• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gezuar Pashken !

Davidi

Anëtar i ri
Anëtar
Jun 27, 2013
Postime
185
Pikët
0
†Anastasi
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë
PASHKË 2014
ME DRITË PASKALE TË TËRËBARDHË NË JETËN TONË
Bij të shtrenjtë më Zotin,
“Ejani t’i falemi Atij që u ngjall së vdekurish dhe i ndriçoi të gjitha” (Pasvargje ngjallësore të së Dielës).
Ngjallja e Krishtit është e kremte e mbushur plot e përplot me dritë të tërëshkëlqyer. Ajo rrezaton valë drite në të gjitha drejtimet e botës. “Tani të gjitha mbushen me dritë, qielli dhe toka, dhe të nëndheshmet”, psal Kisha jonë, dhe Shën Joan Damaskinoi plotëson: “Kjo ditë e shkëlqyer dhe dritëprurëse e së Dielës së shenjtë, në të cilën drita e pakrijuar trupërisht del jashtë varrit si dhëndër i bukur, me hijeshinë e Ngjalljes”
1. Me Ngjalljen, mbarë krijesa përfton dritë të re. Honi i mëkatit, errësirat e padrejtësisë, të urrejtjes, të gënjeshtrës, të vdekjes zmbrapsen përpara triumfit të të Ngjallurit. Siç na thotë përmbledhtazi Liturgjia Hyjnore e Vasilit të Madh: “Krishti pasi u ngjall të tretën ditë dhe i çeli çdo trupi rrugën e ngjalljes prej së vdekurish, meqë nuk ishte e mundur të zotërohej prej prishjes, Kryetari i jetës u bë fillimi i të fjeturve, i paralinduri i të vdekurve, që të jetë Ai gjithçka, duke qenë i pari në të gjitha”. Këtë Ngjarje unikale kremtojmë ne sot.
Jisu Krishti Vetë shpalli se “Jam drita e botës” (Joan. 9:5). Analogjia është shumë e qartë. Drita është ajo që zbulon dhe tregon larminë e mrekullueshme të ngjyrave të krijimit. Pa dritën, e tërë krijesa zhytet në errësirë të akullt, vdekjeprurëse. Pa të, nuk ka jetë. Drita e tërëbardhë e Krishtit, zbulon hijeshinë shpirtërore, bukurinë e gjithësisë dhe ofron plotësi jete, që shtrihet në përjetësi.
Pasuria e re e dijeve tona në lidhje me dritën natyrore, “dritën e krijuar” (sipas terminologjisë theologjike), zgjeron akoma më tepër simbolikat dhe ndikimet e mahnitshme të dritës shpirtërore në botë. Në përgjithësi, drita natyrore është shumë familjare, por njëkohësisht e pakonceptueshme. Në mënyrë të ngjashme, Krishti i Ngjallur vazhdon të mbetet i njohur dhe familjar, por njëkohësisht është i pakonceptueshëm e i paafrueshëm sa i takon natyrës së Tij hyjnore. “Perëndia quhet dritë jo për nga esenca, por nga energjia e Tij” (Shën Grigor Pallamai).
2. “Ejani t’i falemi Atij që u ngjall së vdekurish dhe i ndriçoi të gjitha”. Por nuk mjafton vetëm të kundrojmë në mënyrë dhoksologjike Krishtin e Ngjallur. Kisha këshillon secilin nga ne të marrë personalisht dritën e Ngjalljes. “Ejani merrni dritë nga drita që nuk perëndon”. Që të ndriçohen fytyrat dhe zemrat tona, të cilat shpesh errësohen nga melankolia dhe dëshpërimi, gjithnjë me një kusht paraprak: Të këmbëngulim “në besim të themelosur dhe të patundur, duke mos luajtur nga shpresa e Ungjillit (Kol. 1:23). Sipas masës së pranueshmërisë së besimit, secili nga ne thith dhe shijon dritën paskale jetëprurëse.
“Sa më shumë që përparojmë drejt katharsit, pastrimit, aq më tepër shikojmë Perëndinë dhe, sa më shumë që e kundrojmë, aq më tepër e duam Atë”, shpjegon Shën Joan Damaskinoi dhe “sa më shumë që ta duam, aq më tepër e kuptojmë. Ai na zbulohet dhe bëhet i prekshëm, ndërkohë që del pak jashtë”.
