ai e gjen Allahun , falës e mëshirues” (Kur’an, en-niase 110)
“… s’ka dyshim, se kush e beson Allahun e beson ditën e gjykimit, dhe bën vepra të mira, qoftë prej atyre që besuan, myslimanëve, prej jahudive, prej sabiinëve të krishterë që besojnë yjet, prej të krishterëve, për ta nuk do te ketë frik as pikëllim” (Kur’an, el-maide 69)
“Prandaj po ju them: mos u shqetësoni për jetën, për atë që do të hani ose do të pini, as për trupin tuaj për atë që do të vishni. Vini re zogjtë e qiellit: ata nuk mbjellin, nuk korrin dhe nuk mbledhin në hambarë, megjithatë, Zoti juaj qiellor i ushqen…Dhe cili nga ju me gjithë kujdesin e tij mund t’i shtoj shtatit të tij qoftë edhe një kubit të vetëm” (Mateu 25, 26, 27)
“Mos u brengosuni për të nesërmen, sepse e nesërmja kujdesët vet për vetën e saj. Secilës ditë i mjaftonë pikllimi i vetë” (Mateu 8:34)
“Ky i pikëlluar klithi dhe Zoti e plotësoi,e shpëtoi nga të gjitha fatkeqësitë e tij” (Psalmi 34:6)
“Sepse nevojtari nuk do të harrohet përjetë” (Psalmet 9- 18
 

Kryeplaku

Kryeplak
Anëtar
Feb 1, 2011
Postime
1,761
Pikët
0
Vendndodhja
Albania
Përgjigje e: Frika.

VRITE FRIKEN

”Bëjeni pikërisht atë që ju frikëson dhe me siguri se frika do të vdes” (Ralf Valdo Emereson)

Të dua o Zot forca ime!
“Zoti është kështjella ime, fortesa ime dhe çliruesi im. Perëndia ime, shkëmbi im ku gjej strehë. Mburoja ime, fuqia e shpëtimit tim, streha ime e lartë” (Psalmet 18-1,2)
Edhe sikur te ecja luginës se vdekjes, unë nuk do te kisha frike, sepse Zoti është me mua…
Vriteni frikën! Edhe pse e kam shkruar kështu, mund të jetë jo më e mira mënyrë për tu liruar nga frika. Metoda më e mire është, që thjeshtë, atë ta linim që të vdes. Puna jonë duhet të përqendrohet që të mos e ushqejmë atë dhe ajo do të vdes vet. Mjafton që ne ta përbuzim, të mos i japim rëndësi, të mos i kushtojmë vëmendje fjalëve të saj, sepse frika flet shumë, e dini edhe ju.
Ju duhet ta lini frikën që të vdes nëse dëshironi që ajo t’ju le të jetoni
E tërë puna është ta injorojmë, të mos i japim rëndësi, sa herë na vjen diçka e frikshme në mendje: një dështim, një situatë etj. Duhet të buzëqeshim, ta gjejmë kurajën, qofte të buzëqeshim edhe me zor në fillim, sepse shumë shpejt do ta kuptojmë se kemi pasur arsye të buzëqeshim. Duhet të flasim me vetën tonë, me shpirtin tonë. T’i flasim si personit më të dashur në rruzullin tokësor dhe t’ia përkujtojmë fjalët e mësipërme se pse s’duhet të kemi frikë. Përsërisni me vete ato fjalë, përsërisni edhe me zë nëse keni mundësi, nëse jeni larg nga sytë kureshtar të njerëzve të paditur. Përsërisni dhe mësoni përmendësh të vërtetat Kur’anore dhe Biblike. Thirreni shpejte kujtesën të ju servoj në ekranin e mendjes rastet e njerëzve më të guximshëm që dini, qe keni lexuar, apo që keni parë nëpër filma. Kujtoni trimëritë deri në çmenduri që keni dëgjuar e parë me sytë tuaj në TV apo në internet. Servojani vetës të vërtetën, se frika nuk ekziston, por ajo është një sajesë e krijuar nga vet ju, për të cilën s’duhet të bëni asgjë tjetër veç se ta lini që të vdes e qetë dhe do të jeni i lirë. Do ta ndjeni lirinë në frymëmarrjen tuaj, në ecjen tuaj, në këngët tuaja, në të folmen tuaj, në rrahjet e zemrës suaj, në gjumin tuaj të qetë dhe në ëndrrat tuaja të bukura. Do ta ndjeni dashurin e Zotit për ju dhe tuajën për Zotin. Do ta ndjeni dashurinë e vetvetes për ju dhe tuajën për vetveten. Do ta shihni dritën e lirisë dhe të çlirimit. Do ta gjeni Zotin dhe do të bindeni se sa i mirë është Ai. Do ta ndjeni fuqinë dhe mëshirën e tij që ju ka mbështjell trupin tuaj dhe se atë mbështjellës nuk ka më kush ta qajë, sepse askund në horizont nuk do ta shihni armikun tuaj të tmerrshëm, sajesën fantome -frikën. Ajo tashmë ka vdekur, madje do të bindeni se ajo asnjëherë nuk ka ekzistuar.

