• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gëzuar Pashkët

CERMENIKASI

V.I.P
Anëtar
Nov 29, 2011
Postime
1,819
Pikët
83
Përgjigje e: Gëzuar Pashkët

Gëzuar Pashkët për Shqipot e krishter!!
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
66,113
Pikët
113
Përgjigje e: Gëzuar Pashkët

Gëzuar të gjithëve Pashkët.
Për shumë vjet gëzuar. :)
 

Leaf

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Aug 20, 2011
Postime
16,356
Pikët
113
Përgjigje e: Gëzuar Pashkët

Ore njerez , prisni te Dielen e Pashkes te uroni. E premtja nuk eshte dite urimi por zije ...
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
30,881
Pikët
113
Përgjigje e: Gëzuar Pashkët

Ore njerez , prisni te Dielen e Pashkes te uroni. E premtja nuk eshte dite urimi por zije ...
mos bo sherr me mu .

ketu ne gjermani quhet.... Karfriday jo zije
 

Angelisa

V.I.P
Anëtar
Sep 29, 2014
Postime
28,772
Pikët
113
Përgjigje e: Gëzuar Pashkët

Nga Enkel Demi

Sot, është e Premtja e Madhe, ditë morti e përbotshme, sepse pikërisht gjatë Pashkës hebraike, njerëzimi vrau Zotin. Shenja e zisë mbulon besimtarët, të cilët do të jenë dëshmitarë të ringjalljes së Krishtit në meshën e nesërme, në zemër të natës, kur do të ndizet drita.

E përshkruar në këtë mënyrë duket sikur ke marrë një nga ato fjalitë e rëndomta që thonë drejtuesit televizivë në kësi rastesh. Meqë i përkas kësaj race, natyrisht nuk mund t’i shpëtoja një përshkrimi kaq të zakonshëm, të cilin e dëgjojmë shpesh dhe pse jo mund të na hapet goja, kur na e rrëfejnë. Në fakt, kemi të bëjmë me tragjedinë më të madhe njerëzore, me të vërtetën më copë, me të cilën të krishterët përballen në çdo meshë; fitoren mbi vdekjen.

Natyrisht, unë nuk jam predikues apo teolog, ndaj nuk ka përse të presë kush prej meje ndonjë gjë të ndritshme në këtë lëmë. Por, më së shumti prej motesh e motesh më bëjnë përshtypje, ata që e vranë Krishtin; farisejtë, populli që zgjodhi Barabën, histeria e turmës, romakët që e rrahën dhe e vunë në lojë, Pilati. Kur e prek këtë histori si çdo njeri i thjeshtë pyes veten: Po ti në cilën anë do të ishe, po të vinte Krishti në Shqipëri? Me gjasë, kisha për të qenë në anën tjetër të lojës, tek vrasësit, pasi në këto raste pakica që zgjedh të jetë në krahun e humbjes së sigurtë, kapitullimin e plotë, nuk ka të bëjë me oportunistët si puna ime. Kam një bindje të patundur që nëse Krishti po të zbriste sot në Shqipëri, do e kishim vrarë e prerë, ndoshta më zi se hebrenjtë e lashtë. Për këtë nuk duhet të bësh studime të larta dhe të thella. Mjaft, të shohësh se si jetojmë, cilët janë ata që tërheqin penjtë e lojës dhe si e ndjellim vdekjen çdo ditë të lume që na fal Perëndia.

Kemi krijuar një shoqëri, ku vlera e vetme është fuqia e pares, pushteti i saj. Për të ndërrojmë parime, atdhe, familje, shesim njerëzit e dashur. Juda Iskarioti për një dorë pare e shiti Zotin e tij, madje duke përdorur puthjen për shenjë. A nuk janë Judë besëprerët e këtij vendi që e dredhin sa në një qoshe në tjetrën për një vend pune më të mirë, për pak para më shumë, tek e fundit për ta larguar skamjen, qoftë dhe për një ditë? Në një farë mënyre nuk e vrasim veten çdo ditë? Dhe po si Juda nuk shkojmë në konop me gjëmën e fajit?

Farisejtë, autoritetet, dredharakët si Pilati që lajnë duart, a kanë ndryshim nga ata që po na udhëheqin? Në Jeruzalemin e asaj kohe a nuk ishin taksidarët që u shtrëngonin lagun tek fyti skamnorëve? Në Shqipërinë e sotme a nuk po luhet e njëjta lojë me taksa, tatime, hipoteka, dogana, fatura uji, energjie? Pa t’i shohim një herë në sy udhëheqësit tanë se çfarë i bëjnë gjindjes…, ndërsa e shkelin me këmbë, e përdhosin, e fyejnë, i marrin erzin, i fusin dorën në xhep a tek çanaku i bukës. Duket sikur historia përsëritet kokëfortë, veç mënyra e veshjes ndryshon. Këta që janë në krye kanë të njëjtën arrogancë të pacipë të pushtetit, tek i skërmitej Krishtit: “Tani që je në kryq, përse nuk i thua Zotit tënd të të shpëtojë?”.

