• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fshini llogarine tuaj

Forum-Al

Aty ku shqiptarët mblidhen
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
561
Pikët
28
Vendndodhja
Forum



DeleteYourAccount është një shërbim i cili na lehtëson apo na ndihmon neve të fshimë llogaritë tona nëpër faqet e ndryshme. Besoj shumë prej jush do ju ket lind pyetja njëhere se si të fshij llogarinë time në një faqe të caktuar. Ose dikush don të fshijë llogarinë e tij në Facebook sepse ka pasur disa probleme.

Pikërisht për këtë gjë, neve na vjen në ndihmë faqja DeleteYourAccount. Në të janë të listuar një sërë shërbimesh. Aty na tregohen lidhjet apo hapat e nevojshëm që duhet të kryejmë për të fshirë llogarinë tonë. Gjithashtu faqja është e pajisur edhe me një motorr kërkimi për të na lehtësuar punën. Në fillim madje keni edhe një alfabet që i ka të rënditur shërbimet sipas shkronjave.

Një plus i këtij shërbimi është se edhe të tregon nëse është e mundur apo jo kthimi mbrapsht i fshirjes apo jo. Kështu që ju mund të mendoheni mirë përpara se të fshini llogarinë tuaj.

Shërbimi është plotësisht falas edhe nuk kërkon asnjë lloj rregjistrimi nga ana juaj. Thjeshtë hyni, kërkoni, shikoni edhe veproni.

Shpresoj që personat që gjithmonë kanë kërkuar në Google për të gjetur një zgjidhje të jenë të kënaqur me këtë faqe mjaft ndihmëse.

Fshini llogarine tuaj është një postim nga: RomeoLab.Com




Forum-Al.com
Aty ku shqiptarët mblidhen!
 
Top