• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Fyrom

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
11,605
Pikët
113
Vendndodhja
Cdo gje mbi Maqedonin: Aktualiteti politik, Rinia, Jeta dhe informacione mbi evenimente...!
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,114
Pikët
113
Përgjigje e: Maqedonia

Pak Histori per Shkupin - Maqedonia



Shkupi eshte kryeqyteti i Maqedonisë, dhe qendron në 254 m lartësi mbidetare , ne jug te Shkupit gjendet mali Vodno i cili eshte i lart 1066 m, menjeher pas saj gjenden malet e Jakupices dhe Karagjices me malin e tyre me te lart Maja e Sollunit 2540 m, Shkupi eshte qytet modern, me te kaluar historike dhe te begatshme. Qyteti eshte i njohur qysh ne kohen e lashtë nga Romaket me emrin Skupi ( ne perkthim do te thot Strehë ). Kronikat e kan notifikuar se ngjarjet me te rendesishme ne historin e Shkupit jane shenuar ne vitin 518. Qytetit i jane versulur barbaret edhe eshte rrenuar ne nje termet te madh ne ate kohë. Pas ketij termeti nje tjeter qytet disa kilometra me larg nga vendi i perparshem eshte ndertuar një qytet tjetër ne afersi te lumit Vardar, i cili u emrua Shkupi ( Uskub, Skopie, Skoplje )

Në vitin 1963 Shkupin e kapi nje termet i madh te cilin 80 % te qytetit e rrënoi, vdiqen me shum se 1.000 vete. Shkupi u rindertua shpejt dhe si monument historik per kete termet u ruajt ora e Stacioni Hekurudhor i vjeter e Shkupit e cile u ndal ne ate moment 5:17 i mengjesit ne te cilin ruhet dhe sot. Kete moment politika titiste e sllaveve te jugut e perdori me se miri per getoizimin e shqiptareve ne te shtequajturen prej maqedonasve ne lagjen turke. Duke i margjinaliziuar shqipateret nje here si mbeturina te nje perandorie ish sunduese te vdekur por edhe duke mos i integruar ne infrastrukturen moderne.





Trashëgimia historike




Kur Isa Beu e pushtoi Shkupin në shekullin e XV ai i shkatëroi me zjarr e me hekur gjithë monumentet kulturore në atë qytet. Kur ushtria sërbe pushtoi Shkupin në vitin 1912, edhe ajo i zhduku me zjarr e me hekur gjithë monumentet në qytet.

Ura e gurit eshte nje nder monumentet historike te Shkupit, e ndertuar ne shekullin XV lidh brigjet e lumit Vardar.
Memorial House of Mother Teresa

Disa monumente tjera prej te kaluares ne Shkup jane edhe Kalaja e Shkupit, e cila gjindet ne nje koder, e cila dominon ne te gjith qytetin e Shkupit. Bit pazari, gjithashtu eshte atraksion i qytetit, eshte nje nder pazaret me kryesore te Shkupit, Kurshumli-Hani, ne brendsinë e Bit pazarit, ky objet turk, është sinonim i te gjith pjeses se vjeter te Shkupit. Kurshumli-Hani ne kohen e sotme eshte Muzeu Arheologjik, dhe lapidarium. Hamami i Daut pashës ështe galeri arti i cili gjendet ne afersi te lumit Vardar. Disa nga monumentet tjera : Monumenti i viktimave i cili gjindet ne afersi te ures Goce Delcev. Monumenti i viktimave te termetit cili ndodhi ne 1963 i cili gjendet ne varrezat e qytetit. Kisha e Sh. Spas, Sh. Pantelejmoni ne fshatin Nerez ne afersi te Shkupit. Manastiri i Sh.Nikollit, Sh Arhangerl, Sh. Nikita, Sh. Andrea i cili gjendet ne Matke.


Shkupi është qender diplomatike, politike, ekonomike, kulture dhe akademike e Maqedonisë.
Ishak Bey Mosque

Gjithastu esht qytet industrial, qendër tregtare dhe bankare. Eshte zemra e Maqedonisë, me prodhimin e metaleve, hemikaleve, ilaçeve, tekstilit, elektrike, grafike.Aty ndodhet univerziteti i Shën Kirilit dhe Metodit gjithashtu edhe bibloteka e madhe e NUB-IT,(Nacional University Bibliotek), teatri kombetar dhe drama, Opera the baleti, Muzeu Arheologjik, Historik dhe Etnologjik, muzeu natyral, muzeu i artit modern, disa galeri tjera, edhe institucionet kulturore dhe shkencore.
Shkupi eshte i lidhur me hekurudh me Greqin, Serbin, Malin e zi, dhe Kosoven, eshte projektuar te nderlidhet gjithashtu me Shqiperinë dhe Bullgarinë qe te kompletohet i gjith Koridori 8 dhe 10. Shkupi ka edhe Aeroportin me te madh ne Maqedoni.

Politika serbe e jugosllave (veçmas kjo e fundit) në rrjedhën e 40 viteve të regjimit komunist bëri ç'shqiptarizimin masiv te qytetit të Shkupit. Shqiptarët u perzunë nga qyteti i Shkupit me të gjitha mjetet e metodat nga ato të dhunes fizike e deri tek ato psikologjike. Ne ditet e sotme shqiptaret po ndergjegjesohen edhe ne Shkup duke kerkuar te kene edhe monumentet e tyre ne kete qytet. Nje nga keta shembuj eshte edhe monumenti i Skenderbeut ne Shkup, megjitahte prezenca tyre ne institucionet muzeale eshte pothuaj inegzistente.
 

