• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gabimisht ftoi 21.000 veta në ditëlindje

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Dëshmi e vërtetë se gjithnjë e më shumë njerëz të papunë dhe të vetmuar janë bërë të “varur” nga Facebooku dëshmon edhe rasti i fundit në Britani. Një tinejxhere formoi një grup me rastin e festimit të ditëlindjes së 14-të, ndërsa mijëra veta konfirmuan pjesëmarrjen në festë.
Rebecca Javelau, pasi themeloi grupin në Facebook, publikoi adresën dhe numrin e telefonit. Planifikoi të ftojë vetëm disa shokë, por vizitën në festën e saj modeste e konfirmuan 21.000 veta. ‘Party’ pritej të mbahej më 7 shtator në banesën e prindërve të saj në Hertfordshire.

Nëna e saj mbylli grupin në Facebook, ndërsa policia ia tërhoqi vërejtjen tinejxheres se duhet ta anulojë festën, si dhe angazhoi patrullime të rregullta policore në rast se mijëra njerëz të panjohur vendosin të vijnë në qytetin e tyre.

Praninë e tyre në këtë festë e konfirmuan edhe pronarët e profileve të rrejshëm të Justin Bieber, Stephen Hawking, Susan Boyle dhe Rick Astley. Më pas në Facebook u paraqitën edhe shumë grupe të reja që organizonin after-party ose pre-party për festën e ditëlindjes së Rebeccas, ndërsa administratorët e këtyre grupeve paraqiteshin si vajza të cilës i është shkatërruar festa e ditëlindjes. Në njërën prej këtyre faqeve thuhet se festa megjithatë do të mbahet, ndërsa tashmë 7.000 veta kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
 

Angel`BoY

Atje ku ti nuk je :)
Anëtar
Jan 5, 2010
Postime
169
Pikët
0
Vendndodhja
Tirane
Përgjigje e: Gabimisht ftoi 21.000 veta në ditëlindje

hahahahahahaha ajo po qe do te ishte ditelindje per tu mbajtur mend :p
 
Top