Le të shijojmë personalisht, në thellësitë e shpirtit tonë, dritën e tërëbardhë shpirtërore. Pashka nuk kufizohet në të shkuarën: ajo është Ngjarje që pareshtur ripërtërin.
3. “Ejani t’i falemi Atij që u ngjall së vdekurish dhe i ndriçoi të gjitha”. Dhe në vijimësi, vëllezërit e mi, ashtu siç transmetojmë dritën paskale, le ta sjellim dritën e Tij te llambadhja e shuar e të afërmit tonë, në ambientin ku jetojmë ose më gjerë, në atë të afërm e shoqëror. Dhe për më tepër, le të kontribuojmë në detyrimin e Kishës që të transmetojë dritën ngjallësore në skajet e dheut më të harruar, aty ku janë bërë më tepër padrejtësi. Si dhe në banesat luksoze të ndriçuara fort, me dritë artificiale, atje ku banorët e tyre jetojnë honin e vetmisë personale, të ndasisë dhe zbrazëtisë së brendshme, të zhytur në natën sterrë të pasioneve të pathëna me gojë.
Krishti këmbënguli që, të gjithë ata që qëndrojnë në Atë, nxënësit e Tij të vërtetë, duhet të bëhen “dritë e botës” (Matth.5:14). Shkëlqimi i dritës shpirtërore nuk lidhet me gjendje ekstaze (të tipit neoplatonik, induist apo budist), por me vepra konkrete dashurie. “Kështu le të shndrisë drita juaj përpara njerëzve, që të shikojnë veprat tuaja të mira dhe të lavdërojnë Atin tuaj në qiej” (Matth.5:16). Çdo besimtar-veçanërisht në epoka kritike, si kjo e sotmja- ka detyrimin të shprehë besimin e tij me vepra dashurie ndaj të gjithëve pa bërë dallim, veçanërisht ndaj atyre që vuajnë nga varfëria, dhimbja dhe dëshpërimi. Drita e tërëndritshme e Ngjalljes ka zgjuar ndërgjegjet e shpirtrave fisnikë në gjatësi dhe gjerësi të ndryshme të dheut, në vazhdën e historisë, për t’u përpjekur me forcë për lirinë, të vërtetën, pajtimin, dinjitetin e njerëzve që iu janë bërë padrejtësi.
E bardha e dritës së natyrshme zbërthehet, siç dihet, në spektër ngjyrash të ndryshme. Dhe drita e tërëbardhë e Krishtit të Ngjallur shkrihet në ngjyrime të larmishme në jetë. Këtë dritë pra, ftohemi ta rrezatojmë në shoqërinë tonë:
Dritë paqeje me veten tonë, me ata që ndodhen përreth, me tërë botën.
Dritë drejtësie, duke u përpjekur për një shoqëri të drejtë në nivel lokal dhe mbarëbotëror.
Dritë të vërtetë në hulumtimin e historisë, në analizën e realitetit social.
Dritë fryme krijuese, që inkurajon mendimin origjinal në shkencë, art dhe në kulturë.
Dritë shprese për pajtimin e njerëzve dhe të popujve.
Dritë dashurie, siç e përcaktoi Krishti dhe siç e përjetuan ata që e pasuan me konsekuencë.
Dritë nga drita paskale që nuk perëndon, që zbulon kapërcimin final të mëkatit dhe të vdekjes me fuqinë e Kryqit dhe të Ngjalljes së Krishtit.
* *
Kjo dritë paskale e tërëbardhë, me të gjitha ngjyrimet e saj, le të na zgjojë gjatë gjithë periudhës së sivjetshme paskale dhe le të udhëheqë, besimtarë dhe besëpakë, në një përpjekje të re, për më shumë mirëkuptim të ndërsjellë, pajtim, vëllazërim dhe ecuri krijuese.
Uroj me gjithë zemër, të kremtojmë Pashkën me frymë përpjekjeje të ripërtërirë, për një shoqëri solidariteti dhe përgjegjësie të përbashkët. Krishti u Ngjall! - vëllezërit e mi. Kjo siguri le të ndriçojë qenien tonë me dritë të tërëbardhë shprese për të tashmen dhe të ardhmen, tonën, të vendit tonë, të mbarë botës.
Me të gjithë dashurinë time më Krishtin,
†Anastasi

https://www.youtube.com/watch?v=yj0PIwHP1VE
 

Talebani

Anëtar i ri
Anëtar
Apr 15, 2014
Postime
78
Pikët
0
Përgjigje e: Gezuar Pashken !

