• Përshëndetje Vizitor!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diskutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti. Ju lutem : REGJISTROHUNI që të dërgoni postime dhe mesazhe në Forum-Al.

    Regjistrohu !

Gjakpirësit në modë

PUPA

Anëtar i ri
Anëtar
Sep 15, 2009
Postime
667
Pikët
0
Vendndodhja
Italy

Industria ruse e ushejzave po lulëzon prapë. Mjekët e yjeve të Hollywoodit thonë se gjakpirëset e vogla kanë një efekt të shkëlqyeshëm në shëndetin e lëkurës.
Me ndihmën e ushejzave në mesjetë pastrohej gjaku. Sot dimë se kafshimi i ushejzave vepron si anestetik lokal që mund të parandalojë mpiksjen e gjakut.

Ylli i Hollywoodit, Demi Moore kohë më parë shfrytëzoi shushunjat për ta pastruar gjakun nga papastërtitë dhe ashtu si shumë yjeve tjera të Hollywoodit është e kënaqur me veprimin e gjakpirësve.

Ekspertët për jetë të shëndetshme në një klinikë të vogël në Moskë thonë se ushejzat në përgjithësi kanë efekt pozitiv në shëndet dhe mund të shërojnë gati të gjitha sëmundjet.

Një e dhjeta e prodhimit të ushejzave në botë bëhet në Qendrën Ndërkombëtare të ushejzave në afërsi të Moskës, dhe si po shkojnë trendët, duket se prodhimi do të lulëzojë. /Telegrafi/
 

Alb_LoVeR

Anëtar i ri
Anëtar
Nov 1, 2009
Postime
1,562
Pikët
0
Vendndodhja
LosT In YouR EyeS
Përgjigje e: Gjakpirësit në modë

Kete mesa mbaj mend e perdorin edhe ne shqiperi , por duhet pak kujdes se disave ju bie te fiket sepse keto duhet te rrine duke thithur gjak derisa arrijne ne max e permasave te tyre trupore ndryshe nuk mund ti heqesh , por mendoj se jane mjekuese edhe mire bejne qe i perdorin ..
 
Top