• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

George Clooney nis xhirimet e filmit në muajin tjetër

SEa

Anëtar i ri
Anëtar
Jan 15, 2010
Postime
1,516
Pikët
0
Vendndodhja
marina di massa


Cincinnati, - Filmi i yllit hollivudian, George Clooney, do të nisë xhirimet muajin e ardhshëm. Kristen Erwin, udhëheqës i Komisionit rajonal të filmit në Cincinnati dhe në Kentuckyn Verior, ka thënë se skenat për filmin e titulluar “Ides of March” do të xhirohen në më shumë se njëzet lokacione.
Filmi do të realizohet me regji të vetë Clooneyit që portretizon edhe guvernatorin demokrat që kandidon për zgjedhjet presidenciale. Në këtë film luajnë edhe yjet e njohura hollivudiane si: Ryan Gosling, Marisa Tomei, Evan Rachel Wood, Paul Giamatti dhe Phillip Seymour Hoffman.
Erwin ka thënë për “The Cincinnati Enquirer” se ende nuk është caktuar ndonjë datë se kur do të nisin xhirimet por “Clooney’s Smokehouse Pictures” planifikon që të hapë një zyrë prodhimi në këtë zonë.
 
Top