• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gates: Edukimi më i mirë do të ndodhë në ueb

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Bill Gates mendon se ideja tashmë tradicionale që të rinjtë duhet të shkojnë në universitet në mënyrë që të marrin një arsimim të mirë, do të ndryshojë relativisht shpejt.
Sipas tij, kushti që kjo gjë të ndryshojë është që nxënësit duhet të jenë të vetë-motivuar dhe të mësojnë vetvetiu.

"Pesë vjet nga tani ju do të jeni në gjendje të gjeni online dhe falas, ligjëratat më të mira në botë," tha Gates në konferencën e Techonomy në Lake Tahoe. "Ky lloj studimi do të jetë më i mirë se çdo universitet tjetër," vazhdoi ai.

Ai beson se nuk ka rëndësi se si keni ardhur deri tek njohuritë tuaja, por që nëse i keni ato, atëherë ju duhet të vlerësoheni. Nëse ju keni një diplomë nga MIT ose gjithçka që ju e dini vjen nga ligjëratat në ueb, Gates thotë se duhet të jetë një mënyrë për ta vlerësuar këtë dije.

Gates tha se teknologjia është e vetmja mënyrë për ta mbajtur edukimin nën kontroll dhe për ta zgjeruar atë njëkohësisht.
 
Top