PuffetiNa

V.I.P
Anëtar
Apr 28, 2010
Postime
14,114
Pikët
113
Përgjigje e: Maqedonia

Aktualiteti politik




Shkupi eshte kryeqyteti i Maqedonis, dhe qendron ne 254m mbioqeanike ,ne jug te shkupit gjendet mali Vodno i cili eshte i lart 1066 m, menjeher pas saj gjenden malet e Jakupices dhe Karagjices me malin e tyre me te lart Maja e Sollunit 2540 m , Shkupi diteve te sotme eshte qytet modern ,por gjithashtu edhe qytet antik ,me te kaluar historike dhe te begatshme.Qyteti eshte i njohur qysh ne kohen e lasht nga Romaket me emrin Skupi ( ne perkthim do te thot Strehe ). Kronikat e kan notifikuar se gjejat me te rendesishme ne historin e Shkupit jane shenuar ne vitin 518. Qytetit i jane versulur nga barbaret edhe eshte renuar ne nje termet te madh ne ate koh. Pas ketij termeti nje tjeter qytet disa kilometra me larg nga vendi i perparshem eshte ndertuar ne afersi te lumit Vardar ,edhe u emrua Shkupi i njohur poashtu me emrin ( Uskub , Skopie , SKoplje ) 1693 Shkupin e kapi nje termet i madh te cilin 80 % te qytetit e renoi ,dhe vdiqen me shum se 1.000 vete. Faliminderimi i qoft botes solidare , Shkupi u rindertua shpejt, por si monument historik per ket termet ishte dhe Stacioni Hekurudhor i vjeter i Shkupit ne te cilen orra u ndal ne ate moment 5:17 i mengjesit ne te cilin edhe me sot ka mbetur ashtu. Urra e gurrit eshte nje nder monumentet me historike te Shkupit , e ndertuar ne shekullin e 15, Ura gurit pereth lumit vardar. Disa monumente tjera prej te kaluares ne Shkup jane edhe Kalaja e Shkupit , e cila gjindet ne nje koder, e cila dominon ne te gjith qytetin e Shkupit. Bit pazari ,gjithashtu eshte atraksion i qytetit, eshte nje nder pazaret me kryesore te Shkupit, Kurshumli-Hani ,ne mbrendsin e Bit pazarit, ky objet turk ,eshte sinonim i te gjith pjeses se vjeter te Shkupit. Kurshumli-Hani ne kohen e sotme eshte Muzeu Arheologjik ,dhe lapidarium. Hamami i Daut pashes tashme eshte art galleri i cili gjendet ne afersi te lumit Vardar. Disa nga monumentet jane edhe : Monumenti i viktimave i cili gjindet ne afersi te urres Goce Delcev. Monumenti i viktimave te termetit cili ndodhi ne 1963 i cili gjendet ne varrezat e qytetit ,disa pjese tjera te qytetit me me interes jane edhe : Kisha e Sh. Spas, Sh. Pantelejmoni ne fshatin e Nerrezit ne afersi te Shkupit ,Manastiri i Sh.Nikollit , Sh Arhangerl , Sh. Nikita ,Sh. Andrea i cili gjendet ne Matke, Matka eshte poashtu vend turistik ,eshte vend natyral ,ne te cilen gjendet edhe lumi Treska, ne Komunen e Sarajit. Qytetit i bukur i Shkupit u shendrua ne nje qender diplomatike e Balkanit ,qender politike, ekonomike, kulture edhe akademike e Maqedonis. Gjithastu esht qytet i prodhimeve te medha industriale, tregtare ,dhe bankare. Eshte zemra e maqedonis , me prodhimin e metaleve ,hemikaleve , farmaceutale, tekstile, elektrike, grafike,artistike dhe shkenctare ,me univerzitetin e Sh.Kirilit dhe metodit,gjithashtu edhe bibloteka e madhe e NUB-IT,(Nacional University Bibliotek) , teatri kombetar dhe drama, Opera the baleti , Muzeu Arheologjik, Historik dhe Etnologjik , muzeu natyral , muzeu i artit modern ,disa galeri tjera, edhe institucionet kulturore dhe shkencore.

Shkupi eshte i nderlidhur me hekurudh me Greqin,Serbin , Malin e zi , dhe Kosoven ,eshte e projektuar te nderlidhet gjithashtu me Shqiperin ,dhe Bulgarin qe te kompletohet i gjith Koridori 8 dhe 10. Shkupi ka edhe Aeroportin me te madh ne Maqedoni , ne ate koh ka qen ne afersi edhe Aeroporti ushtarak.Tash esht marur ne pron nga kompanija e madhe TAV e cila ka per deryr ta modernizon dhe te nderton terminale per transportin e mallrave.

Politika serbe e jugosllave (veçmas kjo e fundit) në rrjedhën e 40 viteve të regjimit komunist bëri ç'shqiptarizimin e pjesshëm e qytetit të Shkupit. Shqiptarët u perzunë nga qyteti i Shkupit me të gjitha mjetet e metodat nga ato të dhunes fizike e deri tek ato psikologjike. Regjimi komunist jugosllav e më pas regjimi "demokratik" i ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë nuk ia dolën mbanë t'i mposhtin fizikisht, psikologjikisht e kulturalisht shqiptarët.

E VËRTETA MBI SHQIPTARËT E MAQEDONISË DHE
SHTREMBËRIMI I ENCIKLOPEDISË SË SHKUPIT
Akademia e Shkencave e Republikës së Maqedonisë vuri në qarkullim në shtatorin e kaluar "Enciklopedinë e Maqedonisë", Shkup 2009, botuar nën kryesinë e akademikut të saj, Blazhe Ristovski.


Në zërin kushtuar shqiptarëve të Maqedonisë tërhoqën vëmendjen disa formulime të vjetruara, të cilat opinioni publik shqiptar kishte shpresuar se nuk do t‘i dëgjonte më, për faktin se ato kanë qenë gatuar në të kaluarën nga mendje të zhuritura nacionaliste maqedone dhe si të tilla atyre u kishte kaluar koha. Ne nuk do të merremi me përmbajtjen e mbarë zërit "shqiptarët e Maqedonisë", pjesë e Enciklopedisë së përmendur, e cila vuan gjithandej nga pasaktësi, pasi debati do të shkonte gjatë. Do të përqendrohemi vetëm në formulimet historike që ka Enciklopedia e përmendur mbi të ashtuquajturën vendosje e shqiptarëve në Maqedoni, pasi këto formulime krejtësisht të pasakta, pra antishkencore, na kthejnë në shekullin XIX. Aty lihet të kuptohet se shqiptarët nuk kanë qenë të pranishëm në viset e sotme të Maqedonisë as në Antikitet, as në Mesjetë.

Aty ngulet këmbë se:

"Kolonizimet shqiptare në Maqedoni janë regjistruar kryesisht pas shekullit XVI. Janë dyndur heshturazi (sic!) kur tashmë ishin të islamizuar. Dyndjet përfituan nga tollovia e shekullit XVIII, kur feudalët shqiptarë vepronin për pavarësinë e tyre nga pushteti qendror dhe përpiqeshin për zgjerimin e tyre edhe në Maqedoni. Ali Pashë Janina (në fillim të shekullit XVIII) e kishte zgjeruar pushtetin e vet edhe në pjesët jugperëndimore të Maqedonisë, pas së cilës filloi kolonizimi me nga një apo më shumë familje në rreth 30 fshatra. Të gjithë ata arritën nga Shqipëria e Veriut dhe i takonin fisit geg (pra, në kohën e Ali Pashë Tepelenës, i cili ishte nga jugu, qenkan dyndur në Maqedoni shqiptarët e veriut !!! - K.F.). Në Tetovë, Gostivar dhe në vende të tjera, thuhet aty, tashmë kishin dalë pashallarë gjysmë të pavarur me prejardhje shqiptare, të cilët kishin nxitur kolonizimet. Ata përdornin banda kaçakësh të cilat e terrorizonin popullatën maqedone dhe e detyronin të shpërngulej. Nëpër shtëpitë dhe fshatrat maqedone vendoseshin familje shqiptare. Numri i tyre deri në fillim të shekullit XIX ishte rreth 20 mijë veta (sic!!!). Që nga viti 1780-1800 të ardhurit ishin nga fisi Krasniqi dhe Shalë dhe një fis nga Shqipëria e Jugut (sic!). Ata u vendosën në Manastir, në Gostivar (Sërbinovë, Gradec, Recan dhe Cegran), në Kërçovë (Zajas, Arangjel dhe Popovjan, Oriziare, Sebice dhe Celopek), në Kumanovë (Likovë), në Përlep (Desovë, Zhitoshë dhe Debresht), në Shkup (disa fshatra të Dervenit, Gumalevë, Novo Sellë dhe Brezë), në Strugë (Belicë e Poshtme) dhe në Tetovë (Tearcë, Poroj, Gajre, Recicë e Vogël, Shipkovicë, Tetovë, Kalishtë dhe Lisec)".

