• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Galaxy tablet po bëhet rival i rrezikshëm për iPad

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Kompania Samsung Electronics ka njoftuar se gjatë gjashtë javëve të fundit ka shitur mbi 700.000 njësi të kompjuterit të vet tablet Galaxy, e ajo beson se deri në fund të vitit në duart e blerësve të tyre do të gjenden rreth një milion pajisje të këtilla.
Në krahasim me Apple iPad, i cili prej të martës shitet edhe në vendin amë të Samsung, Kore Jugore, kjo ende është e pamjaftueshme, por nga kompania jugkoreane paralajmërojnë kompjuterë të ri tablet të madhësive të ndryshme, dhe do të jetë interesante të përcillet se si iPad do të përballet me popullaritetin e rivalit të drejtpërdrejt në treg.



Apple nga prilli, kur iPad është lëshuar në shitje, ka shitur mbi tetë milionë pajisje të këtilla, shkruan agjencia e lajmeve AFP. Megjithatë, pasi që edhe Sony, RIM, Toshiba, Hewlett-Packard, Motorola, Dell, Asus e Acer po ashtu janë duke përgatitur apo tanimë kanë në shitje kompjuterët e vet tablet, pritet që deri në fund të këtij viti do të shiten 20 milionë kompjuteri të këtij lloji, e deri në 2014 madje 208 milionë, kanë vlerësuar ekspertët e kompanisë Gartner.

Apple iPad i gjeneratës së parë nuk ka kamerë, nuk funksionon si telefon dhe nuk ka video standard Flash. Kjo është një sfidë e madhe për Samsung, tableti i të cilit prej 18 centimetrash është dukshëm më i vogël se Apple.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës iPad më i lirë kushton 499 dollarë, e ai më i shtrenjti deri në 829 dollarë. Samsung Galaxy Tab kushton rreth 600 dollarë pa parapagim në rrjet.



 
Top