• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Frike ndaj vetvetes ... Hmmm !!!

Just myself

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
934
Pikët
0
Vendndodhja
Ne hapat e jetes ...
Frika me e madhe qe keni nga vetja juaj ne lidhje me anen psikologjike te menduarit dhe pse…
Jepni disa mendime apo shembuj nese ju ka ndodhur… Si mund ti shmangeshit ketyre “ideve” te nderlikuara?!

Personalisht më ndodh të ndjehem e frikësuar dhe duke mos patur ndonjë zgjidhje te momentit, kërkoj pak guxim tek hija ime gjigante, që shtrihet para meje...Frika ndaj vetvetes, eshte dicka qe te shoqeron gjate gjithe jetes. Bota eshte ndertuar e tille qe e ardhmja per te gjithe te ngelet nje pyetje pa zgjidhje, qoft ky njeri me sistematiku i te gjithe sistematikeve interkontinental, kete fenomen nuk arrin ta ndryshoj dot. Si qenie njerezore ne mundohemi te 'kategorizohemi' diku dhe te 'ndertojme' dicka te quajtur 'tonen' por ne te gjitha keto kur vihemi perpara nje dileme shpesh here zgjedhim rrugen e gabuar, e cila ne ato çaste na josh e na ben te mendojme se kemi bere rrugezgjidhjen e duhur.
Ndaj mendoj se kjo frike mund te zbutet me kalimin e viteve ku njeriu arrin te behet imun karshi diçkaje qe e llogarit 'te keqe' dhe jepet i gjithe per ate qe e llogjikon 'te mire'
Ne fund te fundit kush mund te na thote se cfare eshte e mire apo e keqe? Perveç eksperiences ku nga te pesuarit kane dal te mesuarit, asnjeri. Edhe kjo eksperience nuk mund te kopjohet ose te 'vidhet', por vetem te jetohet nga vet njeriu ne fjale! Keto i ndodhin çdo njeriu se te gjithe kane ups and downs dhe tek mendja e te gjitheve lindin heree pas here mendime te erreta por arrin nje pik ne jeten tende ku ben nje kompromis me veten dhe e stakon trurin duke i marr gjerat si te vijne pa u tronditur shume, sepse kur te ndodh diçka dhe behesh me fiksime kto fiksime sdo ta zgjidhin problemin perkundrazi do te konfuzojne me shume. Per mendimin tim ne jeten e çdo njeriu duhet te vije momenti qe ta ngurosesh karakterin, qe te pranosh faktin qe ne jete do ket furtuna dhe diell sepse jane gjera te jetes dhe qe mos kesh frike nga gabimet se jane mesime jete dhe nje shprehje thote : "çfare te vret te ben me te forte" keshtuq e che sara sara ,nuk ka arsye per ta munduar shume veten ..!!!

Nuk e di miqte e mi nese ju ndodh edhe ju te keni frike nga vetja,ose nese jo plotesisht nga vetja nga situatat dhe reagimi juaj kundrejt tyre ... ?!
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,559
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Përgjigje e: Frike ndaj vetvetes ... Hmmm !!!

Mua me ka ndodhur por ne shume pak raste sepse gjithmone jam tip qe rrezikoj dhe spara e kam frike veten . E kam pesuar edhe une por prap sbehem pishman :)
 

Jolene

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
19,002
Pikët
226
Vendndodhja
Aty ku jane kujtimet e vjetra e t’presin t’rejat!
Titulli: Frike ndaj vetvetes ... Hmmm !!!

Mund te them qe, vite me par nuk e kam njohur "friken" ndoshta mua po me ndodh e kunderta pasi qe, shume persona me rritjen e moshes e humbin friken ndersa mua po me ndodh qe tani te kem me shume"firke" ose te mendohem me gjat kur dua te bej dicka.
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,559
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Përgjigje e: Frike ndaj vetvetes ... Hmmm !!!

Po kjo eshte normale se ndryshe eshte kur je 15 vjec ska frike nga asgje , ske frike te dashurohesh ps sepse se di sa lendon kur humbet ajo dashuri .Por kur je me i rritur i arsyeton me shume , mendon cdo hap qe ben ne jete edhe te mirat edhe te kqijat qe mund te kete ai veprim ...Une mendoj se kjo qe te ndodh ty eshte normale, edhe i ndodh te gjitheve Roxy :)
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Frike ndaj vetvetes ... Hmmm !!!

Ajo "frike" qe lexova ne 2 poste me lart mendoj ( ndoshta gabohem) se eshte fjala per maturine dhe eshte mese e vertete.

Frike nga vetja ...kam vec nga pasojat, kur e le shpirtin te lire.
 

Beaute

V.I.P
Anëtar
Jan 8, 2010
Postime
18,256
Pikët
83
Vendndodhja
Dans ton cœur mon amour
Përgjigje e: Frike ndaj vetvetes ... Hmmm !!!

Jam shum e sigurte ne vetvete ..eshte pjes e natyres time..gjithmon ja kam dale mbane e shpresoj te vazhdoj kshu...ma mer mendja se ku ke siguri ne vetvete ecen.. perpara..tani dihet jeta ka kthesa ..s'di cte pret neser..dhe ka plot supriza..po deri tani them se skam frik nga vetvetja ;)
 

utopia

Anëtar i ri
Anëtar
Feb 5, 2010
Postime
610
Pikët
0
Përgjigje e: Frike ndaj vetvetes ... Hmmm !!!

Frika lidhet shume me mosbesimin ne vetvete!!! rrall me ndodh kjo
 

r00t

Anëtar
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
642
Pikët
18
Vendndodhja
Monaco
frika eshte shenje inteligjence superiore
frik nga vetvetja ska pse te kesh sepse njeriu ka ndergjegjen e cila e lejon te kontrolloje çdo lloj ndjenje ne vetvete
 

Meri

"Personne"
Anëtar
Sep 26, 2009
Postime
14,602
Pikët
113
Vendndodhja
Askund.
Përgjigje e: Frike ndaj vetvetes ... Hmmm !!!

Stealth..Ti flet se cfare eshte ndergjgja e cfare ajo kontrollon, por valle a lejon ajo perhere qe te kontrolloje njeriu veprimet e veta?
Po flasim per qenie normale njerezore, koeficenti i tyre i inteligjences eshte relativisht mesatar apo dhe i larte, kjo ska rendesi.Por ama a eshte perhere ajo ndergjegje ne ate shkalle dhe aq e afte sa te na diktoje veprime te sakta dhe te pagabueshme e pa pasoja te demshme.Spo flasim per Mbinjeriun, por per Njeriun.Teorikisht dihet funksioni i ndergjegjes, praktikisht nuk funksionon njelloj per te gjithe.
 

Jetmira

V.I.P
Anëtar
Apr 19, 2014
Postime
3,682
Pikët
113
Përgjigje e: Frike ndaj vetvetes ... Hmmm !!!

E kam frik veten në momentin që acarohem.
Ateher e kam edhe un frik veten e Jo me te tjeret.
 
Top