Sipas autorëve të "Enciklopedisë së Maqedonisë", periudha e dytë e kolonizimeve të dhunshme shqiptare në viset maqedone, ndodhi në fillim të viteve ‘40 të shekullit XIX, pra në vitet e Tanzimatit. Këtë radhë "ardhacakët" shqiptarë erdhën nga Elbasani, Luma dhe Mati, por edhe nga Korça e gjetkë.

Vala e tretë e kolonizimit paska ndodhur në fillim të shekullit XX, kurse vala e fundit, pra vala e katërt e kolonizimit shqiptar të Maqedonisë paska ndodhur pas vitit 1944. Burimi kryesor për këtë zë ku janë mbështetur akademikët e Maqedonisë duket se është, siç e cilësojnë vetë, vepra e historianit maqedon, Hristo Andonov Polljanski, Shtojcë mbi marrëdhëniet maqedone-shqiptare në të kaluarën, "Vepra të zgjedhura", V.3, Shkup 1981. Nuk është hera e parë që dalin nga qarqet nacionaliste maqedone fyerje dhe shtrembërime në dëm të shqiptarëve. Më se një herë argumentet e tyre të ngjizura me hamendje dhe me pasione janë hedhur poshtë nga kritika historike. Megjithatë, ata vazhdojnë akoma të përsërisin refrenin e tyre të konsumuar se gjoja shqiptarët në Maqedoni janë ardhacakë të zbritur nga skërkat malore të Shqipërisë së sotme

Synimet që kanë autorët e këtyre formulimeve nuk janë të njëjta me ato që kishin paraardhësit e tyre nacionalistë para se të formohej shteti maqedon. Në shekullin XIX dhe në fillim të shekullit XX, gjyshërit e nacionalistëve të sotshëm maqedonë synonin të bindnin diplomacinë e madhe europiane se viset e sotme të Maqedonisë veriperëndimore dhe perëndimore nuk u takojnë shqiptarëve ardhacakë, por banorëve autoktonë maqedonë. Tani që e kanë, si të thuash, tapinë në xhep, kanë synime me qitje të largët. Duan të tregojnë se shqiptarët janë ardhacakë, pra emigrantë ose azilantë. Si të tillë, shqiptarëve nuk u takon e drejta e "isopolitisë", pra e drejta që të marrin pjesë njësoj si maqedonët në drejtimin e shtetit të tyre. Duket se ata përpiqen të spekulojnë aktet ndërkombëtare të kohëve të reja, që flasin për emigrantët, të cilët edhe kur fitojnë të drejtat e qytetarisë nuk gëzojnë të drejtën e formimit të një shteti të veçantë, as pjesëmarrjen si trup i veçantë në shtetin e tyre nacional. Këto janë pa dyshim ëndrra kimerike që i shohin nacionalistët me sy hapur, të cilët flenë akoma në djepin e shekullit XIX.

Të trajtosh shqiptarët që banojnë në atdheun e tyre që nga agimi i historisë si ardhacakë apo emigrantë, apo azilantë, është një fyerje e rëndë për ta. Ashtu siç pritej, sapo "Enciklopedia e Maqedonisë" doli në qarkullim shpërthyen kundër saj protestat e lexuesve shqiptarë brenda dhe jashtë Maqedonisë. Si pasojë e këtyre protestave krejtësisht të natyrshme, "Enciklopedia e Maqedonisë" u tërhoq shumë shpejt nga qarkullimi, pastaj u vendos që të korrigjohej zëri kushtuar shqiptarëve dhe më pas akoma ky zë të shkruhej nga e para. Kur këto gërr-mërre dalin nga pena ordinere as që ia vlen të merresh me to. Këtë radhë puna ndryshon, mbasi me gërr-mërre po merren disa "akademikë" maqedonë. Duke marrë parasysh nivelin shkencor tepër të ulët që ka zëri kushtuar shqiptarëve në Enciklopedinë e Akademisë së Shkencave të Shkupit, ne do të përgjigjemi veçse shkurt.

Shpresojmë se formulimet fyese, absurde, provokatore që përmban zëri i përmendur jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë, por për pjesëtarët e mbarë kombit shqiptar - tani që Akademia e Shkupit u detyrua ta tërheqë "Enciklopedinë" nga qarkullimi për ta rishkruar - këto formulime fyese duhet të fshihen nga faqet e saj. Meqenëse historinë e kombit shqiptar ne e kemi temë qendrore të punës sonë shkencore dhe jo kujdes anësor, siç e kanë disa akademikë maqedonë të Shkupit, le të kenë durim dhe ta lexojnë këndvështrimin tonë për historinë e shqiptarëve të republikës së tyre.



Gabime metodike dhe faktologjike



Para se të hyjmë në temën e mirëfilltë e ndiejmë për detyrë të nënvizojmë disa kritere të gabuara që përmban sinteza mbi shqiptarët në "Enciklopedinë e Maqedonisë", të cilat nuk tregojnë shkencë, por amatorizëm dhe nacionalizëm.

Gabimi i parë i palejueshëm për historianët, madje edhe për mësuesit e shkollave të mesme, është shkelja e parimit më elementar të metodologjisë shkencore të historiografisë, e cila kërkon që ngjarjet historike të shihen në kohë dhe në hapësirë. Është pikërisht ky gabim që vihet re në zërin shqiptarët e Maqedonisë. Në bazë të këtij parimi, Maqedonia antike nuk duhet të identifikohet as për nga shtrirja gjeografike, as për nga etnikoni i banorëve me Republikën e Maqedonisë së ditëve tona. Para së gjithash se shtrirja gjeografike e emërtimit Maqedoni, gjatë shekujve nuk ka qenë kurdoherë e njëjtë. Kohë pas kohe, kufijtë e saj territorialë kanë pësuar luhatje. Madje, ka pasur raste kur emërtimi gjeografik Maqedoni është zhvendosur krejtësisht jashtë kufijve të sotshëm të saj. Kështu për shembull, në shekujt I-II të erës sonë ekzistonin dy provinca romake me të njëjtin emër - Maqedonia e Parë (Macedonia Prima) me qendër Selanikun dhe Maqedonia e Dytë (Macedonia Secunda) me qendër Durrësin. Te vepra e gjeografit Aleksandrin të shekullit II Klaud Ptolemeu (Geographia, Libri 12), Maqedonia e Dytë, pra provinca e Durrësit shtrihej në veri deri në derdhjen e lumit Drin, në Lindje përtej Liqenit të Ohrit deri te qyteti Heraklea i Lynkestëve, kurse në Jug, përtej Vlorës deri në malet Akroceraune të Himarës. Më vonë, Maqedonia e Dytë u quajt provinca e Epirit të Ri (Epirus Nova) me qendër Durrësin dhe përfshinte, sipas njoftimeve që ndeshim në Notitia Dignitatum (III, 13) edhe një pjesë të Maqedonisë historike (Epirus nova et pars Macedonia Salutaris). Për këtë arsye, shpeshherë në burimet historike mesjetare, savante europiane, Arbëria është identifikuar me Maqedoninë (Albania sive Macedonia) dhe shqiptarët e provincës së Durrësit, janë quajtur maqedonë. Përkundrazi, banorët sllavë pasi u vendosën në Maqedoni në fillim u quajtën skllavinë dhe më vonë bullgarë, kurse vendi i tyre në fillim Skllavini dhe më vonë Bullgari. Është e vërtetë se herë pas here emërtimi gjeografik Maqedoni është zhvendosur, por zhvendosja ka ndodhur kryesisht drejt Lindjes deri në Selanik e përtej dhe asnjëherë drejt veriut, në kurriz të provincës së Dardanisë.