Nga ky moment mos e ktheni më kokën prapa;
Frika i takon të kaluarës suaj;
Nga ky moment frika ka vdekur;
Nga ky moment frika më nuk ekziston;
Nga ky moment ka lindur jeta e re.

PËR FUND

Për fund!!!??? Edhe kjo fjalë është e shkruar gabim, mos e besoni, asnjëherë, s’ka fund. Ashtu si fjala vdekje edhe fjala fund është e gabuar, andaj shlyejeni nga fjalori juaj.
Çdo fund s’është gjë tjetër veç se një rifillim... duhet ta përmirësojmë apo jo?

PARA RIFILLIMIT

Para rifillimit, në vend të përshëndetjes, për miqtë e mi që i njoh e qe si njoh, desha t’ju kujtojë edhe diçka: “…dhe asnjëri prej jush të mos e kthej kokën prapa (për të shikuar) dhe shkoni andej ka urdhëroheni” (Kur’an: El Hixhr 64)
“Biri im, mos harro mësimet e mia dhe zemra jote le të ruaj urdhërimet e mia, sepse do të të shtohen ditë të gjata, vite jete dhe paqeje. Do të gjesh kështu hir dhe arsye në sytë e Perëndisë dhe të njerëzve” (Bibla: Fjalët e urta 3-1,2,4)
“Di vetëm kaq: duke harruar atë që kam lënë pas dhe duke u prirë drejt atyre që kam përpara, po rend drejt qëllimit, drejt shpërblimit” (filipinasve, 3:13-14)
 

crux

Light is easy to love, show me your darkness
Anëtar
Jan 27, 2011
Postime
18,488
Pikët
113
Përgjigje e: Frika.

Dikur para 10 vjetesh punova per disa muaj me nje grup djemsh mjaft guximtare...rocciatori quhen ne italisht, vinim rrjeta ne shkembinj te larte thike qe ishin siper rruges, punonim ne kushte ekstremisht te veshtira, dhe pagesa ishte shume e mire.
as tani nuk i harroj fjalet e capo-s tone, la paura e'una cosa intelligente(frika eshte dicka inteligjente), te ruan jeten, gabimi me i vogel, nje nyje litari e lidhur gabuar te kushtonte jeten.... dhe pikerisht qe mos beje asgje gabim te urdheronte frika.

jam kunder postimit tend kryeplak, po vrave friken, ke vrare veten.
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,596
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Frika.

........

...............po vrave friken, ke vrare veten.
-bravo-

Me ne fund !

Edhe nje gjeni tjeter, ne forum !

flm land.

--------------------
Postimi, me poshte, nuk ka lidhje me friken e zakonshme pavaresisht shkalles, te njerezve normale, ...
Nuk dija ku t'a postoja, sepse as di te gjej me "Kerko".
Me duhet te theksoj paraprakisht, se eshte i destinuar vetem per pthikopeter-it...

Fobie janë frika tepër të mëdha, irracionale, ndërkaq konsiderohen si lloj i çrregullimit anksioz. Ekzistojnë tri kategori të fobies: agorofogia, fobia sociale dhe fobia specifike. Agorofobia është frika nga vendet publike, ndërkaq fobia sociale frikë nga njerëzit dhe situatat sociale.

Fobie specifike … janë ato si p.sh. kur themi: specifike. Shfaqen kur personi u frikësohet në mënyrë irracionale vendeve, objekteve apo situatave, siç janë frika nga udhëtimi me aeroplan (aviophobia) apo frika nga bisedimet publike (glossophobia). Këto fobie shpesh zhvillohen derisa jemi fëmijë dhe konsiderohet se janë shkaktuar nga ngjarjet traumatike, kimia në tru dhe sjellja të cilën e kemi mësuar nga prindërit.


Të gjithëve na janë të njohura “fobiet specifike”, siç janë frika nga lartësia, frika nga kafshët… por ekzistojnë edhe disa ndoshta nuk i keni dëgjuar kurrë, por megjithatë disa njerëz kanë frikë irracionale edhe nga objektet dhe ngjarjeve më të zakonshme./NGJYRA.COM/

Këto janë fobiet më të çuditshme:

1. Peladophobia – Frika nga njerëzit qerosë

2. Pogonophobia – Frika nga mjekra

3. Defecaloesiophobia – Frika nga “nevoja e madhe”

4. Alliumphobia –Frika nga hudhrat

5. Anablephobia – Frika nga shikimi lart

6. Eisoptrophobia – Frika nga pasqyra apo shikimi në pasqyrë

7. Chrometophobia – Frika nga paratë

8. Pentheraphobia – Frika nga vjehrra (me siguri më shpesh seç mendoni)

9. Arithmophobia – Frika nga numrat

10. Phronemophobia – Frika nga të menduarit

11. Cacophobia – Frika nga e keqja

12. Pteronophobia – Frika nga gudulisja me pendël

13. Ergophobia – Frika nga puna

14. Anuptaphobia – Frika të jeni pa partner/partnere

15. Cyberphobia – Frika nga kompjuteri

16. Dutchphobia – Frika nga njerëzit e Holandës

17. Ephebiphobia – Frika nga tinejxherët

18. Gymnophobia – Frika nga lakuriqësia

19. Hobophobia – Frika nga të pastrehët

20. Kathisophobia – Frika nga të qëndruarit ulur

21. Leukophobia – Frika nga ngjyra e bardhë

22. Mnemophobia – Frika nga të kujtuarit

23. Novercaphobia – Frika nga njerka

24. Octophobia – Frika nga numri 8 (çfarëdo që lidhet me këto numër)

25. Rectophobia – Frika nga sëmundjet rektale

26. Somniphobia – Frika nga gjumi

27. Sesquipedalophobia – Frika nga fjalët e gjata

28. Symmetrophobia – Frika nga simetria

29. Asymmetriphobia – Frika nga asimetria

30. Xerophobia – Frika nga thatësia

31. Euphobia –Frika nga lajmet e mira

32. Dendrophobia – Frika nga pemët (drunjtë)

33. Heliophobia – Frika nga Dielli

34. Anthrophobia – Frika nga lulet

35. Hidrophobia – Frika nga uji

36. Papyrophobia – Frika nga letra

37. Consecotaleophobia – Frika nga shkopinjtë kinezë për të ngrënë ushqime

38. Hexakosioihexekontahexaphobia – Frika nga numri “666”

39. Emetophobia – Frika nga të vjellat

40. Osmophobia – Frika nga aromat

41. Tetraphobia – Frika nga numri 4

42. Acerophobia – Frika nga shijet

43. Agyrophobia – Frika nga të kaluarit e rrugës

44. Amnesiphobia – Frika nga amnezia

45. Ataxophobia – Frika nga parregullsitë

46. Aulophobia – Frika nga flauti

47. Athazagoraphobia – Frika se do të jeni i harruar

48. Arachibutyrophobia –Frika nga yndyra e kikirikëve kur ju ngjitet për buzë

49. Anthropophobia – Frika nga njerëzit

50. Phobophobia – Frika nga zhvillimi i fobies


burimi nga standard

Permbush rastin e nr.39
Sfidoj nr. 38 -nani-

Po ju, ku e gjeni veten, te dashur anetare ?
 

Prudence

V.I.P
Anëtar
Jul 25, 2012
Postime
14,973
Pikët
113
Përgjigje e: Frika.

11 paskam une.

Edhe avionet i kam frike. Na ruajt Zoti.

Po frika ruan vreshtin thone....te kemi apo ta hedhim tutje...
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,596
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Frika.

Prude` !
Nga aeroplani, mund te kesh frike, ama nuk e refuzon kategorikisht fluturimin apo jo ?
Me pak fjale, eshte perkufizuar me lart, se cfare eshte fobia.
Larg qofte t'i mbart !- thuaji vetes, e jo me te kesh 11.
Lexoje dhe nje here...
lol
 

cool_shqype

cun per s'mari
Anëtar
Jun 5, 2011
Postime
51,974
Pikët
113
Vendndodhja
ne NYC
Përgjigje e: Frika.

Arachnophobia - frika nga merimangat

Qafiristanophobia - frika nga qafirat e stanit
 

Mano

V.I.P
Anëtar
Aug 8, 2011
Postime
13,977
Pikët
113
Përgjigje e: Frika.

Frika është instinkt vetmbrojtës. Nuk ka njeri që nuk ka frikë ose i trembet diçkaje. Pastaj llogjika është kundërpeshë e frikës. Ka frikë racionale dhe jo racionale. Frikë nga aeroplani racionale, frikë nga fjalët e gjata jo racionale.

'Njeriu që ka frikë vuan dy herë'
 

Prudence

V.I.P
Anëtar
Jul 25, 2012
Postime
14,973
Pikët
113
Përgjigje e: Frika.

Prude` !
Nga aeroplani, mund te kesh frike, ama nuk e refuzon kategorikisht fluturimin apo jo ?
Me pak fjale, eshte perkufizuar me lart, se cfare eshte fobia.
Larg qofte t'i mbart !- thuaji vetes, e jo me te kesh 11.
Lexoje dhe nje here...
lol
Ashtu eshte si thua ti, une i rash pak shkurt ne fakt. Aeroplanet edhe i shmang, jo gjithmone vec. Psh nese kam rast te udhetoj me shpesh me aero, nuk e bej. Ndersa piken 11 une e interpretova me idene qe ka sh momente qe me kap frika nga frika per nje ndodhi te keqe.
 
Anëtar
Apr 17, 2010
Postime
5,280
Pikët
113
Përgjigje e: Frika.

Shto dhe frika nga forumi. Frika kur lexon ca tema, ca postime, disa anetar kur te replikojne... E keshtu me radhe. Kam frike dhe nga iphone, sidomos kur se di ku e kam lene. Ja keshtu. :p
 
Top