• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gëzuar Pashkët

Free`dahhh

T’fala kush T’pysi!
Anëtar
Jan 31, 2020
Postime
7,436
Pikët
113
Gëzuar Pashkët!
Disa i festojne te bashkuar, e disa larg familjes.
Kujtimi i ringjalljes së Krishtit është një mënyrë për të ripërtëritur shpresë e përditshme të fitores mbi mëkatin. Qofshin te bekuara këto Pashkë!
 

Mandi

ஜ۩۞۩ஜ
Staff member
Anëtar
Feb 8, 2009
Postime
8,765
Pikët
113
Vendndodhja
Gëzuar Pashkët!

Shëndet, mbarësi e begati paçi ju edhe familjet tuaja!😊
Le të bëhemi çdo ditë më të mirë për t’u ndjerë më mirë e për ta bërë botën më të mirë!
Gëzuar për të gjithë!
 

luleshtrydhe

V.I.P
Anëtar
May 4, 2016
Postime
5,111
Pikët
113
Gezuar Pashket perzemersisht te gjithe besimtareve :love:🥰🤩🥳
[une e pata ne daten 14 Mars ( 14 Mars- 15 Mars, nga mbremja ne mbremje), keto qe kan harru mendjen e kishin ne daten 8 Prill ( nga mbremja ne mbremje, pra 8 Prill mbremje deri ne 9 Prill mbremje), ju te tjeret pastaj jeni out komplet 😁, por ajo qe ka rendesi eshte se ju qe e festoni, besoni; dhe kjo eshte me e rendesishme. Faji dhe mallkimi le ti mbetet atyre qe e kane kthyer besimin e Zotit ne grupime te quajtura fe, ne te njejtin format si nje parti per perfitimet e tyre personale dhe pushtet mbi grupin ]
Mos harroni qe mbas festes fillon nje "lloj agjerimi" per 7 dite me rradhe ku duhet te hani vetem buke pa maja me barishte te hidhura, (si byrek dmth me barishte te hidhura, qe prap sipas meje jane hislla, te cilat sherbejne per rigjenerimin e te gjithe gjakut ne trup). Per gati 7 dite me rradhe duke filluar nga mbremja e perfundimit te festes Pash'kah'n e Zotit, pra nese i referohem psh dates se kalendarit hebre qe permenda me siper, fillon ne daten 9 Prill ne mbremje dhe numerohen 7 dite, ku ne secilen dite nuk hahet asgje tjeter pervecse byrek me hislla, pihet uje, por asnje pije tjeter. Gjithashtu behet hallve te 7 nete rresht, thashe nete sepse nga mbremja ne mbremje ndahet dita nga dita. Gjate ketyre 7 diteve nuk duhet te beni pune te renda, ndersa dita e 7 do te jete si nje dite feste dhe nuk do te behet asnje pune, as e lehte e as e rende. Gezuar dhe mbaresi! 🤗🤗🤗
 

Viking

ᛖ⃝   ᛞ⃝   ᛗ⃝   ᛟ⃝   ᚾ⃝   ᛞ⃝
Anëtar
Sep 29, 2010
Postime
15,543
Pikët
113
Vendndodhja
*𝖀́𝖑𝖋𝖍𝖊𝖉𝖓𝖆𝖗*
Gëzuar Pashkët!
Disa i festojne te bashkuar, e disa larg familjes.
Kujtimi i ringjalljes së Krishtit është një mënyrë për të ripërtëritur shpresë e përditshme të fitores mbi mëkatin. Qofshin te bekuara këto Pashkë!
Krishti ngjallet në krishtlindje më duket në pashkë vdes më falni fajine ka ai që ka hapur temën të na tregoj dhe pse festohen pashkët.


Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjikKishës Katolikedhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretitndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit. Në krishtërimin perëndimor, Sezoni i Pashkëve, fillon të dielën e Pashkëve dhe zgjat shtatë javë, duke i dhënë fund me ardhjen e ditës pesëdhjetë. Në Orthodhoksi, sezoni i Pashkës fillon ditën e Pashkës dhe përfundon me ardhjen e ditës së dyzetë, festën e Ngritjes.
 

luleshtrydhe

V.I.P
Anëtar
May 4, 2016
Postime
5,111
Pikët
113
Krishti ngjallet në krishtlindje më duket në pashkë vdes më falni fajine ka ai që ka hapur temën të na tregoj dhe pse festohen pashkët.


Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjikKishës Katolikedhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretitndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit. Në krishtërimin perëndimor, Sezoni i Pashkëve, fillon të dielën e Pashkëve dhe zgjat shtatë javë, duke i dhënë fund me ardhjen e ditës pesëdhjetë. Në Orthodhoksi, sezoni i Pashkës fillon ditën e Pashkës dhe përfundon me ardhjen e ditës së dyzetë, festën e Ngritjes.
Jo Viki , nuk eshte keshtu. Ja ta spjegoj une me detaje dhe sekretet gjuhesore te emertimit madje. Festa eshte e percaktuar nga Zoti , lexo: Eksodi 12: 1-28

1Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit në vendin e Egjiptit, duke u thënë:
2"Ky muaj do të jetë për ju muaji më i rëndësishëm, do të jetë për ju muaji i parë i vitit.
3I thoni gjithë asamblesë së Izraelit: "Ditën e dhjetë të këtij muaji, çdo burrë të marrë për vete një qengj, sipas madhësisë së familjes të të atit, një qengj për shtëpi.
4Por në qoftë se shtëpia është tepër e vogël për një qengj, le të marrë një së bashku me fqinjin më të afërt, duke llogaritur numrin e personave; ju do të përcaktoni sasinë e qengjit të nevojshëm, në bazë të asaj që çdonjëri mund tëhajë.
5Qengji juaj duhet të jetë pa të meta, mashkull, motak; mund të merrni një qengj ose një kec.
6Do ta ruani deri në ditën e katërmbëdhjetë të këtij muaji, dhe tërë asambleja e popullit të Izraelit do ta therë atë në të ngrysur.
7Pastaj do të marrin nga ai gjak dhe do ta vënë mbi dy shtalkat dhe mbi arkitraun e shtëpive ku do ta hanë.
8Do të hanë mishin e pjekur në zjarr, po atë natë, do ta hanë atë me bukë pa maja dhe me barishte të hidhura.
9Nuk do të hani fare mish të gjallë apo të zier në ujë, por të pjekur në zjarr me kokën, këmbët dhe të brendshmet.
10Dhe nuk do të lini asnjë mbetje deri në mëngjes; dhe ç`të mbetet deri në mëngjes, do ta digjni në zjarr.
11Do ta hani në këtë mënyrë: ijengjeshur, sandalembathur dhe me bastunin tuaj në dorë; do të hani me nxitim: se është Pashka e Zotit.
12Atë natë unë do të kaloj nëpër vendin e Egjiptit dhe do të godas çdo të parëlindur në vendin e Egjiptit, qoftë njeri apo kafshë, dhe do t`i jap hakun gjithë perëndive të Egjiptit. Unë jam Zoti.
13Dhe gjaku do të jetë për ju një shenjë mbi shtëpitë ku ndodheni; kur unë të shoh gjakun do të kaloj tutje dhe nuk do të ketë plagë mbi ju për t`ju zhdukur, kur të godas vendin e Egjiptit.
14Ajo ditë do të jetë për ju një ditë për t`u mbajtur mend dhe ta kremtoni si festë kushtuar Zotit; do ta kremtoni nëpër kohëra si ligj të përjetshëm.
15Për shtatë ditë do të hani bukë të ndorme. Ditën e parë do të kujdeseni të hiqni çdo maja nga shtëpitë tuaja, sepse kushdo që do të hajë bukë të mbrujtur, nga dita e parë deri në të shtatën, do të këputet nga Izraeli.
16Ditën e parë do të keni një mbledhje të shenjtë, dhe një mbledhje të shenjtë edhe ditën e shtatë. Të mos bëhet asnjë punë ato ditë; të përgatitet vetëm ajo që do të hajë secili dhe asgjë tjetër.
17Do të kremtoni, pra, festën e të ndormëve, sepse pikërisht në këtë ditë bëra të dalin radhët tuaja nga vendi i Egjiptit; do ta kremtoni, pra, këtë ditë nëpër kohëra si ligj të përjetshëm.
18Gjatë muajit të parë, nga dita e katërmbëdhjetë e muajit, në mbrëmje, deri ditën e njëzetenjëtë, në mbrëmje, do të hani bukë të ndorme.
19Për shtatë ditë të mos gjendet maja në shtëpitë tuaja, sepse kushdo që do të hajë diçka të mbrujtur, do të këputet nga asambleja e Izraelit, qoftë ai i huaj apo i lindur në vend.
20Nuk do të hani asgjë të mbrujtur; në të gjitha banesat tuaja do të hani bukë të ndorme"".
21Moisiu, pra, thirri gjithë pleqtë e Izraelit dhe u tha atyre: "Shkoni dhe merrni qengja për ju dhe për familjet tuaja, dhe flijoni Pashkët.
22Pastaj do të merrni një tufëz hisopi, do ta ngjyeni në gjakun që është në legen, dhe me gjakun që është në legen do të spërkatni arkitraun dhe të dy shtalkat e dyerve; dhe asnjë prej jush nuk do të dalë nga dera e shtëpisë së tij deri në mëngjes.
23Sepse Zoti do të kalojë për të goditur Egjiptasit; po, kur do të shohë gjakun mbi arkitraun dhe mbi dy shtalkat, Zoti do të kalojë më tej derës dhe nuk do ta lejojë shkatërruesin të hyjë në shtëpitë tuaja për t`ju goditur.
24Zbatojeni, pra, këtë si një porosi të përjetshme për ju dhe për bijtë tuaj.
25Kur të hyni në vendin që do t`ju japë Zoti, siç e ka thënë, zbatoni këtë rit.
26Kur bijtë tuaj do t`ju pyesin: "Ç`kuptim ka ky rit për ju?",
27ju do t`u përgjigjeni: "Kjo është flija e Pashkës së Zotit, që kaloi tej shtëpive të bijve të Izraelit në Egjipt, kur goditi Egjiptasit dhe i fali shtëpitë tona"". Dhe populli u përkul dhe adhuroi.
28Atëherë bijtë e Izraelit shkuan dhe vepruan ashtu; ata bënë ashtu si i kishte urdhëruar Zoti Moisiun dhe Aaronin.