Në pragun e dyndjeve sllave ekzistonin, sipas njoftimeve që përmban vepra e udhëpërshkruesit të shekullit V, Hierocles (Synecdemus, 655, XVI, 7), përsëri dy provinca që mbanin emrin Maqedoni - njëra Macedonia Prima (Maqedonia e Parë), me qendër Selanikun, tjetra Macedonia Secunda (Maqedonia e Dytë) me qendër Stobin.

Me një fjalë, në shekullin VI e.s. kur filluan dyndjet sllave në Ballkan, emërtimet gjeografike-administrative antike, Dardani dhe Maqedoni, vazhdonin të ishin ende në përdorim. Në shekullin VI ato ishin shndërruar në njësi administrative perandorake bizantine me po ato emra - në provincën e Dardanisë dhe në provincën e Maqedonisë së Dytë. Ato ishin përsëri fqinje me njëra-tjetrën. Provinca e Dardanisë vazhdonte të kishte kryeqendër Shkupin. Përkundrazi, provinca e Maqedonisë së Dytë, tani e ngushtuar, kishte për kryeqendër përsëri Stobin. Kufiri i tyre kalonte midis Shkupit dhe Stobit, afër fshatit të sotshëm Kozhle poshtë lart në veri të qytetit Bylazora, sot Velesh, e cila kjo e fundit i takonte Pajonisë. Tjetër pikë kufitare ishte qyteti dardan, Sintia, të cilën Tit Livi e quan shkoqur "urbs dardanorum" (T. Livi XXVI, 253), diku në luginën e lumit Strimon, midis Shkupit dhe Përlepit, nga të cilat kjo e fundit i takonte Maqedonisë. Sikurse shihet, në shekullin VI viset shqiptare të Maqedonisë së sotme nuk bënin pjesë në asnjë nga dy provincat bizantine maqedone.

Përfshirja nga shumë historianë maqedonë e viseve veriore dhe veriperëndimore të Republikës së sotme të Maqedonisë, sot të banuara në shumicën dërrmuese nga popullsi shqiptare, - që nga rrethet e Ohrit, Strugës, Dibrës, Kërçovës, Gostivarit, Tetovës, Shkupit, Kaçanikut, Kumanovës - në kufijtë e Maqedonisë historike, është pra një shkelje e kritereve të historiografisë shkencore. Me këtë hartë gjeografike të shekullit VI, Bjeshkët e Sharrit kanë përbërë për mijëra vjet, si më parë edhe më vonë, deri më 1913, boshtin kurrizor të provincës së Dardanisë apo të Vilajetit të Kosovës dhe jo siç përbëjnë sot kufirin politik midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.

Gabimi i dytë ka lidhje me cilësimin që akademikët e Maqedonisë u bëjnë shqiptarëve si banorë të dikurshëm të maleve të Shqipërisë, të cilët më vonë qenkan dyndur "heshturazi" në fushat e Maqedonisë, duke ia ndryshuar karakterin etnik sllav që këto vise kanë pasur më parë. Ky cilësim ka brenda saj një varg pasaktësish, madje absurditetesh. Para së gjithash, termi që ata përdorin për dyndje të heshtur të shqiptarëve është një abuzim letrar. Historia nuk njeh dyndje të heshtura. Dyndjet kryhen kurdoherë me dhunë. Ato që zhvillohen në mënyrë të heshtur janë emigrime apo shtegtime. Përdorimi i termit dyndje të heshtura

Provinca e Dardanisë me kryeqendër Shkupin, provinca e Maqedonisë së Dytë (Macedonia Secunda) me kryeqendër Stobin, provinca e Maqedonisë së Parë (Macedonia Prima) me kryeqendër Selanikun në shekujt V-VI të erës sonë. Hartë e fotokopjuar nga botimi i Akademisë së Shkencave të Bullgarisë: Izvori za Bëllgarskata Istorija. Fontes Latini, vëll.I, Sofia 1958.

Është përdorur mbasi nuk ka fakte të dokumentuara. Deri sot asnjë historian nuk ka ndeshur në burime historike dokumentare, që të vërtetojnë shtegtime në masë të hapura, ca më pak të "heshtura" banorësh nga malësitë e Shqipërisë nëpër fushat e Maqedonisë. Në të vërtetë, në Maqedoninë historike, fqinjë e Dardanisë, ka disa enklava shqiptarësh në rrethin e Manastirit, të Përlepit apo të Veleshit, të cilat mund të thuhet se janë krijuar nga shtegtime të mëvonshme. Por shqiptarët që përbëjnë shumicën në rrethet veriperëndimore dhe veriore të Republikës së sotme të Maqedonisë, që nga Ohri deri në Kumanovë, kurrsesi nuk mund të quhen enklava, pasi ata përbëjnë shumicën e këtyre krahinave, aq më tepër që këto krahina kanë vazhdimësi territoriale me njëra-tjetrën dhe me viset shqiptare të Shqipërisë së ditëve tona. Përveçse këto krahina nuk kanë bërë pjesë në provincën e Maqedonisë as në Antikitet, as në Mesjetë, as në periudhën osmane, sikurse do të shohim, banorët e tyre janë pasardhësit e stërgjyshërve të tyre, të cilët kanë banuar për shekuj në viset jugore të Dardanisë dhe në viset lindore të provincës së Durrësit, pra në atdheun e tyre historik. Shqiptarët janë pra, banorë autoktonë, kurse ardhacakë janë banorët sllavo-maqedonë, paraardhësit e të cilëve janë vendosur në Gadishullin Ballkanik në shekullin VII të erës sonë. Me këtë pohim, as që na shkon ndër mend të lëvrojmë te shqiptarët pasione nacionaliste, as t‘ua mohojmë sllavo-maqedonëve atdheun që krijuan pas shekullit VII të erës sonë. Qëllimi ynë është vetëm të respektojmë saktësinë historike dhe t‘u vëmë ledh fyerjeve dhe synimeve politike që fshihen prapa këtyre fyerjeve.

E treta, çështja më serioze e debatit, ka lidhje me identitetin etnik, apo kombëtar, apo kulturor të maqedonëve të sotshëm.

Të gjithë popujt apo kombësitë kanë një identitet pak a shumë të përcaktuar etnik, apo kombëtar, apo kulturor, një identitet të formuar me ngjyrime të ndryshme sipas kohëve, por që në çdo kohë ai i dallon nga kombësitë dhe kombet e tjera. Në komponentët e identitetit bëjnë pjesë, jo vetëm gjuha, doket, zakonet, mentalitetet, në disa raste feja, por edhe prejardhja gjenetike. Me sa dimë ne, të gjitha kombësitë e kanë formuar prej kohësh identitetin e tyre etnik apo kulturor. Të gjithë e dinë se cila është prejardhja e tyre gjenetike. Vetëm maqedonët e sotshëm, siç po del nga pena e tyre, duket se nuk kanë ende një identitet të përcaktuar. Ata janë ende në kërkim të identitetit të tyre kulturor dhe historik. Në përgjithësi pranojnë se i përkasin familjes së madhe etnolinguistike sllave dhe se procesi i formimit të kombësisë tek ata nisi me vendosjen e tyre në Gadishullin Ballkanik. Deri në fund të shekullit XIX, madje edhe deri në pragun e Luftës së Dytë Botërore, banorët sllavë të Maqedonisë e mbanin veten në përgjithësi si pjesëtarë të kombësisë bullgare. Që nga fundi i shekullit XIX, lindi tek elitat e tyre politike ideja se ata padrejtësisht kanë qenë përfshirë në kombin bullgar. Në qoftë se ata e veçuan veten e tyre nga kombësia bullgare dhe vunë themelet e kombësisë maqedone, kjo është punë e tyre. Ne nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të ndërgjegjes së tyre. Sigurisht, që nuk na u duk e arsyeshme kur me themelimin e Republikës së Maqedonisë ata filluan të pretendojnë se ishin pasardhësit e etnisë maqedone të kohës antike dhe se Aleksandri i Maqedonisë ishte figurë e ndritur e historisë antike të maqedonëve sllavë.