Gezuar Pashken,gezime ne familjet tuaja t' gjith shqiptarve,qe Pashken e kan fest te tyre.
Paqa hormonia e dashuria mes njerzve kudo ne rruzullin toksor e ne veqanti nder ne shqiptaret.
Zoti e bekoft kombin shqiptar.
 

CERMENIKASI

I LARGUAR
Anëtar
Nov 29, 2011
Postime
1,632
Pikët
0
Përgjigje e: Gezuar Pashken !

Për shumë vjet festën e Pashkëve për Shqiptarët ortodoks.
 

peshkaqeni33

nje ze midis jush
Anëtar
Jan 29, 2011
Postime
6,322
Pikët
113
Vendndodhja
Kush tha, qe s'jemi komshinj!
Përgjigje e: Gezuar Pashken !

Neser eshte e diela e Dafinave.
Merrni nga nje dege dafin dhe vereni posht jastekut para se te flini gjume.

Kalofshi gezuar javen e madhe!
 

nghi ngo

V.I.P
Anëtar
Nov 22, 2013
Postime
2,577
Pikët
83
Përgjigje e: Gezuar Pashken !

Me te vertet u ngjall!

Gezuar Pashket. Zoti ju bekofte me nje shendet te mire dhe gezim e hare ne zemer.

Krishti u ngjall!
 
Anëtar
Jan 30, 2012
Postime
8,212
Pikët
83
Përgjigje e: Gezuar Pashken !

U ngjall qe javen e kaluar m’duket. Ne tre kater tema. Prap sot e? E paska bo vdekjen si buk e uj ky grupi. :)
 

Ragnar

Real Madrid
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
16,389
Pikët
83
Përgjigje e: Gezuar Pashken !

More para disa diteve ja urum pashket, sa her festohet kjo feste se ide nuk kom ?
 

Ragnar

Real Madrid
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
16,389
Pikët
83
Përgjigje e: Gezuar Pashken !

U ngjall qe javen e kaluar m’duket. Ne tre kater tema. Prap sot e? E paska bo vdekjen si buk e uj ky grupi. :)
Hahahhahahahahahhahaha ti do pushkatim, njeher moti kohe me nje shok timin, ai eshte shume hajgaregji por te njejten koh i merr gjerat serioz, ishim duke ec rruges, kalon nje duke thene, u ngjall Krishti, u ngjall, edhe ky po e pyet ku more ku u ngjall me habi, ai vetem e shiqoj edhe e u largu hahahhahahahah sa te qeshmen e kemi pas ba.
 
Anëtar
Jan 30, 2012
Postime
8,212
Pikët
83
Përgjigje e: Gezuar Pashken !

More para disa diteve ja urum pashket, sa her festohet kjo feste se ide nuk kom ?
Sa t’dush. Kishat shqiptare dy here. Njehere katoliket edhe nje jave me vone ortodokset. Rralle i bi jo nje jave por 4 jave me vone.

Ti vete je i lire t’a festosh si te te teket. Mjaft t’a festosh. :)
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
9,281
Pikët
113
Vendndodhja
zemra e alpeve Österreich
Përgjigje e: Gezuar Pashken !

More para disa diteve ja urum pashket, sa her festohet kjo feste se ide nuk kom ?
ne besimin kristian bejne pjese 2 grupe:
I pari perfshin besimtaret Katolike, Protestante, etj…
Ne te dytin bejne pjese besimtaret e krishtere por Orthodoks.
Ndryshimi eshte vetem ne kalendarin qe perdorin pra Kalendari Gregorian dhe ai Julian, kaq.
Krishti eshte po ai, dhe nuk ndryshon.
Thjesht njerezit (besimtaret)kane nje diskordance prej nje jave , qe rrjedh vetem nga kalendari qe perdoret per festat fetare! ;))
 

SystemA

V.I.P
Anëtar
Sep 14, 2010
Postime
50,610
Pikët
113
Përgjigje e: Gezuar Pashken !