A nuk zgjodhi në atë kohë gjindja që mes Krishtit dhe Barabës, të shpëtonte nga vdekja Barabën, cubin pra. Po pse çfarë ndodh sot në Shqipëri? A nuk zgjedhin me qejf katundarët dhe qytetarët të fortin, banditin për deputet apo kryetar bashkie? Historikisht, shqiptarët kanë bërë të njëjtën zgjedhje; nga Haxhi Qamili deri tek këta analfabetët me shumë emra që i kanë sot sipër kokës.

Prandaj, ka vetëm një pyetje: Si nuk kanë frikë? Jo aq shumë turma, sepse ajo përherë do të manipulohet, por ata që e udhëheqin atë në prapësi. Si nuk kanë frikë që përhapin farën e krimit? Si nuk kanë frikë që grabisin? Si nuk kanë frikë që shkatërrojnë qytete e pasuri? Si nuk kanë frikë që mbjellin me kaq dëshirë varfërinë? Si nuk kanë frikë që e kanë kthyer narkotrafikun në rrugë suksesi? Si nuk kanë frikë që e lirojnë kriminelin nga burgu? Si nuk kanë frikë që nuk e arrestojnë vrasësin a trafikantin? Si nuk kanë frikë që kanë ngritur kultin e të fortit? Si nuk kanë frikë që rrejnë kaq shumë? Si nuk kanë frikë që të djelën do të urojnë Pashkën?

Gezuar ne advance!
 

drague

me pushime
Anëtar
Sep 20, 2010
Postime
30,881
Pikët
113
Përgjigje e: Gëzuar Pashkët

me poshte thote...Natyrisht, unë nuk jam predikues apo teolog,

je nje koqe kandari demi
 

Fshatari

Jam me Kosovën por s'jam kundër Amerikës !
Anëtar
Jul 27, 2013
Postime
10,276
Pikët
113
"Sot, është e Premtja e Madhe, ditë morti e përbotshme, sepse pikërisht gjatë Pashkës hebraike, njerëzimi vrau Zotin".

Cili njerezim ?
Njerezimi nuk mund te vras Zotin.
 

Samiu

V.I.P
Anëtar
Oct 9, 2010
Postime
7,960
Pikët
113
Përgjigje e: Gëzuar Pashkët

Gezuar dhe nga une pashket.
 

e panjohura

Super Moderator
Staff member
Anëtar
Sep 2, 2010
Postime
8,046
Pikët
113
Vendndodhja
Atje ku më le!
Përgjigje e: Gëzuar Pashkët

Gezuar te gjithe atyre qe festojn Pashket, uroj te mbizotroj paqja dhe dashuria....
 

Si1ri

Forced_ to_ Smile
Anëtar
Sep 16, 2016
Postime
1,206
Pikët
0
Vendndodhja
Mbrapa diellit
Përgjigje e: Gëzuar Pashkët

Gezuar Pashket te gjitheve!
 
Last edited by a moderator:

Helena

☆✬ ȶօʊƈɦ ʍɛ ɨʄ ʏօʊ ƈǟռ ✬☆
Anëtar
Oct 7, 2016
Postime
22,845
Pikët
113
Përgjigje e: Gëzuar Pashkët

GEZUAR PASHKET JU DHE FAMILJEVE TUAJA!

Qetesia , paqja dhe cdo grimce gezimi e lumturie mbrefterofte ne shpirtin tuaj!
 

Marya

V.I.P
Anëtar
Mar 31, 2011
Postime
10,867
Pikët
113
Përgjigje e: Gëzuar Pashkët

Gezuar pashket te gjitheve
 

Pirati

makeyourday and myday holiday !
Anëtar
Sep 28, 2010
Postime
14,212
Pikët
113
Përgjigje e: Gëzuar Pashkët

une edhe Demka ua kemi uruar :D para vitit te ri pashken te gjitheve pa dadhim :D edhe sa e di e sotmja e pashkeve eshte festa kryeveper.
 

Gi de Masha

The untouchables ...
Anëtar
Apr 21, 2010
Postime
18,312
Pikët
113
Vendndodhja
Danimarkë
Përgjigje e: Gëzuar Pashkët

une edhe Demka ua kemi uruar :D para vitit te ri pashken te gjitheve pa dadhim :D edhe sa e di e sotmja e pashkeve eshte festa kryeveper.
Me siguri do ta kem postuar ndër vite ndonjë temë për të uruar Pashkët, por meqë për festë ( dhe ne kemi pasur pushim nga e premtja një javë më parë ) ne në shkollë kemi pushuar deri sot, nga telefoni e kisha gati të pamundut për të hallakatur mos kam ndonjë temë të tillë. Unë kam qenë në AMsterdam - Pirati

SIdo që të jetë ( meqë edhe 20 minuta paska kahë )

Të gjithë besimtarëve të cilët e konsiderojnë festë të fesë që ata i përkasin u uroj nga zemra:
Gëzuar Pashkët.

Kam dëshirë të më konformoni dicka. Dëgjova se artistët kishin arritur që të nxjerrin një figurë ( trup) tridimensional të Jezu Krishtit ( në bazë të atyre shenjave që ka lënë në çarçafin me të cilin ishte i mbuluar - pasi largua)
 

Passion

V.I.P
Anëtar
Mar 7, 2013
Postime
12,663
Pikët
113
Përgjigje e: Gëzuar Pashkët

Gëzuar ata që festuan.
Unë i festova në Milot (i ftuar)tek një mik special,me mikpritje speciale. :)
 
Top