Te kjo tezë e re ne shohim një nonsens, për të mos thënë një absurditet. Por, disa akademikë sllavë të Shkupit duket se nuk duan të dinë fare për saktësi historike. Për ta, maqedonët e ditëve tona, vëllezërit e bullgarëve apo kushërinjtë e serbëve, kur e do puna janë sllavë, kur nuk e do puna nuk janë sllavë. Kur flitet për autoktoni ata nuk janë sllavë, por pasardhësit e maqedonëve të Filipit të Maqedonisë e të Aleksandrit të Madh. Përkundrazi, kur takohen me vëllezërit e familjes së tyre etnogjuhësore me rusë, bullgarë, serbë, ata shndërrohen në sllavë.

Rreth 30 vjet më parë, erdhi në Tiranë profesori maqedon, Hristo Andonov Poljanski, i cili mbajti në Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Historisë një ligjëratë mbi marrëdhëniet shqiptaro-maqedone. Ai e nisi ligjëratën afërsisht me këto fjalë: Marrëdhëniet maqedone-shqiptare kanë rrënjë të lashta në histori. Ato fillojnë, tha ai, që në kohën e Aleksandrit të Madh. I nderuari profesor i Shkupit kujtoi se me këtë lashtësi që ai na atribuoi, ne, shqiptarët e Shqipërisë së sotme duhej të krenoheshim, sepse duke na trajtuar si fqinjë të lashtë nuk ishim ardhacakë, por banorë të viseve tona të paktën që në kohën e Aleksandërit të Madh. Në të vërtetë, gjithë auditori u step kur e dëgjoi këtë profesor të nxirrte nga goja xhevahirin e padëgjuar se maqedonët e sotshëm ishin stërnipër të Lekës së Madh. Ca më tepër, auditori u çudit kur profesor Poljanski tha se Heroi Kombëtar i shqiptarëve, Skënderbeu, nuk ishte shqiptar, por maqedon, sidomos kur shtoi se në ushtrinë që ai udhëhoqi në luftë kundër Perandorisë Osmane bënin pjesë kryesisht luftëtarë maqedonë dhe pak shqiptarë. Ne e përmbajtëm veten, por e pyetëm: Profesor, për cilët maqedonë flisni, sepse për ne historianët, në kohën e Aleksandërit të Madh, juve bridhnit ende në stepat e Rusisë, kurse në viset e Aleksandërit të Madh ju keni ardhur dhjetë shekuj më vonë. Ai u përgjigj afërsisht në këtë mënyrë: Kam respekt, tha, për kulturën tuaj dhe për dijenitë tuaja. Por ju, ende nuk e keni mësuar historinë e vërtetë. Ne, tha ai, maqedonët, me të vërtetë kemi ardhur shekuj më vonë, por përderisa u vendosëm në trojet e maqedonëve të lashtë, ne jemi pasardhësit e tyre, jo vetëm pasardhësit e tyre kulturorë, por edhe gjenetikë. Ne kemi të drejtë të krenohemi me Aleksandërin e Madh dhe të përdorim flamurin e tij. Pranojmë, i thamë, se nuk e dimë mirë historinë, prandaj u pyesim të na sqaroni çfarë do të thoshit ju nëse turqit osmanë, të cilët u vendosën në viset e Perandorisë Bizantine dhe patën të njëjtin kryeqytet, Stambollin, do ta quanin veten e tyre pasardhës gjenetikë të bizantinëve dhe shtetin e tyre do ta emërtonin në bazë të kriterit tuaj, jo Perandori Osmane, por Perandori Bizantine? Deri sot nuk kemi marrë ende përgjigje.

Ne kujtuam se profesor Poljanski ishte një pjellë e rrallë e nacionalizmit maqedonomadh, por tani po shohim se paskemi qenë të gabuar. Paskemi qenë të gabuar, sepse më 1991, kur ish-Republika maqedone e Jugosllavisë u bë republikë e pavarur në Ballkan, udhëheqësit e saj adoptuan për flamur kombëtar të tyre flamurin e Aleksandërit të Maqedonisë. Të adoptosh emrin e lashtë të Maqedonisë si emër kombëtar të republikës së krijuar në shekullin XX dhe të adoptosh për këtë republikë të re flamurin e Aleksandërit të Maqedonisë, kjo përsëri është punë e tyre. Ne nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë kundër vullnetit të një kombi. Megjithatë, si qytetarë të një vendi që synon të integrohet në Bashkimin Europian dhe ca më tepër, si historianë që përpiqen të përvetësojnë standardet e metodologjisë moderne të historiografisë, nuk mund të rrimë pa vënë në dukje se këtu kemi të bëjmë me një ndryshim të rremë, fals të identitetit kombëtar. Ja, në veprën e këtij profesori të mbushur me "madhërinë e vet" (shprehje e Migjenit) është mbështetur zëri shqiptarët e Maqedonisë, që botoi Akademia e Shkupit. Si mund të ndryshohet tri herë identiteti kombëtar brenda një shekulli? Çfarë kombi është ky, pjesëtarët e të cilit janë sllavë dhe si të tillë një shekull më parë quheshin bullgarë, pastaj e shpallën veten maqedonë, por përsëri sllavë, kurse pas vitit 1991 e quajnë veten maqedonë antikë, pra jo sllavë? Na vjen me të vërtetë keq që fqinjët tanë janë ende në kërkim të një identiteti përfundimtar kombëtar, kërkim i cili nuk dimë se ku do t‘i çojë më tej.

Tani le të kthehemi në faktet historike.

Struktura etnike në Maqedoninë e sotme në shek. VI,

në pragun e dyndjeve sllave



Para se sllavët të vendoseshin në Gadishullin Ballkanik, pra para Mesjetës së hershme, maqedonët e sotshëm, si pjesëtarë të etnive sllave, banonin në stepat e Rusisë. Nuk dimë të ketë historianë që ta kenë ndriçuar parahistorinë e sllavëve, pra historinë kur ata jetonin në atdheun e tyre të hershëm, e cila është ende thellësisht e errët. Në fakt, etnogjeneza e maqedonëve të sotshëm fillon me dyndjet e tyre nga stepat ruse dhe me ngulitjen e tyre në trevat ballkanike. Pra, fillon kur ata u bënë fqinjë me popullatat ilire, të cilat banonin në Gadishullin Ballkanik që nga agimi i historisë e këtej. Megjithatë, procesi i formimit të etnisë maqedone apo i paraardhësve të tyre bullgaro-sllavëve nuk u krye menjëherë pas vendosjes së tyre në Gadishullin Ballkanik. Ai pushton shekujt e Mesjetës së hershme.

