• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gazetat digjitale në fund të vitit

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa
Rupert Murdoch është duke përgatitur botimin e gazetave digjitale ekskluzivisht për kompjuterë tablet, para së gjithash për të popullarizuarin iPad të kompanisë Apple.
Korporata News Corp është duke përgatitur një version të veçantë të gazetave të dedikuara vetëm për kompjuterët tablet – si ai iPad. Ky botim do të duhej të jetë në versionin digjital, e jo thjesht një rishkrim i gazetave të shkruara siç ka qenë rasti deri më tani.

Me gazetat digjitale kompania synon popullatën e re me artikuj më të përgjithësuar dhe më të shkurtër të cilët “përpihen” më lehtë në lëvizje, thekson pronari i News Corp Rupert Murdoch. Redaksia e këtij botimi do të punoj në kuadër të gazetës “New York Post”, e çmimi i parapagimit ende nuk është përcaktuar.

Murdoch edhe më herët ka filluar të praktikojë parapagimin në versionet online të gazetave të tij siç është “Wall Street Journal” dhe ka nisur një trend të cilin edhe botuesit tjerë kanë filluar të ndjekin ngadalë. Pritet që gazetat digjitale do të fillojnë të dalin para fundit të këtij viti.
 
Top