Levitiku 23:5
5Muajin e parë, ditën e katërmbëdhjetë të muajit, midis dy mbrëmjeve, bien Pashkët e Zotit

Tani te te tregoj pak per emertimin e festes qe eshte shqip. Festa quhet Pash-kah'n-e Zotit, pra pashe kaun e Zotit, ndaj edhe ben vicin e shenjte hebrejte kur u vonua Moisiu ne mal ditet qe mori urdheresat-pllakat e gurit, sepse e kishin pare kaun mbi te cilin qendronte Zoti. Sot e kesaj dite kau/lopa eshte e shenjte tek populli indian. Kurse ne anglisht thuhet Passover, pass-over, kaloj-mbi, ashtu sic edhe Zoti te thote qe do te kaloje mbi popullin e egjiptit per ti denuar tek kapitulli i Torah qe te solla me siper.
 

luleshtrydhe

V.I.P
Anëtar
May 4, 2016
Postime
5,111
Pikët
113
Pika 22 qenka tamom për kohën :)
Kete ritual e bejne nuset tek ne Viki sot e kesaj dite kur martohen dhe hyjne ne shtepine e burrit, por ne vend te gjakut ato perdorin mjalt sepse ate dite nuk kemi hak, kemi gezim :)
 

Viking

ᛖ⃝   ᛞ⃝   ᛗ⃝   ᛟ⃝   ᚾ⃝   ᛞ⃝
Anëtar
Sep 29, 2010
Postime
15,543
Pikët
113
Vendndodhja
*𝖀́𝖑𝖋𝖍𝖊𝖉𝖓𝖆𝖗*
Kete ritual e bejne nuset tek ne Viki sot e kesaj dite kur martohen dhe hyjne ne shtepine e burrit, por ne vend te gjakut ato perdorin mjalt sepse ate dite nuk kemi hak, kemi gezim :)
Pse ka raste kur martohesh me gjaksen kshu -qesh-
Ti i bën çorap gjonat ç lidhje ka kjo me martesat dhe me mjaltin llokumin orizin dhe buken nën sqetull!!!
 

luleshtrydhe

V.I.P
Anëtar
May 4, 2016
Postime
5,111
Pikët
113
Pse ka raste kur martohesh me gjaksen kshu -qesh-
Ti i bën çorap gjonat ç lidhje ka kjo me martesat dhe me mjaltin llokumin orizin dhe buken nën sqetull!!!
Po nuk me le nje tem te bej seriozen mer qen 😁 . Po ku merr vesh ti nga ritet e martesave tona po rri urte aty 😛
 
Top