Mesjeta e hershme është një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së kombësive të Gadishullit Ballkanik. Si kudo në kontinentin europian, edhe këtu, gjatë kësaj periudhe ndodhën shndërrime të thella në fushën ekonomike dhe shoqërore, politike dhe kulturore. Shkakun themelor këto shndërrime e patën te kriza që mbërtheu rendin skllavopronar dhe te vala e gjatë e dyndjeve barbare që pësoi Gadishulli Ballkanik në fund të Antikitetit dhe në fillim të Mesjetës së hershme. Në kuadrin e këtyre dy fenomeneve, shoqëria antike skllaviste në këto troje u përmbys. Mbi gërmadhat e saj lindi shoqëria feudale e Mesjetës së hershme. Në të njëjtën kohë, në përfundim të dyndjeve barbare në Gadishullin Ballkanik ndodhën ndryshime të rëndësishme edhe në hartën etnike të Europës Juglindore. Disa kombësi antike u zhdukën, disa rezistuan. Vendin e kombësive që u zhdukën e zunë popullata të reja që u dyndën nga veriu dhe nga verilindja e gadishullit.

Dihet se Mesjeta e hershme është jo vetëm për trevën shqiptare, por për mbarë Europën Juglindore, një periudhë thellësisht e varfër nga pikëpamja e burimeve dokumentare. Këtë varfëri të burimeve historike e kanë shfrytëzuar historianët e interesuar sllavë për të krijuar përshtypjen fiktive, sikur në Antikitetin e vonë, në fillim të dyndjeve barbare, trojet e Maqedonisë dhe të Dardanisë kishin mbetur pa banorë dhe se ato u mbushën, sipas tyre, me banorë të rinj sllavë, të cilët vërshuan në këto vise në pjesën e parë të shekullit VII. Me një fjalë, sipas tyre, banorët sllavë nuk janë uzurpatorë, por popullata që mbushën toka të zbrazura pa banorë, duke fituar kështu të drejtën e pronësisë mbi këto vise. Por, për të dyja këto çështje me rëndësi kapitale - për asgjësimin e popullatave të mëparshme ilire dhe për vendosjen e popullatave të dyndura sllave - historianët që përkrahin këtë tezë të re nuk kanë sjellë për asnjërën prej tyre argumente historike.

Me këtë rast dua të përsëris atë që kam pohuar në konferencën organizuar në Shkup në dhjetor të vitit 1991, me titull "Shqiptarët e Maqedonisë". Aty kam thënë: "Nuk është e fshehtë se është mohuar prania e shqiptarëve në viset e tyre të Ballkanit gjatë kësaj periudhe (gjatë Mesjetës së hershme - K.F.). Kjo ka krijuar atë interpretim të shtrembër sikur shqiptarët në trojet e tyre historike nuk janë të zotët e shtëpisë, por të ardhur. Është temë e vështirë sigurisht. Mungojnë materialet dhe burimet e shkruara janë shumë të varfra. Por, burimet mungojnë edhe për ata (maqedonët - K.F.) që pretendojnë se janë të zotët e shtëpisë". (Shqiptarët e Maqedonisë, botim i Meshihati i BI në RM, Shkup 1994, f.634).

Ndërkohë, rezultatet e hulumtimeve të mëvonshme kanë hedhur nga pikëpamja dokumentare mjaft dritë mbi strukturën etnike që kishin viset shqiptare të Maqedonisë së sotme në pragun e dyndjeve sllave. Në trajtesën "Historia e Kosovës, vëll.I, Dardania (Kosova antike), përgatitur nga Kristo Frashëri, botuar nga "Dudaj", Tiranë 2008, janë sjellë me sa e ka lejuar vendi dëshmi që provojnë se treva e gjerë e Dardanisë ka qenë që nga agimi i historisë vazhdimisht e banuar nga popullatat e etnisë ilire. Kjo për të treguar se kur filluan dyndjet e popullatave sllave, Dardania nuk ka qenë një provincë e shkretuar, siç pretendojnë historianët sllavë, por një vend me popullsi të dendur ilire, pa mohuar se krahas tyre ka pasur dhe popullata ilire të romanizuara ose thjesht banorë romakë-latinë. Ato provojnë jo vetëm se kjo pjesë e Dardanisë, e cila është e përfshirë në Republikën e sotme të Maqedonisë ka qenë e ngjeshur me banorë ilirë, por edhe faktin tepër të rëndësishëm se kjo popullsi ilire ka qenë në atë kohë shumë dinamike në jetën ekonomike, shoqërore, politike të Perandorisë Bizantine. Më tej akoma, provinca dardane ka qenë kaq dinamike dhe kaq e populluar me banorë ilirë sa nga gjiri i saj dolën gjatë shekullit VI, tre perandorë të Bizantit me origjinë ilire. Ata qenë: i pari, Justini (518-527) nga Bederiana pranë Shkupit, në Dardani, të cilin kronisti bizantin i kohës së tij, Prokopi i Cezaresë e cilëson në veprën e tij - me prejardhje ilire (Historia quae dicitur Arcana, Lipsiae, B.G. Teubner, 1913, vëll. III, 6,2); I dyti, Justiniani (527-565), i mbiquajtur i Madh, nipi i Justinit, i cili lindi, sipas Prokopit të Cezaresë, në Tauris, fshat pranë Bederianës së Dardanisë, në afërsi të Shkupit, edhe ky ilir; i treti, Justini II (565-578), i cili ishte dardan, pra ilir, posa që ishte nipi i Justinianit të Madh (Menandri, Historici Graeci Minores, edidit Ludovicus Dindofias, fr.25-26).

Fakti që Justiniani ndërtoi dhe rindërtoi në Dardani në mes të shekullit VI më shumë se 158 kala, pra shumë më tepër se në provincat e tjera (në Epirin e Ri 58 kala; në Epirin e Vjetër 36 kala; në provincën maqedone 46 kala), tregon se këtu popullsia vazhdonte të ishte e dendur dhe jo e rralluar, siç pretendojnë jo pak historianë. Edhe dekreti që nënshkroi Justiniani më 18 tetor 532 mbi vështrimin juridik të institutit të familjes drejtuar prefektit të prefekturës së Ilirikut dëshmon për një jetë shoqërore dhe sllaviste tepër aktive te dardanët. Jetën shoqërore aktive të Dardanisë e dëshmon dhe novela XI pjesë e "Codex Justinianus", që Justiniani shpalli në vitin 535, me të cilën ai krijoi në trevën dardane, madje në vendlindjen e tij, pranë Shkupit, një kryepeshkopatë të re nën ombrellën e Romës, pa përfshirë provincën e Maqedonisë, pra një institucion kishtar që nuk do të kishte më lidhje me kryepeshkopatën e Selanikut, e cila mbeti e varur nga Kostandinopoja. Për më tepër, edhe pse nën ombrellën e Romës, institucioni i ri nuk do të ishte mitropoli, siç ishte ajo e Shkupit, por një kryepeshkopatë në një shkallë më të lartë, me statusin e ekzarkatit, e cila nënkuptonte se do të gëzonte një autoqefali kishtare. Vetë ngritja e një ekzarkati nënkupton një popullsi më me peshë se sa kishte një kryepeshkopatë në atë kohë. Fakti që kjo kryepeshkopatë kishte në vartësinë e vet disa peshkopata, është një dëshmi më tepër që provon popullsinë e dendur të krishterë të Dardanisë.