More para disa diteve ja urum pashket, sa her festohet kjo feste se ide nuk kom ?
Qdo vit ky muhabet...vdes,ngjallet dhe .....Shpresa dhe drita trimfojnë mbi të keqen dhe errësirën…

PS...qe kur ka lindur nuk i ka zgjidhur.
 

Ragnar

Real Madrid
Anëtar
Mar 8, 2013
Postime
16,389
Pikët
83
Përgjigje e: Gezuar Pashken !

ne besimin kristian bejne pjese 2 grupe:
I pari perfshin besimtaret Katolike, Protestante, etj…
Ne te dytin bejne pjese besimtaret e krishtere por Orthodoks.
Ndryshimi eshte vetem ne kalendarin qe perdorin pra Kalendari Gregorian dhe ai Julian, kaq.
Krishti eshte po ai, dhe nuk ndryshon.
Thjesht njerezit (besimtaret)kane nje diskordance prej nje jave , qe rrjedh vetem nga kalendari qe perdoret per festat fetare! ;))
Flm dhe respekt per ty, amo une kam inat ket ortodoksin ne Shqiperi perderisa kan Janullatosin ne kryesi, thjesht nuk e uroj nje grek apo shka, sepse nje brum jon.
Aq shume arrin injoranca sa me kujtohet disa ketu qe e mbronin Janullen, thojshin i ka mbajt shqiptaret me buk gjat luftes, po mire pse asnjeher nuk u distancu nga deklaratat e Irinejit duke urdheru per gjenocid ne Kosove.
Ma bene hallall se e zgjata pak.
 
Anëtar
Sep 2, 2014
Postime
9,281
Pikët
113
Vendndodhja
zemra e alpeve Österreich
Përgjigje e: Gezuar Pashken !

Flm dhe respekt per ty, amo une kam inat ket ortodoksin ne Shqiperi perderisa kan Janullatosin ne kryesi, thjesht nuk e uroj nje grek apo shka, sepse nje brum jon.
Aq shume arrin injoranca sa me kujtohet disa ketu qe e mbronin Janullen, thojshin i ka mbajt shqiptaret me buk gjat luftes, po mire pse asnjeher nuk u distancu nga deklaratat e Irinejit duke urdheru per gjenocid ne Kosove.
Ma bene hallall se e zgjata pak.
Ti ke pjeserisht te drejte sepse ne Ballkan por edhe me gjere feja (besimi fetar) eshte perzier qellimisht me kombin pra shkurt, eshte perzier feja me kombin duke shkaktuar ndarje, perkatesi,dhe shpeshhere edhe lufte midis njerezve.
Religjioni domosdoshmerisht duhet te merret vetem me anen spirituale te njerezimit sepse ajo bazohet ne nje doktrine strikte, te mirepercaktuar dhe shume shekullore, ndersa politika eshte k*rve dhe ndryshon brenda 24 oreve dhe nuk bazohet ne doktrina por thjesht ne interesa dhe dallavere.
E keqja eshte qe politika ka qene gjithnje e afte te manipuloje Religionin, ndersa e kunderta nuk ka ndodhur, pervec shekujve te mesjetes, ku doktrina fetare mbizoteronte jo vetem politiken por edhe shkencen ne shume fusha te saj.
E mira e njerzimit besoj eshte qe te mos i ngaterrojne keto dy koncepte, aty ku keto nderthuren dhe pleksen djallezisht, aty gjenerojne edhe konflikte! Historia eshte e mbushur plot me fakte te ketij lloji, dhe jo me kot vende me legjislacion modern dhe te perparuar kerkojne ndarje te shtetit ligjor nga Religjioni duke krijuar shtete Laike.
 

Akrepi

Anëtar
Anëtar
Jan 3, 2012
Postime
55,050
Pikët
113
Përgjigje e: Gezuar Pashken !

Gëzuar Pashkën gjithë orthodoksëve. :)
Mbarësi të gjithëve. :)
 
Top