Në kundërshtim me historianët kryesisht sllavë, të cilët mohojnë karakterin etnik ilir të banorëve që popullonin brezin jugor të trevës dardane, me qendër Shkupin, nuk mungojnë historianë jugosllavë, të cilët nuk pajtohen me kolegët e tyre të politizuar. Midis tyre, vlen të përmendet një nga penat më të njohura të historiografisë bashkëkohore jugosllave, Fanulla Papazoglu. Ajo ka shkruar se Dardania ishte "një nga krahinat ballkanike më pak të romanizuara" dhe se "popullsia e saj vendase duket se e kishte ruajtur më mirë se gjetiu individualitetin dhe vetëdijen e saj etnike". Pastaj "nuk duhet pra, përjashtuar mundësia që dardanët, të cilët i shpëtuan romanizimit, të kenë mbijetuar, përfundon ajo, edhe pas migracionit sllav dhe të kenë dalë në Mesjetë me emrin shqiptar". (F. Papazoglu, Les royaumes d‘Illyrie et de Dardanie. Origines et developpement. Structures, hellenisation et romanisation. Në: "Iliri e Albanci", Beograd 1988, f. 19). Po ashtu, gjuhëtari i shquar serb, Henrik Bariç, pranon se shqiptarët banonin në hapësirën e Dardanisë dhe të Peonisë, para se në këto vise të dyndeshin sllavët. Në mungesë të njoftimeve historike, shkruan ai, praninë e shqiptarëve në këto vise në fund të Antikitetit dhe në fillim të Mesjetës e vërtetojnë jo vetëm emrat ilirë të personave që ndeshen në mbishkrimet e varreve, por edhe toponimitë antike të kësaj treve, siç janë Scupi, Naissus, Astibos, Lychnis, shndërrimi i të cilëve në trajtat e mëvonshme Shkup (Scupi), Nish (Naissus), Shtip (Astibos), Ohër (Lychnid), etj., shpjegohet me anën e ligjeve fonetike jo të sllavishtes, por të shqipes (H. Bariç, Hymje në historinë e gjuhës shqipe. Prishtinë 1955, f. 49-50).

Nga sa u tha deri këtu dalin dy konkluzione, të cilat akademikët e Maqedonisë duhet t‘i kenë parasysh: e para, se në pragun e dyndjes së barbarëve në Gadishullin Ballkanik provinca e Dardanisë nuk ishte rralluar për nga popullsia, por kishte banorë ilirë aktivë dhe, e dyta, se këto vise ilire ku dhe sot e kësaj dite banojnë shqiptarë në shumicë, të cilët në shekullin VI vazhdonin ta kishin fytyrën të kthyer nga Roma, nuk kishin asnjë lidhje me provincën maqedone, e cila kishtarisht mbeti e lidhur me Kostandinopojën. Mohimi i këtyre konkluzioneve është një spekulim pa shije.

Të dy këto konkluzione na bindin se, teza e përhapur në historiografinë ballkanistike se në fund të Antikitetit, pra para ngulimeve sllave në Ballkan viset e sotme të Maqedonisë ishin pa banorë, mbështetet në pohime aprioristike pa dëshmi dokumentare. Kundërshtarët e këtyre dy konkluzioneve citojnë jo burimet dokumentare të Antikitetit të vonë, por njëri-tjetrin ose shumë-shumë toponimet sllave që ndeshen në viset shqiptare të Maqedonisë. Toponimet sllave, të cilat sot janë tepër të përhapura jo vetëm në viset shqiptare të Maqedonisë, por edhe në mbarë Gadishullin Ballkanik, nuk ndeshen në shekujt e hershëm mesjetarë. Ato dalin në fushën e burimeve dokumentare më vonë, duke filluar nga shekulli XI e këtej. Nuk është pa vend të përmendim këtu njoftimin që na jep kronisti bizantin me origjinë ilire, Marcelin Komesi, sekretari i perandorit Justinian, me origjinë dardane në veprën e vet "Chronicon". Shkupin ai nuk e vendos në asnjë nga të dyja Maqedonitë, por në provincën e Dardanisë (Marcellinus Comes, Chronicon, ad An. 518). Po ashtu, edhe Hierokli e quan Shkupin "Skupimetropolis", domethënë kryeqendrën e Dardanisë (Synecdemos 655, XVI, 8).

Si përfundim, nuk është e drejtë orvatja e disa historianëve, të cilët kur ngjarje që kanë ndodhur në brezin jugor të Dardanisë antike i përfshijnë si ngjarje që i takojnë Maqedonisë antike dhe mesjetare.
 

Atdhetari

Atdhetari
Anëtar
Dec 25, 2010
Postime
67
Pikët
0
Përgjigje e: Maqedonia

Shkup: Incident në Bit Pazar mes policisë dhe shitësve


Një incident i dhunshëm ka ndodhur dje pasdite në Bit Pazar të Shkupit, pasi që policia ndërmori një aksion për kapjen e shitësve të materialeve piroteknike.

Sipas njoftimeve, policia gjatë aksionit ka arrestuar një 16 vjeçar, i cili po shiste fishekzjarrë, dhe kjo më pas ka kulmuar me reagimin e menjëhershëm të shitësve të këtij tregu, të cilët bllokuan rrugën, duke shkaktuar tensione me policinë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Në këtë incident është demoluar një veturë e policisë, ndërsa shitësit e revoltuar kanë bllokuar rrugën kryesore të bulevardit pranë Bit Pazarit.

Dhjetëra shitësit dhe qytetarët e revoltuar kërkuan lirimin e 16 vjeçarit të arrestuar Jusuf Imeri, i cili pas dy orëve ishte liruar.

Qytetarët kanë reaguar lidhur me ndërhyrjen e tillë dhe kontrollet policore, për ndalimin e punës së tyre për të siguruar siç thonë ata një kafshatë buke.

“Ne nuk kemi punë dhe andaj jemi të detyruar të dalim në rrugë për të shitur. Qeveria nuk qan hallin për fatin tonë dhe nuk siguron asgjë”, thekson një shitës i këtij tregu.

Zëdhënësi i Policisë, Ivo Kotevski ka theksuar se policia ishte ndaluar në kryerjen e kontrollit për zbulimin dhe parandalimin e shitjes së materialeve piroteknike. (INA)
http://www.ina-online.net/Default.aspx?news=36c8556c-2d82-4771-9371-ebe8d7600ff5&ln=3
 

Socio

........
Anëtar
Feb 23, 2012
Postime
9,121
Pikët
113
Përgjigje e: Maqedonia

UNIVERSITETI I TETOVES do ti ndaj themeluesit te tij dhe albanologut te njohur

Prof. Dr. FADIL SULEJMANI, titullin 'Doctor Honoris Causa'


... per veprimtari shkencore dhe atdhetare, sidomos ne ditet me te veshtira te rilindjes shqiptare ne Maqedoni ...










URIME Profesor !
 

Llapi

V.I.P
Banned
Anëtar
Dec 22, 2011
Postime
11,451
Pikët
48
Përgjigje e: Maqedonia




Thaçi: Në Maqedonia jetojnë 35 për qind shqiptarë

16:41 / E diel, 21 Korrik 2013

Vazhdimisht theksojmë se shqiptarët duhet të bëhen pjesë e institucioneve dhe pjesë e jetës demokratike ne Maqedoni. Dëshirojë të nënvizojë se 3 për qind e serbëve që jetojnë në Kosovë, kanë më shumë të drejta se 35 për qind të shqiptarëve në Maqedoni.

Në këtë drejtim mendojë se liderët shqiptarë në Maqedoni dhe autoritetet maqedonase në Shkup, duhet të bisedojnë që të implementojnë Marrëveshjen kornizë të Ohrit, deklaroi kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, në një intervistë për radion shtetërore bullgare, gjatë vizitës së tij në kryeqendrën bullgare Sofje, transmeton gazeta Lajm e Shkupit.

Ai tha se Kosova është në rrugën te mirë që të arrijë marrëveshje me Beogradin, për të cilën mendon se është porosi edhe për Shkupin, që çon drejt gjetjes së një kompromisi dhe zgjidhjeje, me qëllim që të mos komplikohet rruga e Maqedonisë drejt strukturave euroatlantike.

Kreu i qeverisë kosovare vlerësoi se Maqedonia duhet shumë të investojë në vlerat evropiane dhe angazhimet e liderëve shqiptarë në Shkup, sepse ata, siç tha Thaçi, janë të etur për integrim në NATO dhe BE.
 

edlin

V.N.P
Anëtar
Apr 22, 2010
Postime
13,053
Pikët
113
Përgjigje e: Maqedonia

Prej vitit 2001, asnjë investim në zonat shqiptare të Maqedonisë


Në Maqedoni, 15 vite pas përfundimit të konfliktit të vitit 2001 asnjë projekt qeveritar konkret zhvillimor apo investim kapital nuk është dedikuar për zonat shqiptare, që ishin përfshirë dhe dëmtuar më së shumti gjatë asaj krize

Injorim total, mungesë trajtimi për investime dhe anashkalimi i plotë është pasqyra e rajoneve shqiptare në Maqedoninë Veriperëndimore, të cilat ndjehen të lëna pas dore, edhe pse ato ishin përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin e vitit 2001.

Janë disa fshatra dhe vendbanime në rajonin e Likovës që nuk janë të përfillura për 15 vite nga qeveritë e këtij vendi, dhe kjo situatë është tejet alarmuese, duke shfaqur doza se si zyrtarët më të lartë të shtetit nuk përkujdesen për qytetarët e tyre njëlloj.

Në vizitë të fshatrave të Tetovës në Malësi, nuk ka asgjë konkrete, që nga periudha kur përfundoi edhe konflikti i vitit 2001.

Ekipi i agjencisë së lajmeve INA që vizitoi ato ka nxjerrur fakte për anashkalimin total të këtyre rajoneve, duke qenë si botëra të tjera.

“Ndoshta edhe shteti nuk ka dashur të investojë atje duke u kthyer tek mospërfillja që kalon në heshtje që kushedi ndoshta në shenjë hakmarrjeje, nuk përfilli asgjë më për këta njerëz dhe vendbanime”, thekson një banor i Malësisë së Tetovës.

Shifra të larta të papunësisë, mungesë uji, kanalizimi, infrastruktura rrugore në margjina dhe e lënë pas dore janë disa nga pamjet që rezultojnë në çdo vendbanim rural shqiptar, sidomos ato që u përfshinë në konfiktin e 2001.

Marrëveshja e Ohrit, në aneksin e fundit të saj ku përcaktohen masat për rikthimin e mirëbesimit, përmendet edhe çështja e investimeve në zonat e kapluara në vitin 2001 dhe fatkeqësisht kjo pjesë e Marrëveshjes Kornizë ka mbetur aty ku është pra në letër, për shkak se në praktikë ka fare pak investime kapitale dhe infrastrukturore në këto zona të kapluara në konfliktin e kaluar.

Aspekti tjetër i pushtetit dhe konkretisht VMRO-DPMNE-së që përbën pushtetin shquhet për nga qasja tejet negative ndaj këtyre zonave dhe ndaj ish ushtarëve të UÇK-së dhe kjo argumentohet me faktin se me marrëveshjen e majit me të cilën BDI-ja hyri në Qeveri në vitin 2008 njëra prej pikave kryesore të kësaj marrëveshjeje ishte edhe miratimi i ligjit për statusin juridik dhe ligjorë të ish ushtarëve.

I gjithë opinioni shqiptarë në Maqedoni e din se asgjë nuk u bë gjatë kësaj periudhe të qeverisjes mes VMRO-së dhe BDI-së për sa i përketë këtij ligji, derisa ka vazhduar hakmarrja e fshehtë ndaj ushtarëve të lirisë.

Qeveria aktuale po arrin qëllimin e vet duke investuar në Maqedoninë Lindore. Asaj, fare nuk i intereson për investimet në zonat shqiptare duke përfshirë edhe ato të konfliktit.

Kryeministri Gruevski po krijon “Luginën e Silikonëve” që dikur ishte në SHBA, ku njëra pjesë të jetë shumë e zhvilluar, ndërsa tjetra askund. /INA
 
Anëtar
Mar 1, 2012
Postime
5,822
Pikët
113
Përgjigje e: Maqedonia

Alpha sot, pra aktualisht eshte: nuk ka Maqedoni, as edhe maqedonas. Ka IRJM, e cila eshte vetem per sherr. Besoj se do te vij koha qe te tretet ne ajer si tym.
 

ODEON

.
Anëtar
Apr 12, 2014
Postime
6,282
Pikët
0
Përgjigje e: Maqedonia

Cdo gje mbi Maqedonin: Aktualiteti politik, Rinia, Jeta dhe informacione mbi evenimente...!
Mandi nje sugjerim.

Mendoj se emrin Maqedoni duhet ta korrektosh ne kete rast, pasi bie ne kundershtim me shume fakte, Maqedonia e vertete shtrihet ne nje hapesire gjeografike shume me te madhe se sa shteti sllav i krijuar ne vitin 1945.
Gjithashtu qe mos aludosh njeanshmeri ne furumin tend, duhet patjeter te njohesh dhe praktikosh emrin zyrtar te ketij shteti. Ne çdo dokument ne BE dhe OKB njihet me siglen FYROM dhe perderisa njihet ashtu ne arenen politike nderkombetare nuk kemi pse tregohemi te njeanshem.

Mendoj qe duhet FYROM.
 

Hawk

V.I.P
Anëtar
Nov 24, 2014
Postime
11,683
Pikët
113
Përgjigje e: Fyrom

Po, Maqedonia e sotshem me sa e di perben vetem 10% e territorit te Maqedonise antike. Maqedonia e sodit shtrihet ne territorin e Pajoneve dhe Dardaneve dhe ne Jug kap nje pjese Maqedonise antike.

Projekti Shkupi 2014 e ka demtu rende situaten ketu, ultra-nacionalistet e VMRO-se beren cmos dhe e realizun kete projekt te krijojne ne cdo cep statuja te patrioteve "Maqedon" kudo, statuja te Aleksandrit, Filipit e Olimpijes, luanet.

Jane thellu ne borgje. Mandej pjesa e Shqiptarve dhe e Maqedonasve kane dallim si dielli prej henes. Lumi Vardarit sherben si ndarje natyrale. Te pjesa e Maqedonasve kane investuar pa mase, pjesa e Shqiptarve ledine eshte, fatkeqsishte.
 
Top